HIPI KALIT MBARË, ZOTI LU…

Bedri Islami November 20, 2015 12:19

HIPI KALIT MBARË, ZOTI LU…

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, zoti Donald Lu, që prej disa kohësh ka bërë temën e tij të dashur atë që lidhet me dekriminalizimin e politikës në vendin tonë, e për të shkuar më tej, reformën në drejtësi, e cila kërkon ndryshime të ndjeshme kushtetuese. Jo për herë të parë, por kurrë ndonjëherë kaq fort, një ambasador i Shteteve të Bashkuara është i përfshirë në një temë, e cila aktualisht është patatja e nxehtë e jetës sonë politike. Për dekriminalizimin e jetës së vendit tonë, sidomos të jetës sonë politike, janë bërë tashmë, haptas beteja politike të ashpra, herë me tone kërcënuese të lehta e herë, kjo më shpesh, shumë të ashpra; janë bërë kërcënime krejt hapur për një përmbysje të jetës së vendit, për një mosbindje qytetare të shumëfishuar, deri në një kërcënim mafioz, si ajo e shefit juridik të opozitës, për heqje zvarrë të shefit të qeverisë.

Pasionet janë ndezur prej kohësh, ata nuk janë një mollë sherri e zakonshme, nga ato që jemi mësuar të ndjekim më shpesh se çdo të enjte; janë shumë më tepër, pasi, ndoshta për herë të parë, mjaft nga njerëzit e politikës po ndjejnë se mund të fillojë ndonjë furtunë politike, administrative, e më keq akoma, juridike, ndaj jetës dhe pasurisë së tyre. Kush ka hipur majë plehut, si kanë hipur mjaft nga gjelat tanë politikë, e kanë të vështirë të rrëzohen, e aq më keq, ky pleh i bollshëm financiar, është llogorja nga e cila as që kanë ndër mend të luajnë.

Zoti Donald Lu, një shqipfolës pasionant, ndoshta e di se pas kësaj rezistence ka mjaft të pathëna dhe se ligji për dekriminalizimin, e njëkohësisht me të, reforma në drejtësi, nuk janë kafshata që përtypen lehtësisht nga politika jonë tipike shqiptare, ndaj, për të bërë të qartë qëndrimin e shtetit që përfaqëson, ai po i kthehet e rikthehet kësaj teme, me pasionin e njeriut që në fund do të jetë jo thjesht pjesë e një beteje, por në rradhët e para të saj. Në këtë vend ka pasur edhe ambasadorë të tjerë pasionantë, që nga ato që bënin thirrje për të mbetur të gjithë socialistët pa punë, si zoti Rajerson në fillimet e pluralizmit; ka pasur të tjerë që ishin thellësisht kundër mafias politike në Shqipëri, si zonja Mariza Lino, por që mbetën në tabanin deklarativ; ka pasur diplomatë që e vazhduan në Shqipëri mbrapsht karrierën e tyre, si paaradhësi i zotit Donald Lu, që menjëherë pas vrasjeve të 21 janarit gjeti tek pala vrasëse burra shteti; ka pasur edhe ambasadorë të strukturave të tjera që, më shumë se pas diplomacisë, ishin të lidhur me kokoshkat e kukurecët.

Zoti Donald Lu nuk është i kësaj natyre. Ai po kërkon fuqishëm të mos jetë thjesht violina e parë në zërat kundër kriminalizimit e pro reformës në drejtësi; ai po shndërrohet në dirigjentin e saj, e ndoshta më saktë, ai po bëhet kalorësi i parë i kësaj beteje.

Mesazhet që ka përcjellë në fjalët e tij, kudo ku e ka parë të arsyeshme, kanë qenë të qarta, jo të papritura, dhe disa nga më të rëndësishmet kanë lidhje me dy nga më themeloret; që shteti i tij është i përfshirë në përpilimin e draftit të reformës në drejtësi dhe prej saj pret të bëhet edhe dekriminalizimi i vendit, dhe se, drafti nuk është vepër e politikës, aq më tepër e politikës qeverisëse, por punë e ekspertëve.

Megjithatë, edhe sikur ai të na e thojë këtë dhjetra herë, njerëzit duan të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Opozita e dëgjon si ia ka qejfi, qeveria e dëgjon e hesht.

Duke qenë kalorësi i parë i dekriminalizimit të jetës politike në vendin tonë, mendimi im është se do të ishte shumë më i efektshëm nëse kalit, pra betejës, do i hipte së mbari deri në fund, që do të thotë të bëjë betejën konkrete, jo pas së përgjithshmes.

Në fjalët e tij të fundit, zoti Lu, si shembull të njerëzve që duan që jeta shqiptare të jetë e kriminalizuar solli edhe emrat e Arben Frrokut e të Emiliano Shullazit. Nuk e kam njohur asnjërin prej tyre, kam dëgjuar për ta si gjithë të tjerët, dhe doja të thoja se, sikur i gjithë kriminalizimi të përmblidhej në këta dy emra, apo, këta të ishin emrat më përfaqësues, atëherë, më ndjeni, por beteja qenka e kotë, ose më saktë, qenka e humbur që tani.

Arben Frroku është një i dënuar me burgim të përjetshëm, që ndodhet në arrati. Është një shembull që nuk kishim pse e prisnim nga foltorja e një amabasadori të rëndësishëm, më të rëndësishmit në vendin tonë, dhe më të drejtëpërdrejtët në jetën tonë politike. Një i dënuar me burgim të përjetshëm, dihet se kush është. Si Frroku, ka edhe të tjerë, por që nuk përbëjnë lajm, sepse vrasësit, edhe kur vrasin një komisar policie, nuk përbëjnë lajm. Lajm është se kush ia nxorri në pritë komisarin, kush festoi me vrasësin këtë ngjarje, cilët ishin “mëkatarët” e pas skenës vrastare. Ikja e Arben Frrokut, pak çaste para se të shpallej vendimi, nuk është një lajm i kërkuar. Sepse shumë vetë janë sot të ikur në drejtim të paditur. Lajm përbën se kush e lajmëroi Frrokun se do të dënohej pas pak me burgim të përjetshëm, pra kush e nxorri të fshehtën dhe i dha mundësinë e arratisjes. Lajm do të ishte nëse Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të gjykonte kolegët e tyre që në gjyqin e parë e nxorrën të pafajshëm Frrokun dhe e lanë të lirë. Sepse, si të parët, që nxorrën komisarin në pritë, si të dytët që bënë hjeksin e lajmërimit, janë paguar, janë bashkëfajtorë me krimin, e këtë do e përsërisin edhe herë të tjera, sepse nuk janë dënuar.

