Ç’dreqin kanë zyrtarët turq e grekë me xhamitë e kishat shqiptare?

Nga Mustafa Nano October 22, 2013 23:34

Ç’dreqin kanë zyrtarët turq e grekë me xhamitë e kishat shqiptare?

Në një shkrim të publikuar dje, Alma Lama, deputete e pavarur e parlamentit të Kosovës, ka nxjerrë në shesh një detaj shumë interesant nga një takim që ajo, tok me deputetë e zyrtarë të tjerë kosovarë, ka patur në Turqi me Rexhep Taip Erdoganin. Ky i fundit i ka begenisur sa më s’ka, gjë që s’çudit askënd këtyre anëve. Është një gjë që ndodh prej kohësh si shenjë e miqësisë që ekziston mes dy vendeve, dhe e vëmendjes që Turqia, e drejtuar nga Erdogani apo nga të tjerë, ka ndaj Shqipërisë. Por Lama na bën me dije se shqetësimi kryesor i të zotit të shtëpisë në atë takim ka qenë xhamia e Prishtinës. Si pa dashje, ai kish folur dhe për një vizitë që i kish bërë kohë më parë, për t’iu ankuar, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava. Erdogani e kish pritur Tërnavën, dhe kish folur me të veç për xhaminë. Duket sikur deputetët shqiptarë, dhe Tërnava, janë takuar me kalifin Erdogan, e jo me kryeministrin.

Deputetja Lama nuk e mbaron këtu “dëshminë” e vet. E njëjta gjë ka ndodhur dhe gjatë vizitës së Davutoglu-së në Kosovë. Kryediplomati, që njihet edhe si hartuesi i një doktrine të riotomanizimit të Ballkanit, ka patur të njëjtin shqetësim; madje, duke përmendur në mënyrë kritike dhe ndërtimin e katedrales, “e cila nuk do të mbushet dot nga besimtarët”.

Këtë fokusim në çështje të fesë në marrëdhëniet me shqiptarët e kanë demonstruar edhe grekët. Këta të fundit kanë dhënë herë pas here plot shenja se janë shumë të interesuar mbi mbarëvajtjen e kishës ortodokse shqiptare, e cila asëll-asëll është autoqefale; dhe ‘autoqefale’ mund të përkthehet, pa bërë ndonjë gabim, edhe ‘sovrane’. Zyrtarët e lartë të Athinës nuk lënë rast pa veshur togën e patriarkut ekumenik të Stambollit e pa marrë në mbrojtje besimtarët ortodoksë.

Tani, Turqia dhe Greqia janë për shqiptarët partnerë strategjikë. Janë të tillë tillë me hir, me pahir, prej dispozicioneve të përbashkëta historike e gjeografike. Do të jenë të tillë edhe në të ardhshmen. Është për turpin e zyrtarëve turkë e grekë që i ndotin fare pa të keq funksionet e tyre laike me “kokëçarje” kësodore të natyrës mesjetare (janë të vetmit zyrtarë europianë që e bëjnë këtë), mirëpo atyre duhet t’u vihet kufiri te thana nga zyrtarët tanë, në Shqipëri e në Kosovë, kur vjen puna që demonstrojnë një interes morboz mbi punë te feve.

 

*********

Z. Erdogan, axhenda islamike është helm për ne

 

Nga Alma Lama – Deputete

 

I nderuar z. Erdogan:

Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje, pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur. Më lejoni fillimisht, përpara se të hyj në temë, t’ju falenderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me gjithë gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit tuaj, përfshirë Presidentin dhe ju, për të na rezervuar kohë, takime. Patëm edhe mundësinë të shohim edhe pjesë të kulturës së vendit tuaj, historinë, zhvillimin etj. Më kujtohet që ju z. Kryeministër sapo kishit kaluar një operacion dhe shëndeti juaj nuk ishte në gjendjen më të mirë, por megjithatë na e rezervuat më shumë se një orë, në pallatin qeveritar në Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe këtë akt tuajin, unë dhe delegacioni në të cilin bëja pjesë e çmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim në nivel të kryeministrave.

Z.Erdogan,

Përtej mikpritjes suaj, gjuhës “vëllazërore”, përtej atmosferës që përpiqet të krijojë diskursi se ne si popuj jemi të afërt sepse na ka lidhur historia, unë personalisht u ktheva në Kosovë me një shije jo fort të mirë. Disi u hidhërova. E kam mbajtur për vete këtë hidhërim, mirëpo sot, pas zhvillimeve që do t’i shpjegoj më poshtë, jam e bindur se fjala ime e hapur shërben më shumë se fjala e ruajtur në dry, për hir të diplomacisë.

Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë. Ndërtimi i xhamisë për të cilën u bë shumë zhurmë në Prishtinë, më së shumti nga radikalët dhe profiterët e fesë, erdhi e rierdhi disa herë në bisedë, në formën e pyetjes dhe kërkesës nga ana juaj.

Kreu i delegacionit u detyrua të shpjegojë se toka për këtë ishte ndarë. Natyrisht ju nuk kishit detaje për këtë çështje, sepse jeni kryeministri i një vendi tepër të madh, por edhe vetë xhamia në Prishtinë, unë mendoj se do të duhej të ishte një detaj që nuk duhet t’ju interesonte fare.

Pritshmëria ime lidhej me tema të tjera në fakt, si p.sh thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, lufta e krimit të organizuar dhe rrugëve të trafiqeve, bashkëpunim në fushën e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kështu si shtet i madh e me ndikim në rajon pse jo një influencë më e madhe diplomatike në raport me fqinjin tonë problematik, Serbinë, që është një partner goxha i rëndësishëm për Turqinë, së paku sipas deklarimeve tuaja dhe të bilancit tregtar që zhvilloni me të. Në fakt, ne i jemi mirënjohës kujtdo që punon sado pak, apo ushtron influencën e tij për të na e hequr qafe Serbinë.

Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar për punën e xhamisë. Nuk kisha se si të mos ndihesha e çuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri, i cili ka shkuar të ankohet tek kryeministri i një vendi tjetër, për një punë që duhej të zgjidhej me Komunën e Prishtinës.

Përveç pamaturisë dhe gafës së madhe të Tërnavës, me thënë të drejtën unë kërkesën tuaj apo parashtrimin tuaj për ndërtimin e xhamisë e përjetova edhe si ndërhyrje nga ana e shtetit tuaj në punët e brendshme të Kosovës.

Le të më korrigjojë dikush nëse e kam gabim.

Por, sikur të mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemë xhaminë, në takimin e radhës me kryediplomatin e Turqisë, z. Davutoglu, një intelektual i shquar në vendin tuaj, por me teoritë e të cilit për neo-otomanizmin, e thënë e zeza mbi të bardhë në librin e tij “Thellësia Strategjike” apo edhe në disa fjalime në vendet e rajonit, çështja e xhamisë na mbiu sërish.

Fillimisht ministri i Jashtëm përshkroi gjerë e gjatë dashurinë e tij për qytetin e Prizrenit.  Përshkroi rrugët dhe ndërtesat me një hollësi sikur të kishte kaluar fëmijërinë në to, duke shënuar e nuancuar me admirim hiret e këtij qyteti, një pikturë të madhe të të cilit e mbante pikërisht në zyrën e tij, bashkë me një pikturë të një qyteti tjetër të preferuar, atë të Mostarit.

Ndjeva xhelozi për Prizrenin, njëjtë si për të dashurin, kur dikush tjetër kërkon të ta marrë.  Askush i huaj nuk mund ta dojë Prizrenin më shumë se unë. Kurrë!

Në këtë takim xhamia jo vetëm që doli në tryezë, por u shoqërua edhe me shkaqet e ekzistencës së  katedrales, e cila “nuk mund të mbushet nga besimtarët.”

 

z. Erdogan,

Ne në Kosovë por shqiptarët edhe më gjerë jemi shumë të interesuar të kemi raporte të mira me shtetin e sotëm turk, pavarësisht nga e shkuara jonë e hidhur. Krijimi i raporteve të mira do të thotë në radhë të parë respekt reciprok, do të thotë respektim i kulturës dhe traditës së tjetrit.

Ne, si ish-pjesë e perandorisë turke, të pushtuar prej saj jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje të jashtëzakonshme si komb për të rilindur vetveten. Ia dolëm. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që asaj të mos i jepnim rëndësi të dorës së parë, por kombi të ishte formula jonë e ekzistencës. U përcaktuam për këtë dhe ecëm përpara. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund të na fundosë tani, nëse ne nuk tregohemi të vëmendshëm.

Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’ju gjykojmë ju dhe partinë tuaj për axhendën islamike të cilën e keni proklamuar hapur, i takon popullit të Turqisë ta bëjë këtë vlerësim, mirëpo unë personalisht dhe si unë ka me mijëra shqiptarë, nuk mund të heshtnim nëse këtë axhendë ju apo kushdo tjetër do të përpiqet ta sjellë edhe në Kosovë. Unë i kam parë shenjat, diçka e tillë po ndodh, islami politik ka nxjerrë kokën edhe në Kosovë dhe po bëhet gjithnjë e më agresiv.

Prandaj po ju shkruaj për t’ju thënë se axhenda islamike për ne është helm. Ky helm e kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që e kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit. Dhe në rast se ju na konsideroni vëllezër, ashtu siç jeni shprehur, mos na e sillni atë helm këtu.

Përkundrazi, unë nga shteti juaj, të cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmë në betejën që ne vetë duhet të ndërmarrim për të luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, që nën petkun e humanizmit sollën në Kosovë pas luftës edhe rrymat më fanatike e ekstreme të islamit, që për mua dhe jo vetëm, janë në kundërshtim me vetë këtë fe. Sot ata po na indoktrinojnë të rinjtë, po shfrytëzojnë varfërinë tonë ekstreme, mungesën e edukimit të mirëfilltë dhe dobësitë e shtetit të ri të Kosovës, i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i luftojë.

E në fakt, një shtet i fuqishëm si i juaji, do të mund të na ndihmonte më shumë se kushdo tjetër, sepse unë besoj se e keni dijen, eksperiencën dhe mundësitë për ta bërë këtë.

Unë dhe gjithë shqiptarët jemi të interesuar për raporte të mira me Turqinë e sotme, edhe pse ajo është trashëgimtare e një perandorie që ne na mbajti nën pushtim rreth 500 vite. Ju mund të keni një qëndrim tjetër për pushtimin, por unë personalisht jam rritur me rrëfime për vajzat tona të reja që dikur hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq, se si kullave të të parëve të mi iu është vënë flaka disa herë nga këta pushtues, se si mijëra shqiptarë merreshin e dërgoheshin nizam, duke lënë shkretë shtëpi e katandi, e duke luftuar nëpër toka të huaja për interesa të perandorisë.

Ne nuk mund t’ju akuzojmë ju për atë që kanë bërë paraardhësit tuaj, por në momentin që na kërkoni që ne të ndërrojmë historinë, që të zezës t’i themi të bardhë, të përgjakshmes lulëzim, në momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapësitë e paraardhësve tuaj, por përkundrazi na kërkoni që edhe ne t’i shohim me sytë tuaj, atëherë mos pritni prej nesh mirëkuptim.

Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado i fuqishëm, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet. Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na ka ardhur me një kërkesë të tillë primitive. Primitive pasi së pari historinë e shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më tepër politikanët e vendeve ish-pushtuese; dhe së dyti, sepse bie tërësisht ndesh me fondamentin tonë, iluminizmin dhe të vërtetat që burojnë nën dritën e tij.

Sado i fuqishëm të jetë, askush nuk mund ta ndryshojë të shkuarën, ajo është arbitrare, edhe kur dikush palon fletë mbi të, një ditë ajo i shqyen pa mëshirë, madje edhe në shoqëritë e mbyllura.

E ne në Kosovë po përpiqemi të ndërtojmë diçka tjetër, një shoqëri të hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishëruar edhe tek feja, ia lë vendin logjikës kritike, konkurrencës së ideve dhe dekonstruktimit të ideologjive.

Prandaj, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë më datë 23 tetor, si kreu i një shteti me të cilin na lidhi një e shkuar fatkeqe, shpresoj që kjo vizitë të bëhet me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme fatmirë.

 

Nga Mustafa Nano October 22, 2013 23:34
Komento

37 Komente

  1. diana October 23, 01:29

    Bravo.

    Reply to this comment
    • Epiri October 24, 09:21

      Alma Lama ta henksha Zemren o Locka jeme….. FLM per Burrnin dhe Kauzen e Drejte qe Perfaqson. Zemra Mal do te me behej po’ te kishim edhe ca Deputete si ju. FLM per gjithcka Znj e Nderume, Shpresojme qe keta Politikanet tane Servila te ken mesu dicka

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi October 23, 01:41

    VR!!! Bravo muç! Ke kapur nje teme shqetësuese për opinionin publik. Bravo alma lama për letrën e troçtë derguar erdoganit! Turqia dhe greqia në mesymje për të na indoktrinuar me anë te fesë. Dhe unë indoktrinimin e kuptoj si ndikim dhe mandej edhe si sundim. Ekziston nje strategji shtetërore turke dhe greke për të na islamizuar e ortodoksionizuar. Të ndikojnë politikat shtetërore fillimisht me anën e fesë dhe mandej për te na sunduar. Ai tërnava duhet paralajmeruar rreptë. Ai birbo po te ma linin mua do ti jepja nje dajak politik qe ta mbante mënd sa té jeté gjallë. Atij i duhet dhëne viza per ne stamboll po te dojë por ne shqiperi te rrije mirë ne xhamine e tij dhe te mos paralelizoje me shtetin. Shteti shqiptar dhe ai i kosovës me kushtetute jane te ndare nga feja dhe kjo do te thote se dhe feja nuk duhet te nderhyjë në punet e shtetit ose te sillet si shtet paralel. Shteti eshte nje. Nuk kam çfarê të them më por interesimi i jashtezakonshem fetar i shtetareve turq nuk me pelqen fare. Sa per prifterinjte e hoxhallaret nuk jam qe t’ju behet ndonje e keqe,le ta vazhdojnë fene e tyre por ama te mos marin përsiper kompetencat e shtetit dhe atributet e tij. Personalisht jam edukuar nga gjyshrit e mij(çuditerisht fetarë) qysh ne djep me vargjet e naim frasherit: prifterinj e hoxhallarë /djalli ka per t’ju marrë/se shqiperise po i bëni varrë…..?. Keto vite janë shtuar si fara e sinapit dhe askush nuk merret me diversionin e tyre dhe me financimet e tyre!! Le te falen maje xhamise ,le te kendojne psallme brenda kishave por mua s’kanë pse te me çajnë veshët dhe shtetit s’ka pse i bejnë diversion me kryeministrat e vendeve të tjerë!!?? Tërnava rri urte se shume po kruhesh pas nje feje të importuar nga pushtuesit tanë? Bravo muç! Bravo alma!

    Reply to this comment
  3. PATRIOTI October 23, 02:25

    Greqia (si anetare e BE-se) te kerkoje sqarime nga pala Shqipetare per abuzimin me pronat e Kishes Ortodokse, si ne restin e Kishes se Permetit, me duket shume llogjike. Ne te kundert absurde me duket si i Baraz-vleresoni me presionet e Turqise per Xhamite ne Shqiperi dhe Kosove. Nuk di ndonje raste qe pronat e Islamikeve te Shqiperise dhe Kosoves te te jene Cenuar nga Shteti, ne te kundert shteti inkurajon dhe mbeshtet ndertimin e te 5-stes Xhami ne qender te Tiranes (5 xhami ne nje hapesire me te vogel se 1 Km 2).
    Absurde me duket si nuk reagojne Politikanet dhe Gazetaret per nderhyrjen e Turqise ne ndryshimin e Historise se Shqiperise ne librat shkollor, per mos-reagimin ne Doktrinen e Neo-Otomanizimit te Ballkanit qe shprehet dhe aplikohet kaq hapur.
    Imagjinoni po te fliste Greqia per Neo-Helenizim te Ballkanit, qe po ta mendosh thelle me zbulimet arkeologjike, Amfiteatret, Skulpturat, Mbishkrimet, Monedhat (lexo Dhrahmia Ilire), pasurine Kulturure…te kolonive Helene (Butrinti, Antigonea, Finiqi, Amandia, Bylisi, Apollonia, Dyrrahu…) mburemi dhe mbushim Buxhetin e Shtetit nga qindra mijera vizitore e huaj, nga shkrimet Helene mesojme Historine Tone te lashtesise dhe te periudhes Mesjetare (te Bizantit), me shkrimet Helene u perhapen Shkenca, Filozofia, Arti, Kultura, Krishterizm…
    Keto shembuj dhe shume te tjera tregojne “hirin” qe hedhim ne syte e Shqipetareve qe mos te shikojne Rrezikun e Vertete, kthimin e shpines Europes dhe “buzeqeshjes” nga Anadolli.
    Eshte pergjegjesia Tone te hapim syte dhe te njofim te Vertetat hitorike, qe te “gjejme vazhdimesine historike” qe kemi humbur.

    Reply to this comment
    • antipatrioti October 23, 09:04

      Or daje, pse perzien historine e lashte me kohen ku jetojme sot. Asnje nuk po qahet se shteti grek aop turk po fut hundet tek amfiteatret e skulpturat antike. Madje do ishte e mirpritur, nese do ndodhte qe te kujdeseshin per historine e tyre “koloniale”. Kaq ti themi te vertat sic jane. Kolonite greke nuk ishin asgje me teper se koloni ne token ilire. Sa i perket kishes se permetit te njejten paralele mund te heqim edhe per ceshtjen came. Me saktesisht pronat e atyre te shperngulurve qe u moren me dhune dhe qe shteti helen me shkencen filozofine artin dhe kulturen e tij nuk e begenis as ta njohe le me te ofroje nje zgjidhje. Si greket e turqit do benin mire te shikonin punet e tyre. Ne shqiperi ka boll historiane qe dine ti mbyllin keto mesele.

      Reply to this comment
    • Florjan November 25, 12:15

      Patrioti,
      SI antare e BE, Greqia duhet ne rredhe te pare, te heqe ligjin e luftes, te ndaloje pretendimet e Epirit te Veriut ( mos harro se EPIRI KA QENE QYTETERIM ILIR E JO QYTET SHTET GREK) ti ktheje pronat Came, te kerkoje falje per Gjenocidin qe ka bere Cameve dhe vazhdon ti beje Arvanitasve duke i hequr te drejten e Kombesise. Te qendroje Larg Kishes Autoqefale Shqiptare se tek e fundit eshte e pavarur. Per informacionin tend un jam i KRISHTER e Mjaft bete percarje fetare se na merzitet. Punoni Tokat qe keni, duani familjet tuaja, rrespektoni njeritjetrin se flisni te njejten gjuhe qe na kan lane Pellazge, Iliret te paret tane, e mjaft u munduat te jepni mend se nuk keni per veten tuaj.

      Reply to this comment
  4. raimond vlonjati October 23, 04:53

    Kosova t emos e ndertoje fare ate xhamine ne Prishtine, dhe jane ne regull

    Edhe nuk ka nevoje te bejme takime kaq te shpeshta me keta fqinjet tane, turq e greke, se nuk kemi ci duam aspak
    Kemi pasur nje histori te perbashket me keta ku ne kemi qene viktima dhe keta ishin xhelatet, tani ne keto kushte te reja ,
    le ti mbajme sa me larg vendit tone keto shtete , (Greqine dhe Turqine ) me mentaltiet mesjetar

    Reply to this comment
  5. as October 23, 07:04

    Shume e gjate letra e Alma Lames. Politikanet duhet t’i permbledhin ato qe thone. Mbi te gjitha pa kuptim. DIhet qe Turqia eshte bere shtet islam. Per te keqen e vete turqve ne radhe te pare. Zotesia jone ne Shqiperi dhe Kosove eshte t’i vjelim perfitimet, por jo kokecarjet. Nderhyrje do te kete, sepse nje superfuqi si Turqia nderhyn deri ne konflikte globale si Siri, Irak dhe Palestine, jo te mos nderhyje ne punen e dy shteteve b… si Shqiperia dhe Kosova qe i ka patur province deri para 100 vjetesh. Eshte zotesia e diplomateve tane te manovrojne me shkathtesi dhe zgjuarsi dhe jo me letra bukeshkalesh si puna e kesaj letres se Znj. Lame.

    Reply to this comment
  6. AL October 23, 07:41

    MUCO E KE QARE

    Reply to this comment
  7. Tomorri October 23, 07:42

    Bravo zonja Lama patriote e vertete.
    Kurajo e tille i mungon shume politikaneve Shqiptare.
    Shpresoj te vleresohesh per patriotizem dhe jo per snobizem.
    Do ishte mire kete leter ta lexonte cdo parlamentar ne Shqiperi, Kosove , Maqedoni.
    Feja eshte personale , Shqiptarizmi eshte i te gjitheve.
    Ne se te huajt merren me anen shpirterore tonen dhe ne i lejojme ata, atehere perfundimi dihet percarje dhe shkaterrim i ndjenjes kombetare.
    Ata qe jane te fuqishem dhe te drejte nuk kane nevoje te imponohen.
    Koha punon per ne, duhet vetem pune, atdhetarizem, dinjitet.
    Zoti Nano kete radhe meritoni nje falenderim per menyren e kapjes se ketij problemi qe shpresojme te mos behet madhor.

    Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi October 23, 07:59

    Bravo muç! Bravo alma! Një shkrim që opinioni publik e priste. Fetaret e shqipërise e veçanërisht ai tërnava i kosovës ka mare revansh? Po përpiqen te krijojne shtetin paralel te hoxhallareve . Sillen si zyrtare shteterore. Shkojne takojne kryeministrat e vendeve te tjeré dhe marin atribute për fetarizimin e mëtejshem te shqiperise. Nuk me pelqen qé politika turke ben hapa per islamizimin tone dhe i shtrin kerkesat deri ne rangje shtetërore!? Alma lama e thotë ketë perpjekje me nje gjuhë te troçtë. Ju hoxhallaret e prifterinjte rrini mirë . Dy shtetet shqiptare janë laikë nuk janë islamikë . Po punuat per shtetin e llojit te dyte nuk i kini punët mirë me shqiptaret? Unë nuk ju pengoj personalisht qe brenda kishave e xhamive te bëni punet e zotit por mos na shqetesoni si shume nëpër qytete e fshatra me ato xhamite tuaja pushtuese,islamizuese e ortodoksizuese. Për me tepër kur shkoni merni bekimin e shtetareve te huaj për te na importuar akoma islamizem e ortodoksizem. Futeni ne koke se dy shtetet tona jane laike dhe se une nuk i duroj dot te pallurat e psallmet tuaja në mes te kryeqytetit!? Gjyshrit e mij (çuditerisht fetare) më kané rritur qysh ne djep me vargjet e naim frashërit: priftërinj e hoxhallarë/djalli ka per t’ju marrë/se shqiperise i beni varrë…!?. Bravo muç! Bravo alma lama!

    Reply to this comment
    • Lleshi October 23, 13:36

      T’i thuash “Bravo” , Muços , eshte njelloj sikur te bertasesh “Bravo” per “Kalin e Trojes” se na solli triumfin dhe “paqen shpirterore” , dhe me pas , jo me shume se nje dite , te kesh fundin e Trojes !

      “Aleatin” Muço , me kete “puder te re” , qe nuk i qendron ne fytyre , nuk eshte se e ben shqiptarofil ! Prandaj kujdes nga “aleate” te tille !
      Mire ka bere edhe Muço qe ka belbezuar , por si “analist” , eshte dashur te ngreje probleme , madje jo ne tym , por t’i adresoje , te pakten me shqetesim te justifikueshem sa te pakten mos t’i bjere ne sy “pudra e re” ne fytyre !

      Mbeti cirk , arena media-poltike shqiptare , ku na shikojne syte lloj-lloj kllounesh , ngaqe Shqiperise i mungon shteti i shqiptareve !

      Reply to this comment
  9. Mark uk October 23, 08:00

    Turqit interesohen se ka shume Mustafa si puna jote,kurse Greket per ti kthyer ashtu sic ishin para pushtimit te turqve,

    Reply to this comment
    • beni October 23, 08:33

      Mustafa Nano vetem emrin ka qe kuptohet se i perket Islamit,por ne brendesi te kokes mendon njelloj si i krishtere!
      Nuk eshte ashtu si e mendon ti,por shum i civilizuar dhe i perket qytetrimit Europian!

      Reply to this comment
  10. Fanolist October 23, 10:35

    Qendrimi e reagimi i Z .Alma eshte shume i lavderuar, perfaqeson qendrimin e shqetesimin e milionave shqiptareve e europianeve .
    Keto qendrime e veprime te qeverise turke as qe mendoheshin disa vjete me pare.
    N.q.s keto nderhyrje quhen ndihme , duhet te kemi bindje te plote se kjo na demton ne ne shume e shume drejtime ne menyre te pandreqeshme.
    Ti patrioti e ndonje tjeter, qe nuk je i tille, mos na i qelb debatin. kerkoke ekuivalentin ! . Nuk eshte vendi po ti nuk te le, po te them qe :
    -Qendrimin e drejte antigrek te popullit shqiptar e kultivoi vete kisha greke me kolonelin A.Janullatosin.; e nje njta gje do te ndodh dhe me fene tjeter qe ne nuk ja kemi vaktin .
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

    Reply to this comment
  11. une October 23, 11:32

    Z.Mustafa Nano,nqse je konvertuar duhet te argumentosh qe;e njeh shkelqyeshem toskerine ,dhe gegerine,te argumentosh qe :Njera ,ta ka prure ne maj te hundes dhe ste jep zgjidhje dhe tjetra c’fare ka qe te afron ne ate qe kerkon te shprehesh.

    Reply to this comment
  12. Njeriu realist. October 23, 11:50

    Kush do te studjoje per politike ,dhe kush merret me politike aktualishte do te jete i lutur ta lexoje kete shkrimin e Alma Lames se nuk i ben keq veç mire dhe shume mire.
    Do shikuare mire kjo pune se edhe ne Tirane ka shume Terrnava me duket dhe pallma e atyre hoxhallareve ne mes te Tiranes qysh ne piken e mengjezit nuk tingellon mire si per ne myslimanet dhe per fete e tjera.Prandaj jemi shtet laik,feja e shqiptarit eshte shqiptaria,por ata te ushtrojne zanatin e tyre nuk i ka ndaluare kush por te shikohen dhe respektohen noramt,mbi shtetin nuk mund te dale asgje se ai eshte rregullatori i gjthçkaje ne nje komb dhe jo feja e kujdo krahu qofte mysliman,ortodoks apo katolik.

    Reply to this comment
  13. arben October 23, 12:51

    BRAVO…BRAVO….BRAVO MOJ SOKOLESH

    Reply to this comment
  14. Arber October 23, 14:29

    O yll bote ha ta enksha zemren bravo,se na cau vesht ky Erdogani. Po ka lezet nje pergjigje si pune ksaj shkurt e then troc si e mendojn 90% e shqiptarve. Feja e Shqiptarit eshte Shqiptarija po sna lan rehat keta … e fqinjeve tane. Tani na doli dhe turqia me te Erdoganin e thote se eshte ne shpi te vete. Je mik zbato rregullat e shpis ku vete mik mo na caj trapin.

    Reply to this comment
  15. kosta October 23, 15:23

    Eshte hera e pare qe bej koment, i detyruar nga fryma e atdhetarise dhe largpamesia e kesaj zonje, c ‘ do njeri qe e ndjen vehten shqipetar, nuk mund te rije indiferent. Te lumte Z. Alma ju uroj shendet dhe suksese.

    Reply to this comment
  16. paulo October 23, 16:10

    alma lame, ky shkrim eshte nje kryeveper, dhe si i tille duhet te mesohet ne librat shkollore te historise

    Reply to this comment
  17. Mark uk October 23, 17:13

    Dy fjale per benin:Kush mendon se i perket qytetrimit Europian,duhet te jen si ata me te gjitha.Ju dhe ai mund te flisni si europian,po per te bere bani si aziatik.

    Reply to this comment
  18. iliri October 23, 17:23

    Eshte fjala e xhaxhit qe ka thene se feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria,persa i perket kishave ne Shqiperi fajet i ka politika shqiptare me keto politikane qe i kemi pasur qe 23 vjet ne nuk mund te shkosh ne hale se nuk kane punuar per shqiperine por per tradheti kombetare,persa i perket Kosoves do i sygjeroja qe historine te mos e shtremberojne per hire te turkut se dihet se kush jane turku serbi dhe greku,duam mardhenie te mire me te gjithe fqinjet por jo ne dem te shqiptareve,kemi shume shprese tek qeveria e re persa i perket kthimit te dinjitetit shqiptare.

    Reply to this comment
  19. Mark uk October 23, 19:45

    Per iliri: Me vjen mire qe paske Vaso Pash Shkodranin xhaxha,axhe qe i themi ne shkodranet.Kto fjal i shkroj kshtu: E mos shikoni kisha e xhamija,se feja e shqiptarit ashte shqiptaria. Kuku per ty ka je gjall,mendon se cdo gje e ka bere xhaxhi more ishkret.

    Reply to this comment
  20. shqipfolësi October 23, 21:00

    Z. Alma Lama, përgëzime së pari për mënyrën e të shprehurit shumë shqip. Mënyra se si shkruani tregon nivelin tuaj intelektual. Ato që shprehni , janë të njëjta me ato që mendojmë edhe ne shqiptarët e tjerë. Jeni shumë e qartë, e saktë, me nivel intelektual, e drejtpërdrejtë por pa e fyer mikun, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë historike pa kurrfarë mendjemadhësie.
    Një bravo të MADHE dhe do ti lutesha redaksisë së “Ditës”, që ta ketë parasysh se ne lexuesit kemi nevojë pikërisht për të tilla SHKRIME. Përgëzime!

    Reply to this comment
  21. Murra October 23, 21:56

    Shqetesim mesjetare eshte ore Mustafa nderimi i nje xhamije. Nuk te vjen turp qe shqetesimin legjitim qe e neperkembin ateistet shqiptare e quan mesjetar. Si te duket vetja ty ore Mustafa parizien, nje cope provincial je zotrote, nuk i kap dot ti keto te medhate.

    Reply to this comment
  22. janina October 23, 22:27

    Te maresh per argument gazetaresk artikullin e nje islamofobje ,e cila nuk eshte as gazetare e mirefillt por as nje politikane e mirefillte, eshte thjeshte nje pretekst i Mustafase per te justifikuar islamofobin e tij. Ne keto kohe vihet rre nje eksaltim i dhe padurim i islamofobeve ne trojet shqiptare sa here ka zhvillime ne te mire te muslimaneve. ajo qe te bene cudi eshte se jane keta hipokrit qe ulerasin per tolerance fetare thua se keta e kane krijuar kete toleranc dhe kane ekskluzivitetin per te etiketuar dhe kryqezuar kedo qe prish kete “toleranc”. Ne fakte jane keta tipa qe po prishin tolerancen fetare ne trojet shqiptare. jane keta qe po provokojne ndjenjat e muslimaneve shqiptar. Jane keta njerez qe kane pushtet politik, pushtet mediatik dhe ekonomik. Keta tipa duhet te mendojne dhe te kuptojne se skane per te patur ndonjeher sukses projektet e tyre kunder Islamit dhe Muslimaneve Shqiptare ne Ballkan. papergjegjshmeria dhe islamofobia e tyre i ka ditet te shkurtra dhe kete e tregojn dhe lehjet e tyre . Lehjet e tyre te zellshme jane thjeshte nje perpelitje per te terhequr vemendjen e ndonje organizate apo shteti ekstremiste anti islame dhe tu hedhi atyre ndonje kocke.

    Reply to this comment
  23. Sadedin Çeliku October 24, 05:42

    E lexova shkrimin me vëmëndje dhe jam plotësisht dakort me të.Problemi është edhe më i thellë se sa duket.Shqiptarët në këto 23 vjet kanë dëshmuar se nuk dinë të qeverisin vëndin e tyre,ato dinë vetëm të prodhojnë konflikte dhe të merren me njëri-tjetrin.Arsyeja dhe shkaku janë vese e karaktere që burojnë ndër shekuj.Një nga arsyet mund të jetë dhe vjedhja e korrupsioni por dhe mungesa e respektit ndaj ligjit i cili në ka vënd në botë që nuk zbatohet,është vëndi ynë.Edhe Kosova s’ka si të jetë ndryshe se shqiptarë janë.Në politikat dhe diplomacinë botërore dhe rajonale është shfaqur një strategji tjetër e ndryshme nga kohët koloniale dhe perandorake.Kjo strategji lidhet me investimet në ekonomi që ndryshe do të quhet pushtim de fakto dhe jo de jure.Duke i bërë një analizë shfaqjeve të fundit vërejmë se Rusia po përdor pasuritë strategjikesi nafta,gazi dhe qymyri për të shtrirë zonat e influncës në Europë.Kështu investimet dhe privatizimet ruse shkojnë deri në Malin e Zi madje po përpiqen edhe në Shqipëri.Raportimi i shefit shërbimit sekret shqiptar në komisionin e sigurisë paradokohe ishte e trishtueshme.Bëhet fjalë për qindra troje të blera nga rusë dhe serbë në zonat tona bregdetare.Edhe Turqia të njëjtën gjë po përpiqet të bëjë.Ambiciet e tyre e çojnë Turqinë në kufijt e perandorisë.Këtë po përpiqet ta bëjë përmes investimeve dhe privatizimeve.Duket qartë se Turqia dhe investitorët turqë zënë vëndin e parë edhe pse turqia nuk mund të krahasohet me vënde të tjera nga pikpamja e zhvillimit teknologjik.Kështu ato ka privatizuar Bankën Tregëtare,Albtelekomin dhe eagle mobil,metalugjinë e zezë,sheshin e kontainerëve në portin detar Durrës,hidrocentralet ulëzë,shkopet,Bistrica 1 dhe Bistrica 2.Ka marrë disa tendera të rëndësishëm si rruga Rrogozhinë-Peqin-Elbasan,rrugën Durrës-Kukës-Morinë-Prishtinë-Merdarë,ka hapur shkolla të mësimdhënies turkedhe po vazhdon me intensitet legalizimin e prezencës së saj në Shqipëri, Kosovë ,Bosnje ose më shkoqur në vëndet ku dominojnë mysimanët.Në gjuhën diplomatike është harruar fjla ” protektoriat” sepse duket e rëndomtë.Ajo fjalë është zëvëndësuar me fjalën ” marrëdhënie strategjike” e përshtatshme por që në përmbajtje janë njëlloj me të parën.Me sa duket dhe faktori nderkombëtar është bindur se shqiptaret nuk mund ta qeverisin vëndin e tyre dhe kësisoj duhet të qeverise me patronazhista. Krahas përpjekjeve në lëmin ekonomik Turqia po perpiqet ta realizoje idenë e vet të vjetër dhe nëpërmjet fesë që duket e vështirë sepse shqiptarët nuk janë mysimanë fanatikë dhe për këtë dallojnë me të tjerët.Në kushtet kur marrdhëniet me Greqinë nuk janë solide për shkak të shumë faktorëve siç janë problemet e kufirit imagjinar i Vorjo-Epirit,problemi dhe pretendimet pavënd të Detit Jon,çështja legjitime çame,faktori emigracion etj,duket se Shqipëria dhe Kosova ka gjetur “vëllezërit turq” si vënd strategjik në marrdheniet Shqipëri-Turqi.
    Sidoqoftë mendoj se është problem shumë delikat që i kalon kufij e një vendimarrje të disa personave në qeveri ndaj duhet bërë kujdes sepse lozet fati i të sotmes dhe i të ardhmes vëndit.

    Reply to this comment
  24. Bilbili October 24, 07:06

    Zoti Mustafa Nano,

    Urime per librin tend te fundit “Une jam Gege”

    I kam premtuar vetes qe do ta lexoj ne rastin me te pare.
    Edhe sikur te kete te beje thjesht me perjetimet e nje dyzimi ne thellesite e personalitetit tend, dyzim qe ne nje forme apo ne nje tjeter eshte i pranishem tek cdo njeri qe kalon kriza identiteti, vecanerisht ne kohera tranzicioni, ne kapercyell te epokave apo te ndrrimeve te sistemeve.

    Dvojniku brenda vehtes, lufta dhe paqja me te, urrejtja dhe adhurimi per te, nihilizmi dhe shpresa nepermjet tij, jane po kaq apokaliptike sa edhe dualiteti arkaik i dy gjinive femer-mashkull dhe burre-grua brenda se njejtes qenje njerezore.

    Une shpresoj qe libri “Une jam Gege” te jete fillimi i nje serie te tere librash te tjere te tuat qe te thelloje dhe ndricoje me mire kete dualitet gjigant brenda nesh.

    Sa per te nxitur fantazine, une mund te te sugjeroja titujt tematike te tyre:

    -Une jam katolik
    -Une jam i djathte
    -Une jam kozmopolit
    -Une jam evgjit
    -Une jam grua
    -Une jam i vdekur.

    Shoqeria jone ka shume nevoje per keto lloj persiatjesh dhe ndjesirash.

    Keshtu cdo shqiptar do te eksploroje me mire mundesirat qe ka per tu cfaqur ndryshe nga fytyra, raca, kombesia, gjinia, si dhe per tu ndjere i cliruar nga orientimet politike, ideologjike, sociale dhe religjioze perkatese, orientime nga te cilat ai mund te ndjehet se fundmi i merzitur, demode dhe aspak terheqes.

    Mbi te gjitha, cdo shqiptar do te ndjehet me i denje per te hyre ne Europen e Bashkuar dhe per pasoje, me i distancuar nga popujt e tjere jo europiane, si nga turqit psh, dhe me prane zotit se popujt e tjere jo katolike, se sa popujt muslimane psh.

    Ja se si, bijte e vertete intelektuale te kombit ndihmojne ne orintimin e drejte te vendit te tyre dhe u ndihmojne atyre te sigurojne prosperitetin e vertete ne vetvete dhe per vete,

    Reply to this comment
  25. Bilal camurri October 24, 08:32

    Shqetesimi i gazetares Alma Lamaj eshte i prekshem, i perditshem.Zullumet e fetareve ortodokse e muslimane po shtohen dita dites,uzurpimi prej tyre i qendrave te qytetve,duke i zene hapesiren jetike qytetareve,ndotja vizive dhe akustike qe prodhojne nepermjet altoparlanteve e kalon disa here terrorin propogandistik te festimeve te kongreseve te enver hoxhes qe zhvilloheshin nje here ne kater vjet,kurse mjekrat e ndyra mesjetare te xhamive te provokojne cdo ore te dites e te mesnates.Kur ka ligje per ndotjen akustike pse i lejon bashkia,kur policia bashkiake ta mbyll lokalin per nje muzike me ze te larte deri ne oren 12,kurse altoparlantet e xhamive ushtojne ne 5 te mesnates.Perse nuk nderhyn policia bashkiake ti mbylle?Ketu ne Elbasan flitet se altoparlantet e xhamive i lejon kryebashkiaku Qazim Sejdini edhe kasetat e avazeve i zgjedh vete se mund te kete borxhe ndaj fese se ka qene sekretar i komitetit rinise dhe per te lare borxhet po nderton nje xhami moderne ne qender te Elbasanit.Mua nuk me duhen borxhet e funksionareve te larte te partise punes.Ketu ne Elbasan gjithe tregtine me shumice dhe pakice e kane monopolizuar mjekrat e xhamise,vene cmime monopol dhe po na shkaterrojne ne tregtaret e pakices qe luftojme per buken e gojes.Si une qe kam nje tezge ne markate si mjekrat e xhamise qe i kane dyqanet rradhe pagujme taksat e tatimet njesoj.Xhamite nuk po lene toke vorreze pa privatizuar kur dihet se ato kane qene toka te mehallave qytetare dhe ndertojne supermarkete ku punesohen vetem islamiket me grate e tyre me ferexhe.A e di qeveria qe keto paguajne besimtaret ,se neper xhami behet propagande per xhihad per te derguar besimtaret ne Siri per te luftuar per islamin?Keta po infektojne brezin e ri,duke prodhuar kamikaze i ushqejne me urrejtje pr rilindasit,per Skenderbeun,kunder shqiptarise dhe vecanerisht kunder Amerikes qe cliroi Kosven.Shteti duhet te nderhyje sa nuk eshte vone.

    Reply to this comment
  26. lisdushku October 24, 11:21

    Ke plotesisht te drejte bilal camurri per problemet qe ngre,ato `zullume`qe ndodhin ne Elbasan i shohim cdo dite edhe ne kryeqytet,ky eshte nje borxh qe shqiptaret duhet t`ja faturojne politikes se dyerve te shqyera te demokracise rrumpalle te shpellareve,lejimi iterroristeve te al qaedes ne rolin e bamiresve neper xhami,por nuk do te harroja edhe rOlin e KOASh per greqizimin e shqiperise.Ne unison me njera tjetren Koash dhe komiteti mysliman shqiptar po punojne per te zezen e Shqiperise.Ja ku erdhi perseri dita te therrasim vargjet e Pashko Vases;

    Reply to this comment
  27. Ilir October 24, 12:00

    Aleksandri i Madh apo Cezari apo Napoleoni apo edhe Obama sot ne Egjipt ishin Mysliman ne Izreal cifut, ne Stamboll Te Krishtere Ortodokse dhe ne Vatikan Katolike, mos i merr shume seriozisht, qellimi eshte i thjeshte te shfrytezohen parate turke ne kete kohe krize, te cialt nuk mungojne dhe tek e fundit shikohet interesi ekonomik…..

    Reply to this comment
  28. Goni October 24, 19:56

    Bravo kesaj shqiptarje vizionare. E lexova shkrimin me kujdes, eshte i jashtezakonshem. Paragjykuesit duhet ta lexojne me kujdes dhe te nxjerrin naj mesim. Ata qe flasin kunder figures se znj. Lama janve vecse disa njerez te vegjel qe rrine e merren me perbaltje e me shpifje, ose ose nuk iu pelqen e verteta e iu dhemb. Ne jemi shqiptar dhe pike. Fene dhe besimin le ta mbaje gjithsecili sipas deshires, por jo duke i nkgulur thiken pas shpine shqiptarit tjeter. Fqinjet tane kane interesa dhe azhenda te ndryshme te cilat shkojne kunder interesave tona shekullore dhe per te ardhmen europiane te kombit tone. BRAVO ALMA LAMA

    Reply to this comment
  29. Beniamini October 24, 20:27

    O shqiptare barkthare! lerni filozofite, por perdorni djallezite tuaja per te marre ndonje para e per te bere ndonje investim. lerni askushet mustafa Nano e te tjere, se kafshaten e gojes nxjerrin dhe ata, me paturpesi, po ashtu e kane sojin komunisto-skraparlli.

    Reply to this comment
  30. dardhari October 25, 01:54

    beniamin ne qofte se ti ke qene dhe je barkthare nuk jane te gjithe shqiptaret prandaj ti bej koment per vlerat e artikullit jo ta almes apo nanos. Znj lama ju me kete shkrim tregoni qe jeni nje politikane kaluar politikaneve me ze si alija,berisha,apo nano.Juve keni vene piken mbi I gje te cilen jo nuk e kane bere po perkundrazi kane lene dore te lire qe shqiperia + shqiperia (kosova) te jete nje vend pa zot qe cdo sali apo nano tju hape dyert dhe te quaje fitore te madhe qe shqiptaret qe deri dje kane jetuar ne mirekuptim te shkelqyer fetar dhe keta tipa qe ju shtrijne doren qeveritaret tane na veshen me dolloma ose na mbushen vendin me kisha dhe xhamija a thua qe deri dje zoti na perkrahu qe mos na vriste si qen enveri me shoke ,me vone nuk e ndeshkoj asnje lloj feje kete tjeter mashtrus dhe hajdut si ishte sali berisha qe edhe ate qe nuk ariti ta beje enveri e beri ky doktor (demokrat)ju mori lopen shtepine dhe penden e qeve me piramidat e tij qe “paret e shqiptareve jane te pastra” po kjo eshte e vertete qe paret e shqiptareve jane te pastra por ti mor PALO BURACAK nuk je i paster. Po nejse e kam fjalen tek Znj ALMA kesaj Zonje duhet ti kemi besim se ka kurajon qe flet dhe akuzon me fakte politiken e qelbur qe bejne politikanet tane dhe jo vetem ata edhe kleriket edhe hoxhallaret jane kethyer ne vegla te ideve te huaja per ne ashty si bertet nje doktor hoxhe nga prizreni ose nje peshkop grek qe i dhemb shpirti per orthodhokset shqiptare duke haruar se cna kane bere dhe po na bejne greket dhe sllavet. Kur kosova ishte ne lufte kisha grke conte ndihma per popullin serb por nuk dha ndonje lecke per femijet (kosovare). Znj ALMA bjeru kokes se keshtu e duan po nje kohesisht ruaju (me shume )nga shoket e tu se feja di te vrase vetem TINEZISHT.

    Reply to this comment
  31. Shaba January 2, 23:44

    Letra e Zonjes Lama shpreh vullnetin mbare-shqiptare per marredhenie te nivelit te larte dhe plotesisht miqsore me te gjithe fqinjet, pavarsisht nga qendrimet e tyre armiqsore ne te kaluaren e larget, te aferte apo konteporane, neqoftese, vtem ne qofterse ata respektojne reciprocitetin dhe parimin e mosnderhyrjes, sidomos qe ata si pushtetar te mos prekin fare ceshtjet e ideologjive fetare, te cilat, jane praslla mesjtare te miteve letraro-artisteke te Lashtesdise te futura ne monoteizem, pa asnje kuptim per popullin SXhqiptar i prirur drejt kuptimit shkencor dhe demokratik te botes. Faktet historike jane kokeforter, komentet nuk mund t’i beje askush qe mban pozicione ideo-politike bizantino-sllavo-otomane, katoliko-mesjetyare, apo bolsheviko-naziste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim