“Budallai” dhe “i marri”, koha për qasje sociologjike

February 8, 2014 15:49

“Budallai” dhe  “i marri”, koha për qasje sociologjike

Gjesti prej xhentëllmeni që Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka ndërmarrë që ditën e parë të punimeve të Parlamentit, për t`i lënë kohë të pakufizuar për të folur deputetit Sali Berisha, ka patur dy anë të një medaljeje: tolerancën, në emër të një fleksibiliteti politik, duke shpresuar se ky veprim do e zbuste “të papërmbajtshmin” e politikës së Tiranës; si dhe tjetrën, atë që cinikisht është nënkuptuar si hapi rrugë budallait. Por si duket nuk ka funksionuar. Meta ka vendosur të heqë dorë nga kjo skemë, pasi ka parë se nuk është fjala thjesht për një budalla, por për diçka më tepër se kaq.

Ky zhvillim parlamentar, të detyron të shfletosh fjalorë gjuhësorë apo libra psikologjie e sociologjie, për të gjetur një përkufizim të drejtë e të thukët mbi përmbajtësinë e përcaktorit “budalla”, ku zakonisht bëhet fjalë për një të mangët e të lehtë nga mendja, një mendjefyell por themi, por pa shumë dëme; nganjëherë dhe komik e argëtues prej defiçencave të mendimit e sjelljes, deri sa Populli, me urtësinë e vet, ka ofruar një recetë të lehtë për menaxhimin e situatave sociale me “budalla” në qendër, duke urdhëruar: hapi rrugë! Që nënkupton se më pas çdo situatë në dukje e rëndë, është lehtësisht e zgjidhshme. Kjo skemë ka rënë. Meta ka vendosur t`i zërë rrugë, duke na lënë të nënkuptuar se budallait mund t`i lirohet rrugë, por jo të marrit! Në kuptimin sociologjik të drejpërdrejtë,  “i marrë” nuk është ai që vuan defiçenca ose i është pak i lehtë nga mendja; por ai që është plotësisht i vetëdijshëm për atë që bën; dhe prej pasioneve të shndërruara në epsh, që më pas rrezikojnë të rrëshqasin në skizofreni, bën zullume pa fund dhe në shumë mënyra e forma.

Shikojeni pra ku kemi mbërritur: në vend që të produktojmë ide dhe energji se si mund ta sjellim në shina këtë vend të dalësh binarësh, që tek e fundit është jeta jonë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë, ne na duhet më së pari të fusim në binarë, një tip lokomotive gërdallë, që shfryn  e nxjerr tym të zi parreshtur, e që na tërheq zhangasi drejt honeve të egos së tërbuar fshatareske, asaj “kafshe” që e ka cytur e vijon ta cysë që hakmarrjen e pushtllëkun, ndaj kujtdo e për çfarëdo arsye, ta ketë bosht personaliteti.   / E. Hoxha

February 8, 2014 15:49
Komento

40 Komente

  1. Ciljeta February 8, 16:01

    Por populli thote dhe “cfare nuk te gjen nga i marri”, vecanerisht kur ky i marre e ka treguar me fakte publikisht e boterisht qe te vret, te djeg, te copton si bishe e terbuar. Ky “njeri” vetem njeri nuk eshte, ai eshte nje bishe e marre.

    Reply to this comment
    • Cili February 8, 18:45

      Sipas ketij artikull shkruesit, Ilir Meta e kuptoi tani qe Sali Berisha nuk eshte vec budalla.
      Pse valle nuk i mjaftoi Ilir Metes vrasjet qe beri Saliu ne 1997, apo vrasjet qe beri ne 21 janar? Nuk mjaftonin ato qe Ilir Meta ta kuptonte qe Saliu nuk eshte vec nji budalla?
      Duket se artikull shkruesi eshte budalla vete dhe justifikon Ilir Meten me cdo kusht. Ilir Meta ka kohe qe e di Saliun per vrasjet qe ka kryer. Por nji dore e mban ne bakllava dhe nji dore ne kadaif. Gjithmone me bekimin e mediave sic ben ky artikull shkruesi.