Shullazi është një emër i përfolur, dhe, sikur gjysma e tyre të ishin të sakta, e duhet të jenë, do të duhej të ishte pas hekurave. Por jeta politike nuk vuan nga Shullazi, por nga “shullazizimi” i jetës politike, dhe përmendja e emrit të një njeriu që herë njihej si prishës e vandal me takimet e socialistëve dhe progresistëve dhe tash akuzohet si njeriu i tyre, nuk përbën lajm. Sepse Shullazi njihet si emër dhe mendoj se ambasadori ka kohën e tij të flasë përtej kësaj kategorie, me të cilin merren përditë në parlament, si të ishte ai qendra e këtij vendi. Ne kemi, zoti ambasador, vagabondë të rrugëve dhe vagabondë politikë që drejtojnë të parët. Ne kemi një kategori të njerëzve të politikës, para së cilëve Shullazi ndihet si adoloshent i jetës keqbërëse. Ne kemi në parlament njerëz që kanë udhëruar të vriten jo vetëm katër vetë në bulevardin e kryeqytetit, por familje e fise të tëra në veriun e Shqipërisë, vetëm se kanë qenë kundërshtarë të tij. Ne kemi njerëz që kanë udhëruar të hidhen helme luftarakë mbi popullsinë që protestonte dhe kanë ndarë vendin në një luftë të mundshme, veri – jug. Ju takoni njerëz, të cilët, paturpësisht, janë akuzuar për vjedhje qindra milionë eurosh, dhe e kanë mbyllur çështjen me proçedurë jurudike, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në jetën tonë politike.

Në një vend thellësisht shqiptar, por jashtë Shqipërisë londineze, në Prekaz, Drenicë, kam dëgjuar një fjalë të mënçur, “fol, e mbushma mendjen”.

Nëse edhe më tej do të flitet me eufemizma, me na ishte e na është, jashtë konkretes, asaj që na djeg, njerëzit një ditë do të lodhen nga hartimet politike e legjislative. Nëse e gjithë jeta e kriminalizuar do të përmblidhej në dy emrat e cituar nga ju, zoti ambasador, ne do të ishim lule. Ata, përballë shumë të tjerëve, sado që janë nga turpërimet e këtij vendi, duken si ujqër të vegjël, kurse çakejtë po ulërijnë çdo ditë nëpër salla, brenda e jashtë parlamentit.

Zoti Lu, ju jeni një njeri i diplomacisë, dhe besoj se jeta juaj është e rregulluar mjaft këndshëm dhe, jam i bindur, krejtësisht ndershmërisht. Shikoni rreth e rrotull Tiranës vilat e stërmëdha, kështjellat moderne, të cilat nuk e keni as ju dhe as presidenti juaj. Në të vërtetë ato janë turpi ynë, turpi i njerëzve që mblidhen e flasin nëpër dhëmbë, kur mbi kurrizin e tyre luhen gjëra të tmerrshme e të turpshme. Për hir të këtyre njerëzve që nuk mund të flasin, thuajeni një fjalë, sepse këto “magjira” nuk janë bërë me urdhërin e peshkut, por me gjakun e të pafajshmëve. Dhe këto vila, natyrisht jo të gjitha, sepse ka edhe djersë të ndershme e mendje pjellore, kanë pronarët e tyre, disa nga të cilët i takoni edhe ju dhe ju flasin me pathos për dekriminalizimin, deformimin e drejtësisë, të drejtën e të ndershmen; ndërsa në mbrëmje zgërdhihen me ne dhe, nuk jam i gabuar, përdredhin buzët edhe me ju, sepse e ndjejnë se janë jashtë rrethit të ferrit.

Njerëzit e zakonshëm, mes tyre edhe unë, e duam vendin tonë, ashtu si mund ta dojë edhe zoti Lu, një vend të mrekullive. Ne e duam sa të kemi jetë, zoti Lu e do për këtë pjesë të jetës së tij. Dhe na bën nder që e do, që është pjesë, që kërkon të jetë aty ku edhe duhej të ndodheshin prej kohe sivëllezërit e tij.

Por është koha të hiqen dorashkat. Ju mund ta bëni këtë më mirë se gjithë të tjerët, pasi dua të besoj se informacionet i keni të bollshme dhe të qarta, sepse në shërbimin Tuaj janë mjaft struktura të tjera, sepse jeni më i besuar se gjithë të tjerët që janë futur në fushën e lojës jo për të fituar, por për t’u përleshur; sepse do të flisni në emrin e shtetit tuaj, dhe sepse, njëlloj e rëndësishme, sepse ju e doni vendin tonë.

Nëse e bëni këtë, do ju mbajmë mend, për të mirë, gjithë jetën. Nëse e leni në gjysmën e rrugës, do të emërtoheni edhe ju me një numër rendor, si për shembull, i dhjeti apo e pesëmbëdhjeti ambasador në vendin tonë. Dhe numrat nuk janë të rëndësishëm.

Memoria e një populli, kjo po, është shumë e rëndësishme. Keni rastin fatmadh të futeni dhe të mbeteni aty.

Bedri Islami November 20, 2015 12:19
Komento

59 Komente

  1. Arber Iliri November 20, 13:09

    Bedri si shume po i kerkon ketij ambasadorit Lu.Dy emrat qe permendi jane vertet sinjifikative per mungesen e eficences ne drejtesi dhe korruptimin e sistemit.Luja flet si te behet shteti ti flet si te behet politika, ketu eshte ndryshimi Bedri.Kur te permendet emri i nje politikani si i kriminalizuar nga ambasadori amerikan, mos prit te jete me ne politike.

    Reply to this comment
    • sopiqoti November 20, 17:17

      Ambasadori LU me pare te meret me ata qe kane bere krime dhe qe jane ne politike dhe ne drejtimine partise Demokratike>Te meret me Sali Berishen per katrauren e vitit 1967,per 26 te vraret ne Gerdec dhe per 21 Janarin.
      Te meret me Llzim Bashen qe vrau 4 veta te pafajshem ne mes te bulevardit me 21 Janar dhe te mos shkoje e te perqafohet me ate.Shullazi eshte “by…. e plasur e Kolonjes “sic thote populli para ketyre dy vrasesve.

      Reply to this comment
      • Sali Kanakari November 21, 06:25

        Ore po cfare kerkoni te flase shqip zoti Lu kur ai e flet ate shatra patra dhe turperon ameriken, se qenkan popull qe nuk meson dot gjuhe te huaja. Se ne shqipot e qajme anglishten dhe ti themi te gjitha, tek e tek e tek, si thoshte teto Ollga.

        Reply to this comment
    • feniks November 20, 19:07

      Ambasadori LU duhet te flase hapur dhe pa doreza!
      Se eshte HESHTUR per 25 vjet,ndaj Sali Berisha dhe klika e tij KRIMINALE e kane bere Shqipoerine SHESH BETEJE midis shqipotaresh,midis krahinash,midis feve,midis partive politike etj!
      Pse kane heshtur,ose me keq e kane mbeshtetur Berishen,ambasadoret e meparshem te SHBA-ve,prandaj ky BANDIT ANTISHQIPTAR pasi e shkaterroi shtetin ne 97-ten,beri GRUSHTIN E SHTETIT,vodhi zgjedhjet,vrau 26 vete ne Gerdec dhe pushkatoi 4 protestues ne 21 janar etj, dhe me qetesine olimpike NDERTOI DREJTESINE SHQIPTSARE HAPUR PA IU DRIDHUR QERPIKU ASHTU SIC E DONTE VETE:NE SHERBIM TE TIJ,ndersa perendimi shikonte,gegjonte dhe heshtte!
      Tani vuajme pasojat e asaj HESHTJE KOBZEZE dhe….KERKOJME TE BEHET REFORME NE DREJTESI!!!!
      Jo zoterinj perendimore!
      Keni 25 vjet qe TALLENI MIZORISHT me popullin shqiptar,duke mbeshtetur nje KRIMINEL TE URRYER qe bente GJEMAT njera pas tjetres kunder popullit te vet dhe ju kenaqeshit vetem se merrnit rrogensi………AMBASADORE NE TIRANE!!!

      Reply to this comment
    • Barboon November 20, 19:38

      “sinjifikative per mungesen e eficences” po pse mo Arben po me shqipen cpate?!

      Edhe i nderuari Lu Lu flet me shqip, pa dorashka e kam fjalen, dhe jo si diplomat, apo jo? Se po te fliste si diplomat te parin qe do permendte do ishte Luluja adashi i tij, Liklja e saleh Vicidoli etj.
      Mos harro Arben qe vetem dy dite me pare pasi hodhi bomben dhe pa reagimin e pergenjeshtroi ate raport sikur te ishte keqkuptuar se e kishte per qeverine. Me kujtoi Edi Ramen per punen e ligjit per shpifje qe dje e trumpetoi si nje veper te madhe te nesermen e drodhi si ato k..at.
      Popull i varfer dhe i paditur shqiptar, Shqiperine e shpeton vetem shqiptari dhe mos shpresojme nga ujqerit e vjeter qe na konsidrojne si koloni dhe pa vlere. Nuk ka mik Amerike apo Turqi, ato jane aleanca te perkohshme interesi.
      Lu Lu si ka mire raportet me Edi Ramen.Duke afruar Lulzim Bashen me shume ai i dergon mesazh Rames.Por dhe fakti qe Lu Lu eshte pasardhes i Arvziut ketij palodiplomati i lidhur koke e kembe me klanin Berisha.

      Reply to this comment
  2. TJ November 20, 13:17

    Respekte Z. Bedri! Por, ambasadori amerikan po ben shume ne kete vend shqiponjash ,me Berishen dhe Meten si kapot e korrupsionit dhe mafies! Ambasadori i nderuar po ben te pamunduren te ndihmoje popullin shqiptar! Por kjo nuk ju pelqen kupoles se mafies! Nga njera ane ju kerkoni ndihme dhe nga ana tjeter nuk ju pelqen inisiativa e tij! Mos harroni ai,Z.Lu, eshte diplomat! I jam mirenjohes Amerikes per ndihmen!

    Reply to this comment
    • elbsanasi November 20, 15:32

      DIPLOMAT I LOBIT AMERIKAN QE KA PAGUAR BERISHA ME GJAKUN E POPULLIT SHQIPTAR

      Reply to this comment
      • fllad November 20, 16:44

        Paralajmeroi Geri Kokalari jo vetem ambasadorin Lu por edhe DSH.
        eshte e vertete qe shqiptaret nuk duhet te intimidohen se po te thone te verteten qe ambasadoreve nuk i shkon per shtat atehere do te quhen antiamerikane.

        Nuk eshte tamama keshtu.
        Keta jane ambasadore qe per poltiken amerikane jane ne shtete periferike dhe as u bie ndermend dhe as e cajne koken se cfare behet ne Shqiperi. Kane halle dhe interesa me te medha.
        Kete e shfrytezojne lobet serbe e grek qe jane shume te fuqishme ne administraten e shtetit amerikan dhe me parate e gjakut te popullit shqiptar paguhen kompani lobimi nje prej te cileve dhe PATON BOGGS te cilet lobojne per te ardhur ne Albanistan ambasador qe do luajne sipas interesave te tyre.
        KAQ ESHTE E THJESHTE
        Kemi fakte qe ambasadore te tille kane mbeshtetur promovuar dhe mbajtur ne kembe cuba kriminele si saliu ( burre shtetit) e shoket e tij, lulushi, like blloku, madje governatori qe i ishin vjedhur hiç asgje nja 7000000000 shkoi dhe i dha doren para se te shkonte prokuroria per ti thene prokurorise “kujdes se ka miqesine time”

        Keto ndoshin vetem ne Albanistan se te mjeret shqiptare gjithe jeten vasale kane qene dhe nuk e mendojne ndonjehere veten e tyre dinjitoze dhe zot te fatit te tyre.

        Reply to this comment
  3. Tea November 20, 13:22

    Super!!!

    Reply to this comment
  4. Kris 1 November 20, 13:25

    Zoti Lu shume here me takt ka goditur jeten mes luksit te shfrenuar te politikaneve dhe qeveritareve tane.Ndoshta duhet ta beje me forte ai dhe departamenti I shtetit,
    Per te shtyre administraten amerikane ne masa Ndaj zyrtareve dhe politikaneve hajdut e kriminele duhet dhe zeri jone.
    Une jam dakord qe te denohet Berisha por as ne as zoti Lu nuk kemi gje nje dore kur kryetari I qeverise dhe ministra te tij I njohin meritat si demokrat,kur I shtohen privilegjet dhe deri tani per te nuk ka ndonje kallzim penal.
    Zoti ambasador e sheh qe me dy votime radhazi ne investuam per te modernizuar halen ,nga allaturka e beme allafranga.
    Askush nuk mund te nderhyje tek nje kryetar shteti qe thote mua me ka votuar sovrani dhe ben ate qe i keshillon shejtani.
    Tani nuk duhet te merzitemi dhe perderisa kemi be nje ane Saliun e ne krahun tjeter Edin ta presim varferine me buzqeshje ose ta mbathim te lumtur

    Reply to this comment
  5. andi November 20, 13:32

    Eh more z. Bedri, po ja thu Luse por dhe ai e ka te veshtire te punoje sic e deshiron ti e shume shqiptare, Lune e sollen dhe e heqin nese lobistat e Sali Kriminelit vihen ne levizje pa pik veshtiresije, sepse parja e madhe per dite te zeze eshte. Vilat i kane rregullu me emra e letra te te tjereve dhe ligjerisht nuk kapen kollaj. Varfanjaket qe nuk kane pare e qe nuk jane me Sali Serbin akuzohen edhe nga z. Lu! Hajt te duartrokasim Lu ne per sot.

    Reply to this comment
  6. Demi November 20, 13:37

    O Bedri

    Ke nevoje per pak pushim… Mos shkruaj ca kohe. Çlodhu pak…
    Je shume i lodh…..

