SHËNIM: Ja pse mendja duhet të jetë gjë e madhe, sidomos në gazetari…

Ermir Hoxha January 28, 2015 16:11

SHËNIM: Ja pse mendja duhet të jetë gjë e madhe, sidomos në gazetari…

“Nuk dihet nëse ky person vuan nga probleme mendore, apo se gjeste të tilla i bën me vetëdije” – është kjo një ndër frazat e lajmit mbi një 47-vjeçar në Sarandë, i cili akuzohet se ka bërë vepra të turpshme në publik; më saktë, ka nxjerr allatet pranë një shkolle 9-vjeçare.

Që shoqërisë sonë i janë shtuar individët me një, dy, a më shumë drasa mangut, kjo është lehtësisht e verifikueshme; e për rastin konkret, kjo vërtetohet dhe nga fraza e mësipërme e lajmbërësit, i cili vë në dyshim faktin nëse me këtë akt, pra uljen e brekëve sy fëmijëve, 47-veçari e ka bërë si i marrë apo si njeri normal, që po ta pyesësh, ndoshta e ka një arsyetim (?!)

Do ishte e papranueshme një ofezë kaq e rëndë për kolegë të gazetarisë, por këto rreshta vlejnë si apel e kujtesë ndaj kujdesit për t`u ruajtur nga virusi i përhapur gjithandej i psikopatisë.

Ashtu siç të bësh lajm mbi një vrasje, nuk do të thotë që përfshihesh dhe vetë në të; ose të që shkruash mbi një ndodhi korruptive, të korruptohesh dhe vetë, kështu dhe kur shkruan mbi të dalë mendsh – pikërisht prej gjestesh që ashiqare vërtetojnë daljen e më pas “ikjen” e mendjes në drejtim të paditur – nuk është e thënë t`i thuash dhe ti mendjes “ik pirdhu”!

Ermir Hoxha January 28, 2015 16:11
Komento

3 Komente

  1. rimi January 28, 14:16

    Propabiliteti eshte se po te dalesh nudo behesh kryeminister,mos valle ka hedhur kanidaturen per kryetar bashkie ndaj ul vetem breket.Mos eshte Agron Cane apo Ai s’kishte allate me duket!

    Reply to this comment
  2. i ri January 28, 17:39

    Jo jo po te ulesh edhe breket behesh minister kulture se qenka kulture kjo gje ,ashtu si beri Pango bile per kete gje ka dhe gjykate qe te jep tak fak jo oak por 400000€,,,,,!

    Reply to this comment
  3. Raimonda Moisiu January 29, 12:40

    Mediokri është i paqëndrueshëm, pompoz dhe i stërgjatur, I “veshur modern” gjithmonë me rezultate të mira e të suksesshme, sepse ai mendon se nuk është duke u korruptuar apo mashtruar nga artet e retorikës, por në sajë të maskës së intelektit.
    I paafti apo profani është sinonimi i mediokritetit, ekzistenca e njeriut të plotë të mjerimit, vetëgjymtimit e vetvrasjes intelektuale. Ata janë të përditshëm, absolutisht mediokër e të paaftë për të vështruar realitetin ashtu si ata e mendojnë, sepse tipa të tillë kanë vetëm një nocion, që në pamje të parë duket e thjeshtë, por që përpiqen t’I bindin njerëzit se mendimi I tyre ka shkuar më tej e më thellë, brenda sferës së tyre të duhur,- pasurimit, parasë, famës, të shijuarit e qejfeve që të ofron jeta. E gjithë kjo është sa e zbavitëse aq edhe e mjerë, naive dhe e sinqertë!Duhet patur kujdes në selektimin e informacionit negativ, se informacioni mbetet informacion, dhe ato bëhen aq pompoze se kanë gjithmonë një prapavije politike,sepse edhe mendimin e kanë të lidhur gjithmonë me politikën apo admirimin ndaj dikujt tjetër edhe pse jo edhe urrejtjen nga prapavijë tjetër! Vetëgjymtimi dhe vetëvrasja intelektuale shkojnë dorë-për-dore,Ndarja e brendëshme, neveria dhe dhembshuria, keqardhja dhe trishtimi, dëshpërimi dhe mjerimi pak i egër përkundrejt kësaj dobësie të karakterit të dyfishtë ne gazetari, të bindin për të ripërcaktuar brenda kontekstit, realitetin mjeran..Mjerimin e mediokrit, profanit e të paaftit, e shoh në makutërinë dhe etjen e ankthshme, drithëronjëse, të llahtarrëshme për para. E shoh në luftën e konkurencës mes dy rivalëve, shumë rivalëve, se kush të fitojë më shumë në kurriz të tjetrit.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*