SHËNIM: Ja ç`rrjedh nga bindja se buka prodhohet dhe në shkëmb….

August 18, 2014 08:11

SHËNIM: Ja ç`rrjedh nga bindja se buka prodhohet dhe në shkëmb….

Ishte një këngë dikur në festivalet tona që titullohej: “Përmbi shkëmb bukën ta prodhojmë”. Fabula e saj, përçonte metaforikisht vendosmërinë e sakrificën për t`i bërë ballë bllokadës borgjezo-revizioniste me prodhimin e bukës në vend. E për këtë, duhej shfrytëzuar çdo pëllëmbë tokë, duhej hapur tokë e re – “t`u qepemi kodrave e maleve për t`i bërë ato pjellore si dhe fushat!” – e që dhe mbi shkëmb pra, të mundej të mbillej ndonjë kalli gruri e misri, për bukën, idealin tonë.

Por kohërat e sollën, që në vend të bukës, në fushë a mal, në kodra a zabele, në lugina e monopate, në rrëpira e rrafshnalta, mbi kanale e ujitëse e mbi kolektorë, atje ku më parë mbillej grurë apo jonxhë, atje ku bëhej rrushi apo kumbulla pra, të hidhej llaç e beton, të ngriheshin shtëpi e hotele, dyqane e magazina, servise e ofiçina, klube e restorante, pa pyetur se si, ku e qysh. Dhe ja një perlë e këtij absurdi, ku shqiptari endet e shpreh vetëveten prej vitesh, me egon, pandjeshmërinë, makutërinë, trapllikun e qorrollepsjen, nga një epsh i pashpjegueshëm për të ndërtuar kudo e ngamos.

Godina që shihni në foto, jo vetëm që është ngritur ngjitazi me një nënstacion elektrik e një shtyllë të tensionit të lartë, por nëse hidhet kati i dytë – siç dhe është në perspektivë – i bie që kavoja elektrike o ta kalojë godinën mespërmes – se mos projektuesi ka ideuar një futje të kavos në mure, ku i dihet?! – ose të ndërhyhet për të hequr atë shtyllë e të tjerat me të cilën lidhet ajo, për të ndërtuar një linjë tjetër fizike, mjaft që godinës të mos i ndërpritet hedhja shtat.

Epo, vetëm në një vend ku është pretenduar se buka prodhohet dhe në shkëmb, mund të hasen shfaqje të tilla këmbëngulësie dhe heroizmi, të tipit: Mos e beso po deshe!/E.H

August 18, 2014 08:11
Komento

3 Komente

  1. Naci August 18, 08:39

    Kjo eshte rrumpalla Made in Sali Serbi.

    Reply to this comment
  2. SHQIPTARI August 18, 08:42

    SHTET I KORRUPTUAR DHE POLITIKANE INJORANTE DHE PORDHACE!!!

    Reply to this comment
  3. Plaku i mocem August 18, 20:45

    Mos shko larg,shko ne Selte tek Kodra e Diellit,ku vilat jane ndertuar poshte shtylles se tensionit te larte,jo me pak se 35 kilovolt(!).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim