SHËNIM: Hija e Ristanit në Brazil

June 14, 2014 11:40 Updated

SHËNIM: Hija e Ristanit në Brazil

Ndeshja e parë që startoi Botërorin, ajo mes Brazilit dhe Kroacisë, la shijen e hidhur të një arbitrimi me probleme, në favor të vendasve,  kulmuar  me një 11-metërsh që kaloi në avantazh brazilianët.  Dhe ne, shqiptarëve, në raste të tilla na fanitet “bilbil-Ristani” i arbitrimit zgjedhor, që me preçedentin e para tre viteve të zgjedhjeve lokale, u përngjau atyre gjygjtarëve të kategorisë së tretë, që të blerë nga ndonjë ekip, janë gati dhe ta bëjnë me këmbët e tyre një gol, si detyrim në këmbim të ndonjë favori. Nishimura quhet japonezi, i cili reflektoi virtyt kombëtar, vetëm me një pregatitje të jashtëzakonshme fizike seriozitetin dhe përkushtimin ndaj detyrës, duke mos reflektuar sakaq dhe moralin japonez në mbajtjen e drejtësisë. Kjo bëri që trajneri kroat Kovaç, të lëshonte fraza paralajmëruese bojkoti, si PS-ja në zgjedhjet e `96 dhe, mos o Zot të ndodhë një gjë e tillë. Por nëse dhe aty ka depërtuar ndonjë Ristan bilbili, edhe Botërori rrezikon të lë shije të hidhur zgjedhjesh në Shqipëri. Për një vetëdije e moral të lartë në arbitrim, nuk do ishte keq që FIFA të përfshinte si lëndë trajnuese për gjygjtarët e Botërorit dhe shfaqje sekuencash me KQZ-në e Ristanit në zgjedhjet lokale të 2011, posaçërisht betejën për Tiranën, si formë ndërgjegjësimi se si nuk duhet të përfundojnë në kodoshër gjatë një arbitrimi. / E.H.

June 14, 2014 11:40 Updated
Komento

7 Komente

  1. mustafa June 14, 13:57

    Shqiperia eshte e vogel shoku! Shembuj te tille ke sa te duash ne bote. Bile ke rastin e G. Bush kunder Al Gore. Shume i vogel Ristani per t’u marre shembull ne trainime.

    Reply to this comment
  2. Genci June 14, 16:11

    Me e pas emrin Beni nji kshu asht mor ta marsha se kot nuk e kan qit filmin Beni ecen vete.
    Pra kta Benet jane te vegjel e nuk munden me ec vet por kan ka i Sale qe u nep mend e i drejton si duhet me e majt drejtesine!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Genci June 14, 16:14

    Por ky Beni yne asht ene i vogel ene pijanec qeratai.
    Ke pa ti myzeqar pijanec si ky Beni yne?
    Ene asht ene serioz i madh dreqi, a thu se ka tan boten mbi supe.

    Reply to this comment
  4. E VERTETA June 14, 16:18

    Ristani, kur s’pi raki nuk gjykon drejt. Ristani gjykon drejt kur eshte i pire. Dhe mire e ka ! Ne kete vend ku cdo gje eshte “e dehur” dhe e padrejte, duhet te dehesh me raki qe te gjykosh drejt me mendje.

    Reply to this comment
  5. jovan June 14, 22:44

    uroni që të mos bini në dorëtë gjyqtarëve të tillë se fundi dihet: “I drejti del humbës”.

    Reply to this comment
  6. Mark uk June 14, 22:45

    SH E.H Na je ba si gazeta zeri i popullit.Me te thene te drejten mishi me rreshqethet kur i shof kto dy germa.

    Reply to this comment
  7. Meteh June 15, 05:55

    Ristani eshte me i rrezikshem se albitri,pasi ky i fundit mund te justifikohet se “Çdo faull mund te ndeshkohet”,ndersa Ristua nuk mund te justifikohet-se vjedhja e votes,nje sendi tjeter-ndeshkohet dhe me burg dhe po ta “shtrydhesh” mund te thot se me urdheroi Saliu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim