SHËNIM: Bravo mjeshtër!

November 27, 2014 13:01

SHËNIM: Bravo mjeshtër!

Media ka informuar mbi faktin se presidenti i ‘Albanian University’, Astrit Veliaj, po gllabëron dhe hapësirën e Cirkut të Tiranës, pikërisht atë sipërfaqe ku për vite e vite, qëndronte ngrehur çadra “legjendare” e atij Cirku.

Diku, lajmi kishte në përbërje dhe fjalën ‘akrobaci’, dedikuar praktikave të Veliajt për ta bërë të vetën atë, e kjo lidhej natyrshëm me triumfin e tij sportiv si një artist i vërtetë cirku, për ta futur nën sqetull atë pronë, si një prestigjator i vërtetë.

Por Veliaj është një prej sa e sa mjeshtrave të ngjashëm që Shqipëria ka nxjerrë në gjithë këto vite, duke e shndërruar këtë vend në një arenë garash, se kush do tregohet vërtet “artist cirku” për të marrë….jo duartrokitje, sigurisht, por prona e pasuri; e që në vend të puthjeve me duar drejtuar publikut, i kanë nxjerrë atij gishtin e mesit.

Dhe e gjitha kjo, nuk ka patur nevojë për çadër, pasi është luajtur ditën për diell e natën për hënë. Në rastin konkret, Veliaj nuk ka gllabëruar pronën e Cirkut, por si mjeshtër i realizuar në një terren me numra cirku, ai thjesht po korr suksesin e radhës. Bravo mjeshtër!/Ermir Hoxha     

November 27, 2014 13:01
Komento

3 Komente

  1. charlie November 27, 14:25

    Praktikisht asgje ska ndryshuar…
    Here pas here iken ose vjen noi personazh, por seriali vazhdon !

    Reply to this comment
  2. charlie November 27, 14:25

    Praktikisht asgje ska ndryshuar…
    Here pas here iken ose vjen noi personazh, por seriali vazhdon !
    Bravo Maestro vertet

    Reply to this comment
  3. arben November 27, 16:12

    Po cka ketu per BRAVO, zoteria ka blere nje prone te cilen e kishte zene cirku me cadren e vet. Akoma me mentalitet komunist “toka I takon atij qe e punon”?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*