SHËNIM: Gjakmarrja, nga tragjike dhe e korruptuar!

February 28, 2014 16:19

SHËNIM: Gjakmarrja, nga tragjike dhe e korruptuar!

Vërtet ishte një vatër dhimbje, tragjizmi e absurdi, ajo e gjakmarrjes në Shqipëri, që të paktën është konsideruar gjithnjë një atavizëm i së shkuarës, një mbetje e shekujve, një relike mesjetare, që sa e frikshme, ishte dhe aq tërheqëse për të huaj e studiues të antropologjisë sociale. Të paktën ishte e pastër në vërtetësinë e vet, e papërlyer si dramë.

Por ka do vite, që tek gjakmarrja, një pjesë shqiptarësh po shohin një tjetërlloj mënyrë për të shkuar në Perëndim, e një pjesë tjetër për t`u pasuruar. Së fundi, një kryetar komune në veri e një zyrtar i Pajtimit të Gjaqeve, janë vënë nën akuzë për falsifikim dokumentash në dhënie dëshmish  të rreme për persona të përfshirë në gjakmarrje. Para tyre, janë akuzuar dhe të tjerë, pasi prej vitesh, ky sektor  (nga fenomen social është shndërruar në sektor fitimprurës), ka fituar një status skafizimi, me kontigjente që paguajnë për të kaluar matanë maleve e detrave, me pretendimin se hasmi ua ka vënë kokën në thep-shtjekëz.

Një skafizëm të tillë, e ushtroi prej vitesh dhe një gazetë, kinse e djathtë ekstreme, duke shitur shkrime me në qendër  aktivistë që përndiqeshin politikisht. Sa për ilustrim, ka ndodhur para ca vitesh që një shqiptar që shkoi në Alaskë për punësim sezonal në sektorin e peshkimit, takoi atyre viseve të largëta një bashkëatdhetar, që ishte hequr si një ndër krerët e Partisë Republikane në një provincë të Shqipërisë verilindore, të cilit i ishte thyer xhami i makinës nga kundërshtarë politikë. Por kjo nuk është asgjë përballë faktit që dhe gjakmarrja po falsifikohet, po korruptohet, aq sa do jetë e vështirë të dallohet i ngujuari për nder me “të larguarin prej kulle” si emigrant i rëndomtë. / Ermir Hoxha                                

 

 

 

February 28, 2014 16:19
Komento

4 Komente

  1. Eduard February 28, 16:38

    Te pakten zgjidh ndonje teme tjeter me interesante, se sa te denigrosh ne kete menyre kaq te ulet. Sepse, te shkretet shqiptar po vriten perdite, si zezaket ne kohen e skllaverise, nga mafia dhe krimi i organizuar, jane me mijra te vraret pa autor, qe ne fakt te gjithe i dine vrasesit, i di policia, i di gjykata, por asgje, ata vazhdojne te jene te lire dhe te vrasin perseri. Nese ka nje popull qe ka te drejte te kerkoj mbrojtje nderkombetare nga mafia, nga krimi i organizuar, nga gjakesi, nga politika, eshte njeriu shqiptar!!!
    Ju e dini shume mire se te vraret ne Shqiperi jane shume, cdo dite ka mbi 3 viktima, te gjakmarrjes, te hakmarrjes, te mafias! Dhe cudia eshte se ata qe vriten zakonisht thuhet: larje hesapesh! Kur policia e di se keta kane “hesape” per te lare, pse nuk i mban ne survejim per te parandaluar krimin? Sa te vrare ka vetem muajin e fundit? Sa ka patur dje, pardje, para nje muaji, para 6 muajsh, para nje viti??! Si thua ti, zoti “gazetar”, njerezit te presin diten e gjykimit, diten kur do te vriten ne prite, ne maikne apo ne shtepi te tyre me eksploziv?? Ka edhe shume shume arsye te tjera, dhe me beso: une nuk i perkas asnje force politike, sidomos Partine Demoktratike dhe Sali Berishen! Por mund te them se me jeten e shqiptarve po luhet nje maskarade e tmerrshme, nga krejt politika shqiptare, e majta, e djathta dhe e qendres! Madje edhe nga Media, sidomos media e shitur, majtas dhe djathtas!

    Reply to this comment
  2. Besi February 28, 18:21

    Pa marre persiper te bej rolin e avokatit mbrojtes me duhet te jap mendimin tim ne perkrahje te shkrimit te mesipem. Aty behet fjale per ata qe abuzojne qe, nen petkun e te “persekutuarit” nga gjakmarrja, te perfitojne dokumenta per t’u larguar jashte shtetit. Autori i shkrimit kerkon te denoncoje njerezit qe kane marre persiper vullnetarisht te zbusin fenomenin e gjakmarrjes, te cilet, jo vetem nuk bejne detyren primare te tyre, por, akoma me keq, e kane perdorur ate per perfitime personale. Te tilla veprime te ketyre personave te pandergjegjshem (e pakta e duhet thene per ta) e bejne kete problem shqetesues social sikur te jete nje “loder femijesh”. Kjo, ne te vertete, eshte nje tallje per te gjitha ato familje vertete te kercenuara nga ky fenomen i rende i shoqerise sone.

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit February 28, 18:25

    Qe shqiptaret te behen me te mire, duhet qe te marrim borxh per ca vite nga metoda enveriane, vetem nje vit ose e shumta dy dhe do te shifni qe keta shqiptaret me bisht dhe te eger, do te behen pula squk edhe me e kap nonen e vet me dashnorin siper, ka rrezik ti thone, kur te mbarosh pune, hajde ta pim nji kafe me bisht.
    Ai Enveri do ket qen ndonji lloj profeti se vetem me nji te pame verger, i bente sojin e Saliut, ti shpetonte shurra ne breke.
    Prandaj mbas 23 vjeteve demokaraci, besoj se ne duhet te perfitojme nga metoda enveriane, per ti kthxer shqiptarhones buzeqeshjen.
    Kush o dakort, te ngreje doren.

    Reply to this comment
  4. P.A.B February 28, 18:47

    Per cdo person qe largohet nga vendi e kerkon Azil nen shkakun e gjakmarrjes (me te drejte, a mashtrime) imazhi i Vendit tone bie 10x.

    Megjithe dramen sociale qe mbart ne vetvete per nje familje, eshte jashtezakonisht e veshtire ta shpjegosh kete ne Bote.

    “Pajtimet”, asnjehere s’me kane pelqyer si metode. ne implikim ato paraqesin “burreri e bese” Ne keto gjakmarrje qe shohim e degjojme, vec burreri e bese nuk ka. Demtohen grate, virten adoleshentet e mbyllen ne kulla 8-9 vjecaret. Duke lene “pajtimin” si zgjidhje imediate, pak a shume ke institucionalizuar Gjakmarrjen.

    “Kanun te paster” sic e mendojme/lexojme ne leter, nuk ka; e as ka pasur kurre. Tendecat romantike per te ngritur dicka ne nivele qe nuk ekzistojne, e kane demtuar shoqerine tone. Si te thuash “mafiozet” kujdesen per familjen e nuk prekin gra e femije; kur shpesh ka ndodhur e kundersta.

    Kanuni ishte si ishte, e ishte per kur ishte; sot ka ngelur inati, primitivizmi e hakmarrja ekstreme. Duke vleresuar jeten dhe Ligjin, ka shume pune te bere nga shteti. Duhet me teper Hapje, mireqenie, komunikim dhe aferi ndermjet njerezve te zonave qe “vazhdojne me kanunin” Vec keshtu do bjere kjo menyre e te zgjidhurit te problemeve.

    Ka Kanun, Ka Hakmarrje, Ka Krime e vrasje kudo, ne gjaknxehtesi e pak me pas; por te ruash dike per te vrare per muaj e vite me rradhe; eshte krim ekstrem dhe me paragjykim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*