Edhe sot, si dje po na thuhet se do jetojmë… nesër

March 4, 2020 20:57

Edhe sot, si dje po na thuhet se do jetojmë… nesër

Nga Edona Llukaçaj

Edhe sot, si dje na thuhet se do jetojmë nesër, se e ardhmja që ata premtojnë do jetë e ndritur e se po nuk e pranuam të bindur, Zoti mos e dhëntë, do na e mohojnë praninë e tyre të vyer. Mes vetes bëjnë lojën e karrigeve. Ne…? “I miri, i keqi dhe i shëmtuari” të mëson boll si film, s’ka pse të jetë dhe realiteti jonë.

 

Filmi i famshëm Western i Sergio Leone “The Good, the Bad and the Ugly” (I miri, i keqi dhe i shëmtuari), i fundit i Triologjisë së Dollarëve, megjithëse u pat kritikuar ashpër kur u shfaq për herë të parë në fundin e viteve ‘60, arriti të bëhet i kërkuar nga publiku i gjerë dhe të renditej në mesin e 100 filmave më të mirë të kohërave nga agjensi të shumta, edhe për paralelizmin simbolik të pushtetit e parasë së fituar në forma të dyshimta dhe denigrimit njerëzor.

Subjekti i filmit me tepri skenash të përgjakura, e episode të përsëritura vdekjesh makabre, nën tingujt e muzikës, tashmë të mirënjohur të Ennio Morricone-s tregon përpjekjet e tre personazheve me profesion shpërblim-gjurmues për të shtënë në dorë një thesar e pushtetin e tij në Perëndimin e Largët.

Ashtu si pararendësit e tij, “A fistful of Dollars” (Për një grusht dollarë) dhe “For a Few Dollars More” (Për disa dollarë më shumë), kjo triologji nuk është aspak e panjohur as për shikuesin shqiptar. Në fakt, të shfaqur gjerësisht, sidomos në fillimet e viteve ‘90 kur publiku shqiptar ishte i etur për çdo gjë që vinte përtej kufijve, këto prodhime duket se kane qenë burim inspirimi edhe për krimet e rrëfyera të viteve të çmendura të këtij vendi, ku disa “tipa të fortë” bënin të dobëtit të vraponin nga plumbat apo i gjuanin kapelet (ose nuk gjuanin në shenjë) thjesht për “sport”.

Mbi të gjitha, Trilogjia e Dollarëve, ashtu si simbolika e titujve të këtyre filmave, në mënyrë të habitshme, hedh dritë në maskaradën politike të gati tre dekadave në vendin tone. Për një grusht me para sa për një shtëpi përrallore mund të bëhet gjithçka, paçka se faturën e paguan një popull i tërë. Për pak para më shumë mund të jepet me PPP mbarë vendi e gjithë mundësitë e tij pa kriter, teksa përdoren 36 shkronjat e alfabetit për operacione të shpikura me syze të blinduara, kinse për të ndaluar dorën zhvatëse të krimit.

Por “I miri, i keqi dhe i shëmtuari” me aleancat e ndërtuara dhe të prishura mes tre shpërblim-gjurmueve, me fjalë të dhëna e të përdhosura aty për aty, me marrëveshjet e fshehta dhe  gjysmë të vërtetat e shfaqura, dhe me gënjeshtrat që merren me mend duket se i rri shumë përshtat trekëndëshit të lidershipit shqiptar. Sigurisht që nuk po mundohem të etiketoj askënd si të tillë apo të atillë, pasi e mira, e keqja dhe shëmtia në film janë të lidhura ngushtë dhe përkufizimi i tyre, si në jetën reale, mund të jetë relativ. Po ashtu edhe në parodinë vendase ku shëmbëlltyrat zëvëndësuese të njëra tjetrës bëjnë shfaqjen e rradhës në bulevard me optimistë të pandreqshëm a të tjerë thellësisht të zhgënjyer, si për t’i kujtuar shoku-shokut rregullin e vetëm të kodit të të fortëve: në luftën për pushtet nuk ka rregulla.

Gjithçka e shenjtë e shtrenjtë për njeriun e për shqiptarin manipulohet pameshirshëm. Fraza nga Bibla e Kurani, thënie të mendimtarëve e filozofëve të të gjitha kohrave përdoren si batuta kundër rivalëve. Teksa rreziku dhe deliri i tjetrit theksohet, simbolet patriotike e, mbi të gjitha, aspiratat e shqiptarëve për integrim, për drejtësi, për përfaqësi të denjë kthehen në shprehje të zbrazëta propagandistike e në histori pritjeje tërkuzë të gjatë.

