SHËNIM: E veçanta e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit nuk qëndron në arsyet që bënë SHBA t’i zgjasë dorën Shqipërisë

October 3, 2020 19:02

SHËNIM: E veçanta e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit nuk qëndron në arsyet që bënë SHBA t’i zgjasë dorën Shqipërisë

Nga Edona Llukacaj

 

Nënshkrimi i Memorandumit Ekonomik mes SHBA dhe Shqipërisë është padyshim një lajm i mirë edhe për më skeptikët e vendit tonë (i karakterizuar nga kjo dukuri).

Vizita e Nën Sekretarit të Shtetit për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin të SHBA, Keith Kratch këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të turit të tij dyjavor në Europë dihet se kishte për qëllim kryesor të ftojë shtetet anëtare të NATO-s të heqin dorë nga ose të mos pranojnë bashkëpunimin me Huawei-n kineze.

Për implementimin e rrjetit të gjeneratës së re 5G, Nën Sekretari sugjeron zgjedhjen e kompanive të tjera të telëkomunikacionit që ofrojnë “Rrjet të pastër”, si është quajtur vetë nisma amerikane.

Franca tashmë e ka pranuar ftesën dhe ia ka ‘ndërprerë’ rrugën kinezëve që besohet se do e keqpërdorin rrjetin dhe mund të cënonin sigurinë e ‘vendeve të botës së lirë’.

E ndërsa Gjermania me Italinë po mendohen, Shqipëria iu bashkangjt atyre shteteve europiane që do synojnë një ‘rrjet të pastër”.

Ky vendim u shpërblye menjëherë bujarisht nga SHBA e cila premtoi investimin për ndërtimin e ‘ëndrrës Skaviciane’ dhe jo vetëm.

Nuk është sekret se qoftë nisma për “Rrjet të pastër” qoftë vëmendja e shtuar e ndaj Ballkanit Perëndimor janë pjesë e politikave ndërkombëtare të Presidentit Trump, që kërkon rizgjedhje veçse pas pak javesh.

E para mund të konsiderohet si pjesë e premtimit për të ndalur ‘hovin kinez’ sidomos pas përhapjes së pandemisë, dhe kërcënimin potencial të Kinës ndaj botës së lirë, apo vendit që e simbolizon.

E dyta mund të shihet si një lëvizje për angazhim ndërkombëtar të shtuar nga administrata Trump apo thjesht si një manovër për të fituar zemrat e amerikanëve me origjinë shqiptare. Dihet se ata kanë një pjesëmarrje relativisht të lartë në votime dhe janë të përqendruar në disa prej shteteve më të ‘paparishikueshme’ amerikane, përfshirë ata që i dhanë fitoren presidentit katër vite më parë.

Por e veçanta e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit nuk qëndron në arsyet që bënë SHBA t’i zgjasë dorën Shqipërisë. Në fund të fundit, administrata amerikane, paçka se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhe, është e pajisur me llogjikën dhe mekanizmat që do ta pengonin të ndërmarrin hapa që mund të kenë ndikim pozitiv për një kandidat, qoftë ky edhe presidenti aktual, por mund të bien ndesh me interesat e vendit.

E veçanta e Memorandumit qëndron në faktin se vetë nënshkrimi i tij me ‘amerikanët’ fuqizon pozicionin e faktorit shqiptar në Ballkan. Aq më shumë kur ai pasoi dhe nuk u pengua nga marrëveshja e një ditë më parë mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku notat një bashk(ëpun)imi -aq sa mundemi- dukeshin qartë te slogani “Bashkë pa kufi”.

Për shumë ndoshta ai i një investimi modest, kur merret parasysh fuqia ekonomike e investitorit, kjo marrëveshje vlen për t’i rikujtuar drejtimin perëndimor që vendi duhet të ketë, çka nuk shprehet dot vetëm me takime të buzëqeshura apo qarje hallesh te Ambasadorja Kim.

Është i rëndësishm ky hap sepse qeveria shqiptare, pak muaj para se forca politika në pushtet të kërkojë vetë një mandat të tretë, bëri një marrëveshje me një partner të mirëfilltë strategjik.

Duke mos iu dashur të dhurojë ‘koka turqish’, qeveria jonë nënshkroi një bashkëpunimin që do na vlejë ne, ndoshta edhe asaj vetë më shumë se gjithë formulat matematikorë të reformës së zhurmshme zgjedhore.

 

———

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

 

October 3, 2020 19:02
Komento

6 Komente

  1. Shefqet Cela October 3, 19:37

    VEPRIMI I RAMËS KA QËNË PRAGMATIK NË FAVOR TË VËNDIT DHE VOTIMIT TË ARDHËSHËM TEK NE.
    Sidoqoftë mua më lë një shije të hidhur:
    – Sado pak, influencon në favor të vetë TRAMPIT në zgjedhjet atje.
    – Rrjeti kinez është,teknikisht, më i avancuar se të tjerët. Ne pranojmë një farë nënshtrimi duke keqësuar më tej temat ekonomike (natyrisht dhe politike) me Kinën, e cila po i derdh dollarët lumë drejt atyre që dinë ta dredhin.
    Megjithatë, e përshëndes këtë veprim të zgjuar sepse Skavica është jetike për energjinë duke ushqyer hidrocentralet pasues me rezervat ujore që mund të mbajë, duke na shpëtuar edhe nga përmbytjet. Sa për rrjetin 5G me kohë do të shihet leverdia. Nuk ka urgjencë.

    Reply to this comment
  2. Bossi October 3, 20:13

    Vendet evropiane dhe ballkanase shikojne ku kane interesin dhe jo te jene servila te ndyre re Amerikes Sataniste. Amerila vetem na ka rrjepur dhe na ka shkaterruar gjare ketyre 30 vjeteve me kriminelet qe ka vene ne pushtet tek ne. Amerika eshte e frikesuar nga zhvillimi yne ekonomik dhe ngaqe mos bshemi te pavarur po u fuqizuam ekonomikisht

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati October 3, 20:53

    Sa e zgjuar kjo qe ka bere artikullin mor anan ! Lol

    Mediokre dhe servile e peshtire me kete artikull bajat e qesharak

    Sa per ndikimin e Ekektoratit Shqiptar ne Amerike , ai ndikim esht pothuaj zero

    Ndersa kjo bujaria Amerikane eshte qesharake ,
    po ta krahasish me ndihmat Kineze ndaj vendit tone para Demokracise qe jane ne miliarda dollare

    Sipas meje ne duhet ta degjojme Ameriken per te vendosur Ambasaden tone ne Jerusalem ,
    Ndersa rjetin 5-G kinez dhe investimet Kineze duhet ti lejojme ne Shqiperi
    sepse i sherbejne ritjes se mireqenies se kombit tone

    Reply to this comment
  4. mirel October 3, 20:55

    A cte hapin barkun keto zorraxhiet qe diskutojne. Ik moj sharabajge. Investimet, skeptiket, dhe jo vetem,,
    Ik moj kavie bashkoju grupit te kavieve qe eksperimentojne “investimet” e tilla. Investime qe do na vlejne, aq sa na kane “vlejtur” per 30 vjet nga masakruesit e shtetit.
    Vrroma muti, gati per gojore me radhe, sa ti zbertheje “investimet”, Ramuti, dhe ne radhe ju te gjithe, buce e zagare, Vemje te mbaruara

    Reply to this comment
  5. jetimet e 21 Janarit October 3, 21:42

    LLAÇKA LLUKAÇAJ!
    Ç’fare kupton me m,emorandum ekonomik,midis kujt vendesh e shtetesh sa miliarda vihen ne dispozicion,kush i ve ne dispozicin e nepermjet kujt fondacionesh apo istitucionesh bankare kur ky vend eshte nje shprehje gjeografike pa shtet dhe pa ekonomi,pasuri kombetare,dhe pa asnje lloj infrastrukture nderkohe qe kapitalet strategjike na kane lene shendene dhe popullin e pa BUKE kreret krriminele te kesaj politike e kane futur ne 11 MILIARD borxh permes FAJDEXHESHAVE ..FMN-BB-BZHE-e tere halete ne duar te kolonizatoreve!!??
    Me fjalen ‘bashkim’ òìfare kupèton,bashkimin e maleve kthyer ne gurore te like florise apo token ajrin detin tashme çifliqe te krereve te xhihadit ISIS e kalif Salise apo bashkiumin e GRAVE qe koqevaret qe sdine shqip te kene nga dy gra si ne kohen e mareshallit Tito nje ne Kosove e nje ne sKiperi 30 vjet koloni!!???
    Bastuta KAPS e bkryexhihadistit integralist me probleme te renda te shendetit mendor me emerin EDVIN per heqje kufijsh e vene ne dispozicin Portin e Durresit tregojne se sem,undja e tij mendore ka degjeneruar po aqe sa e udheheqesit te tij shpirteror Serb Salise.!!!
    Per ke kufij flitet kur kufijte e 1913-tes nuk dihen ku jane kush i ruan e kush i siguron!?Per ke Port flitet kur ish porti i Durresit para 90-tes me i madhi ne rajon eshte kthyer ne shkretetire e çimentizuar,ku nuk eksportohet ASNJE TON MALLI NE DITE por vetem MIJERA TONELATA MUTI QEB DERDHET NE DET DREJT BRIGJEVE TE MESDHEUT NDERSA 30 VJET VETEM EKSPORTOJME EDHE MIELLIN KAFSHESH PER BUKE NGA SERBIJA,EDHE UJIN TE AMBALLAZHUAR NGA SAHARAJA DHE MISHIN E KALBUR NGA BRAZILI E SKA KUSH TE NGRIHET E TI DJEGE TE GJALLE NE TUREN E DRUVE TERE KETE GLASE KRRIMINALE KUJSLINGE ANTISHQIPTARE!

    Reply to this comment
  6. Atdhetari October 3, 22:33

    Amerikanet kane 30 vjet qepo e Shkaterrojne Shqiperine dhe po e cpopullojne sepse kete plan e kane pasurqe ne vitin 1929 bashke me Anglezet.
    Kinana beri shtetdhe me ushtri shume te forte ne rajon ndersa Amerikanet sollen helme nga Siria per ti cmontuar dhe 8000 terroristeiranian qe nuk i donte asnje ne Bote. Shpetimi yne eshtekurteshkeputemi njehere epergjithmone nga Amerika dhe Evropa perendimore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim