SHËNIM: “Jepu punë që të mos hapin punë”

January 8, 2014 09:45

SHËNIM: “Jepu punë që të mos hapin punë”

Kështu iu drejtohet një italian punëtorëve shqiptarë të një pusi nafte tek filmi “Gjeneral Gramafon”, pasi i vëren që po llomotisnin pak si tepër. Duket sikur është futur në skenar në funksion të atij lloj episodi, ku shqiptarët po qajnë hallet e jo se nuk e kanë me qejf punën; por ngjan një lloj postulati moral, që dhe pse na vendos në pozita fyese, vlen shumë më tepër se vetëmburrja e çarjes së historisë me shpatë në dorë. Qeveria e ka shpallur yll polar të premtimeve hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Në një debat televiziv, analisti Shpëtim Nazarko, sërish i mëshoi fort faktit se nëse kjo qeveri nuk arrin të fusë njerëzit në punë, do jetë e dështuar. Si e qysh, ai solli si shembull rastin e Ruzveltit në periudhën e krizës amerikane të paraluftës, i cili gjeti mënyra për t`jua ngjesh nga një vegël pune njerëzve, duke i çuar në fronte të mëdha punësh publike. “Jepu punë që të mos hapin punë”, – thotë një shprehje, me një urtësi të rrallë. Dhe në fakt, po të vëresh historinë e zhvillimit të disa vendeve, të hershme apo të vonshme, galopin e tyre befasues në pak vite nga rrënimi në rindërtim, sekretin e ka patur tek futja e njerëzve në punë, me të gjitha format e mundshme, varësisht nga sistemi që i kanë përkitur, duke e shndërruar punësimin në një lloj epidemie të provokuar nga politika të efektshme. Por a ka punë në Shqipëri?! E si nuk paska punë për një vend që kërkon të rindërtohet? Problemi qëndron tek politikat e zgjedhura, që jo gjithnjë kanë të bëjnë me paranë, por edhe me idetë. Idetë prodhojnë para dhe jo e kundërta. E ka thënë vetë Rama.

E.H

January 8, 2014 09:45
Komento

5 Komente

  1. nasruddin January 8, 11:48

    EDVINI NUK KA STUDIUAR EKONOMI NE UNIVERSTITEIN E HARVARDIT DHE SHQYPNIA E ENVERIT NUK NGJAN ME AMERIKEN E RUZVELTIT.

    prandaj edhe krahasimi dhe propozimi i Shpetim Nazarkos ne emisionin SHQIP te Rudina Xhunges nuk ka vlere reale dhe mund te perkthehet vetem si:

    JEPU PUNE QE TE GJENDEN NE PUNE.

    Sepse edhe kalamajte e rruges e kuptojne se ne kushtet e krizes boterore ekonomike premtimi per hapje nga qeveria socialiste e 300 mije vende te reja pune eshte vetem si nje ender e nje nate vere per te “peshkuar” vota elektorale.

    Ne vitin 1933 Franklin Delano Roosevelt kur u zgjodh per here te pare President SHBA kriza ekonomike po bente kerdine ne Bote. Ne SHBA numeroheshin 13 milione te papune, biznesi ishte strukur ne brimen e miut dhe prodhimi kishte rene ne pikiate ne krahasim me 1929 , bankat kishin mbyllur dyert, bursat kishin falimentuar, sistemi social ishte i bllokuar, depresioni total kishte pushtuar popullaten dhe Presidenit i meparshem Herbert Hoover kishte ngitur duart me gjithe administraten e tij. Ate kohe Ruzvelti i ri dhe energjik hodhi tezen e tij “First 100 Days” te programit antikrize “New Deal”. Cfare permbante ky program historik qe shpetoi Ameriken nga falimentimi dhe vendosja e fashizmit apo e komunizmit si ne Evrope?

    Ruzvelti me zgjuarsine e LIDERIT boteror e kuptoi se kriza nuk ishte vetem fenomen ekonomik, por edhe psikollogjik, sepse biznesin dhe njerezit i kishte pushtuar PANIKU I FRIKES dhe ekonomia kishte futur ne reaksion zinxhir drejt falimentimit. Prandaj ai qe ne fillim hodhi parrullen:

    T’I SHPALLIM LUFTE FRIKES!

    por per te arritur rezultate konkrete Ruzvelti e nuhaste se SHBA duhej t’i largohej ekonomise liberale te Tregut te Lire sipas teorise se Adam Smithit dhe te fillonte te aplikonte teorine me moderne te ekonomistit Xhon Kejns qe i jepte me shume prioritete shtetit kapitalist per te nderhyre ne Treg ne momente te vecanta. Per te arritur kete qellim Ruzvelitit i duheshin ligje te reja federale nderkohe qe Gjykata Kushtetueseja kishte hedhur poshte tegjitha amendementet e tij dhe Kongresi i kishte quajtur si komuniste. Per te arritur qellimin e tij Ruzvelti perdori metoden e njohur si “kercenimi Ruzvelt” dhe i tha gjykatesve se do te zgjeronte numurin e gjykatesve ne Gjykaten Kushtetuese duke futur njerez te tij menje vendim administrativ dhe keshtu do t’ja arrinte qellimit, gje e cila frikesoi gjykatesit dhe miratuan amendamentet e kerkuara. Pasi arriti kete sukses Ruzvelti rriti ne menyre drastike tatimet per firmat ne SHBA, (jo takse PROGRESIVE mbi pagat, si taksa e Edi Rames), me pas likuidoi korrupsionin makaber ne shtet me mbylljen e “regjimit te thate” dhe me te ardhurat ne buxhet filloi te ndertoje infrastrukture, rezervuare, kanale ujites, elektrocentrale dhe rimekembi sistemin e ndihmes sociale. Ne fillim mbylli shume banka dhe me pas i vuri kushte per funksionimin e tyre sipas rregullave te pranuara paraprakisht. Ketu mund te flitet shume dhe nuk eshte as vendi dhe as koha per te mesuar politika e coroditur shqyptare, por dihet nje gje qe e pa gjithe Bota mesy: qe Ruzvelti arriti te hape shume vende pune dhe e fitoi luften me krizen e tmerrshme ekonomike dhe e beri SHBA si nje LIDER te prodhimit boteror saqe para se te vdiste te pergatiste edhe planin MARSHALL per ndihmen e Evropes pas Luftes se Dyte Boterore qe u realizua ne praktike nga Presidenti Truman me kushtin qekishte lene si amanet Presidenti me i zgjedhur ne SHBA:

    PLANI MARSHALL TE APLIKOHEJ VETEM PER VENDET PA PARTI KOMUNISTE!

    Franca dhe Italia u nguten qe te ndalonin Partite Komuniste qe kishin dale si “kepurdha pas shiut” me urdher nga Moska pas Luftes se Dyte Boterore. Ne kete kuptim lind pyetja:

    KU GJENDET SHQYPNIA TANI, 25 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT?

    ku politika kombetare feston akoma 29 nentorin me fotografine e Enver Hoxhes dhe vajton si kukumjacke kujtimin e LANC-it komunist te Komandantit Lengjendar? Mesiguri mund te thuhet se eshte shume larg popujve te tjere qe tentojne t’i bashkohen vendeve te civilizuara te Botes se Lire dhe Demokratike, por akoma me larg SHBA-s se Presidentit Ruzvelt qe padrejtesisht e ka krahasuar me vendin tone analisti Shpetim Nazarko ne emisionin e Rudina Xhunges “SHQIP”.

    Reply to this comment
  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. January 8, 14:00

    Shume holle je munduar qe ta tjeresh LESH E LINE O NASRUDIN .
    Por nuk ishte nevoja qe te na “Hapje Horizont ” sepse keto i dime me mire se ty .
    Lere ROOSVELTIN atje ku i kane rene kockat ,pavaresisht se per mua ai me i madh edhe se vete GEORG WASHINGTONI,por shiko dhe kape thelbin e asaj qe ka thene ne kete rast analisti ,qe per mua ka te drejte.

    Reply to this comment
  3. Mark uk January 8, 19:33

    nasrunddin:Sa gjat ke komentue nje artikull.Ke shkruar 4-5 here ma gjate se artikull shkruesi.Mos u bene i bezdishem duke e stergjatur komentin sa nuk mban ma as kompiuturi.Po ju kujtoj nje fjal te urte:Se kush flet shume humbet te parat.

    Reply to this comment
    • nasruddin January 8, 20:42

      E kam pase KUNJIN me analistin Shpetim Nazarko dhe me politiken e CORODITUR shqyptare, qe do te drejtoje shtetin kapitalistme metoda enveriste, prandaj i kam rene gjate qe kuptohet sa me shkurt DALLIMI midis SHBA-s te Ruzveltit dhe Shqypnise te Enverit.

      Reply to this comment
  4. nasruddin January 8, 23:10

    CFARE DALLON SHQYPNINE E ENVERIT NGA SHQYPNIA E SALIUT DHE EDVINIT?

    Vetem se ASGJE nuk prodhohet ne trojet shqyptare me perjashtim te tyre qe ka falur Zoti dhe Natyra qenga Koha e Qepes e Enver Hoxhes deri me sot.

    Vetem se “Vellezerit e Perjetshem” te Kohes se Qepes te Enverit, Titua, Stalini dhe Mao Ce Duni, sot jane zevendesuar rme BOSAT e FMN-se dhe te Bankes Boterore.

    Vetem se shqyptaret nga skllever te Enverit ne vendin e tyre, jane bere skllever te Botes mbare.

    Vetem se sic Enveri ashtu edhe Saliu me Edvinin cdo 29 nentor shkojne dhe vajtojne si kukumjacka tek Varrezat e atyre qe vrau Enveri me doren e vet dhe per 25 vjet me radhe pas renies se Murit te Berlinit i kendojne akoma elegji LANC-it komunist qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*