SHËNIM: Ja kush janë xhihadistë në Shqipëri…

January 17, 2015 13:32

SHËNIM: Ja kush janë xhihadistë në Shqipëri…

Në ligjërimin mediatik, ndodh që emërtesa ‘terrorist’ të dublohet heraherës, nga ajo ‘xhihadist’; si në më freskëtin rast, atë të Brukselit.

Edhe pse teologë myslimanë janë rrekur të përcjellin kuptimin më të thukët e të qartë se ç’do të thotë xhihad, kjo nuk ka patur asnjë efekt në realitet: Xhihadi ka mbetur po ai, e padyshim me një provokim të dridhurash teksa të vjen në vesh.

Edhe njëherë: ‘Xhihad’ në kuptimin e drejtpërdrejtë do të thotë ‘Përpjekje’; përpjekje për të ndryshuar diçka për mirë, tek vetja e te shoqëria rreth e rrotull, e përkthyer ndryshe, si një pjesëmarrje në “luftën” e jetës, sipas thënies: Jeta luftë është! Por Xhihadi, përfshin si kategori dhe luftën reale, në raste vetëmbrojtjeje ndaj agresorit.

E le të zbresim pak në terrenin konkret, duke iu referuar kategorisë ‘përpjekje’: Kush konsiderohen xhihadistët e vërtetë të Shqipërisë këto vite? A ka patur ky vend xhihadistë? Po! Ato janë 60 familjet e Lazaratit që nuk pranuan asnjë çast të vetëm të mbjellin bimë narkotike.

Për vite me radhë, ata me një “luftë kacafytëse” me veten, epshin për para, arritën t`i rezistojnë tundimin të tmerrshën që i rrethonte ngado, për t`u nderuar në fund me çmimin e lartë të modelit të mirë në shoqëri, me mesazhin: ja pra që, në Shqipëri, e sidomos në Lazarat, u jetuaka dhe me nder e për nder!

January 17, 2015 13:32
Komento

7 Komente

  1. i ri January 17, 13:55

    Nuk na the gje fare ,,,,!

    Reply to this comment
    • Altin January 17, 15:06

      Jo, nuk kuptuat gje, aty ka gjithça qe ju duhet dhe na duhet te gjitheve. Por eshte e kote, gorrica nuk ben fiq.

      Reply to this comment
  2. SKORPION January 17, 16:23

    Qarte po te tregon se 60 familje nuk u tunduan nga paraja dhe nuk u moren me mbjelljen e hashhashit,sepse e kishin si bindje se nuk ua lejon besimi qe kane.Pra xhihad don te thote perpjekje per te perparuar ndershem,perpjekje te mbron nderin e familjes nga amoraliteti e dhuna,dhe jo te kuptohet vetem si lufte me arme,qe nese duhet te mbrosh vlerat personale,familjare,shteteroe e kombetare nuk perjashtohet.Keta 60 familje pra bene xhihad per te mos u tunduar fare nga pasuria e joligjshme,e demshme per shoqerine dhe me gjere per interesa personale qe ne Shqiperi pas komunizmit eshte e pakuptimte per shumicen adhurimi i lekut.

    Reply to this comment
  3. tirona January 17, 23:33

    kendveshtrim interesant

    Reply to this comment
  4. lexuesi i irrituar January 18, 13:42

    “Xhihad” mbase ne kuptimin e drejtperdrejt ,sipas autorit,mund te thote perpjekje per ndryshim.
    Por autori harron qe kuptimin e vertet te kesaj fjale e perfaqesojne dhe e kane ndryshuar ata qe bo bejne gjithe ato masakra ne emer te “Xhihadit”.Te quash ato familje te nderuara qe nuk iu dorezuan makuterise (jane me mijera familje shqiptare qe rrojne me nder e jo vetem ne Lazarat ) xhihadiste ,tregon nje miopi te madhe ,ose” autori i shkrimit “eshte bere dru” duke tymosur…

    Reply to this comment
  5. ALDO January 18, 13:45

    DUKET DORA E ERMIR HOXHES, GJITHSESI ASHTU ESHTE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*