SHËNIM: Çfarë i mungon një mesazhi të OSHEE-së?

January 10, 2015 15:30

SHËNIM: Çfarë i mungon një mesazhi të OSHEE-së?

Prej ditësh e netësh, në televizionet kryesore po transmetohet një mesazh promocional për efekt të yshtjes të njerëzve që ta paguajnë energjinë. Gjuha është po ajo e zgjedhur nga kryeministri, ku sipas tij, nëse energjia nuk do vidhej, do kishim aq e kaq rrugë, aq e kaq, spitale, aq e kaq shkolla. Më pas, paraqitet në sportel një goxha burrë, të cilin, veshja e tregon goxha mirë ekonomikisht, e po ashtu si qytetar shembullor.

Me një buzëqeshje që të kujton banorët e parajsës së vizatuar ne fletushkat e Jehovait (i mungon kitara krahëqafë, si dhe një tigër që i bën shoqëri), ai i dorëzon faturën e energjisë një sportelisteje, që po ashtu si ai, rrezaton një lumturi të denjë për në parajsë.

Kësaj skene idilike, i mungon dhe vetëm përqafimi mes sportelistes dhe klientit, që sikur ideatori të kish futur si detaj, do ishte mirë që ndukja mes tyre të shoqërohej nga një çlirim i tillë energjie, që ndriçon më pas gjithë Shqipërinë.

Kjo, për të dhënë dhe mesazhin që, mungesa e këtoditshme e dritave në shumë zona të Shqipërisë, vjen po për shkak të mospagesës dhe vjedhjes së energjisë./E.H

January 10, 2015 15:30
Komento

4 Komente

  1. xhelal January 10, 16:29

    po shume familje qe sinqerisht me te ardhurat qe kane nuk ngopin barkun me buke si do tja bejne valle?

    Reply to this comment
  2. lavdosh January 10, 17:38

    Qe niveli i Dites po shkon cdo dite poshte me shkrime me cilesi te dobet nuk ka dyshim.
    Sa per dijeni edhe vendet me te zhvilluara te botes ngelen pa drita, disa edhe per jave te tera, kur stuhite e forta shakterrojne linjat e transmetimit. Kombino kushtet natyrore me nje infrastrukture te dobet dhe rezultatet dihen
    Infrastruktura moderne e shperndarrjes se energjise nuk behet brenda nje ose disa viteve

    Reply to this comment
  3. lili January 10, 17:55

    Lavdosh,
    Po qe 75 vjet po presim drita ,bre Burr,pak po te duket nje jete to prit drejta? Apo je nga zona e tiranes ku ralle mungon drejta?

    Reply to this comment
  4. lavdosh January 10, 18:07

    Lili,
    Sherbimet publike si energjia, uji, pastrimi, telefonia apo gazi natyror jane ne pamje te jashtme si cdo sherbim apo prodhim tjeter psh lulishtari, rrobaqepesi, marketi etj etj.
    Problem qendron tek modeli tek te cilat bazohet ky lloj sherbimi.
    Per sherbime te tilla ka dy zgjidhje: shterore dhe private: ne kete rast te dyja bazohen tek nje lloj monopoli qe ne vetevete kufizon konkurrencen, cilesine dhe cmimet.
    Bota e zhvilluar e ka zgjidhur me institucione qe qyhen rregullatore, detyra e te cileve eshte qe te monitorojne dhe rregullojne tregun. Ne Shqiperi keto duan kohe. Per rrjetin duhen investime te medha. Duhet filluar nga pagimi i asaj qe konsumon qe te kesh te drejete morale te kerkosh sherbim me cilesor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*