Izeti i penduar, po Drejtësia?

April 21, 2016 12:24

Izeti i penduar, po Drejtësia?

Është një pyetje që Izet Haxhia, ish truproja i dikur presidentit të plotfuqishëm dhe kryetarit real të PD-së, për fat të keq ende i plotfuqishëm në këtë vend, e ka ngritur me të drejtë.

E ka ngritur me kohë edhe DITA, e cila një vit e gjysëm më parë arriti ta gjejë dhe ta kontaktojë njeriun që e ka denoncuar Sali Berishën me fakte dhe detaje, më shumë se askush tjetër. Për arsyen e thjeshtë se ka qenë aq afër dhe ka aq shumë njohuri dhe informacione për bëmat e Berishës, mesa duket të sakta, saqë askush nuk ja ka kundërshtuar.

Pyetja pra, është: Si ka mundësi që askush nga ky sistem drejtësie nuk ka dashur ta dëgjojë një herë, qoftë dhe për kuriozitet dhe kryqëzim të dhënash, apo qoftë dhe për ta përgënjeshtruar çdo pohim të Izetit? Mes qindra mijë eurove shpenzime të prokurorisë, si nuk u gjetën dy bileta deri në Turqi, për të marrë një rrëfim apo disa të tilla?

Kjo është drejtësia që sot ne presim të… reformohet. Është kuptimplote sesi Berishën, vetëm halli i madh ose ndonjë pyetje direkte mund ta detyrojë t’ja përmendë emrin Izet Haxhisë. Duke bërë gjasme indiferentin, ai nuk mund kurrsesi të trazojë me dorën e vet folenë e grerëzave të krimeve dhe keqbërjeve që ka kryer. Por nëse Berisha kuptohet në këtë pikë, po drejtësia pse me një njëjtin qëndrim? Përgjigja është e qartë gjithashtu, ajo është ende e kapur nga… i plotfuqishmi.

Për rrethanat dhe realitetin shqiptar, Izet Haxhia mund të quhet me plot gojën një i penduar. E ka thënë disa herë këtë gjë, ashtu siç ka renditur arsyet përse ka vendosur të denoncojë parreshtur gjithçka rreth Berishës dhe atyre që ai di për të. Ajo që nuk po “pendohet”, është vetë drejtësia shqiptare, e cila padyshim nuk ka sesi ta bëjë këtë akt, përsa kohë në shumicën e segmenteve të saj është emëruar, përpunuar dhe i ka shërbyer Berishës, këtij mjeshtri të zi të intrigës dhe krimit.

Por ironia është se për shkak të kompleksit të saj ndaj të kaluarës së Izet Haxhisë, apo kushedi për ç’arsye tjetër, as mazhoranca s’para u mëshon akuzave të Haxhisë në luftën e saj politike. Shumë pak, në mos aspak i janë përmendur Berishës bëmat e tij të ekspozuara nga ish-truproja i vet. Jo më pastaj të ndërmerret ndonjë aksion juridik konkret.

Një arsye më tepër, për të shpjeguar përse ky mbret i ujrave të turbullta, vijon të bëjë lojrat e tij, i pashqetësuar edhe pse vota popullore e ka dërrmuar.

Dita

April 21, 2016 12:24
Komento

7 Komente

  1. Guri April 21, 12:52

    Per pyetjet lidhur me prokurorine, pergjigjet dihen. Sa i perket pyetjes se fundit, se pse shumica nuk ia ngre akuzat e Haxhise, Saliut, nderkohe qe ai sajon vete, me ane te “qytetarit dixhital” dhe i trumbeton si te mireqena per kundershtaret e tij politike, eshte vertet per t’u shqetesuar. Ku i dihet se ku fle lepuri. Rama duhet te flase per kete dhe t’ia lere Shullazin drejtesise.

    Reply to this comment
    • hajdari April 22, 17:31

      Izeti mund te jete nje i penduar, por ajo qe mbetet fakt eshte statusi i te arratisurit te drejtesise. Prokuroria nuk e ka edhe aq te lehte te intervistoje nje te denuar me forme te prere me 25 vjet burg (ndoshta me pa te drejte, sic pretendon i denuari). Mbi te gjitha kjo mund te jete edhe e paligjshme.

      Izeti te rinegocioje hapje te ceshtjes dhe te dorezohet si burre malesie ne Rinas, para se te jape fakte qe gozhdojne malokun e Vicidolit. Perndryshe ato qe thote do te mbeten ne hapesiren midis kuriozitetit dhe thashethemeve…

      Reply to this comment
  2. Claus April 21, 16:43

    Padyshim qe nuk besoj se zoterinjte qe botojne “deshmite rrenqethese” te nje vrasesi “te penduar”,te besojne me te vertete tek ato.
    Gjithashtu,nuk besoj qe zoterinjte e nderuar qe per muaj e muaj me radhe i kane lene vendin e nderuar vrasesit “te penduar”, presin qe edhe te tjeret t’i besojne keto “deshmi te tmerrshme”.
    Eshte qesharake edhe ta mendosh qe “deshmite” e ketij krimineli do te mund te perfillen nga drejtesia.
    Eshte po aq qesharake edhe qe njerezit normale te besojne deshmite e porositura.Pavaresisht se shume bejne sikur i besojne,pavaresisht se shume bejne sikur skandalizohen,zemerohen dhe revoltohen.Keta duan te ishte ashtu.
    Atehere,nese me lejohet natyrisht,lind natyrshem pyetja: po pse e bejne xhanem?!
    Per te mbytur zerin e Saliut?Per ta zhurmuar ate? Per te kunderpeshuar akuzat e perditshme te Saliut?Per te banalizuar akuzat e perditshme te Saliut?Per te zhvleresuar akuzat e perditshme te Saliut?
    Une mendoj qe po,kjo eshte arsyeja.
    Imagjinoni pak te nderuar lexues sikur te mos kishte “denoncime” dhe “deshmi” te tilla ne mediat shqiptare…do te degjonim dhe lexonim vetem denoncimet e perditshme te Saliut…do te ishte e padurueshme,apo jo?
    Nuk e di sesa produktive eshte kjo taktike qe ndjekin mediat e qeverise.Sinqerisht nuk e di,meqenese nuk jam i perfshire emocionalisht me asnjeren pale dhe eshte shume e veshtire te hysh ne lekuren e tyre.
    Por per nje gje jam i sigurte ama:ketu as nuk behet fjale per gazetari.

    Reply to this comment
    • Fatos Xhepexhiu April 23, 13:14

      Po e besoj z.Claus thenien tuaj:”Eshte qesharake edhe ta mendosh qe ”deshmite” e ketij krimineli do te mund te perfillen nga drejtesia………….POR kur ky qe ruante ate te MADHIN……naltmadhnin e tij paskesh qene kriminel te lutem a nuk me thuaj se si i bje me rregull treshi me pas qene ai qe i ruante jeten ky,pra NALTMADHNIA E TIJ Sali Berisha?!?!?!?!?

      Reply to this comment
  3. info analitike April 21, 21:38

    Kush e vendosi qe Izeti eshte i penduar? Dita? Gjykata? Alqi me Ardianin?
    Izeti po flet vetem qe te shpetoje lekuren nga drejtesia e ky nuk perben akt pendese por oportunizem te nje krimineli te rendomte qe po perfiton nga mediat ekstreme te majta qe te realizoje qellimin e tij.

    Reply to this comment
    • Guri April 22, 06:36

      Si Clausi edhe info analitike gabohen kur i quajne te pavlefsshme deklaratat e vrasesit. Ka shume fakte nga historia e kriminalistikes qe kriminelet kane bashkepunuar me drejtesine. Qe Haxhia ka te drejte e tregojne ato deklarata qe perputhen me te gjitha ato ngjarje te verteta, deshmitare te te cilave kemi qene te gjithe ne, perjashtuar prokurorite, natyrisht. Prandaj nuk na demton qe ato deklarata, qofte edhe te vrasesit, te analizohen me korektese ne baze te ligjeve. Shurdheria dhe memeceria e drejtesie çoi deri atje sa Saliu te beje thirrje revanshiste e kriminale per te “rrembyer armet qe qeveria te mos gjeje vrime miu”. Sa i perket shprehjes “shtypi i qeverise”, dua t’u kujtoj autoreve sa kritike eshte gazeta Dita ndaj veprimeve te gabuara te qeverise, gje qe nuk ka ndodhur kurre me gazetat e Berishes.

      Reply to this comment
      • info analitike April 23, 08:17

        Guri i partise. Une arsyetoj mbi shtetin ligjor dhe jo mbi propaganden partiake. Sa per perrallat e Izetit ka pasur shume mosperputhje e kundershtime nga deshmitaret re agimet e te cileve jane botuar edhe ketu tek Dita. Me sa duket ty nuk te paskan interesuar. Ja pra qe edhe ti genjen njesoj si Izeti kur pohon se gjithcka thote Izeti perputhet. Shurdheria e memeceria gjeneron shullaze por ty te intereson vetem qe fajin ta kete Berisha.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*