SHËNIM: Futbolli i fushave në Brazil dhe “futbolli” i studiove në Shqipëri

June 13, 2014 08:31

SHËNIM: Futbolli i fushave në Brazil dhe “futbolli” i studiove në Shqipëri

Politikanët dhe analistët janë shndërruar në simbiozë të neveritjes për një masë njerëzish: sa të pahonepsshëm të parët, po aq dhe të dytët. Po ndërsa tek Botërori i Futbollit shpresohet një ikje me pahir nga çaprashitjet e tyre të bezdisshme, për t`u përqendruar tek tapetet e gjelbërta të Brazilit, studiot tona televizive duket se do mbushen me të njëjtat portrete, ose surretër, të thënë ndryshe, që do marrin poza të fryra prej mendjendriturish dhe në punët e topit ose topave, që do hyjnë e dalin prej rrjetave. Pra më troç, nuk do u shqiten njerëzve dhe këtë muaj. Në ato studio ku komentojnë politikën, zhvillimet e saj, ku flasin për këtë apo atë deklaratë, këtë apo atë gjest, këtë apo atë zhvillim, nuk do kenë asnjë modesti që mos merren me këtë apo atë ekip, përbërjen, skemën, trajnerët, hesapet me gola e pikë, e çdo imtësi tjetër të lojës në fushë, duke u zënë vendin sa e sa specialistëve të futbollit, lojtarë e ish-lojtarë, trajnerë e ish-trajnerë, vetëm e vetëm se si shqiptarë, u mungon ajo cipa, që të thonë: Jo, nuk është për mua kjo punë! Dhe jo vetëm ata. Do kemi pa hesap të ashtuquajtur këngëtarë e gallataxhinj skenash, sipas variantit majmunor: e konceptuar si një show! Mes tyre, edhe në rolet e moderatoreve ndihmëse, do feksin llërë e shalëzbuluar me terror sensual, çupërlina të ndryshme të zgjedhura për të peshkuar më shumë syçakërritje në ekran, sesa të interesuar vërtet për të kuptuar diç prej mrekullisë në fusha. Dhe ti mendon për një çast: por po të ishte ndonjë festival filmi apo teatri, sa futbollistë do ftoheshin vallë të flsnin për këtë apo atë batutë, këtë apo atë rol, këtë apo atë dialog, këtë apo atë personazh?! Sepse, nuk do jenë të pakët pra, edhe njerëzit të skenës dhe ndonjë i zakonshëm i kinemasë, plus sa e sa të tjerëve që do flasim qesim, me idenë që çoç marrin vesh dhe nga futbolli. Me të “drejtën legjitime” që u jep të jetuarit në një atdhe të çoroditur./E.H

June 13, 2014 08:31
Komento

5 Komente

  1. Pac June 13, 09:30

    Ne vendin tone ka 23 vjet qe nuk behet asnje stadium edhe shkodres se futbollit ja lene pergjysem , po keto tipa qe larguan futbollin nga stadiumi dhe fushat e blereta per tu kaperdisur tifozave se NE jemi fubolli i vertete ne studiot televizive ne paketem super te shtrejte supersport dhe ne bastet live . Qeveria e re ose Rilindja qe e votuam si shpresen e vertete ne kete vend duhet te i kushtoje vemendje te madhe futbollit se shqiptaret jane shum te lidhur me kete loje magjike , qe kur drejtohej nga njerezit e duhur stadiumet tona mbusheshin 2 ore para ndeshjes , dhe sot zgedhihemi me pordhospecialistat e futbollit qe mbushin çdo ekran duke dhene mend per kampionatin botror .

    Reply to this comment
  2. vjollca June 13, 09:59

    fytyra qe na jane kthyer ne makthe te ekranit,te pakten te n’a ishin qerruar per pak dite. Na jane neveritur!

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi June 13, 11:45

    Po saliu,jozi,sahit dollapa, sherafudini,mesila,strazimiri,mul noka a do të dalin të flasin për futbollin ? Pa dalë këta nuk ka e nuk mund të ketë analiza të vërteta për kampionatin o ermir djali !? Fute njëherë e mirë në kokë dhe mos rri me xhotën që e ka mendjen te futbollistët e shoqatës “mallakastra”? Tung!

    Reply to this comment
  4. lis dushku June 13, 12:49

    Mor po ceshte nje belinda budini qe del e flet per futbollin,duke u zgerdhire?Le te zgerdhihet me politiken gjithe vitin dhe te na lere rehat te degjojme specialistet e mirefillte te futbollit!Kush i fton neper studio keto mor aman?Politiken e bene lesh arapi,do na e peshtirosin edhe futbollin me ato surreter,si njeriu,qe qesh.

    Reply to this comment
  5. Sting June 13, 13:13

    Per te dhene nje shembull te asaj qe thote gazetari E.H. Mbreme pas sportit se studio te TVSH ishin gazetare sportive, ish-lojtare, ish-trainere dhe…ministrja e sportit L. Nikolla. Shume mire se i takonte por analize ndeshje apo mendim sportiv nuk mund te jape dhe e shkreta rrinte si ne gjemba aty ku flitej per futbollin. Prandaj do ishte mire qe te pakten kete muaj botereri te mos kete ne studio sportive tjere pervec specialisteve dhe njerezve te sportit e jo politikane gagace qe i kerkohet te bejne ate qe nuk munden…analizen e ndeshjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*