      Reply to this comment
      • Tartufi February 8, 21:47

        @Cili
        Nuk eshte problemi i madh Saliu me Meten e me shoket e tyre
        problemi eshte i mases se madhe te skllaverise shqiptare,qe do
        kohe te shkulet nga trute e kokes.Eshte kjo skllaveri qe i rethon keta
        te krijojne parti sklleverish te shtipur.Ja o Cili E Hoxha eshte nje
        skllav i pertise se krijuar nga ky plehane Meta,qe ky skllav i thot
        nje stanari te qelbur Skrapari{ xhentellment}

        Reply to this comment
        • A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku February 9, 23:02

          Fajin e ka ..LIRIJA..
          Lirijaaa,kjo grue-tamom,.. SERBE e pa shpirt.
          Po ajo osht fajtorja kriesore..
          Ajo po knaqet,tek e shikon burrin e saj te marrosun.
          Ai po bon si dem i terbu,vetem e vetem qe ta josh Lirijen e bukur
          Mendoni per nji çast sikur LIRIJA te tregohet me e dashur me Saliun.
          Ai do te zbutet fare,do te mblidhet sa nji grusht prej knaqsie dhe do te humbas brenda,…. “Kosharres se Mjaltit”.
          Parlamenti ka me punu me rregull dhe per te zgjidhun hallet e Shqipnise.
          Do te kemi perseri nji daktor me te qetsum dhe me te perkushtum mbas mbese qi ka fillue ti knoj zogu njisoj si Tunes…
          Mungesa e seksit e ka acarru se tepermi
          UDB-ja ka dore ne kete pune me duket..
          Te gjithe ne duhet ti dergojme sa me shpejt nji peticion Lirijes.
          —Hapi kamet mi grue,ene veja ne dispozicion “KADAIFIN me sherbet” qe te ambeltohet burri yt se osht tharrtu krejt ene po del trakut fare.—
          Per nji plak te shashtisun ilaçi ma i mire osht qi ta len ta lepij “Mjaltin” Lirijes ,..deri ne ..ekstaze
          Po nuk i doli gjumi Lirijes Sala duhet t’boj si Tos Nano,duhet te gjej dhe ai nji Xhoan,se Vjollca e lajmeve osht larg ,ndersa ZHolefina e shkret qi osht ba si SHTRIG e kardaleshme, ka detyrim dhe per Pashukun.
          O Sale perdore gjuhen bre burre malcie per pune ma te dobishme, se po na e qelb Parlamentin krejt.
          Lirijaaa,me ndigjoni mue,..Lirija e ka fajin….veç ajo grue e fut SHEJTANIN Sali ne “Kavanozin e Mjaltit”,..ajo duhet t’ja heqi kapakun kavanozit dhe t’ja jap ket laçin,.. me pikatore,se Sala po na perdhunon fejz-bukun dhe e ka bo aty njolla-njolla debili,i humbun ne ekstazen e halucinacione per içik ..mshtjellosje te Lilit tone zemer-gure,tamom SERBE e pashpirt paske ken moj Lirije.
          Te pershnes me kangen “S’paske pas nji pik meshir moj Lirije”..s’çohet jeta me inot.

          Reply to this comment
  2. beso February 8, 16:10

    Bukur ke shkruar pot kjo fjala “e thuket” cfare domethenie ka se e perdor dhe Muc Nano

    Reply to this comment
    • Mediatori February 8, 19:53

      Ka plot njerez qe punojne nen pseudonim, ne emer tjeter artistik apo ne nik interneti, dhe keto lloj njerezish kekojne e fshehin identietin e tyre te vertete. Nuk eshte nevoja te permendim artiste e shkrimtare po puna eshte te simbolika e pseudonimit. Ose me sakte te inditifikimi me pseudonimin. Qe ne kohet qe nuk mbahet mend njerzit kane pasur dy emra, dhe emri i dyte ishte shume here ai me i inditefikueshmi se zbulonte e mbulonte karakterin e vertete te njeriut qe e mbante. Perdorimi i pseudonimit eshte shprehje e formimit intelektual dhe pseudonimi E.Hoxha ka domethenje te madhe. Ka domethenjen qe personi, pseudonuesi vuan nga idolatria e nostalgjia per diktatorin dhe e perdor si marke per ta publikuar dhe indetifikuar i shkrire nje me diktatorin ngaqe eshte trap e qelbesire komuniste dhe aq e ka trunin, dhe nuk ka rrespekt per veten. Ka domethenjen e skandalit dhe kerkon te provokoje dhe nepermjet skandalit e inditifikimit me diktatorin kujton se behet interesant e fiton pike, po harron se deporsanalizohet e poshterohet. Pseudonimi ne kete rast nuk mbron aspak privatesine po zbulon mendesine e karakterin e vertete te E.Hoxhes pseudonimsit se ai shkerdhata po digjet atje ne xhehenem. Turp qe ke rene kaq poshte e ke zgjedh nje emr te tille. Ky je ti formati i vertet ku saga gjakatare komuniste te eshte incizuar qe ne bark te nenes. Turp. (DELETED).

      Reply to this comment
      • ??!!= February 8, 20:37

        E Hoxha nuk eshte pseudonim,or mik ,por plotesisht i identifikuar. Te gjitha ‘shenimet’ ne ueb kete autor kane “Ermir Hoxha’.

        Se pastaj i bie si me top xhanem qe A H te jete Hitleri apo K M Marksi ,apo ministri i ashtem i Kosoves qe e ka topke fare si ai qe t’u kujtua ne keto caste.

        Nuk e bera per te mbrojtur autorin por auditorin.

        U mirekuptofshim.

        Reply to this comment
      • bato February 9, 10:54

        Po ti o Mediator, a nuk e ke pseudonim kete epitet medjeje? Apo ti ben perjashtim? Se pari gazetari ka emrin e tij te vertete Ermir Hoxha, po ti si indoktrinuar, si i gjymtuar menderisht, te ka ngelur ora te Enver Hoxha gje qe tregon se je nje nga ata bythlepiresit e Sales dhe qe bisht qeni ke per te ngelur gjithe jeten. Vjell helmin qe te ka futur ne damare Sala dhe po te helmon organizmin. Merre me mend, ne vend qe te shqetesohesh per pislleqet qe nxjerr nga goja matufi 7o vjecar, per ligesine e tij qe e kalon edhe ate te Hitlerit, ti sulmon nje analize gazetari. Ne se ke pak tru, analizo krimet e Sales per 8 vjetet e fundit( leri vrasjen e Azemit, te Remzi Hoxhes nga miku i Sales Ilir Kumbaro e shume krime te tjera), duke futur brenda edhe eleminimin skandaloz te Sokolit, kundershtarit te dhenderrit te Saliut, Lulke Bashes, dhe do bindesh se kriminel me te rrezikshem per fatet e kombit, te femijeve te tu e te te gjithe shqiptareve , nuk ka e nuk do i vije me vendit tone.

        Reply to this comment
  3. Blendi February 8, 17:11

    Gjesti prej gentleman-i i Metes eshte gjest i gabuar, i pajustifikueshem per nje parlament demokratik dhe i rrezikshem. Demokracia eshte procedure. Kuvendi ka nje rregullore dhe ajo duhet zbatuar per cdo kend, edhe nga z. Berisha. Do te ishte hapi i pare per t’i treguar ketij birboje, se nuk mund te beje c’te doje ne Shqiperi e ne Kuvendin e saj.

    Eshte me negative kur ia jep nje privilegj nje njeriu e pastaj ia merr, se sa te mos ia jepnin qe ne fillim dhe pike. Hajde degjo Salen tani; jo po me heqin fjalen, jo po keta jane si Enveri, e te tjera sterkla jashteqitjeje qe dalin me shumice nga haleja e tij qe ne fakt duhet te quhej goje.

    Tung,
    Blendi

    Reply to this comment
  4. valbona February 8, 17:32

    Po Meta nuk nxorri mesim nga ambasadori amerikan dhe ai provoi fillimisht ta zbuste egersiren me fytyere njeriu por hoqi dore.

    Reply to this comment
  5. llaf dibre February 8, 18:21

    Kam filluar te besoj Zotin e po e kerkoj ne qiell – ne Toke eshte Saliziu. (djalli)

    Reply to this comment
  6. &@ February 8, 18:32

    Nuk mund ta pranojme qendrimin e Metes i cili me shume prish pune se sa ndreq.
    E kemi provuare me fakte dhe praktike pune disa vjeçare se: kush zbaton ligjin,rregulloren perpikmerishte gjithmone e ka pasur me lehte te punoje ,drejtoje dhe te rroki suksese,ndresa ai qe toleron me keto ne emer te mirkuptimit gjithmone ka humbur dhe ka vuajtur shume deri ne lenjen e detyres.
    Prandaj i dashur Ilir ne brazde te fut rregulli dhe jo anti rregulli per gjoja bamiresi,Ligji dhe vetem ligji,standarte te njillojta per te gjithe pa perjashtim,dhe kush nuk i zbaton ka sanksine bile te renda.

    Reply to this comment
  7. selimi February 8, 18:45

    Meta te rikthehet nga 2001 kur u nis ta arrestonte te marrin dhe nuk e di kush e ktheu.Po nuk u hoq kjo bajge nga kepucet e politikes ketu ku jemi do te mbetemi.

    Reply to this comment
  8. Drini February 8, 18:56

    Saliu nuk eshte budalla, por i Marre qe meriton te varet ne mes te Tiranes per kete qe i ka bere Shqiperise dhe Shqiptarve. As pushtuesi nuk do te kishte drejtuar me keq se kaq e nuk do na kish degdisur keshtu si na ka degdisur ky zuzar i marre.

    Reply to this comment
  9. Billy February 8, 19:05

    Llogaritja e kohes per te dy palet do te ishte me e drejte. Meta le ta lere te flase sa te doje te marrin. Por llogaria eshte, secila pale ka nga nje ore ne dispozicion per te folur. Duke harxhuar te gjithe kohen e PD i marri, do te jene vet deputetet e PD, qe do t’i thone: Boll se na cave bythen! Na lere kohe te flesim edhe ne!

    Reply to this comment
  10. P.A.B February 8, 19:09

    1) në vend që të produktojmë ide dhe energj (artikulli) Produktojme- nuk esht fjale Shqip. As ne pershtatje nuk shkon as ne kuptim. Sidomos kur kemi nje te tille ”pasqyrore” e teper te qarte, prodhojme.

    Ne Angl. eshte Produce (ne kuptim foljor, jo si emer) Te gjithe mund te perdorim fjale te huaja (me karar) te japim nje ide a nje koncept qe veshtire te perkthehet me nje fjale, por futet ne thojza (ose italike) e shtohet nje (sic) si e kuotuar apo sic erat scriptum – sic eshte Shkruar.

    2) e që na tërheq zhangasi drejt honeve të egos së tërbuar fshatareske

    a) zhangasi, me sa di une (fjalor afer nuk kam) nuk eshte fjale shqipe. Zhag, terheq zhag perdoret.

    b) terbuar fshatareske eshte shprehje e rende si ne semantike, si ne klishe.

    Nuk ka ego fshatare apo qytetare, nuk dua te jem ”Korrekt Politikisht” por termi ules- fshatar, cecen, a cdo i tille; s’duhet te kete vend ne Shqipen e Mediat Serioze.

    Fshatareske – e tille eshte gjithe Historia jone, me njerez e trima te shquar ne lufte e ne letra, shume ishin me origjine fshatare.

    Fshatareske – jemi vend i vogel deri vone agrar, rural dhe i izoluar; te gjithe vime nga fshati apo kemi familjen/te aferm atje.

    Fshatareske – fshatari i varfer dhe fisnik i Shqiperise eshte nen te paret qe ka paguar shtrenje ne cdo sistem, krize e kohe te turbullt. Buken? Fshatari. Ideologjine? Fshatari. Ne hall vellezerit nga Kosova? Prape Fshatari, kukes, shkoder, tropoje.

    Fshatareske – rrezikohen kufinjte? i PARI shkon fshatari qe jeton aty e pastaj fshatare te tjere.

    Fshatareske – jane shume cuna te urte, punetore e shembullore nga Emigracioni yne i vuajtur. Me “egon Fshatare” kulture pune e sakrifice, mbajten me Ushqim nje shtet me parate qe cuan mbrapsh, per gati 25 vjet.

    Llogjika elementare s’lejon askend nga nje shtet si Shqiperia, (!) ku dergesat e Emigrantit jane me te medha se buxheti i shtetit ti ”quaje cunat tane” Fshatare. S’ka per te ndodhur!

    Fermeret (fshataret) kudo ne bote qe nga Polonia ne Amerike jane pjese shume e nderuar, qe shteti i miklon sa ka mundesi; me kredi, mekanizime, tarifa/taksa te buta, ndihme nga shkenca, rekrutime ushtarake, lehtesira mjeksore-arsimi-komunikimi…etj…etj…etj.

    Akoma me teper, ato qe kane punuar nje jete te tere, ne USA/Britani, Gjermani etj, blejne ferma te braktisura ne France, Spanje, Portugali e shkojne te jetojne ne mes te Fshatareve!

    Fshatar nuk eshte term ”derogator” (sic)

    ***

    Se fundi, Berisha as nuk eshte fshatar e as nuk eshte Cudi. Keni bere nje gabim fatal qe ne fillim duke e ”pare/gjykuar ndryshe” …ju te zgjuarit dembele! Si ”cuna bordurash” ne media/ politike e muhabete; nuk ju iku ndjenja e superioritetit kur ai digjte nje vend te tere vec te ndiheshit ju mire.

    Ai eshte nje bandit- politik, qe me metoda agresive, shantazhe e mashtime politike mbajti-mori-mbajti-beri-rremuje nje vend te tere, sepse kur ju merreshit me ”fenotipin Berisha” ai ju uzurpoi shtetin.

    C’hyn fshatari ketu?

    Nga cilat “metropole” Shqiptare vini ju zoteri? Kur ishte profesor i Kardiologjise duke shpetuar jete njerezish e pergatitur mjeke te rinj, a nuk ishte fshatar? Po Selam Musain e Elez Isufin, nga i morem nga Parisi? Si eshte kjo pune, kur na duhen e jane te mire-fshataret jane te dobishem?!

    z. Berisha nuk eshte fshataresk, aspak. Eshte nje dukuri e kohes, ndodhur ne nje vend (Shq) ku shume nga ne merren me emra, thash-e-theme, me Njeriun e origjinen e tij. Jo punen (mos-punen) rezultatin e llogari-dhenien.

    Nese gjysma e artikujve per te nuk do ndalej tek ”sa fshatar i keq, dinak apo i ulet” vendi do ishte ndryshe…si dhe menyra e te shkruarit.

    ***

    Miqesisht, etj {per gazetarin e bashke-lexuesit} dhe sigurisht per shprehje shqip e me te drejta.

    Reply to this comment
    • 007 February 8, 20:42

      I bie te jete ‘katundar’ jo me prejardhje por me mendesi e veprime.

      Reply to this comment
    • Banija01 February 9, 19:38

      Per komentuesin P. A . B .

      Mbeshtes komentuesin Bocari ,jo per te bere elozhe ( te perdor dhe une nje barbarizem ) po me pelqeu komenti,i nje te shkolluari per te mos perdorur fjalen intelektuali se nuk e di gamen e kesaj fjale.

      Te them te drejten ne fillim nuk isha dakort ,se mu duk pak tenecioz karshi autorit te shkrimit.
      Po kur e mbarova dhe pasi lexova repliken me komentuesin Bocari u binda plotesisht dhe jam dakort me ato qe shkruani ,sidomos me paragrafin e fundit ( jo ajo qe i drejtohet autorit e ne )

      Une nuk do beja thirrjen e replikuesit Tuaj ,po do kisha deshire qe minimumi , kur lexojme komente ne fund te shkrimeve te gazetave ,mos te lexonim shkrime vulgare te nje niveli te ulet si aresimor dhe kulturor qe fatkeqeisht jane mbi 90% dhe shume rralle shkrime te nivelit Tuaj.

      Reply to this comment
      • P.A.B February 10, 01:29

        Faleminderit banija 01, konsiderata eshte e ndersjellte. Une jam rritur ne familje gjuhetaresh e me dhemb kur shqipja keq-perdorohet ne Shtyp. [bej dhe vete gabime ne postime por ne jemi lexues!] Ka nje diference ne hierarki 1) fjala e folur, 2) postimet tona. 3) gazeta/libri etj. Ne kete te fundit, kerkesat si ne perdorim e si kur i drejtohesh nje personi a grupi duhet te jene te seriozitetit me te larte.

        Im ate thonte: nese flasim sic shkruajme tingellojme pompoze, nese shkruajme sic flasim jemi te paditur. Me nje fjale ”kur shkruan, shkruaj” Duhet te jemi sensitive ne etiketime, fjalet ”fshatare, gabele, pede***te” etj, jo vetem ulin dike por tregojne egersi nga ana jone. Nuk duhet ti kalojne filtrat e korrektorit te gazetes, e ne ndodh kjo.. .zeri yne nuk duhet te pajtohet.

        Me autorin (e askend) nuk kam asgje personale por termi ”fshatareske” eshte shume i rende, implikon qe ti qe e shkruan apo ai qe e lexon (dhe aprovon, ne heshtje a me zhurme) eshte qytetar, pra ”me siper” dhe me i mire. Pra lejohet, kur s’duhet lejuar. Nje gjuhe, qe majat e saj akoma i ka me nolin, konicen, fishten, mjeden (fshatare koke-e-kembe) do vazhdoje te me mbaje kurioz deri kur “Qytetari” t’ma shkruaje e shprehe Shqipen me mire se ta.

        Reply to this comment
  11. Beni February 8, 19:22

    O zot cfare fytyre,, sikur e kane fryre me pompe.

    Reply to this comment
  12. Hogja February 8, 19:29

    Dikur z.Hogja ne Tirane ekzistonte nje fare Gezim Kulufi,qe sa here qe shikonte kalimtare me ngjyre bertiste;Na mbyten jevgjit!Une sa here lexoj keto gazeta ne site,them me vehte;Na mbyten E.Hogjet!

    Reply to this comment
  13. shpatar February 8, 19:39

    Ne na bene pershtypje sjedhja e Metes me Berishen por eshte shume popullore per ne shqiptaret.Disa e marin si dobesi apo frike por nuk eshte ashtu .Sic eshte katandisur Saliu ,ndoshta keshtu ka qene qe ne femini,eshte me mire ta leshe te flasi .Nuk dua ta ofendoje por kjo qe bene Meta eshte shume poshteruese per nje politikane qe llomotite 23 vjete.
    91-96 me dy gjishta perpjete e tallnin te gjithe .Bile gomarlleku shkonte deri atje kur thoshte se femijte ne Shqiperi kur dalin nga barku i nenes nxjerrin dy gjishta .Lepirsat qe e rrethonin shtonin :Jo z.Berrisha ata brenda barkut thone :Rrofte Berrisha .Zgerdhihej se i pelqenin komplinemtat e debilave qe nuk kuptoni se ku po e shpinin vendin .
    97 -2005 per here te pare ne bote shqiptarert porositen Tv me fshirse zhami.Nga ato qe hoqen ne 97 populli kur e shihte ne ekrane Tv e peshtynin .Grate e shkreta chiqnin se nuk kishin dhe mjete te pastronin Tv.Ne ato kohra rapsodet i i kendonin me vjersha shume ofenduese qe nje njeri i zakonshem do te zhdukej e jo te qendronte e te drejtonte vendin .
    2005-2013 kemi nje cmenduri te pa precedent .Bashke me Zhofin hapen fjalorin e pegejtur sa arriti te thote :Rri urte se do te ta…. nenen dhe motren .Do ti nxjerr dhembet me gare nje nga nje .Do ta shtremberoje fytyren si kepuca .Zhofi kur degjonte keto krruhej ne karrike dhe kakariste duke leshuar dhe ajo fjale qe slidhen me nje femer e zakonshme .I zune ne goje te gjitha fjalet qe lidhen dhe me anet seksuale .Ik ore pallosh ( ekishin fjalen per mikun ) i thoshin Rames .Nuk e di nga cmotiv .Zilija apo dashuria .Po e mbyll ketu se po me vjene si trazuar kur kujtoje keto xhevaire te Saliut .
    23 Qershor e deri ku nuk mund ta percaktoje, mos prisni qe ky te thote cudira.Kote e ka Meta e Mazhoranca qe humbasin kohen kur per ne ajo tani si asnjehere eshte shume e kushtueshme .Ky vite, si shume here te tjera ,eshte nje nga shancet per te ndryshuar pozicjonin dhe te ardhmen tone .

    Reply to this comment
  14. Mediatori February 8, 19:43

    Ka plot njerez qe punojne nen pseudonim, ne emer tjeter artistik apo ne nik interneti, dhe keto lloj njerezish kekojne e fshehin identietin e tyre te vertete. Nuk eshte nevoja te permendim artiste e shkrimtare po puna eshte te simbolika e pseudonimit. Ose me sakte te inditifikimi me pseudonimin. Qe ne kohet qe nuk mbahet mend njerzit kane pasur dy emra, dhe emri i dyte ishte shume here ai me i inditefikueshmi se zbulonte e mbulonte karakterin e vertete te njeriut qe e mbante. Perdorimi i pseudonimit eshte shprehje e formimit intelektual dhe pseudonimi E.Hoxha ka domethenje te madhe. Ka domethenjen qe personi, pseudonuesi vuan nga idolatria e nostalgjia per diktatorin dhe e perdor si marke per ta publikuar dhe indetifikuar i shkrire nje me diktatorin ngaqe eshte trap e qelbesire komuniste dhe aq e ka trunin, dhe nuk ka rrespekt per veten. Ka domethenjen e skandalit dhe kerkon te provokoje dhe nepermjet skandalit e inditifikimit me diktatorin kujton se behet interesant e fiton pike, po harron se deporsanalizohet e poshterohet. Pseudonimi ne kete rast nuk mbron aspak privatesine po zbulon mendesine e karakterin e vertete te E.Hoxhes pseudonimsit se ai shkerdhata po digjet atje ne xhehenem. Turp qe ke rene kaq poshte e ke zgjedh nje emr te tille. Ky je ti formati i vertet ku saga gjakatare komuniste te eshte incizuar qe ne bark te nenes. Turp.

    Reply to this comment
  15. llaf dibre February 8, 20:22

    Z. Ermir! Jam plotesisht dakort me ju. E, megjthate, budallai fatkeq vuan rrezikun e vet dhe nuk perben rrezik per shoqerine. Ai nuk i ze rrugen kujt, ai nuk jeton ne boten tone, se nuk din se ne çfare bote eshte. Perkundrazi, i marri (individi me personalitet te turbullt) perben rrezik te madh per shoqerine. Ai jeton boten e njerzve, jeton ne shoqeri dhe eshte pjese e saj, por thote “bota eshte e imja”. Ne nuk e perjashtojme, ai na perjashton ne, neqoftese ne nuk perulemi para marrise se tij. Veç kesaj, ka nje tjeter rrezik me te madh. Marria patologjike eshte kontaminuese, eshte me ngjitese se kolera. (Hitleri e çoi Gjermanine ne nje marri koliektive) Sa dem i ka bere Berisha keti vendi. Nuk i ka bere vetem. Te marret, thuhet, gjejne gjithmone nje me te marre se ai e qe e adhurojne. Shih deputet qe ka perzgjedhe: Paloka, Halimi, Noka, Ristani etj, flasin vetem marrina, por nuk jane pa efekte. Efekti i tyre eshte thjeshte perpjekie per kontaminim marrie. Perpjekie per kontaminim marrie jane edhe thirrjet e Berishes per protesta, pas te ciles fsheh epshin e pa permbajtur per lufte. Marria i thote atij, se bota eshte e tija. Jam dakort me nje shqetesim mbareshoqeror: Berisha, çdo dite e me shume, po na afron humneren e pafund te erret te shpirtit tij.” Neqoftese qendron gjate mbi honin e erret, erresira e honit hyn brenda teje”,- thote Niçe, i cili, ne nje fare menyre, mund te themi se ra “viktime” e kesaj eksperience.

    Reply to this comment
  16. Pëllumb zaimi February 8, 21:40

    Më bukur nga të gjithë berishën e kanë përcaktuar halabakët e lagjes time! Kur i pyeta përse e donin berishën thanë: “..asht si ne,ka menjen(mëndjen) tonë..”!? D.m.th halabakët e barazonin me vehten e tyre nga pikpamja mentale e psikologjike, shihnin “mëndjen e tyre” te mendja dhe veprimet e sali berishës!? Mendoj se kanë të drejtë. Më thoni qoftë dhe njé rast te vetëm kur berisha nuk ka demonstruar tiparet e nje halabaku? Por jo të një halabaku të rëndomtë. Ajo që e dallon berishen nga halabakët e tjerë eshtë se u bë “halabak shteti “. Vini një halabak në krye të shtetit dhe do të kini kopjen motamo të sali berishës. Me halabak une kuptoj nje njeri që udhehiqet nga instiktet e jo nga logjika! Dhe mereni me mend sa lloje instiktesh kafshërore ka natyra njerezore!? Këto instikte e dominojnë gati tërësisht njé shpellar!

    Reply to this comment
    • ? % ! February 9, 13:37

      I Nderuar Zaimi , Napoleon bonaparti ka pas thene fjale per fjale :

      ” Ne marredhenie te drejtperdrejt me njerezit , torollaku ( budallai,teveqeli,idioti ) qendron me lart per kete : Eshte gjithmone i kenaqur me veten e vet ”

      (ps Sinonimet ne kllapa me siper jane te miat si variante te fjalorit ne perkthim )

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi February 9, 22:23

        “7 përqindsh”(e shkruajta me fjale përqindjen se cel.im nuk e ka me shifra) ? Interesant dhe shpjegimi e komenti juaj !? Nderime zotni !

        Reply to this comment
  17. Pëllumb zaimi February 8, 21:43

    VR!!! Më bukur nga të gjithë berishën e kanë përcaktuar halabakët e lagjes time! Kur i pyeta përse e donin berishën thanë: “..asht si ne,ka menjen(mëndjen) tonë..”!? D.m.th halabakët e barazonin me vehten e tyre nga pikpamja mentale e psikologjike, shihnin “mëndjen e tyre” te mendja dhe veprimet e sali berishës!? Mendoj se kanë të drejtë. Më thoni qoftë dhe njé rast te vetëm kur berisha nuk ka demonstruar tiparet e nje halabaku? Por jo të një halabaku të rëndomtë. Ajo që e dallon berishen nga halabakët e tjerë eshtë se u bë “halabak shteti “. Vini një halabak në krye të shtetit dhe do të kini kopjen motamo të sali berishës. Me halabak une kuptoj nje njeri që udhehiqet nga instiktet e jo nga logjika! Dhe mereni me mend sa lloje instiktesh kafshërore ka natyra njerezore!? Këto instikte e dominojnë gati tërësisht njé shpellar!

    Reply to this comment
  18. Bocari February 8, 23:36

    @P.AB
    Zoteri eshte komenti i dyte shume i goditur qe lexoj prej teje. Nqs. jeton ne Shqiperi perse aftesi te tilla nuk zgjidhen per te drejtuar zhvillimin e ketij vendi menderisht kaq te varfer?

    Reply to this comment
    • P.A.B February 9, 01:28

      Faleminderit i dashur, une jetoj ne Britani… por dhe kur qeshe atje asnjehere nuk jam marre me Politike. (shume nga ata ne pushtet jane mosha/te njohurit e mi, ne ate kohe shumica ishin cuna te ndershem, sot…) E para s’ma lejon zanati (qe as nuk perputhet, e as nuk i rreh per politike) e dyta jam apolitikal i ashper si formim e origjine familjare; e ne momente kur shoh veten ti besoj dikuj…terhiqem shume shpejt.

      Njerezit me pushtet gjithmone abuzojne me te, ky eshte fakt historik me shembuj nga gjithe bota. Prandaj ne duhet te jemi skeptike, dyshues per cdo gje e llogari kerkues per gjithshka qe ndodh nen emrin tone, e c’fare behet me taksat tona!

      Reply to this comment
  19. BJORN February 9, 10:58

    Sa xhentilment eshte Ilir baba me dyzet hajdut,kete e din vetem ti o gazetar

    Reply to this comment
  20. Jozi February 9, 11:46

    sa ngjan me ducen kapter

    Reply to this comment
  21. miri February 9, 12:21

    ku je mer …ALEN DELON i albanistanit.te morsha te ligat te flokve me gel.

    Reply to this comment
  22. Kuqale Zioshe February 9, 12:38

    Perjashtim per sali shkaperdhaten nuk duhej bere – te gjithe deputetet barabar,

    Meta e ka bere kete perjashtim ne kundershtim me regulloren e Kuvendit.

    Ne vend qe ti kerkohet llogari shtangistit qe thyen i pari regulloren e kuvendit, pjesmarresit ne kete blog shkruajne çatra-patra.

    Reply to this comment
  23. DRENICA E KUQE February 9, 19:50

    Vertete z. Meta ka menduar fillimisht se kemi te bejme me nje budalla, sepse eshte nisur nga filozofia popullore: me budallen merresh vesh diqysh e, me dudallen kurrqysh, dalim te perfundimi psikologjik e logjik se Sali Shpellari eshte nje dudalle i paster qe ua kalon edhe egersirave te malit, sepse e tele dirigjon Damir Fazlliç…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  24. L.Itali February 10, 14:24

    I nderuar analist e ke konceptuar shume keq veprimin e Metes i cili djallezisht “lejoi” daljen nga rruga të makines se tij parlament duke lejuar “shpimin”(shfryrjen) e gomes se shpuar Berisha…Nuk ka faje ketu Berisha, por shoferi Meta qe lejoi shkeljen e rregullores ne “autostraden” e demokracise se partitikracise dhe njeshave totalitare a të paafte! Sipas kesaj llogjike tuajes, tashme cdo drejtues mjeti motorik duhet të shkel rregulloren e qarkullimit dhe të kaloje si kalohet ne Shqiperi me të kuqe! Dhe ju, pikerisht ju,analist, do ta justifikonit!(pfffff!)
    Meta duhet “gjobitur” dhe gjobën o NJERI i verbuar, duhet tja japesh ti!… Dhe dikush ne F.b Metes ja dha kete gjobe publike,javë me pare, ndaj ai “reflektoi” por ti qe nuk ndjek fb a ben finten mediatike, nuk e thua, por merresh me të marrin qe ketu nuk ka fare faje!Njelloje sa ka goma e shpuar e makines kur shoferi vazhdon ecjen me tre rrota!…Kupton,sa larg je ndaj se vertetes?… Meta duhej gjobitur nga ti “polic trafiku” i medjas, por ti gjobit gomen e shpuar!… Sa keq! Nuk ka me të keq se analistet miope! Nuk kerkoj aspak falje per kete rast!… Si ARBITER jash vendit, po të gjobis ty, me kete “flete gjobe” shkrim të merituar!

    Reply to this comment
  25. illo February 10, 15:24

    Ajo , qe beri Meta , me kohen e pa kufizuar , ne Parlament te nje marroku , nuk funksionoi , sepse marrezija nuk njef kufi llogjike .
    Zyrtarisht , Meta ka gabuar , sepse Berisha , perpara se te jete klloun eshte kriminel , I identifikuar me shume ngjarje , te pa zbardhura nga ” Drejtesija “, qe vijon te jete ne sherbim te Berishes . Venia e drejtesise dhe Presidentit , nen ndikim te Berishes , eshte nje nga krimet e tjera te tij , te ngjashme me Gerdecin . Ne kete kuptim ; nje njeri I kriminalizuar , a mund te kete kohe te pa kufizuaar per diskutim ne parlament ? Meta gjeti momentin , kur kupa kishte kohe , qe ishte zbrazur, sepse Marroku nuk e meriton te jete deputet , madje as qytetar I lire . I. Foto

    Reply to this comment
  26. Mark uk February 10, 15:49

    Po nje dhoj jane te dy te hoxhes.

    Reply to this comment
  27. Besimi February 12, 13:30

    Perdorimi i shqipes,eshte per te ardhur keq.
    E keshtu, vlera e shkrimit eshte zero.
    Artikulli eshte per Meten,jo per ate tjetrin.
    I thur lavde,se jane sistemimet e militanteve kete periudhe.(dhe mire bejne,te dhashe voten,dua punen) se sa dine ,pak rendesi ka.(Nuk e di, se sa dinin te tjeret)por te punesuarit rishtaz,duhet te jene model. Dhe te tille ka plot ne at-e-memedheun tone.
    Sa keq qe shkruani, shoku Ermir.
    Teologjia duhet t’ju kishte ndihmuar,sado pak.
    Te besosh te Allahu,Meshiruesit e Meshireberesit profeti Muhammed,e t’i thuresh lavde politikes(apo politikaneve)……me fal por dicka nuk shkon………Te uroj te reflektosh…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim