SHËNIM: Dekriminalizim i parlamentit, si të kërkonte Nano ç`alkoolizimin e tij!

December 26, 2014 16:12

SHËNIM: Dekriminalizim i parlamentit, si të kërkonte Nano ç`alkoolizimin e tij!

Irritimi më i madh i elektoratit të majtë karshi marrëveshjes mazhorancë-opozitë, ç`ka solli rizënien bythë të kësaj të fundit në karriket e parlamentit, shkoi për atë pikë, ku mazhorancës i ngushtohej mundësia, krejt legjitime, për të votuar ligje me 84 vota; por jo pak arsye për irritim ka dhe tek pika e ashtuquajtur, ‘dekriminalizimin i parlamentit’. Eshtë ulëritëse në absurdin e vet. Absurd e bën fakti se është kryekëput ide e Berishës. Ç`vjen prej tij, nuk ka gjasë të jetë, as e logjikshme e as moralshme. Për ta thjeshtëzuar: Imagjinoni Nanon duke kërkuar ç`alkoolizimin ose ç`duhanizimin e parlamentit.

Në një parlament, ka prej tyre që pijnë vetëm një teke në ditë, ka prej tyre që pijnë një shishe, e dikush është pothuajse i alkoolizuar; ose që dikush është dhënë pas birrës, dikush pas verës, e dikush pas rakisë, vodkës apo konjakut, ndërkohë që një pjesë nuk e fusin fare në gojë. Dhe në raport me ‘kriminalen’, le ta gjykojmë të tillë dhe parlamentin aktual. Dhe nuk do kishte asgjë të keqe sikur njeriu që do kërkonte “ç`kriminalizimin alkoolik”, të ishte prej atyre që as erën nuk ja durojnë, por në rastin e PD-së – ose më saktë Berishës – me metodën krahasuese, kjo gjë po kërkohet pikërisht nga ai që, në perceptimin publik, mbante gjithnjë një faqore me uiski në xhep.

Nano pra. (Dhe duhet të kihet gjithnjë parasysh që, në atë lloj perceptimi publik që buron prej komentatorëve të shumtë në faqet online, ndërsa Nano është i dhënë pas lekut e alkoolit, Berisha është thjesht një kriminel që i ka bërë gjëmën këtij vendi). Pastaj, për kriminalizimin ose ç`kriminalizimin e dikujt, vendos drejtësia, gjykatat, ato që me shumë qejf citohen këto kohë prej Berishës e të tijve.

Ç`mund të bëjë parlamenti në këtë rast, të dublojë gjykatat?! Ndërkohë, nëse është fjala për elementë, që dhe pse me vendim gjyqësor janë tërësisht të pafajshëm, por ama e dikurshmja e tyre ka qenë plot njolla, kush është ai autoritet që do e vendos se cili prek tyre mund të vijojë të jetë deputet e cili jo?! Në një shtet që i thonë shtet – qoftë demokratik apo diktatorial – çdo gjë matet me ligjin, vendoset nga ai.

P.S. Besimi, personazhi tek ‘Dora e ngrohtë’, u rehabilitua se, edhe dënimin e kreu, edhe u pendua, edhe ligjin nuk guxoi më ta shkelte. Ndërsa Bakja, mbeti ai që ishte, pasi mospendesa e bëri që sërish ta shkelte ligjin e të përfundonte në burg. A do ndiqet ky standard në teorinë e dekriminalizimit të parlamentit? Ç`teori e shpifur, derisa qelbet hipokrizi e tallje menderi!/E. Hoxha

December 26, 2014 16:12
Komento

7 Komente

  1. Dani December 26, 16:40

    Alkolist si Nano, malok si Berisha apo psikopat si Rama. Alkolisti edhe mund ta lere alkolin, por e sigurte eshte se maloku dhe psikopati nuk ndryshojne kurre. Si bishti i qenit te Bakes.

    Reply to this comment
  2. plaku December 26, 17:12

    Une di qe ashtu si edhe ne te gjithe boten e qyteteruar ne baze te te drejtave universale te njeriut cod njeri ka e drejte te zgjedhe edhe te zgjidhet.
    Mendoj se ne shqiptaret nuk e njohim si duhet ndryshimin midis ligjit dhe normave morale te shoqerise. Ne cdo vend te botes ligji qendron shume me lart se sa normat morale te shoqerise. Ligji te denon me burg dhe jo noramat morale te shoqerise.
    Sipas ligjit ne se dikush ka bere dicka dhe eshte futur ne burg. Ai ben denimin dhe pas denimit ai ka te drejte te zgjedhi dhe te zgjidhet ne kuptimin qe ne se ai kandidon populli ( zgjedhesit ) te informohen per te kaluaren e tij dhe perundimisht jane zgjedhesit ata qe vendosin ta zgjedhin per deputet APO dicka tjeter APO jo.
    Mendoj se tani parlamenti albanez eshte ne nje pozite qesharake sepse sipas kushtetutes populli i ka zgjedhur si depuet dhe kekush nuk ka te drejte tja heqi kete Mandat ne menyre ligjore. Ne menyre morale eshte pune tjeter por nga ana ligjore nuk mund te behet ky budallallik i kerkuar me qellim nga Sala.
    Populli thote se nje budalla, si Puna e Sales, hodhi nje gur ne lume dhe nje mije te mencur nuk e gjejne dot. Keto budallalliqe ndodhin vetem ne albanistanin tone te dashur. Po tallet bota me ne. Pse valle jemi keshtu ??!!

    Reply to this comment
    • Tartufi December 26, 23:28

      Plaku,une qeshija me te madhe kur { turgofagu } ti dhe shokeve te tu i quante
      korraker dhe gjyzela. Kjo o plako eshte vertetimi i pa diskutushem i Turgofagos
      Histori qesharake me korraker dhe gjyzela te ketij populli.
      Nje njeri me pak mendje pas kaqe vitesh te maret zeriozisht , punen e ketyre
      te zgjedhureve per gjoja qeverisje te korrakerise shqiptare… e quan gjyzelizem
      Plaku ne jemi per te qare hallin me ate qe zgjedhim dhe luften qe bejme per ta
      mbrojtur ate.Plaku ne jemi per tu tallur me luften qe bejme per te rezuar ate qe
      eshte zgjedhur, kjo pune eshte e ndare ne korraker dhe gjysela.

      Reply to this comment
  3. treporti December 26, 18:21

    Seriali tha-Nuk e heq masken se kam bo budalliqe ne lagje.

    Reply to this comment
  4. Eli December 26, 18:28

    O Dani!

    Si shume po e kruan mor faqezi, malok koke trashe, tamam si Sali krimineli. Edhe ti me siguri

    vendin e ke ne burg bashke me udheheqsin tend shpirteror. Sa me shpejt, aq me mire.

    Reply to this comment
  5. spartaku December 26, 18:42

    Eshtee drejte,bota po tallet me ne.Te pranosh votimin vetem kur te thote opozita e Saliut do te thote sa poshte ke rene.Pse ran ne preherin e Saliut keta socialistst nuk merret vesh.Ishalla eshte ndonje truk.

    Reply to this comment
  6. kris 1 December 26, 22:52

    per keto pune do pyetur Mero Baze se ai e zberthen kete levizje te zgjuar strategjike te sharlatan Piktorit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*