SHËNIM: Jo, ata nuk “Kanë Maru”!

Viktor Malaj June 1, 2015 13:06

SHËNIM: Jo, ata nuk “Kanë Maru”!

“Nëse doni të provoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet“/Abraham Linkoln

 

Këto ditë, në mediat onlajn (on line) qarkulloi një videoklip që pasqyronte për disa sekonda pjesë nga fushata elektorale e kandidates së PD-së në Shkodër, zonjës Voltana Ademi. Në këtë pjesë fare të shkurtër dukej dhe dëgjohej qartë zonja në fjalë, e hipur në një tribunë elektorale dhe e rrethuar nga të rinj e të reja, duke thirrur “Rama-Meta kanë maru, kanë maru, kanë maru!”

Poshtë pamjeve filmike, TV-ja që e transmetonte fushatën thoshte me titra: “Programi i Voltana Ademit për Shkodrën”. Kur e pashë klipin, qesha. Protagonistja në fjalë ngjante më shumë me Mimoza Llasticën e filmit për fëmijë. Teksa mendoja se kjo zonjë kërkonte të bëhej kryetare e bashkisë Shkodër, humori ia la vendin pezmit. Personi në skenë ngjante më shumë me një tyryfyçkë. Një gruaje në moshë të mesme që kërkon të marrë përsipër punë fort të rënda, nuk i shkon mendjelehtësia. Prej shumë kohësh, tek ne është bërë modë që punët më të rëndësishme t’ua besojmë mendjekufizuarve, që fatet tona individuale, familjare dhe kolektive t’ua lëmë në dorë individëve me personalitet të brishtë ose të padenjë, që ndryshimin e përmbajtjes së jetës tonë private dhe qytetare t’ia delegojmë personave që nuk kanë as aftësinë të përmbahen para nesh, madje të kalojnë në ekstazë (siç e quajtën mediat rastin në fjalë) në vend që të na demonstrojnë arsyen.

Titrat e TV-së që transmetonte pamjet filmike dhe fjalët parodike të zonjës Ademi kishin një kontrast shumë të madh, por edhe një domethënie shumë bindëse. Programi i Voltana Ademit për Shkodrën ishte një parodi; një parodi nga ato që shfaqnin dikur estradat amatore nëpër kooperativat bujqësore për të zbavitur fshatarët e lodhur nga puna. Programi i saj elektoral dhe afishimi i tij në publik iu premtonin vetëm një gjë banorëve të bashkisë së ardhshme të Shkodrës. Kjo gjë ishte…”Rama-Meta kanë maru…”.

 

Pse po i kushtoj kaq rëndësi këtij episodi elektoral? Grupimi politik kundërshtar ka mbajtur deri tani një qëndrim të moderuar dhe të qytetëruar ndaj zonjës Ademi. “Fyerja” më e madhe që i është bërë asaj ka qenë pohimi se “është e panjohur për ne”. Zonja në fjalë reagoi e pezmatuar duke thënë se “do më njihni pas 21 qershorit!”. Mendjelehtësia e dëshmuar në tribunën elektorale, përzier me ekstravagancën bajate të aktrimit na shtyjnë të dyshojmë se ajo mund të jetë thjesht një Jozefinë tjetër por që, deri tani, nuk është ndier shumë pasi, siç thotë populli, “dy gjela nuk mund të këndojnë në të njëjtin qymez”. Dyshimi të shtyn të shtrosh pyetjen: mos nuk po e shpalos jozefinizmin e saj ngaqë pretendentja tjetër për kryetare bashkie, zonjusha Bazhdari dhe stafi i saj elektoral, me sjelljet dhe qëndrimet e tyre të moderuara nuk do ia “përligjnin” dhe shfaqja e thelbit (agresivitetit) pa shkak do të kontrastonte dukshëm, çka do të bënte të humbiste shumë pikë në elektorat?

E keqja e parodisë elektorale të zonjës Ademi nuk qëndron në faktin pse thotë se “Rama dhe Meta kanë maru…”. E keqja qëndron në botëkuptimin dhe moralin e saj politik që është pjellë e moralit politik berishist, i cili beson se humbje e pushtetit do të thotë se “ke maru” dhe se për të mos “maru” nuk duhet lënë gjë pa bërë për ta marrë apo mbajtur pushtetin. Kjo është arsyeja që Ademi, ashtu si mijëra të tjerë kanë qenë mbështetje morale, politike dhe sociale të Berishës dhe berishizmit gjatë gjithë fazave të shfaqjeve të tij më të turpshme, madje edhe kriminale dhe antikombëtare. Këta lloj individësh janë pajtuar me berishizmin kurdoherë dhe për çdo gjë. Ata janë zgërdhirë kur Berisha fyente e kërcënonte kundërshtarët politikë; janë ngazëllyer kur Berisha dhunonte zgjedhjet e 1996 apo falsifikonte ato të 2009 dhe vidhte ato të 2011 për bashkinë e Tiranës; i kanë qëndruar në krah dhe e kanë inkurajuar kur vendoste gjendjen e jashtëzakonshme në 1997 dhe rizgjidhej president nga një parlament njëpartiak i dalë nga votat e vjedhura; nuk e kanë qortuar, por e kanë ndjekur nga pas në aventurën antikushtetuese prej gangsteri të 14 shtatorit 1998; kanë heshtur ose kanë bashkëpunuar në prapaskenë kur yshtte kriminelët e Shkodrës në marrjen peng të prefektit dhe djegien e komisariatit të policisë në shkurt-mars 1998; kanë heshtur ose kanë ngritur kartonin jeshil kur qeveria e Sali Berishës, me udhëzimin e tij dhe firmën e Lulëzim Bashës, nënshkruante Marrëveshjen Antikombëtare të Detit me Greqinë; nuk janë prekur moralisht dhe as shqiptarisht prandaj nuk kanë pasur vullnet të kërkojnë llogari se ku kanë shkuar 230 milion euro të rrugës Durrës-Kukës që i mungojnë buxhetit të shtetit kur ato i administronte L.Basha, si ministër transporti; kanë heshtur ose kanë dalë në mbrojtje të tij kur qeveria vriste demonstrues të pafajshëm në qendër të kryeqytetit dhe pastaj përpiqej të fshihte provat dhe adresonte autorësinë tek demonstruesit e të tjera, e të tjera.

Në një fushatë elektorale pritet nga kandidatët që të shpalosin idetë dhe projektet e tyre për hapësirën ku shtrihet juridiksioni i bashkisë dhe, gjithashtu, pritet prej tyre të ofrojnë modele të mëparshme të qeverisjes vendore të partisë së tyre apo të vetë atyre. Po cili do të ishte modeli i qeverisjes të cilit do i referohej zonja Ademi në rast se zgjidhej nga votuesit e bashkisë Shkodër? Qeverisjeve kombëtare të dështuara të PD-së, të kundërshtuara dhe refuzuara nga shumica e popullit shqiptar? Apo qeverisjeve vendore të Tiranës dhe Shkodrës ku kanë dominuar dhe dominojnë kioskëzimet, ndërtimet pa leje, zhdukja e hapësirave të gjelbra, korrupsioni, papunësia, mungesa e ndërtimeve apo rikonstruksioneve të stadiumeve, pallateve të sportit, teatrove apo shtëpive muze të figurave historike si Gurakuqi, Fishta, etj.?

Pikërisht, pse i mungojnë këta shembuj orientimi dhe besimsjellës, zonja Ademi preferon t’i japë fushatës së saj elektorale karakter parodik me të cilin kënaq disa tifozë pa mend që i shoqërojnë fushatat elektorale të PD-së prej 25 vjetësh, njëlloj si majmunët që shoqëronin dikur cirkun lëvizës nëpër Evropë. Po të përdorte seriozitetin në vend të kinse humorit dhe ligjërimin e arsyeshëm në vend të parodisë shëmtirë, do i duhej të shpjegonte para elektoratit shkodran se pse pushteti lokal 25 vjeçar dhe ai qendror 13 vjeçar i partisë së saj e ka lënë Shkodrën atje ku është; pse ky pushtet politik iu dha të përndjekurve të regjimit komunist vetëm një këst të dëmshpërblimit, ndërsa këta që “kanë maru” iu dhanë katër këste për 20 muaj; pse pushteti i saj nuk ka dëmshpërblyer ende banorët e dëmtuar nga përmbytjet e 2010 dhe si do të mundej kjo zonjë t’i sillte Shkodrës gjithë këto të mira, kur qeverinë e drejtojnë kundërshtarët politikë, ndërkohë që nuk ia sollën pushtetet e njëpasnjëshme lokale të djathta edhe kur pushtetin qendror e kishte partia e saj?

Kjo periudhë 25-vjeçare na ka bindur mjaftueshëm se ata që vijnë e shkojnë në pushtet, asnjëherë nuk “kanë maru” dhe as i ka gjetur gjë, jo vetëm kur kanë lënë karriget e pushtetit, por edhe kur kanë kryer krime të shumta dhe në dëm të popullit dhe atdheut. Ata që, në jo pak raste, “kanë maru” kanë qenë pikërisht ata që, me pasion dhe pa arsye, me emocione dhe pa kushte, kanë ndjekur vazhdimisht politikanë dhe grupime politike, të cilët kanë shfrytëzuar me mjeshtëri gjendjet emocionale të individëve apo shtresave shoqërore duke i manipuluar dhe keqpërdorur për qëllime pushtetmarrëse, pushtetshfrytëzuese dhe pushtetpërfituese.

Edhe vetë zonja Voltana Ademi ka qenë disa herë drejtuese e pushtetit lokal të Shkodrës dhe së fundi deputete e saj në parlamentin shqiptar. Të gjitha ato mangësi dhe prapambetje që ka përjetuar popullsia e qytetit dhe rrethinave të Shkodrës, ku më pak e ku më shumë, mbajnë edhe vulën e zonjës Ademi. Zgjedhja e saj në krye të bashkisë nuk do të sillte asgjë tjetër veçse vazhdimin e gjendjes ekzistuese. Prandaj, të gjithë ata që janë të kënaqur me realitetin e Shkodrës dhe fshatrave përreth janë të lirë të votojnë për parodinë elektorale. Kurse ata që duan ndryshimin e gjendjes dhe që ia duan të mirën Shkodrës më shumë se të partisë kanë rastin të votojnë ndryshe. Është punë më e mençur të provosh një meny të re dhe ta durosh për katër vjet sesa të vazhdosh me një meny 25-vjeçare, megjithëse ta ka sjellë në majë të hundës.

Viktor Malaj June 1, 2015 13:06
Komento

51 Komente

  1. Toni June 1, 13:34

    Po ta mendosh holle holle keshtu eshte kur domates i thua molle

    Reply to this comment
  2. albi June 1, 13:43

    Shkrim shume i sakt,!me shkoqur se kaq nuk mund te pershkrohen politikanet a Pd -se

    Reply to this comment
  3. leo england June 1, 13:52

    Artikull fantastic. Bravo

    Reply to this comment
  4. Gezimi June 1, 13:56

    Artikull brilant dhe shume i sakte! PD tashme ka marre fund…….

    Reply to this comment
  5. D O K L A T I June 1, 13:59

    DIKUR NE MALESI KENDONIN : “LACA LACA, PUPALACA KERCEFSHA LARG E MOS U VRAFSHA”. NJE DITE E TAKOVA NJE MALESOR NGA MALESIA E MADHE DHE I PYETA: PER KENDE DO VOTONI? ME U PERGJEGFJ: MA KA LENE AMANET BABAI TE JEM GJITHMONE ME DEMOKRATET.
    DUKET QE TANI E KANE KUPTUA QE PAS SUNDIMIT TE ENVERIT DHE TE FEUDALIT SALI BERISHA SHTETI E AS DEMOKRACIA NUK NDERTOHET ME URLURIME RRUGASH. ME PERFITIME NGA DROGAT, PROSTITUCIONI DHE TREGETIA KUNDERLIGJORE NDERKUFITARE. NEVET NA DUHEN PERSONAT QE E LUFTOJNE TE KEQEN. KETE MUND TE E NDERROJ POPULLI ME ZGJELLJEN E PERFAQESUASEVE TE VERTETE. SHIQONI PERFAQESUASIT NGA SHKODRA NE KOHERAT PARA ENVERIT DHE SALI BERISHES.

    Reply to this comment
  6. feniks June 1, 14:03

    Ne Shkoder duhet t’i therrasin mendjes nje here e mire:
    -NE se doni veten,femijet tuaj apo PARTITE me shume!!!
    Dhe pastaj te vendosin per cilin te votojne!
    Deri tani kane votuar QORRAZI per ARMIKUN E TYRE,Sali Berishen dhe e shikojne se si jane kthyer:QYTET-FSHAT!!!

    Reply to this comment
  7. XUME PROTOPAPA June 1, 14:06

    MOS E “KRUEJ” ME MBESEN E FASLLI ADEMIT

    Ne teresi jam i nje mendje me idete qe shpreh autori, po me nje distancim jo te vogel per dy shprehje te futura si meli mes kallinjve te grurit:

    E para: – “sequestrimi” i Prefektit te Shkodres, podgoriçanit te Elez Biberajve e Frank Shkreleve, qe sot shtremberon kembet e karrigeve te ATSH-se nga vjamosja ilirmetiste, ka qene thjesht nje parodi e keq organizuar nga Sali Rame Shiqerja e njemije e nje krimeve te djeshme e te sotme. Mbase nuk e di, por gjithe truproja e tij perbehej nga gangstere xhuxhmaxhuxhe kosovare…

    E dyta: eshte paburreri te kercenohet nje popull i tere me “..si mundej (mbase ke dashur te thuash mundet) kjo zonje t’i sillte (ti sjelle) Shkodres gjithe keto te mira, kur qeverine e drejtojne kundershtaret politike..”
    Shalegjati nga Surreli kercenon nga tere anet per prerje ujesjellesish, per mungese investimesh, per nderprerje energjie e mbase edhe te bukes se gojes, po te mos votohen shumica e rrugaçeve qe ka zgjedhur per te drejtuar Bashkite. Nuk dua te mendoj qe nje kercenim prej krimineli e gangsteri nen urash te beje pjese ne llogjiken e autorit te ketij shkrimi pothuajse te persosur.

    Qe eshte nje tyryfyçke e mbesa e Faslli Ademit, nuk eshte nevoja te shohesh gerthtjet e saj ne tubimet para zgjedhore, mjafton te pyesesh shkodranet per stergjyshin e saj dhe do rrezikosh te vdesesh nga te qeshurit e papermbajtur. Ai ishte njeri nga aksioneret e Fabrikes se Çimentos, qe para se te paguante kuoten e tij, beri pyetjen tragjikomike: po kur te mbarohen shkembenjte e Taraboshit, ç’do bejme me fabriken e çimentos?

    Eshte njelloj fatkeqesi per Shkodren edhe votimi i zogistes Keti Bazhdari, me kushurinj serbe nga Sisak (Kroacia) me banim ne Prigrevica (Sërbi) te vrare me 30.10.1998 nga UÇK-pa, gjate luftes per çlirimin e Kosoves – MLADEN ČEDOMIR BAŽDAR (dtl. 07.03.1978).

    Nuk mund te jete perspektiva e Shkodres biznesi i bazuar ne shfrytezimin deri ne palce te te rinjve e te rejave, me qepje brekesh e tomajesh per te tjere jo shqiptare. Aq me shume nuk besoj te shendverohen shkdranet me rikosnstruksion stadiumesh, pallatesh sporti apo teatro e/o muzeshe, kur ne mbremje vazhdojne te bien te flejne me kujtesen e shijes se supes me barishte te ngrene dy dite me pare !

    Ajo qe ofendon sedren e pa shprehur te shkodraneve dhe Shkodres eshte kjo trysnaje e mallkuar qe akoma vazhdon ti qendroje mbi koke si ajo spata e Damokleut ne kohet qe shkuan….

    Reply to this comment
    • bato June 1, 22:00

      Or Xum Protopapa!
      Me keto qe shkruan ti, duhet qe te te kishin propozuar ty per kryetar bashkie, se te tjeret na qenkan me hije. Ti qenke tamam si Salush Vicidoli qe vazhdon “Luften e kllasave ” te Enverit duke i perndjekur kundershtaret me dajo, gjysher e stergjysher. Duket edhe ti komunist paske qene se i shikoke mire biografite per shtete breza. Pika ne BITHE, thomi ne andej nga Gjirokastra.

      Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA June 2, 01:29

      U RINGORDHE EDHE TI

      o bato mavria, qe mban akoma nallanet qe ja vodhe ÇIÇOS nga Sokaku i te Marreve, ne Gjirokastren e dasmave te kalase me parate tona. E ndien edhe vete eren e qelbesires qe kuterbon me bollek.

      Tregonte nje here nenoja e Kadarese, per nje bushter (jot’eme) qe kish hedhur ne koshin e plehrave “gabimisht” ne vend te qenit larush te ngordhur, nje pjerdhese te veten (qe ishe ti o bato erebytha).
      Te shpetuan zagaret e plehrave e te rriten tek Shpella e Vanistres, deri sa te gjeti Zylyfi i Kokalareve dhe te zhyti per te te hequr zhulin ne Liqenin e Kacojthit.

      Vuri i ziu Zylyf shpallje ne tere anet e Gjirokastres, qe nga Rrepet e Çastistes, tek Lisat e Poliçanit, tek Selvite e Hllomose, tek Lisat e Skorese, e deri tek Lisat e Çorrokut, deri sa u be e gjalle jot’eme tek kthehej nga Vithimat e Buretos me hamshoret qe ja kishin hipur me te rende.

      Reply to this comment
    • popull June 10, 09:07

      xume protopapa

      ke bere nje nder komentet me briliante qe kam lexuar ndonjehere
      me te veretete ti nuk duhet te jesh anonim..
      te pakten mbaj ate nick name qe te t’lexojme ndonjehere
      po ate gjirokastritin e ke mek fare hahaha
      bravo!!!

      Reply to this comment
  8. Mark uk June 1, 14:11

    Viktor Malaj ish funsionar i lart i sigurimit te shetit,del e na ben moral.

    Reply to this comment
    • spirua June 1, 16:21

      Qe nje 45 vjecar te kete qene edhe mesues edhe funksionar i sigurimit te shtetit vetem ju mund ta besoni.

      Reply to this comment
      • bato June 1, 22:04

        Spiro!
        Mos u habit per kete qe shkruan Uk-u!
        Ai eshte pjelle e berishizmit qe dine vetem te shpifin, te baltosin kur nuk kane argumente. Ka 25 vjet qe keta demek “demokrate”, kur donin te hiqnin nje te afte nga puna, e etiketonin thjesht me nje fjale” Komunist”. Kaq dhe tjetri flakej ne rruge. Mjerane dhe funderrina te kombit.

        Reply to this comment
    • korçari June 1, 16:31

      O Mark Uk po ti a e ke aftesine per te bere moral se ty ora te ke ngelur 25 vjet prapa

      Reply to this comment
  9. Luan June 1, 14:33

    Kushdo qe perfaqson PD, perfaqeson te kaluaren e zymte 25 vjeçare. Te gjitha ato qe shkruan V. Malaj jane te sakta. Eshte e sigurt qe lista me te zezat e PD-se eshte me e gjate por ato nuk mund shkruhen ne nje artkull. Poqe se votuesit e qytetit te Veriut do vazhdojne perseri si ne keto 25 vjet, te mbeshtesin nje parti qe kurre nuk ka qene demokratike dhe ne qofte se ndihen mire keshtu, ata e dine, per veten e tyre e kane…

    Reply to this comment
  10. xhixhi June 1, 14:40

    sa fort i pasket ra…:)…nje procke beri…nga ato te tipit “karashlloj”…

    Reply to this comment
  11. terbaci June 1, 14:41

    zonja ne ate moment nuk ka kaluar ne ekstaze ,ka kaluar ne orgazme,duke gjykuar nga mosha qe ka duhet te jete e tredhur dhe ka qene shume e kenaqshme orgazma kushedi pas sa kohesh.

    Reply to this comment
  12. baftjari June 1, 14:43

    oh sa kam qesh….

    Reply to this comment
  13. Tirona June 1, 14:44

    Kane maru, cfare perkthehet? Kane mar hua?

    Reply to this comment
  14. desi June 1, 14:45

    Mark ,di qe ne nje koment para disa ditesh, te kam bere nje nder te vogel duke te quajtur gomare, e kuptoj qe te kam vlersuar shume lart. Kjo kafshe e urte ,paqsore eshte destinuar nga zoti per te bere pune bashke me njeriun .Pra me fal o m….. r…..k…. se te kam vlersuar shume e disa dhjetra here me shume ,se sa ti je ne fakt.Ma mer mendja dhe te perfytyroj si ata minjte e zgjebosur te gjirizive qe mbartin me vete virusin e ligesise njerzore , qe mbart me vete aromat me te ndyra qe mund te egzistojne ne bote ,qe mbart me vete virusin e vdekjes se vleres edhe me te vogel njerzore …… keshtu te perfytyroj une o mark uka dhe ky perfytyrim nuk eshte se kjeshtu une dua , po keshtu je ti me gjithe prezantimet e tua. Fatkeqesi qe ; si na shkruan,jeton ne vend demokratik e te qytetruar….

    Reply to this comment
  15. Kostandini June 1, 14:50

    Z. Malaj, qe ta shijoje epoken e zymte te Shkodres duhet te kishe jetuar atje nga ’97 deri ne 2005, do degjoje gjeneratoret gjithe diten se vetem 3 ore drita kishte, do shikoje trotuaret e rruget ne mjerim sepse bashkia Shkoder merrte buxhet sa bashkia Gramsh, me mijera te papune, etj etj Keto prralla mos ja trego shkodraneve, ato e dine mire se cila qeveri i perkrah sepse i kane provuar te dy palet.

    Reply to this comment
  16. "Horri i Bulevardit" June 1, 15:11

    Keto zojat e PD e kane partine si dyqon permanenti (frizure), rregjistrohen ne parti, me fytyre kali dhe skalon shume, bohen fytyre engjelli.
    Kujtoni Majlinda Bregun, si ka qene dhe si eshte sot, kujtoni fytyren e Ciljetes, qe dukej si burre dhe si eshte sot.
    Shikojeni Voltanen mbas disa viteve dhe sdo ta njihni me, mbas masazhit dhe mejkapit te PD-se, do te duket komplet tjeter.
    Vetem argiten nuk arriti frizua e PD, ta rregulloje, megjithese u munduan shume, perseri argita mbeti si nona dreqit.

    Reply to this comment
  17. Samir June 1, 15:11

    Eshte turp te shkruhet keshtu per nje kundershtare e nje femer nga nje gazetar qe nuk e njeh Shkodren. Te quash TYRYFYÇKE nje politikane te cilen qyteti I Shkodres, perfshire edhe shume te majte e respektojne perben fyerje per nje qytet.

    Reply to this comment
  18. Uakania June 1, 15:17

    Çfar ka bërë qeverisja qendrore për këto dy vjet në Shkodër?

    Reply to this comment
  19. I.Troplini June 1, 15:57

    Portretizimi apo fokusimi tek kandidatja e opozites Ademi, nuk mund te coje kerrkund tjeter pervecse tek papergjegjshmeria dhe boshesia intelektuale, tek puthadoresia si “meritokraci” e kesaj PD dhe skarciteti fshataresk i figurave kryesore te saj.
    Ata qe kane perjetuar Jozefinen e zheleve, kete figure tragjiko-komike te tranzicionit injorant shqiptar, mund ta paramendojne sadopak se cilat figura dhe “personalitete”, mund te mbijetonin perskaj dhe nen hunden e saj. Mund ta paramendojne sadopak, puthadoresine e ketyre njerezve, karshi “perandoreshes Afrodite” te Shkodres.
    Thene kete, nuk te habit fakti, qe kandidatja Ademi, hidhet ne poza tifozesh te superliges shqiptare te futbollit. Nese ka dicka per tu habitur, ajo mund te shihet tek fakti, qe nuk shan me liber shtepie, jo vetem Znj.Bazhdari por edhe cdo krijese shqipfolese qe simpatizohet me te.
    Rama-Meta kane mbaru.!!!
    Persa kohe opozita shqiptare, ka kandidate te ketij niveli,,,,persa kohe injoranca dhe prapambetja shqiptare, vesh kostumet e opozites politike,,persa kohe zogjte e gomereve te Saliut dhe Jozefines “lumturojne” shqiptaret me perlat qe nxjerrin nga goja,,,,,per aq kohe,,,,,Edi Rama nuk ka mbaru,,,por vetem sa ka fillu.
    Me nje nivel te tille perfaqesimi, me kete boshesi dhe tredhesi karakteresh qe nuk u beson dot as kopene e dhenve dhe lere pastaj administraten shteterore,,,,kjo mender opozite, mbetet peng e atyre qe kane perdorur per perfitim personal dhe per krim kombetar. Persa kohe bajraktari i bjeshkeve te pshurrura, nuk eshte perballur me drejtesine, per krimet e kryera,,,,per aq kohe kjo PD, “i ka te domosdoshem kengetaret bukuroshe” si Znj.Ademi.
    Nje nivel i tille perfaqesimi, te le te shtangur dhe pa alternative zgjedhese. Kush perjeton “kengetare” te tilla, eshte i gatshem “te pranoje” edhe nje Ilir Meta me te kaluaren e tij me bllok ne dore.
    Rama-Meta ferkojne duart dhe qeshin me lot, kur degjojne “zerin magjepses” qe del nga koshi i plehrave te Jozefines. Veshja firmato, syzet si “shenje intelektualizmi provincial” apo ai buzekuqi deri poshte veshit i Znj.Ademi,,,,,nuk mund te ndryshojne asgje ne gjykimin qytetar per kete kandidate. Ajo dhe soji i saj, jane perfaqesuesit tipike te asaj qe quhet SHKERDHATOKRACI dhe qe mban peng kete vend dhe qytetaret e saj, prej cerekshekulli. Ata nuk duhen lejuar, te prishin me, jeten e femijeve te kesaj Republike. Se cfare bejne me vetveten, i duhet lene ne dore atyre. Aty nuk kemi ndikim dhe as impenjim per te ndryshuar dicka.

    Reply to this comment
  20. fad June 1, 16:03

    Gje me e flliqur xhesti qe bonte kjo kandidate tuj thirr rama meta kan mbaru kan mbaru… shikoje cfare serioziteti ka kjo voltana ben thirrje sikur eshte ne lufte dhe imagjino te fitoj kjo shal perjashta sa larg do e hedhin sh…., dhe pastaj ato ivestimet ti bej me ato thirrjet rama mata kan mbaru, turp te ket me ate kultur qe ka te futet me ndonje navajtore dhe jo te kandidoj per bashkin, hajdutja dhe programin ja vjedh kundershtares pa le gjona te tjera, dhe me levizjet qe ben me kok e bon akoma me te shpifur figuren e saje.

    Reply to this comment
  21. zekthi June 1, 16:30

    Vertet nuk “Kanë Maru “.
    Ata nuk kane maru por jane aktivizu pas rilindjes ma fort se kurre.
    Duke lozur me figura te reja ( ne disa raste edhe te pafajshme dhe te pastra, ndoshta me nje ideal pse jo ), ne mbeshtetje te tyre kane nxjerre element te qe ne kohen e diktatures, para vitit 1990 kane qene ne organet me te larta drejtuese te Partise se Punes, sekretar byroje te ekonomive apo ndermarrjeve, .anetar te Byrose se Partise se Rretheve. me pas anetar te forumeve drejtuese te Partise Socialiste Nanoiste etj
    Por per hatërmbetje kaluan me Lsi-ne dhe morem poste drejtuese organizative te cilet punesuan familjaret e tyre pas 23 Qershorit 2013. Dhe tani bejne thirrje te pa puneve qe i votuan me shprese ne 23 Qershor t’i votojne perseri per te qene rehat familjaret e tyre ne vendet e punes.
    Neper kshillat bashkiake futen perseri femijte,dhendurret ,nuset dhe nipat e tyre.Keshtu ka ndodhur ne Gjirokaster ku sekretari organizativ ose si i thone shefi i kuadrit familjar te Lsi-se ka qene nje sekretar byroje i PPSH , ku kandidaten e shoqerojne te gjithe te punesuari rishtas nga ana e tyre dhe bejne thirrje ” Votonani ne te rrime rehat se per ju ka zoti ”
    Nje kuader i Lsi-se qe Rama dha urdher dhe e pushoi si drejtor sepse nuk kishte paguar dritat prej 30.000,000 leke te vjetra ne pishinat qe ka ne Dropull, eshte aktivizuar pas kandidates per t’u bere kuadro kryesore ne Administrat perseri pas dt 21 Qershor.
    Deputeti Anastas Angjeli dhe Ministrat shkojne fshehtas ne Gjirokasater, bile Angjeli po fshihet andej nga Permeti qe nuk e njohin mire.
    Kryetari i Bashkise ben thirrje: Votoni te majten se Une do te behem Prefakt i Qarkut. !!! se me ka thene Iliri dhe Rama. !!!
    Populli voton Kandidaten e Re apo ate qe ishte kryetar.Kush do te jete kryetar bashkie ?

    Vertet nuk ” Kane maru” Me 21 vota e popullit duhet t’jua heq lekuren e Ujkut.

    Kujdes! Ata nuk kane mbaru por lekure kane ndru.

    Reply to this comment
  22. Shahisti Klasik June 1, 16:31

    Citoj nga artikulli: “Prej shumë kohësh, tek ne është bërë modë që punët më të rëndësishme t’ua besojmë mendjekufizuarve, që fatet tona individuale, familjare dhe kolektive t’ua lëmë në dorë individëve me personalitet të brishtë ose të padenjë…”

    Je shume i sakte, besoj se ke parasysh Edvin Kristaq Ramen, Ilir Flori Metelikun etj. etj.

    Reply to this comment
  23. S Bardhi June 1, 16:46

    HOrri ke te drejte.

    njeriu qe eshte ballsamosur me shume eshte Mona e Likes,

    Plastikkaret amerikane kane gjetur belane me Monken e me Xhacken sepse e kane

    te pa mundur tj u rregullojne futyren e groposur.

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" June 1, 17:45

      O S bardhoshi, ato qe permend ti ashtu kan qen, ashtu jan edhe sot, vetem fustonet ndryshojn, por PD-dhistet e salehut,regjistrohenne parti me surrat kali dhe mrena dy vjeteve, bohen VIP-a, per revista.
      Si duket kremi qe prodhon salehu, qenka Marke.

      Reply to this comment
  24. paci June 1, 17:07

    Ne Shkoder shumica e qytetarve jane te zhgenjyer nga PDja dhe po presin 21 qershorin te bejne ndryshimin . Shkodra permbys pushtetet antiqytetare , kësaj rradhe Shkodranet votojne per zonjen Keti Bazhdari per nje mije arsye per te perfituar Shkodra ne radhe te pare me investime dhe rregullimin e Shkodres dhe rritjen e punesimit , ,
    Ne Shkoder dote behen investime aq sa nuk jane ba tash 30 vjet .
    Shkodranet nuk dote mbyten më mbas te mbyturit si puna Voltanes te pa vizion e pa mbeshtetje nga askush perveç te mbyturve te SHQUPIT .

    Reply to this comment
  25. besabese June 1, 17:31

    “Nëse doni të provoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet“/Abraham Linkoln

    Po eshte e verete…e meqenese zonja flet se “eshte e paster ne figure dhe endershme me postin”….po ja beje publike nje fakt…..
    Vajza ka mbaruar per mesuese cikli qe ne vitin 1996 e kjo zonje nuk dihet se ku ka qene per vehte …por duke shkuar prane drejtise rajonale arsimore ku drejtoresh ishte emeruar znj Voltana ,si mikeshe e Jozefina Topallit….nukju gjet pune vajzs time …dhe a doni arsyen ju popull i Shkodres se nuk gjet pune….
    Voltana Ademi kerkonte 50000euro per nje vend pune,mesuese…. qofte edhe ne fshat…
    Keto nuk ja dhame zonjes se”ndershme”=injorante..se shpejt edhe anetaret e PD DO TA NJOHIN E URREJNE SIC KA URRYER E GJITHE sHQIPERIA jOZEFINEN QE KAM PER XHELESH….O MALLKIM..KETO FEMRA JANE VEC PER PLEHRA….
    Njiheni hajduten e korruptuar Voltana 5000 euro shiste ne akand nje vend pune.. do te .vije e ja them para gjithe Shkodres…e shkodranet heshtin per korrupsionin e Voltana Ademit..ato e blene vendin e punes sic blene edhe diplomen….kjo ishte PD e 22 vite pushtet PD ne Shkodren qe e kane keshyer SKUTEN E ARTE …ne skute korrupsioni e vjedhje parash…Pse sjep ;;ogari Lorenc Lukaj per 8 vitet ne pushtet se bemat e 1997 u strehu ne vilen e tij ne mal te zi…oh sa ka…..ska faj hajdut Luli vene per kryetare hajduten ,Voltanen,qe do vjedhi per vehte e per to…..kjo eshte sllogani i saj…oh sa ka…..bej fushta e rrej e mashtro ,po sa te mundesh ..nuk dije te flisje ikje nga tema tek gazetarja Eni Vasili…kundershtarja jote znj Keti ishte fjale pak e me shume mend e vlera fliste znj Keti Bazhdari…suksese…se e pa korruptuar ..jetonte me biznesin e vete jo me shit vend pune mesuesie me 5000 euro si Voltana…..maskarada. qe flitet se i ndante me Jozefinen????.
    Shkodran e shkodrane jepjani voten Keti Bazhdarit,perfaqesuesja e Alences per Shqiperine Europjane……suksese e fitore…KETI BAZHDARIT…..

    Reply to this comment
    • Shahisti Klasik June 1, 19:15

      Drejt, Keti Bazhdari kerkon vetem 4500 euro per nje vend pune, jo 5000 si Voltana. Votat Ketit se kushton me lire.

      Reply to this comment
    • Sony June 2, 08:03

      A pse këta të tjerët kujton se nuk do i kërkonin (kërkojnë) vajzës lekë kur të vijë puna?
      Nëse nuk e kupton që këta janë të gjithë një m.. , atëherë lëri përrallat e thuaj që je pjesë e fushatës!
      Nëse do kishte një njeri tamam për Shkodrën, ai do ishte Gilman Bakalli!

      Reply to this comment
  26. lulushi June 1, 17:33

    Sherbimi me i mire , me fisnik , me vend dhe ne te mire te Shkodres dhe qytetarise se saje do te ishte momenti i duhur qe vete Voltana te terhiqej me kurrajon qytetare shkodrane te bente thirrje qe edhe te perndjekurit dhe demokratet e vertete te votojne per zonjen Keti Bazhdari si zonje me shum vizion per te ngritur edhe nje here Shkodren e gjithe shkodranëve pa dallim politik dhe per ti treguar faqezesve se boll me Shkodren nuk mund te talleni pafundsisht si tash 23 vjet qe mbajten postet prej Shkodres u pasuruan kurse Shkodren e çuat me poshte se Peshkopin apo Kuksin , kush nuk don te ringrihet Shkodra eshte ose injorant ose i mbytur me pare haram qe e kane stervjedh qytetin tash 23 vjet .

    Reply to this comment
    • Shahisti Klasik June 1, 19:17

      O Lululsh, kot po them une, po sikur ta bente Keti kete pune, te terhiqesh dhe te deklaronte me drejtesi qe te gjithe socialistet e ndershem t’ia jepnin votat Voltanes, he mer si thue taj?

      Reply to this comment
  27. S Bardhi June 1, 17:59

    Paci

    Mos genje vehten..

    Shkodra do behet me leket qe ka kursyer mamaja e Erionit dhe Edit ?

    Mos ka kyrsu ndonje lek te vjedhur Like floriri ?

    Reply to this comment
  28. Angela June 1, 19:44

    po pse mos te nderroj shkodra mas 25 viteve qe votuan per PD dhe shkodra mbeti gjithmon mrapa ke te her shpresoj qe populli e ka kuptuar metevertet se SALA JOZEFINA jan njerz te korruptuar bashkohem me komentuesi besbes qe nje vend punet ne shkoder eshte shitur 5000euro e shum mesues qe kishin vite ne profesion jan pushuar nga puna

    Reply to this comment
  29. salem June 1, 20:26

    Sa e ka tensioni kjo Volt_ana ?

    Reply to this comment
  30. Koli June 1, 21:39

    Si gjithnje ne shenje qellon Viktori. Po te mos ishin ata mijera Voltanat, qe edhe pse nuk i kalonin 25% te votuesit, Saliu nuk do kishte mbreteruar keto 25 vite te Berishkracise dhe Shqiperia do te kishte qene ndryshe. Por ishin keta 25% injorantet dhe ne na u desh te shikonim gjithe cna pane syte, nje Ahmet Zog te dyte por kete rradhe pas zhdukjes se analfabetizmit, pas nje armate me intelektuale dhe krijmit te institucioneve dhe nje administrate te shendoshe. Shume turp per ne qe e lejuam.

    Reply to this comment
  31. mergimtari June 1, 22:28

    Turp per komentusit qe nuk shofin se çfar i kane ba Shkodres monstrat e Pd se tash 24 vjet , turp qe duan me injorantet dhe hajdutet ne balle ta mbajne peng me me injorante Voltanen qe desh na kthej ne Venecia , . Turp i madh ta mendosh Shkodren perseri ne fund perkrah qyteteve me te mrapametuna te Shqipnis , edhe sikur te ishte baba i Shkodres Sala duhet te dahemi prej tije mbas 24 vjetesh rrene e keq qeverisje por kam besim se ashtu si po e shof Shkodranet e meçum do te bajne zap te marret dhe hajnat e Shkodres kesaj rradhe .
    Fiton Keti Bazhdari dhe suksese per te miren e te tan shkodranve .

    Reply to this comment
  32. fred June 1, 23:09

    O Viktor nuk te njoh po boll te njoha me kete shkrim…mos vdeksh kurre se na gajase te qeshuri…sa here e lexoj shkrihem…humor i holle brisk…

    Reply to this comment
  33. grey June 2, 06:11

    Nje gje te vertete ka artikulli: punet e medha nuk mund ti lihen nje tyryfyçke: i kemi lene ne dore Shqiperine tyryfyçkes Rama dhe e ka katandisur si mos me keq…. Rama, ti ke MARU….

    Reply to this comment
  34. mira June 2, 07:45

    Shume sakte Viktor. Urime per shkrimin. Edhe ate qe ishte ne medyshje , ja dhe drejtimin.

    Reply to this comment
  35. Sony June 2, 07:52

    Zonja në fjalë ndjek udhën e partisë, tash e 23 vjet! Këta nuk kanë e nuk kanë pasur ndonjëherë program. Këta mbrojnë të pa-mbrojtshmen, e sulmojnë kundërshtarin në të gjitha mënyrat e mundshme!
    Problemi është se në Shqipëri nuk mjafton të jesh i përgatitur dhe me shkollimin e duhur, në Shqipëri fiton vota e shkëmbimit dhe klientelizmi. E kur si në këtë rast autori i shkrimit shkruan për njërin kamp, nuk do të thotë që ata të kampit tjetër janë më të mirë. Sidomos kur në koalicionin e kampit kundërshtar qëndron një nga personat më negativ dhe më të korruptuar të politikës së qelbur shqiptare!
    Si thonë atij proverbit; Nëse Athina është duke qarë, Sparta nuk është sigurisht duke qeshur!

    Reply to this comment
  36. mira June 2, 07:52

    Shume sakte Viktor. Urime per shkrimin. Edhe ate qe ishte ne medyshje , ja dhe drejtimin.
    Edhe ne prezantimin ne TV, Keti ( pavaresisht se mbeshtetet nga Like Floriri), u paraqit dinjitoze dhe shume larg kesaj parodistes

    Reply to this comment
  37. Lleshi June 3, 09:33

    Xume Protopapa : “Eshte njelloj fatkeqesi per Shkodren edhe votimi i zogistes Keti Bazhdari, me kushurinj serbe nga Sisak (Kroacia) me banim ne Prigrevica (Sërbi) te vrare me 30.10.1998 nga UÇK-ja, gjate luftes per çlirimin e Kosoves – MLADEN ČEDOMIR BAŽDAR (dtl. 07.03.1978). ”

    PO MIRE MORE NJEREZ , SHQIPTARET JANE BERE PAKICE NE SHQIPERI , QE NUK GJENDET ASNJE PREJ TYRE PER TE KRYESUAR SHKODREN ?

    Apo nuk i pyet kush shqiptaret ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*