SHËNIM: “Duam festë, nuk duam bukë! Aq më pak dinjitet!”

December 27, 2014 14:52

SHËNIM:  “Duam festë, nuk duam bukë! Aq më pak dinjitet!”

Pas Shpend Ahmetit të Prishtinës, mediat kosovare kanë kryqëzuar një tjetër homolog të tij; Rufki Sumën e Hanit të Elezit. Po për të njëjtën akuzë, atë të moszbukurimit të qytetit për fundvit. Dhe Rufkiu e ka bërë të qartë përse, duke u shprehur se ndërkohë që një pjesë e njerëzve në Kosovë vuajnë për bukë të gojës, nuk e sheh të arsyeshme që të shpenzohen fonde për zbukurime. Refki Suma është ai qeveritari lokal, që thuhet se nuk i shkakton shtetit asnjë cent shpenzim kot, që e konsideron të “shenjtë” paranë e taksapaguesit, paranë e arkës së shtetit. Mirëpo ky lloj virtyti nuk i çmohet. Edhe kur jepet si e dhënë, renditet tek kuriozitetet, që në nëntekst, nuk është çudi të merret dhe për naivitet. Dhe marrëzia vazhdon… (jo e tij, sigurisht), por e një pjesë të popullatës së qytetit, që e vuan moszbukurimin për festa! Dhe pyetja që vjen më pas është se ç`janë festat për ne, ç`kuptim kanë ato, derisa ekzistenca jonë si popull është ndër më të mjerat?! Festat tek ne, janë si ajo “gllënjkat me raki” që rrëkëllehen njëra pas tjetrës, për ta mpirë me patjetër trurin; për ta eliminuar të menduarit, logjikën, sensin e drejtë të gjërave. Ato janë rendja drejt virtuales, kur je i paaftë të ndërtosh dhe jetosh realen! Kësaj situate, duket se i shkon ky lloj “morali”: Duam festë, nuk duam bukë! Aq më pak dinjitet!”. Mos u çudisni, sepse e kishte seriozisht një pijanec, kur një ditë tha: “Mua nuk po më dalin lekët për raki e për cigare, e jo më për bukë!”/E.H

December 27, 2014 14:52
Komento

3 Komente

  1. Sali=Geddaf December 27, 15:09

    Nuk eshte puna e kursimit por e radikalizmit islamik qe e kan haram te festohet viti i ri, dhe Shpendi po ju shkon mbas qejfit hoxhallarve me qe e ndihmuan te fitoj bashkin,

    Reply to this comment
  2. Arben December 27, 16:35

    RESPEKTE PER KETA PUSHTETARE TE PERGJEGJSHEM.

    KETEJ NGA NE NGELEN DUKE NA TREGUAR SE SA MIRE JEMI.

    NDERKOHE QE PER GJENDJEN QE JETOJNE QYTETARET AS NUK U RRUHET FARE.

    EDHE NJEHERE RESPEKTE ME TE MADHE.

    Reply to this comment
  3. SHKUPI RL December 27, 18:10

    Cfar zbukurimi te qytetit kur ne cdo 50 meter ke nga nje lypes? Varferia nuk shporret me llampione qe te ,,lajne,, sytë por ste mbush barkun. Kurse ky Sali==Gedafi eshte si duket nga lloji i pijanecit qe thot se nuk i dalin leket per raki e cigare.Eshte tendencioze edhe menyra e pyetjeve të gazetares qe ka pikerisht qëllimin te nxjer pergjigje te tipit ,,Sali==Gedaf,,Vetem nje gje per Gedafin tani populli po e kerkon se derisa e kishin kishin te siguruara pallate per cdo familje,shendetësi falas,asnje i papune qe perendimit nuk i shkonte per ,,qejfi,, dhe tani bëjne ,,sehir,, e ky komentuesi i lartepermendur aq i kupton gjerat dhe shkruan broçkulla sepse bukfalisht i lexon dhe i kupton propagandat e grabitesve dhe të ,,përparuarve,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*