Dy gra, një horr dhe policë që duhen marrë me shqelma!

April 28, 2014 10:10

Dy gra, një horr dhe policë që duhen marrë me shqelma!

Nënë e bijë nga Fieri, me një fat të trishtë të të jetuarit vetëm si dy qyqe, pa asnjë mashkull në shtëpi, kishin vendosur dy ditë më parë që të vetëflijoheshin duke u djegur me benzinë, por që një rrethanë fatlume i kish shpëtuar. Një ditë më vonë, që të dyja shkreheshin në lot në studion e një televizioni ku zakonisht rrëfehen sa e sa fate të çmendura njerëzore të një habitati të pazakontë prej 28 mijë kilometrash katrorë që quhet Shqipëri. E përse do thoni? Për hiçmosgjë! Për pesë parë spec, siç thotë populli, për një fjalë goje e për një horr që u shpifet nënë e bijë prej 5 muajsh; një lloj “tritoli” me dy këmbë, me emër e mbiemër, që një polici nuk e bën dot zap. Teksa rrëfenin ferrin e 5 muajve, nënë e bijë dridheshin nga frika se mos horri u fanitej dhe aty në studio e ua merrte jetën. Deri aty kishte shkuar mosbesimi tek policia, tek shteti, tek garancia se jeta e tyre mund të mbrohej. E si do e kishin këtë besim, kur thonin se dy herë që kishin lajmëruar policinë e Fierit për t`iu ardhur në ndihmë pasi po dhunoheshin nga një horr, uniformat blu nuk merrnin me vete në komisariat dhunuesin, por të dhunuarat, pra nënën  e të  bijën që i kishin lajmëruar! “Mjerë ne që jetojmë në këtë vend” – ofshau nga telefoni një fqinj i të dhunuarave që u doli në mbrojtje dy fatkeqeve, të paktën moralisht. Dhe në fund, dritë shprese lëshoi avokat Zaçe Islami, i cili tha se në tre herë që i kishte dërguar mesazhe ministrit Tahiri për ca shqetësime, në të trija ministri kishte reaguar dhe kishte dhënë zgjidhje. Pra, në njëfarë mënyre u fut “mik” tek vetë ministri për gratë e dhunuara, me jetë ne fije të perit, se ndryshe e nesërmja nuk dihej se ç`sillte. E ministri vërtet mund të reagojë, por kjo nuk mjafton për t`u vlerësuar, nëse me punën e përkushtimin e tij, nuk ndikon që kjo shoqëri nga e “mikut” të bëhet e shtetit. Sepse, nënë e bijë, veç faktit se në jetët e tyre nuk ndodhej një mashkull, sigurisht që nuk kishin dhe “mikun” shpëtimtar.

P.S. Ngjarja e dy të dhunuarave nga Fieri nënë e bijë, ishte e atillë që i diskretitonte ca struktura policore në këtë qytet. Por nuk duhen penalizuar të gjithë. Fatkeqet shprehën konsideratë për sjelljen e grupit të gatshëm, por cituan me emër e mbiemër ata efektivë që ua kishin nxirrë jetën po aq sa horri.  Ndër ta ishin dhe ca bluza të bardha të spitali të Fierit, si për të treguar se dy gratë ndihen të vetme në këtë vend, por jo horri. Ai ka shokë kudo!       / E.H.

 

April 28, 2014 10:10
Komento

6 Komente

  1. info analitike April 28, 11:08

    Po kesaj here a ka ndonje pergjegjesi Tahiri me Didin, apo fajin e ka gjithmone Saliu?

    Reply to this comment
    • edi April 28, 11:35

      Po patjeter qe e ka Saliu fajin. Cuditem si e ve ne dyshim fajtorin. Dikush do e kete hedhur kete fare qe eshte bere pema tra. Apo doli dje nga veza ky horri

      Reply to this comment
      • info analitike April 28, 20:04

        Meqe po i hyn thelle deri tek faret ndoshta duhet te permendesh bujkun qe e mbolli ate fare se Sali Berisha etj jane vetem frytet e asaj fare te mbjellur per 50 vjet..

        Reply to this comment
  2. F April 28, 11:51

    Ketu nuk ka se si te kete faj Tahiri apo qofte edhe Saliu. E thene ndryshe, te gjithe e dime qe jetojme ne nje shoqeri thellesisht patriarkale dhe policia (e perbere kryesisht nga meshkuj) e reflekton edhe me forte kete perqasje ndaj grave dhe te drejtave te tyre. Prandaj thelbi i ceshtjes eshte mentaliteti i shqiptareve dhe jo thjesht cilesia e punes se ministrit.

    Reply to this comment
  3. tomsojeri April 28, 12:07

    Mjer, mjer, mjer ketij horlliku qe esht betonuar tashme ne shqiperi e spo ka ilac te ndergjegjsoj te pergjegjshmit !!! Po cfar behet xhanem ? Asgje nuk funksionon aty ?? Po ju o pusht-tetar nuk mendoni qe ku po i risni femijt tuaj !!!Kur te jet qelbur gjithcka aty mos kujtoni se do ju shpetojn ndeshkimit te vepres suaj? Kto fenomene nuk mbijn brenda nates por jan vazhdim i ktij horlliku 23 vjecar hajnie,krimi e korupsioni ! Kta horra qe po shtohen kan gjetur pleh shtetin qe i ushqen me indiferentizmin dhe parat qe marin ne cdo qeliz te funksionimit te tij! Turp, turp

    Reply to this comment
  4. P.A.B April 28, 20:01

    … cituan me emër e mbiemër ata efektivë që ua kishin nxirrë jetën po aq sa horri. Ndër ta ishin dhe ca bluza të bardha të spitali të Fierit, [artikulli]

    Kete se kuptoj, personel spitali duke ju nxire jeten? Kemi degjuar per bakshise etj…por kjo duket sikur po i dhunojne ne menyre aktive e Institucionale ne Cdo vend. C’po ndodh ne Fier??? Perseris, dhe nuk ka aspak perjashtime ne kete konkluzion [qe s’eshte i imi] pavaresisht periudhes, ideologjise, kohes e Krizes; ne do treguesin Final te nje Shoqerie shiko si i trajton me te Dobetit e saj.

    * Uniformat qe kane injoruar kete- te Lirohen. Kur nuk zbaton funksionit primar te rolit, s’duhet te jesh me efektiv i Policise.
    * Horri te merret per zverku, e te burgoset. 5 muaj persekutim Sistematik ka majft baze per Izolim te menjhershem derisa ti futen ceshtjes me thelle. Po te ket vullnet, nje shtet i zgjidh punet me 1.000 horra, jo nje.
    * Bluzat e Bardha – te sqarohen c’kane bere [a lane pa bere] cdo person i perfshire te “ngrihet” dhe deri ne perfundim hetimesh te mos lejohen te punojne me publikun.
    * Dy femra qe qajne me lot ne TV – do turperonin cdo Instance shteterore e te shoqerise, nje TV do jua ofronte ndihme te perkohshme, nje Biznes do u jepte ndihme, nje shoqate do i kontrollonte ne shtepi, dikush do paguante per 1-2 roje private; vetem per “meshire kristiane” plus…pak reklame biznesit e reputacionit te tij.

    Le te na dale tani z Minister neper studio dhe te Raportojne fillim-e-fund per kete rast te vetem, publiku do Emra-Histori personale, statistikat ti mbaje per ne Kuvend. Keni dy Femra qe shkuan deri ne vete-Flijim. Nje individ, thirrje me te llahtarshme per Ndihme, s’ka si ben me. Nje mesazh i serte do cuar ne Koken e Policise se Fierit, ti hiqen gradad e te cohet ne nje poste Kufitare te vogel. Kushdo epror pas tij ta marre vesh se pse paguhen nga Taksat e Shqiptarit.

    Ne Slovaki Pezullohet 4 oficere madhore ne nje rast kur rrihet nje studente. 5 Oficer te larte hiqen ne Hugari kur humbin imazhet nga kamera e nje Krimi. 4 oficere Elite te Policise Franceze jane nen Arrest [sot] pasi nje turiste kanadeze [oficere ne vendin e saj] i denencon per perdhunim. Nje Oficer I Policise Shqiptare qe Nuk Parandalon e Lufton Krimin ne Menyre aktive [dhe Prokuroria…] eshte pjese e tij. Kjo hyn tek “Neglizhenca Kriminale” Nese Horri eshte i pa-prekshem e gjykatat nuk merren me te; 2 femrat duan nje Polic Roje, 24h ne dite!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*