Bravo Sale, na e bone kishë!

Ermir Hoxha June 5, 2014 12:00

Bravo Sale, na e bone kishë!

E kemi si ves kombëtar që mes shumë çështjeve të bëjmë qark të shkurtër, me qëllim që përgjegjësia e çdo ndodhie të bie mbi të parin e vendit.  Ç`prej katër ditësh, mbarë opinioni u përfshi në gurgullima afshesh patriotike për shkak të deklaratave të patriarkut serb Iriniej, e më tej, për shkak të prezencës së Nikolas Gejxh, një figurë tek e cila lexohet gjithnjë një lloj “kali troje” që mund të na rrëmbejë gjysmën e atdheut; por dhe për shkak të të përhershmit “provokator”, kryepeshkopit Janullatos me greqishten e tij të panegociueshme gjatë meshës, i dënuar për të qenë e kundërta e Nolit të madh.

Dhe siç ndodh rëndom, shumë akuza iu adresuan kreut të qeverisë, pa pyetur a pa u interesuar shumë se ç`e lidh zyrtarisht kryeministrin me atë lloj ceremoniali e me aspektet protokollare të një komuniteti, siç është ai ortodoks. Dhe këtu nuk është fjala për të mbrojtur kryeministrin, por për të theksuar një prirje kolektive naive me frymë proletare që çon ta parin e vendit drejt pushkatimit pa gjygj, për çdo rast e për çdo gjë që ndodh. Dhe shembulli më adapt i kësaj prirje me elementë idioteskë, është ai vitit të parë të Berishës president, këtu e para 20 e kusur vitesh. Të mësuar më faktin se prapa çdo gjëje në Shqipëri ndodhej Enveri, sidozot dhe gjinkallat kur zukasnin apo pulat kur lëshonin vezë, ky sindrom u përcoll dhe në rastin e Berishës, duke ia atribuar atij çdo gjë.

Kështu, në natën e fundit të një Festivali në RTSH, teksa juria do vendoste për këngën fituese, në një hapësirë kohore prej 15 minutash do kishte disa performanca artistike. Dhe një prej tyre, ishte ajo e trios vokale nën drejtimin e Suzana Turkut, një tip koraleje që ngjante si këngë kishtare. Duhet qartësuar se ishte një kohë kur në sallat tona sapo ishin shfaqur shenjat e para të një lirie, pas 50 vjetësh spektator korrekt që hesht, dëgjon dhe duartroket. Ishte një liri, që u jepte shansin disa tipave andej nga rradhët e fundit, që të afirmoheshin si gallataxhinj batutash rruge. Dhe në kulmin e korales, dëgjohet një zë: “Jepi motre!” Dhe që pasohet nga një tjetër: “Bravo Sale, na e bone kishë!” Pra, ishte përgjegjësi e vetë Sali Berishës, që ishte zgjedhur ajo korale për t`u intepretuar në fund të një festivali, gjë që sikletosi ndoshta ca alidemsa andej nga fundi!

Ermir Hoxha June 5, 2014 12:00
Komento

11 Komente

  1. mir June 5, 12:19

    sa bukur ke dale ne foto , si cun tirone.

    Reply to this comment
  2. Sala dhe Enveri June 5, 12:26

    Sala vdiq e shkoi drejt e ne ferr. Djalli qe e priste i tha te zgjedhe
    nje nga tre dhomat e ferrit.
    Tek e para, njerez te zhytur ne mut.
    Tek e dyta zjarr e flake,
    Tek e treta Enver Hoxha ulur dhe nje grua qe i thithte …
    “Dua te qendroj tek e treta!” – gerthiti Sala.
    “Mire Jozefina – tha djalli, tani mund te ikesh. Per sot mbarove.
    Tani e ka rradhen Saliu”

    Reply to this comment
  3. mustafa June 5, 12:32

    E di dhe bufi qe shteti eshte i ndare nga feja. Por gjithashtu nuk ka buf mos te dije qe K/M i dergohet nje liste me te ftuarit dhe programi. Nese Janullaqi nuk e nisi listen K/M ka cdo mjet te marre vesh se kush eshte i ftuar dhe kur e merr vesh qe eshte Irinej dhe Kacojani thote qe une nuk mund te jem aty. Serbet (shtetaret) nuk kane marre pjese ne sa e sa mbledhje vetem se aty ishin te ftuar perfaqesuesit e Kosoves. Fakti qe aty ishin njerezit qe kane deklaruar hapur qe punojne per shperberjen e ketij shteti prezumon qe K/M yne duhej mos te ishte atje e te bente te qarta motivet. Si Ai edhe pjesa tj e shtetit duhej ta braktisnin ceremonine.

    Reply to this comment
  4. era June 5, 16:01

    E lexuat mustafane? Ja ashtu ta bente!

    Reply to this comment
  5. Naci June 5, 17:17

    Gojen si kur ta kishte dhe 10 cm me te madhe besoj se kishte thyer rekordin e Guines.

    Reply to this comment
  6. t75 June 5, 17:50

    po cthua o i uruar?! po pse ferr eshte per salen , tja thithe enver hoxhes?!
    kesaj i thone ta cosh ne parajse! nese deri dje nuk lante as doren qe i kishte dhene rahmetliut, pas kesaj ska per te lare me as gojen!

    Reply to this comment
  7. Jozi June 5, 19:35

    O GAZETA DITA PSE E NXIRNI KETE GOJ UTURAKUN SE NA VJEN PER TE DH……..R

    Reply to this comment
  8. Lleshi June 5, 20:58

    Ore ju te Dites ua jepni ilaçet ketyre gazetareve tuaj ?

    Cfare jane keto shkrime ?

    E kam babin traktorist
    dhjeta marrim ne mesime !!!??!!???

    Apo keni vendos me largu njerezit qe lexojne ?

    Reply to this comment
  9. Dardan laiku June 6, 12:57

    Thelbi I ceshtjes eshte do kene ortodokset shqiptare kishen e tyre apo do te vazhdojne te tolerojne helenizimin e saj. Djepi ku eshte nisur rilindja e kombit shqiptare eshte tek ortodokset shqiptare, per mua rrenimi I vepres se ketyre patrioteve eshte tradheti. Duhet ringjallur kishen ortodokse autoqefale shqiptare dhe te shenjterohet ajo dite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*