SHENIM: Ky Botëror me Lazaratin nëpër këmbë

June 20, 2014 18:00

SHENIM: Ky Botëror me Lazaratin nëpër këmbë

Ky Botëror po na shkon me Lazaratin nëpër këmbë. Janë dy realitete që janë mpleksur keqaz për në shqiptarët: një global dhe një nacional, që në segmente të ndryshme kohore, i ndërfuten si pykë njëra-tjetrës përballë interesit publik.

Kjo e bën këtë Botëror që të shoqërohet nga ca ndjesi politiko-sociale, nëpërmjet së cilave do jetë më i fiksuar në kujtesë përgjatë viteve që vijnë ku Botërorë të tjerë na presin; që do të thotë se kur të përmendet ‘Brazil 2014’, të na faniten pamjet e qindra policëve specialë, Gate legjenda i prangosur, apo shkumëzimet e Berishës në parlament, ku nën masa pështymash, del e jargavitur fjala ‘kurvë’; e nga ana tjetër, kur të përmendet Lazarati, të na faniten spanjollët në kulmin e poshtërimit e dëshpërimit, që lënë fushën si qenër të rrahur.

Ky është i dyti Botëror pas atij të ‘Italia 90’ , ku realiteti shqiptar ofron ngjarje që rivalizojnë e i bëjnë karshillëk magjisë së futbollit. 24 vjet më parë, atëherë kur tek fqinji ynë ishte zhvendosur qendra e gravitetit të botës dhe kur njëfarë Toto Skilaçi po shndriste si yll, turma njerëzish në Tiranë braktisën ekranet, duke vërshuar në oborre ambasadash, për t`i lënë shëndenë vendit e t`ia mbathur drejt botës së lirë që rrëzëllente lumturi të pashoqe në atë mjerim ku ndodhej Shqipëria. Sekuencat e golave, tifozerive në delir e trishtim, përziheshin sakaq me ato të një gruaje që zhgryhej pas kangjellave rrethuese të një ambasade, duke iu lutur fëmijëve që të dilnin prej aty.

Çudi që nuk iu ka shkuar mendja në PD, që të formulojnë një akuzë, sipas së cilës, me ndërhyrjen në Lazarat, kjo qeveri dhe ky kryeministër, kanë patur vetëm një qëllim: t`ua prishin terezinë e Botërorit shqiptarëve. “Rama, ky shpirtzi i përbetue………

E.H  

June 20, 2014 18:00
Komento

1 Koment

  1. Shkodrani June 20, 15:04

    …dhe duhet shtuar qe ne vitin 1990 Boterorin e fitoi Gjermania!!! Eshte Boterori i fundit qe ka fituar Gjermania, dhe pas 24 vjetesh ne vitin 2014, pse mos te mbahet mend qe Gjermania fitoi Boterorin ne Brazil, ne te njejten periudhe qe Lazarati nxirrte tym, tamam si ne 1990 kur Shqiptaret filluan te nxirrnin tym? Gjithcka ban vaki!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*