    Reply to this comment
  7. N.VJOSA November 20, 13:45

    O Bedriu yne me bojna,
    Kalit mbrapsht nuk i ka hipur Ambasadori i nderuar i SHBA, por i ke hipur ti Bedri me keshillat dhe vemendjen qe i terheq Ambasadorit!
    Pse e them kete?
    Ambasadori i nje shteti nuk eshte Gjykatsi i shqiptareve dhe ipolitikaneve te saj!
    Ne se Ambasadori mund te ndihmonte sadopak, ai mund te keshillojë zbutjen e klimes konfliktuale politike qe ekziston ne Shqiperi.
    Me sa po shohim zoti Ambasador po perpiqet ti bjere partite politike ne nje emrus te perbashket dhe te kryejne reformat themelore demokratike qe ka sot Shqiperia, e kryesisht ate te Drejtesise!…
    Ambasadori eshte diplomat dhe perpiqet te zbuse kyesisht forcen politike te mbrapsht te ketij vendi, Opoziten konfliktuale, se me Mazhorancen e ka me te lehte, ajo eshte e interesuar drejtperdrejt te kryhet Reforma.
    Por Bedriu yne kerkon qe Ambasadori te denoje Krimin dhe Kriminelet hapur, te beje Gjykatsin…Ne se ai atakon dy te akuzuar nga drejtesia, kjo eshte thjesht nje hap…Peshkaqenet e Krimit nuk mund te goditen nga Ambasadori, se nuk eshte detyra e tij…!
    Jo zoti Bedri, Ambasadori i di shume me mire se ty se čfare duhet te beje dhe deri tani ai po punon mjaft aktiv….Sigurisht ai nuk mund te mbaje anen e nje force politike kunder tjetres, por ti sjelle te dy palet TE BEJNE K O M P R O M I S…!
    Qellimi eshte te realizohet Reforma e kerkuar, te ristrukturohet Drejtesia e Pamvarur….
    Do vije dita qe Drejtesia te thote fjalen e vet , por kjo drejtesi nuk behet me XHINXHONIN…!
    As me gykatsit e tjere te Shkolles se Plepave te Saliut…!
    Prandaj o Bedriu yne , mos bej rolin e Zeusit, se nuk e kryen dot ate rol…
    Te pakten, mos e fut edhe DITA-n tone te mire ne kete rol Prepotent dhe aspak konstruktiv… Sepse Ambasadori nuk eshte Ambasadori yne por i SHBA-së dhe nuk merr detyra nga ty Bedri…!

    Reply to this comment
  8. illi November 20, 13:58

    Pse ja kerkon Lu-se dhe jo qeverise?! Ajo i ka hipotekat te gjitha, edhe ato ne emrin e te tjereve. Pse nuk i verifikon, jo per ti prishur e per t’ja u marre, por thjesht per te vjele taksen e shtetit, qe nga blerja e tokes, ndertimi, shitja apo “lenija ne perdorim”?! Ty e mua na kerkon ti shlyejme deri ne nje detyrimet karshi shtetit, bile na cakton edhe cmime reference per shitjet e qirate, per lokalet etj. sipas zonave, kurse ne Farke, Priske a Kashar na lejon shitjen e tokes me nje euro m2?! I vetmi qe mund te vendose drejtesi eshte populli. Atij beji thirrje. tung

    Reply to this comment
    • Tartufi November 20, 14:48

      Thirjet e fosileve i degjon vetem hajvaneria, nje popull i mencur ketyre thyrjeve
      ju le bythen ti degjoje oooo ti miku me larte.

      Reply to this comment
  9. Lleshi November 20, 14:16

    Lu-ne e kemi kinez Bedri , prandaj mbaja haterin ! Ne kemi patur marredhenie vellazerore me kinezet ! Edhe vete SHBA-ja per kete u lodh e u mundua per ta gjetur , megjithese kishte qindra diplomate te races sone !

    Prandaj , me respekt te lutem ! E verteta eshte per mikun !

    Reply to this comment
  10. Gjilanasi November 20, 14:25

    Një BRAVO të madhe për ju z.ISLAMI, por mos po kerkojm ( ndoshta ) shumë nga z. LU duke e ditur se me farë HIJENASH ka të bëjë i gjori … mjafton MONSTRA nga VIQIDOLLI përndryshe shkrimi shumë i goditur dhe për zgjedhjet e ardhëshme do të donim që JUVE të ju kishim në PARLAMENT…

    Reply to this comment
  11. E po kjo pune! November 20, 14:36

    edhe ky ambasador po vuan sindromen Berisha… dmth sa here fillojne punen, besojne Berishen dhe dyshojne kundershtarin … pastaj nga fundi i mandatit behen me socialist se socialistet por sa para ben atehere kur dorezojne celsat!!!! A i lexojne shenimet e ambasadorit te shkuar keta njerez apo ndikohen fillimisht nga lobi sllav ne Amerike dhe startojne si pro-Berishe apriori!!!! Nese Berishen e kane te tyrin, bejne mire te nderrojne se boll deme po na krijon dhe mbi te gjitha po cenon besimin e popullit tek shteti amerikan. Mbushe gojen here tjeter z. ambasador me emra konkrete dhe kur nuk ke ti kurajo ti thuash, kush do kete kurajo ketu per me teper kur takohen me ty kaq shpesh!

    Reply to this comment
  12. maks November 20, 14:46

    I nderuar z.ambasador i SH.BA,
    ky shkrim eshte nji shembull tipik se si prej 25 vjetesh gazetare komuniste ne Shqiperi , per interesa materiale , shperdorojne lirine qe fal demokracia, duke e degjeneruar ate ne anarki.

    Reply to this comment
    • Po,Po November 20, 16:52

      Po,zoti Maks.Shembulli më tipik i shpërdorimit te demonkracisë eshte Sali Ram Berisha,qe nuk do të dijë për asnjë rregull e ligj dhe dëgjojmë pordhët e tij me orë të tëra në parlament,pa pyetur për kambanën qe njofton mbarimin e kohës për diskutim
      APO NUK ËSHTË KËSHTUUUUUUU….,ZOTI MAKS ?!

      Reply to this comment
  13. Shahisti November 20, 14:48

    Vazhdon me sukses lufta e PPSH kunder Imperializmit Amerikan.

    Reply to this comment
    • Currilasi November 20, 16:40

      @shahisti
      Te ka kapur mat “trurin e vogel” Salushe Qoftelargu o qafpalare.

      Reply to this comment
      • Shahisti November 20, 17:51

        Jo mer lal, Saliu ju ka kap trunin ju loqeve qe po nuk u pelqeu ndonje gje e lidhni direkt me Saliun. Nuk ka vetem Sali ne kete bote o qorra, po duket se Saliu ua ka bo ferren Ibrahim.

        Reply to this comment
    • Bakja November 20, 19:10

      Te ishte e vertet kjo lufte or rrush minimalja Sali kryekrimi se bashku me 40 hajdutet sot do te ishin mbrapa hekurave e fabrika qe i prodhoi keto monstra”burra leshi” e “yje ne shuarje” do te ishte mbyllur sot e jo me te na serviste pjata me kakerdhi miu!Andaj o “shahist” luaj shah e mos beje te njejten gje si ky miku me nje ndryshim qe ti i hyp se prapthi kalit ne shah!Respekt per shkrimin e B.Islamit pavaresisht se sot Shqipëria vuan nga nje analfabetizem demokratik(demografik)qe ka me te shtrenjte Partine e Saline se familjen e tij e tere shoqerine!

      Reply to this comment
      • Shahisti November 20, 20:54

        Ik e Abaz se ti nuk merr vesh c’bohet ne ket dynja. Vazhdo ta luftosh imperializmin amerikan, vazhdo.

        Reply to this comment
        • Leonardo da Vinci November 22, 04:04

          Vetem njerezit pa dinjitet dhe personalitet, vetem njerezit qe vuajne nga sindroma e veteposhterimit ( si ky ” shahisti ) qe del me dhjete pseudonime, besojne se te huajt e, sidomos amerikanet, kane gjithmone te drejte dhe se fjala e tyre eshte si fjala e Perendise. Njerezit dinjitoze perdorin arsyen. BNjerezit vanitoze perdorin referimet.

          Reply to this comment
          • Shahisti November 22, 15:25

            Qe ta dish ti o “Gjeniu” i mesjetes, une kam vetem nje “nick” qe eshte shahisti. Ti te ma rruaç me gjithe dinjitetin prej leshi. Ti duhet te vuaç nga mania e madheshtise (ndryshe quhet edhe tru-pordhe, dmth kur te zapton pordha trurin) duket qysh nga nicku qe ke zgjedhur. Ti shkruan edhe me pseudonime te tjera si Napoleon Bonaparti, Aleksandri i Madh, Enver Hoxha, Lenin-Stalini etj etj.

  14. SHQIPTARI November 20, 15:00

    PLOTESISHT E VERTETE !!!

    Reply to this comment
  15. shqipe November 20, 15:14

    Mendoj, se idea e ketij shkrimi eshte, qe tek ne, gjithnje luftohet per te kapur peshqit e vegjel,madje,u ven ne ndihme edhe peshkaqen!…

    Reply to this comment
  16. Bardhi Tolabi November 20, 15:36

    Ambasadori Lu,foli per reformen ne drejtesi,si domosdoshmeri per te patur shtet ligjor dhe te se drejtes.Nje prokurori dhe gjykate e ndershme,bejne zap politiken dhe kedo tjeter.Ajo ve mbrapa hekurave kedo,president,kryeminister,deputete,prokurore e gjykates, te cilet jane te korruptuar,jane hajdute,vrases dhe shkeles te ligjes etj,etj.Per keto foli Lu-ja dhe mete ai tregoi dhe foli shqip:”
    Ne se nuk mirratohet nje reforme e tille eshkruar prej Amerikes,BE-se dhe eksperteve tane,kjo do te thote se ajo force politike,se ai person me pushtet politik e ligjvenes si deputet,i trmebet drejtesise dhe kjo e nxjerr zbuluar para popullit.Mbetet ne dore te popullit pastaj,t’a votoje ne te ardhmen apo jo…
    Ja a ka me shqip se kaq?Nuk ka dhe as mund te kete,sepse ambasadori Lu,nuk eshte as prokuror dhe as gjykates te akuzoje dhe ndeshkoje te tillet me emer dhe mbiemer.Ate e ben nje drejtesi e paster dhe kete do e siguroje reforma…

    Reply to this comment
    • Pena November 20, 17:08

      O BARDHI TOLABI…! PO A NUK URDHEROI PROKURORJA E PËRGJITHËSHME MË 21 JANAR,TË NDALOHESHIN NGA POLICIA DISA KUADRO TË GARDËS SE REPUBLIKËS ,QË VRANË PROTESTUESIT DHE SALI SHPELLARI URDHËROI POLICINË TË MOS ZBATOHEJ VENDIMI I PROKURORES ? ! SIKUR TË MOS MJAFTONTE KAQ,BISHA E VUÇIDOLIT FYEU PUBLIKISHT,NE MËNYRËN MË TË ULTË E POSHTËRUESE KËTË PROKURORE DHE VETË PRESIDENTIN E VENDIT.
      PRA,EDHE SIKUR TË JENË NË POZITA TË SHENDOSHA E TË DREJTA GJYKATA E PROKURORIA, BAJRAKTARËT TANË TË URRYER NUK DUAN TË DINË PËR ASGJË TJETËR,PËRVEC BYTHËS SË TYRE . ME NJERËZ TË TILLË I LAN HESAPET VETËM PLUMBI ME DORËN E POPULLIT . POR POPULLI YNË,NUK PASKA QËNË ASHTU SI NA I KANE THËNË TE PARËT DHE NA ËSHTË MËSUAR NË SHKOLLË.NE,VRASIM VETËM NJËRI TJETRIN,QOFTË DHE PËR NJË FJALË GOJE DHE PRANOJMË TE RROJMË NE SKLLAVËRI .

      Reply to this comment
  17. Billy November 20, 15:47

    Ambasador hipokrit. Flet per dekriminalizimin duke takuar nje kriminel. Mirepo populli i njeh me rrenje e me dege ata qe takon zoti Lu. Dhe populli thote:- Edhe ti Lu si gjithe te tjeret. Kriminel eshte populli. Ata kriminele qe takon ti, qe e dine te gjithe cfare krimesh kane bere, per ty jane te mire. Populli duhet te dekriminalizohet. Politikanet, jo.

    Reply to this comment
    • Shahisti November 20, 16:35

      Bravo Billy, komunist i paepur me ideale te perjeteshme.

      Reply to this comment
      • Pena November 20, 17:21

        Po ti “Shahisti”,me të zbritur në Tiranë,mësove lëvizjet e gurëve,na u bëre tiranas,shahist dhe bile politikan ?! Shko more idjot në shpellën nga ke dalë,se do të kafshosh njeri . Nuk mund te banojnë egërsirat në një vend me njerëzit ,se do të gjendesh në ndonjë kosh plehrash pastaj dhe do t’i hapësh punë policisë për të identifikuar aq sa ka mbetur .

        Reply to this comment
        • Shahisti November 20, 17:54

          Hapi veshet mir ti o debil(e). Une kam lindur e jam rritur ne Tirane e kur Tirana u mbush me ju morrat e kuq une ika nga Tirana dhe atje ku jam une era jote e keqe nuk vjen. Une vetem po mundohem t’ju hap syte ju qorrave se me vjen keq, shume keq ku jeni katandisur. A more vesh o debil/e?

          Reply to this comment
          • Pena November 21, 19:09

            Ty të vjen era kërmë edhe këtu në monitor , o Shahisti nga “Tirana”,shkodran prej Puket. Nuk ke as nje shenje te njeriut normal,prandaj ke kaq fjalor “të pasur”,se e tillë është dhe puna që bëke,ne pastrimin e WC-ve.Ke bërë mirë , që u qërrove që këtej , dhe je bërë zë më vete në korin e llapaqenëve të këtij vendi .Dhe aty ku je,di vetëm të lehësh .

          • Shahisti November 21, 23:41

            Ke vetem dy gabime te vogla: e para, era qe ti ndjen nuk eshte imja, te vjen nga vehtja po ti nuk e merr vesh, e dyta ate pune qe bej une ti nuk i di as emrin dhe rri aty ku je or tepelens pe Korçe se nuk ke bythe te merresh me mua. Debil!

  18. boro labi November 20, 16:27

    Qe ben mire qe ia thua troc, duket qarte, dhe kush deshiron te kuptoje , le t’a lexoje e reflektoje. Keta ambasadoret e huaj, perfshi edhe keta zoterinje qe iken a vijne qe jane misionare , diplomate kariere te ne shteti te madh, SHBA, shpesh ngaterrojne rolin e nderuar qe kane si misionar te politikes se shtetit te tyre, dhe kthen gati ne antare partie pa teser, sidomos te asaj ne pushtet qe u gremis. Nuk e di shteti I tyre dhe ambasadoret se c’perfaqeson secili nga plitikanet tane kryesore ne kete vend? E di fare-fare mire. Dhe te katandisen dekriminalizimin ne dy emrat qe permenden, eshte e kot, cde fjale qe del prej diplomateve me peshe si zoti Lu! Kjo kritike dashamiresi I ben mire si ambasadorit, edhe kryerjes mire te misionit te tij diplomatic. Kambindjen se kete artikull kritik do ta vleresoje edhe vete ambasadori, ndaj s’ka nevoje per mbrojtje e servilizem qe behet nga disa komentues te ketij shkrimi. Perfundimisht e pergezoj autorin per shkrimin kurajoz, dahamires dhe qe u sherben edhe ambasadorit, por me shume gjithe shqiptareve

    Reply to this comment
  19. Currilasi November 20, 16:36

    Shkrim shume i goditur i Z. Islami. Bedriu i kerkon Luse te mos mbaje “arrat ne goje” por te jete i drejtperdrejte me kriminelet politike te cdo ane qofshin. Pse dekriminalizimi po u beka per Frokun apo Shullazin??? Nese eshte per ta ahere ka deshtuar pa filluar. Dekriminalizimi duhet te behet per ata qe kane mbyllur ceshtjet me procedure per vjedhjet e milionave dollareve, per vrasjet e njerezve te pafajshem ne mes te Tiranes dhe per hedhjen ne ere te nje fshati te tere me burra, gra e femije qe te fitonte miliardat “sypeshkaqeni” i familjes kriminale. Nje BRAVO e madhe Bedri. Kembane per Lu-ne dhe per ata qe kane veshe te degjojne dhe sy te shikojne

    Reply to this comment
  20. xha Beqo November 20, 16:41

    Bedri eshte tipik shqiptar I pabese dhe mosmirenjohes. Te ther naten dhe te qan diten. Prandaj Shqiperia ska asnje shprese. Mos harroni qe deri para 25 vjetesh armiku me I madh I shqiptareve ishte Amerika.

    Reply to this comment
    • info analitike November 20, 17:14

      Prandaj xha Beqo gjithe ishi sigurimsat u strehuan me pune ne ambasaden amerikane e shume te tjere emigruan ne SHBA. Me siguri e bene per te luftuar armikun.

      Reply to this comment
    • Marko November 20, 17:22

      O xha Beqo, Te kane ikur tespiet e mendjes. Mblidhi te urruarat se te kane marre udhet. Bedriu dhe shqiptaret nuk jane as te pabese dhe as mosmirrenjohes. Ai i thote Lu-se se e keqja nuk vjen nga Froku dhe Shullazi por nga kriminelet e kollaritur Basha, Berisha & Co.
      Mesa duket nuk i ke pire ilacet sonte. Naten e mire.

      Reply to this comment
    • Pena November 20, 17:25

      Je vërtet ashtu si ke zgjedhur të quhesh “Xha Beqo”,por me trutë e atyre që vranë më 4 shkurt 1944 në Tiranë.

      Reply to this comment
  21. DRENICA E KUQE November 20, 17:04

    Ma mire eshte me i hipe kalit mbrapesht, e me ece mbare, sesa me i hipe mbare e me ece mbrapesht qysh dine te ecin politikanet “shqiptare” ne krye te shqiptareve, kudo! Lu, e ka mire dhe me gjithe mend, po ne, ku jemi ketu?…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  22. LORA November 20, 17:16

    Lu-j talli bythen me pritmerite e shqiptareve te reformimit te drejtesise,,,,,, kurse Bedriu I referohet ketij kodoshi sikur kinezi Lu te jete guvernator I Shqiperise.
    Shkurt e qarte;te dy jane pirdh e lyej lakra.

    Reply to this comment
  23. I.Troplini November 20, 18:02

    A eshte Z.Lu edhe veteriner sepse po me lind lopa,

    pare ne aspektin gjeografik, Shqiperia eshte pjese e kontinentit europian dhe shqiptaret duhet te ishin bartes te mentalitetit te tij. Duhet te ishin,,,,.
    Realiteti shqiptar, nuk ka asgje te perbashket me cfare permendem me lart. Inferioriteti, eshte tipari kryesor qe pershkruan kete vend dhe banoret e tij. “KRENARIA” shqiptare, fillon tek radha e gjate ne kampet e refugjateve ne Gjermani dhe mbaron tek trajtimi i Z.Lu,,,si i derguari i Zotit ne toke. Kur do te marre fund kjo majmuneri shqiptare, ku nje ambasador i huaj, trajtohet sikur te ishte zgjedhur nga qytetaret e ketij vendi dhe jo sikur te ishte ai qe eshte,,,,mbrojtes i interesave te vendit qe perfaqeson.
    Nuk ka vend ne Europe, per nje vend si yni. Kush ka nje mendim tjeter, ai eshte gabim. Europa, nuk njeh forma te tilla drejtimi te nje vendi. Europa nuk njeh Republika Ambasadoriale apo me shqip,,,,Republika bananesh.
    Kur te arrijme te kuptojme, se beteja per ligjin dhe shtetin e se drejtes, nuk eshte beteja e “kaloresit Lu” por domosdoshmeri jetike dhe pergjegjesi absolute jona, atehere do te mund te gjejme edhe forcen e duhur per te ngritur shtepine tone mbi themele te shendosha.
    Kur ambasadoret e huaj te akredituar ne vendin tone, do ti perjetojme larg kamerave televizive, ti shohim te merren me punet qe i jane ngarkuar nga shteti qe perfaqesojne dhe te te kene hequr dore nga “ndihma e pare” qe u japin autoriteteve shqiptare, sikur te ishin nje ekip te verberish qe kane nevoje per te kapercyer rrugen, atehere do kemi mberritur momentin e duhur ku mund ta marrim veten seriozisht.
    Deri atehere, do degjojme dhe do lexojme ne faqet e gazetave shqiptare, “artikuj” drejtuar ketij apo atij ambasadori. Meshire per majmunet.

    Reply to this comment
    • kali trojes November 20, 19:53

      o troplin

      ne pergjithesi I pelqej komentet tuaja por kete here ke stonua dhe shume biles.

      e kam kritikuar zotin Islami se eshte treguar I bute me Lune dhe kete rradhe ka qelluar ne shenje.

      komentshkruesi mendon se ne votimet e 1992 me marrjen pjese te rajesonit ne gare ishte aq gafe e madhe sa quhet humbje SOVRANTETI .

      Pra nga atehere dhe sot quhemi republike ambasdoriale qe do te thote se trajtohemi si FERMA E KAFSHEVE E ORWELLIT.

      PIKERISHT UNE KETE KUPTOJ NE KETE ARTIKULL TE SOTEM DREJTUAR
      TROC SHTETIT AMERIKAN

      NUK JEMI MAJMUNA.

      .MOS NA LODHNI ME VOTIME “DIRTY JOB” SI NE 23 QERSHOR 2013 ME KOQEN E KANDARIT ILIR META QE E CONI NJE HERE MAJTAS, NJE HERE DJATHTAS

      Reply to this comment
  24. kali trojes November 20, 18:23

    nga te gjitha komentet me siper cmoj ate te “fllad”

    eshte me keq se diktatura nqs mendohet qe kush kritikon Don.Lune eshte antiamerikan sidomos kur sot ky I fundit po behet hero telenovelash dhe ka mbire cdo dite ne TV duke e pushtuar ate

    Amerikanet qe kur rierdhen ne 1991 ne Shqiperi ka kane bere gabime te tilla qe kane te bejne deri me egzistencen e shtetit shqiptar.E keqja eshte se kurre nuk ndegjova ndonje dipllomat apo ambasador qe te kerkoje falje per disa nga keto gabime te pajustifikuara.
    Eshte e sakte ajo qe tha para nje muaji analisti amerikan Fred Abrahams si me poshte
    “Perendimi sidomos USA eshte pergjegjese per krimet e berishes duke e toleruar ne emer te luftes komunizmit qe ne vitet 90′ ishte i rrezuar”

    Por le te marrim me rradhe ku gabuan:

    1 Ambasdori Rajerson nuk duhet te kishte ardhur nga Beogradi ne 1991
    1/1…Ambasdori Rajerson nuk duhet te kishte marre pjese ne votimet e 92′
    1/2…Rajersoni nud duhej perzier me allishverishet e ARIT LONDRES
    2.Bejkeri kur vizitoi shqiperine ne qershor 91′ me pare ishte takuar me Milloshevicin ne menyre vellazerore
    3.Bejkeri nuk duhet te kishte vizituar xhamine e Tiranes se la shije te keqe
    4.Dipllomatet dhe strateget amerikane qe merren me Shqiperine nuk duhet te nderhynin qe te caktonin nje dhender serb pas 1991
    5.Duhet te frenonin berishin per mos arrestimin e Nanos
    6.Duhej te demaskonin berishen per masakren ne stadiumin Dinamo ne mbrojtje te Nanos deri sa tha prec zogaj fjalet lapidare;
    ME SHUME DUA SHQIPTARIN NANO…SE AMERIKANIN RAJERSON
    7.Nuk duhet ti shpetonin jeten berishit pas masakres se 97
    7/1.Nuk duhet ti merrnin deshmine brenda ambasdes me prokurore amerikane per Hajdarire
    8.Nuk duhet ta shpetonin berishin pas krimit 14 shtatorit 1998
    9.Nuk duhet ta ndihmonin per riardhjen ne pushtet ne 2005
    10.Duhet kerkonin doreheqjen pa kushte te Berishit pas Gerdecit
    11.Nuk duhej te paiste me vize Gjeneral Luan hoxhen kur ishte i denuar nga gjykata
    12.ambasdori AAAA arvizu nuk duhej te barazonte vrasesin me viktimat ne 21 janar qe gazetari I.Yzeiri i quajti KINEZERIRA
    13 ambasdori AAAA arvizu nuk duhej te quante burre shteti nje k/m vrases
    14.. ambasdori AAAA arvizu nuk duhej te quante nje minister fantazme yll ne ngjitje
    15.. ambasdori AAAA arvizu nuk duhej te dorzohej te perversi Arjan Cani
    16.. ambasdori AAAA arvizu nuk duhej te merrej me gjyksin e OltA Goxharit
    17.. ambasdori AAAA arvizu nuk duhej te ngaterohej me Enver Hoxhen

    18 dhe fundit;
    Ambasdori Donald Lu duhet te dije se ne menyre ilegale po ben rolin e hetuesit,dokterrit,policit,analistit,perkthyesit dhe te GOVERNORIT.
    fushata e tij e dekriminalizimit eshte e lexueshme qe ka qellim kryesor goditjen e PS per ti hapur rruge marrjes pushtetit ne 2017 nga ylli ne ngjitje..njellj si u be me berishen ne 1991 me dekomunistifikimin qe ishte doktrine e gatuar ne guzhinen e beogradit.
    ne vend qe faktori nderkombetar te jape llogari si fajtore kryesore ne shperfyterimin e shtetit dhe dinjitetit merren me keto aspirina…

    Uleritja per dekriminalizim nga Lu-ja por dhe ai Helmuti gjermanise pa futur ne liste te parin sali satanain eshte me shume se nje pushtim..quhet poshterim kombetar qe nuk e arriti as serbi,as turku dhe as gjermani..kur ishin pushtues

    Reply to this comment
    • shqipe November 20, 19:19

      Nje bravo te madhe per kometin tuaj z. KALi TROJES!.. Llogjika juaj,(Per mua),eshte e paster dhe te bind. Me fjale te tjera,lumthi ne qe s’vuajm per te kapur peshqit e vegjel te korrupsionit! Ata,na i kap vet peshkaqeni!… S’di c’mund te thote per komentin tuaj, nje far “Tropolini”,ketu me larte,qe,ndersa i quan shqiptaret majmunri, edhe i meshiron ata!…. Gjithesesi ne majmuneria na duhet me durim dhe me kujdes per t’i ruajtur keta “Tropolinet”,sepse, jane nga lloj’i specjes, me siguri drejt shdukjes…

      Reply to this comment
  25. Illo November 20, 18:52

    Te njohesh politiken aktuale dhe te mos shprehesh opinion , ndaj shkrimit te Bedri Islamit , per Ambasadorin Lu , eshte abstenim politik I pa tolerushem . Une perkrah opinionin e e N. Vjoses dhe disa segmente te “Kali I Trojes ” . Ambasadori Lu , po tejkalon detyren e misionit diplomatik , sepse I dhimbset Shqiperia , kjo ndihmese besnike e USA . Ambasadori ka orjentuar forcat politike , ndoshta me shume sa I lejon misioni diplomatik. Me tutje eshte detyra jone , konkretisht e Mazhorances , te veri pikat ne “I” . islami kete e ka presupozuar , ndersa Vjosa e ka argumentuar . Mazhoranca duhet te nxjerri mesime , nga keto keshilla te vlefshme , perndryshe nuk ka pse ben fushate per 2017 . Shqiptaret duan te shpien ne vend shpresat e tyre per demokraci dhe kjo nuk mund te arrihet pa denuar fajtoret , qe kapardisen ne vila dhe fuksione gjithfaresh . Si e realizon kete , eshte detyra paresore e saj . E falnderoj Ambasadorin . po ben shume , per vendin tim . I. Foto

    Reply to this comment
  26. Aqo November 20, 22:21

    Cdo shqiptar me tru kenaqet kur lexon komentet e “fllad” , NVjosa,”Kali Trojes” e te ndonje tjetri.
    I pergezoj dhe I inkurajoj per te na shkruajtur vazhdimisht per problemet qe trajton DITA-gazeta me e ndershme e medies se shkruar!
    Ju falemnderit!

    Reply to this comment
  27. Lennard November 20, 22:59

    Nuk jam dakort me komentuesit qe shajne Z.LU.Nderhyrja e tij me duket shume efikase.Ai hedh topin te filloje LOJA.Po LOJEN duhet ta luajne shqiptaret.
    Ai e ka te qarte se klasa politike shqiptare eshte e zhgryer ne korrupsion dhe shplarja prej tyre nuk mund te behet me shkopin magjik.
    Duhet ne te gjithe qe jemi jashte kesaj vorbulle te bashkohemi per te qeruar te gjithe Jezitet e püolitikes shqiptare

    Reply to this comment
  28. Myzeqeja e vogel November 21, 07:13

    Bravo Z Bedri, shume shkrim i sakte dhe domethenes!

    Reply to this comment
  29. hajdarsi November 21, 08:36

    Ky Bedriu cfare kerkon? Do te filloje pune si keshilltar ne Ambasaden Amerikane?

    Reply to this comment
  30. Hasani November 21, 13:03

    Pa dashur t”ju fyej inteligjencen z. Islami, por nuk di ndonje vend ku te kete nevoje per ligj dekriminalizimi qe te largoje kriminele nga Kuvendi. Mbase dhe Ambasadori LU prandaj duket mbrapsht ne kale, se jemi ne mbrapsht si shtet.

    Reply to this comment
  31. Andrea November 21, 17:42

    HASAN,nuk e ke kuptuar mire shkrimin e z.Bedri.Sa per sqarim dekriminalizimi eshte votuar nga 1.000.000. njeres qe po ta lexosh mire kete vote do te thote qe Salehu ,Lulushi dhe banda e tropojes qe jane bere si I.S.I.S.I Shqiptar duhet te japin llogari per krimet qe kane bere gjate ketyre 25 vjeteve.Nuk ka te drejte askush ne bote te tallet me voten e popullit dhe te meren me hajdutet e xhepave duke ju dale ne krah kriminelave te ketij kombi.Uroj nga zemra z.Bedri per guximin qe tregon ne perkrahje te ketij populli qe po e shperfytyrojne duke e corientuar me lloj lloj pazaresh qe jane vetem ne favor te mafjes shteterore dhe qe skane te bejne azgje per te miren e populli.Jemi nje shtet me rreth 3 milion banore ku vetem rendi te qe vendosur gjithcka do funksiononte ne menyre te shkelqyer.Perse duhen perkrahur ata qe shkaterojne,vrasin ,vjedhin dhe destabilizojne kete vend?A i shikojne ambasadoret se cfar ndodh me kete popull dhe se kush eshte shkaktari i kesaj tragjedie,kujt i leverdis nje shqiperi e destabilizuar,e shkateruar deri sa eshte katandisur si mos me keq.Shqiperise i duhet nje qeveri qe te shprehe vullnetin e populli dhe jo vasale te ambasadoreve.

    Reply to this comment
  32. Hasani November 21, 18:21

    Ato 1 milion vota jane ca per anti-Salush, ca per anti-Lulush, por ka boll vota dhe per pro-Lirush, pro-Frrok-Ndok-Preng-Dosh-Kodosh etj, etj. Aq sa po kerkohet ligj dekriminalizimi. Une kete po them, se ky shtet qe kerkon ligj per largim kriminelesh nga Kuvendi e qe kjo i kerkohet nga Ambasadori amerikan nuk eshte shtet por mafie shteterore. Nga Salushi deri te Lirushi. Nuk ka pse te zgjidhet muti me i math apo me i vogel. Duhet ligj ta nxjerresh. Pra eshte permutur Parlamenti. Nuk lahet muti me shurre duke larguar nje Salush e duke prure nje tufe me karabush.

    Reply to this comment
  33. Lleshi November 22, 00:00

    Mos harxho tinguj dhe germa kot oooo Bedriii ! Po kaq nuk arrin ta kuptosh or njiri , se Lu-ja eshte strumbullari i gjithe ketij M…..ullari ?

    Reply to this comment
  34. feliks November 22, 12:23

    Edhe une, ate dite qe e degjova kete ambasador qe flet shqip, te vetmen te mire dhe te keqe qe ka, habita kur permendi emrat e Shullazit dhe Frrokut. Pse keta e prishen Shqiperine, thashe me vete, por Bedriu i ka shkruar te gjitha dhe nuk dua te prononcohem. Thashe te mire, se e degjojme direkt, se perkthyesat na genjejne dhe thashe te keqe, se e degjojme direkt, per kthyesat na genjejne, e ato qe thote na habisin dhe ndoshta na bejne dhe per te qeshur, ama qeshje ironike. kete kemi ne dore. Zoti Ambasador! Nuk behet dekriminalizmi i politikes shqiptare me Frrokun dhe Shullazin, por ku ti te thuash troç per kryekriminelin shqiptar Sali Berisha… nuk numurohen krimet; nuk behet dekriminalizimi politik me Shullazin dhe Frrokun por kur ti te keshe kurajon te flasesh per kryetarin e opozites Lulezim Basha qe si minister i brendshem vrau 4 veta ne Bulevardin Deshmoret e Kombit apo kur ish minister i tarnsportit vodhi 230 miljone euro ne rrugen qe kerkon akoma miljona euro sot. E, zoti ambasador, leri furçat si ato te prokuroreve e gjykatesve shqiptare , se keshtu dhe ti po shtyne ditet ne Shqiperi. Njerezit kane besim tek Amerika dhe keshtu vazhduan me radhe me te gjithe ambasadoret, por ky besim me duket eshte njesoj si lufta ne Siri. Po je burre dhe politika amerikane eshte e sinqerte, dil e fol, fol majtas e djathtas, ndryshe rriji siper se po çfryne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*