Edhe sot, si dje na thuhet se do jetojmë nesër, se e ardhmja që ata premtojnë do jetë e ndritur e se po nuk e pranuam të bindur, Zoti mos e dhëntë, do na e mohojnë praninë e tyre të vyer.

E ndërsa mes vetes bëjnë lojën e karrigeve, ne urojmë heshtur që të tre të mbesin në këmbë. “I miri, i keqi dhe i shëmtuari” të mëson boll si film, s’ka pse të jetë dhe realiteti jonë.

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

March 4, 2020 20:57
Komento

16 Komente

  1. Aladini me Eskortë March 4, 22:16

    Shumë saktë Edona
    Por me kë të flasësh?
    Me militantët e Ramiut?
    Apo me ata të Saliut?
    E kanë skllavin në gjak
    Dashuria me e madhe qe akoma ska njohur njerezimi eshte dashuria e Shqiptareve per Partine…shpresoj te mos i mungoje edhe ne boten tjeter!!

    Reply to this comment
    • greta March 4, 23:49

      Por njerezimi duhet te njohe edhe ….dashurine e nderkombetareve per SUNDIMTARET shqiptare!
      me shume se per popullin shqiptar!

      Reply to this comment
  2. Kris 1 March 4, 23:23

    Ska gje se krevatet i kemi te zakonshem
    Varret do ti kemi madheshtore
    Ismail Kadare

    Reply to this comment
  3. Xhuxhumaku March 4, 23:30

    Sakt,quhet edhe teoria e luges se floririt, ose po deshe ne bar do te hame dhe parimet nuk i shkelim, ose ç’e do vezen sot, ma jep mua qe te ta kthej pule neser etj, etj, Dhe e nesermja nuk vjen kurre, sepse e nesermja e sotit, behet e sotme shume shpejt dhe ne flasim per te nesermen tjeter etj. etj. Rrofte maskarai i rradhes!

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri March 5, 00:49

    Ne fakt,më afer realitetit shqiptarë,është Filmi “Na ishte një herë Amerika”(nga trilogjia amerikane).
    Gangsteri u bë Senator.

    Reply to this comment
  5. neser do te jete me "mire" . gjithmone "neser", deri ne...zhdukjen e jetes mbi dhe . March 5, 10:19

    deri sot, ky shkrim eshte i vetmi real . t’ u ngulet gozhde ne tru, llapaqenerise politike, llogjeve te kafeneve dhe qenerise ordinere mediatike, te ketij vendi .

    Reply to this comment
  6. NË KOSOVË JETOJNË 3.100.000 SHQIPTARË, NDËRSA NË MAQEDONI 1.400.000 DHE SHQIPTARËT JANË KOMBI MË I MADH NË BALLKAN March 5, 11:51

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qëllimisht vetëm rreth 1.620.000 dhe duket qartë që është një mashtrim i qëllimshëm sepse ky numër është gati i njëjtë me numrin prej afërsisht 1.596.000 shqiptarë që u deklarua në regjistrimin e 1991 në Kosovë por ai regjistrim u bojkotua nga shqiptarët. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë që domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000 individë. Regjistrimi i 2011 është aq qesharak sepse numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua gati aq sa u deklarua në regjistrimin e 1991. Në fakt ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.. Në 2002 në Kosovë banonin afërsisht 2.400.000 shqiptarë.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet në kohën e pushtimit në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë. Aktualisht në Kosovë banojnë rreth 3.100.000 shqiptarë.

    Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.500.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanda dhe Australi. Këtu nuk përfshihen shqiptarët në Turqi sepse ata janë asimiluar në masë të konsiderueshme dhe nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.600.000 shqiptarë.

    ***

    Në regjistrimin e popullsisë në 2002 numri i shqiptarëve në Maqedoni u deklarua afërsisht 509.000. Por në të vërtetë ishin afërsisht 1.050.000 shqiptarë në Maqedoni. Shqiptarët janë aktualisht afërsisht 1.400.000 banorë në Maqedoni. Numri i sllavo-maqedonasve është afëtsisht 1.100.000 por nga këta janë afërsisht 200.000 shqiptarë që nuk deklarojnë etninë e tyre të vërtetë dhe janë shumë të asimiluar. Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 55% shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët kanë qënë edhe shumicë absolute e popullsisë në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61% shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.

    Minoritetet e tjera janë afërsisht 200.000. Nga minoritetet e tjera janë afërsisht 75.000 që deklarohen turq por nga këta janë afërsisht 60.000 shqiptarë dhe ata dinë edhe shqip. Numri i popullsisë në Maqedoni është gjithsej afërsisht 2.700.000 dhe nga kjo popullsi rreth 1.400.000 janë shqiptarë dhe deklarohen hapur shqiptarë. Shqiptarët janë me rreth 52% shumica absolute e popullsisë në Maqedoni dhe Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët kanë afërsisht 15 vjet që janë bërë përsëri populli më i madh në Maqedoni. Nga Maqedonia janë gjithsej rreth 250.000 emigrantë shqiptarë edhe kjo domethënë që shqiptarët e Maqedonisë janë gjithsej rreth 1.650.000 me emigrantët e tyre. Nga të gjithë nxënësit në Maqedoni afërsisht 70% janë nxënës shqiptarë. Në Maqedoni numrat zyrtarë të deklaruar të nxënësve shqiptarë gjithmonë kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht ashtu si kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht edhe numrat e banorëve shqiptarë dhe numrat e lindjeve të shqiptarëve.

    ***

    Në Luginën e Preshevës banojnë afërsisht 180.000 shqiptarë dhe jo rreth 100.000 si deklarohet. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës janë rreth 250.000. Shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 80.000 dhe jo rreth 30.000 si deklarohet qëllimisht gabim nga Mali i Zi. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Malit të Zi janë rreth 120.000. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë.

    Shqiptarët janë, duke mos e llogaritur Rumaninë, kombi më i madh në Ballkan. Gjithsej shqiptarët janë afërsisht 9,2 milionë individë në Ballkan. Me emigrantët shqiptarët janë afërsisht 11,8 milionë individë.

    Në këto shifra përfshihen vetëm ata që deklarohen shqiptarë. Me arvanitët dhe shqiptarët e tjerë në Greqi këto shifra do ishin shumë më të larta. As shqiptarët e Turqisë nuk përfshihen në këto shifra. Në krahasim me shqiptarët kombet e tjera të Ballkanit janë shumë të vegjël. Në Ballkan vetëm shqiptarët kanë shtim të popullsisë kurse kombet e tjera kanë humbje të popullsisë. Shqiptarët ishin deri në krijimin e shtetit grek nga arvanitët në fillim të shekullit të 19 kombi me popullsinë dhe territorin më të madh në Ballkan sepse edhe arvanitët deklaroheshin hapur shqiptarë.

    Shumica e shqiptarëve që banojnë në Çamëri, Artë, Janinë, Konicë, Follorinë, Kostur, Grebene dhe Meçovë e flasin gjuhën shqipe. Me ata janë afërsisht 10 milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe shumë arvanitë e flasin gjuhën shqipe. Numri i arvanitëve është gjithsej afërsisht 5 milionë individë.

    Reply to this comment
  7. Shqipëria ka demografinë më të mirë në Europë March 5, 11:51

    Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë kanë shtimin natyral të popullsisë më të lart në Europë. Gati të gjitha vendet e tjera të Europës kanë humbje të popullsisë dhe vetëm pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë. Të gjithë artikujt e OKB, BE dhe organizatave të tjera që deklarojnë sikur Shqipëria ka pakësim të popullsisë dhe do ngelin vetëm afërsisht 1 milion ose edhe më pak banorë në vend janë thjeshtë gënjeshtra. Me këto gënjeshtra kërkohet të arrihet ulja e shtimit natyral të popullsisë së Shqipërisë dhe shtimi i emigrimit jashtë vendit. Shqipëria ka aktualisht gati 4 milionë banorë rezidentë. Shtim të njëjtë natyral të popullsisë si Shqipëria e ka Turqia por ky vend është gati plotësisht në Azi dhe jo në Europë.

    Në përgjithësi bëhet një propagandë shumë e keqe në mediat shqiptare kundër Shqipërisë duke e deklaruar gabimisht si “vendin më të varfër në Europë“. Duhet ta dinë të gjithë se “vendi më i varfër në Europë“ është Moldavia dhe pastaj vinë Ukraina, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Bjellorusia. Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto (GDP) për banor aq sa e ka edhe Rumania. Shqiptarët janë mesatarisht më të pasur se sa janë mesatarisht banorët e këtyre vendeve të përmendura. Nëse prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë nuk do kishte rënë gjithsej me rreth 41% në 1990, 1991, dhe 1992 për shkak të shkatërrimit të konsiderueshëm të industrisë, fabrikave dhe gjithë ekonomisë. Shqipëria do e kishte sot prodhimin e brendshëm bruto real për banor aq sa e kanë Italia, Spanja dhe Çekia sepse Spanja dhe Çekia e kanë arritur prodhimin e brendshëm bruto real për banor të Italisë.
    Instati dhe qeveritë i kanë fallsifikuar pas 1990 të gjitha të dhënat për ekonominë e Shqipërisë ashtu siç i kanë fallsifikuar edhe të gjitha të dhënat për demografinë e Shqipërisë. Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja dhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me

    prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

    Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

    Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

    Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik. Sot në Shqipëri të ardhurat mesatare janë njëjtë si në Rumani. Shqipëria dhe Rumania i lënë pas Bullgarinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë në BE. Në Shqipëri duhet ta dinë që vendet e tjera ballkanike kanë gjithashtu shumë emigrantë. Bullgaria ka afërsisht po aq emigrantë sa Shqipëria. Kurse Rumania ka afërsisht 3,5 milionë emigrantë që është një numër shumë i madh emigrantësh.

    Arsyeja pse Shqipëria ka afërsisht 1,35 milionë emigantë është afërsia gjeografike me Italinë dhe Greqinë. Aktualisht Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto më të lart se sa Greqia por të ardhurat dhe niveli i çmimeve në Shqipëri janë mesatarisht më të ulëta se sa në Greqi. Nësë qeveria e Shqipërisë do i rriste të ardhurat në nivelin e të ardhurave në Greqi ose edhe më shumë nuk do Shqipëria nuk do kishte emigrantë në Greqi. Bullgaria dhe Maqedonia janë gjithashtu vende fqinje me Greqinë por kanë shumë më pak emigrantë në Greqi. Arsyeja për këtë është që Greqia ka qendrime armiqësore ndaj këtyre vendeve dhe kundër Bullgarisë ka bërë edhe luftra. Edhe kundër Shqipërisë ka bërë luftra Greqia. Por shqiptarët në përgjithësi nuk janë aq shovinistë sa popujt e tjerë të Ballkanit. Si gati të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit edhe Greqia ka humbje natyrale të popullsisë.

    Reply to this comment
  8. intelektuali March 5, 14:32

    I GJATI, I SHKURTRI DHE PEDERASTI

    Ky eshte filmi modern i Kinostudios “Shqypnia e Re” qe e pame bardhe e zi ne TV per 50 vjet me radhe dhe qe po e shohim me ngjyra enveriste perdite edhe 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit,

    SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE

    Reply to this comment
  9. Loni March 5, 18:02

    Bravo, shkrim i goditun!

    Edhe sot, si dje na thuhet se do jetojmë nesër, se e ardhmja që ata premtojnë do jetë e ndritur e se po nuk e pranuam të bindur, Zoti mos e dhëntë, do na e mohojnë praninë e tyre të vyer.
    🙂 🙂

    Reply to this comment
  10. na mbyten emfatiket ..idiote . March 5, 21:27

    ti, qe numuron shqipetaret kudo qe ndodhen, sigurisht ke nje mendim “gjenial” !! me qe behemi shume, ne mund t’u q..ijme nenen gjithe te tjereve !? ne fakt me kete mendje, idiote; si ti, zheji, kocaqis, rama-qis dhe islama-qiret; meta, basha, berisha . jeni qire mbare e prape . sot kerkohet jetese humane paqesore dhe jo force e verber, pasi dhe shumfish te behet nje komb, nuk fiton me …lufte .

    Reply to this comment
  11. thjesht...pak fat . March 7, 16:36

    vazhdoka ky shkrim !? pse ketij vendi i thone rri ku je, se je mire, ne masen me te madhe ndodh nga pordhet, qe leshojne ca pordhe- idiote, si ky siper, qe rrit numurin e shqipetareve duke i numuruar kokerr per kokerr . me demek, sot shqipetaret fitojne cdo gje me force edhe pse dhe shurren nuk mund t’a beje pa pelqimin e amerikes dhe be-se . le pastaj, qe arvanitasit te komandojne greqine eshte nje utopi, qe greket jane vetem nga ponti dhe jo autoktone, eshte idiotesi, qe turqit shqipetar (5 milion) pervec se turk s’e kane quajte veten shqipetar dhe kur ishin ne shqiperi . se shqipetaret ne maqedoni e kosove jane shtetas te shteteve te tyre eshte histori . dhe vetem t’ i lutemi usa-s dhe be-se per me shume aresye e demokraci…behet ky vend . ose, ose…e bejme si svicra, ose si ne kohen e enverit; te pa varur “mbeshtetur ne forcat e veta” dhe mund te behet ky vend, ne qofte se s’e bene bota (demokratike) .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim