SHËNIM: Jo çdokush që ka shtëpi është dhe kampion bote!

November 19, 2014 16:40

SHËNIM: Jo çdokush që ka shtëpi është dhe kampion bote!

Në një intervistë të dhënë së fundi, kampionja e botës në Peshëngritje, Romela Begaj, deklaron se nuk ka shtëpi, as ajo e as kolegu i saj, kampioni tjetër i botës, Daniel Godelli. Do ishte më mirë që të thoshte se trajtimi financiar që u bëhet kampionëve si ata, këtu në Shqipëri, nuk është ai që duhet të jetë, referuar për krahasim rasteve të ngjashme në vende të tjera. Dhe tek aspekti financiar më pas, përfshihen si shtëpia, e si shumë domosdoshmëri të tjera të jetës – makina për shembull – që jo patjetër duhen ndarë me opinionin. Sepse, nga ana tjetër, fakti që shumë njerëz janë me shtëpi, por nuk janë as sportistë të njohur e as kampionë bote – përkundrazi, mund të jenë dhe fare të rëndomtë në jetën dhe punët e tyre – e rrëzon “aritmetikën” e ofruar nga kampionia Begaj. Fakti tjetër që ajo përmend në intervistë, se gjetiu kampioneve si ajo, vështirë t`u afrohesh e t`u flasësh, është plotësisht e vërtetë , por kjo nuk vlen vetëm për të. Në rrethanat shqiptare, ambjenteve të zakonshme publike, mund t`iu afrohesh ose t`u flasësh, jo vetëm kampioneve si ajo, por dhe ndonjë artisteje me nam botëror. Fjala vjen Inva Mulës, që, me famën që gëzon, me standarde ndërkombëtare vlerësimi, vështirë ta mendosh se shtëpinë në Tiranë ku është lindur e rritur, e ka nga ato më të zakonshmet, trashëgimi e komunizmit, ku për fqinj mund të kesh dhe një këpucar. Pra më shumë se një vlerësim jo i duhur për njeriun VIP, kjo është pasojë e një strukture sociale të trashëguar nga koha kur të gjithë ishim të barabartë dhe me tipare të theksuara province./Ermir Hoxha

November 19, 2014 16:40
Komento

18 Komente

  1. info analitike November 19, 16:58

    Mund te te qelloje qe te jesh profesor i nderuar ne universitetet perendimore dhe ne Shqiperi te kesh komshi E.H.-ne qe ka nje thes me paragjykime dhe arsyetime nga ato te kohes se qepes.

    Reply to this comment
  2. mustafa November 19, 17:30

    Je kokrra e gazetarit.

    Reply to this comment
  3. I.Troplini November 19, 17:56

    Nuk eshte aq tek “aritmetika” e Romela Begajt, qe gjithe angazhimin dhe pergatitjen e saj i duhet tia kushtoje sportit, me qellim arritjen e ketyre rezultateve, sesa eshte tek shterpesia e nje “gazetari me mik” si E.H, qe nuk ka kapacitetin e nevojshem intelektual dhe formatin e duhur njerezor, per te “shkruar” rreth temave qe prekin personazhe te tille me rendesi kombetare.
    “Aritmetika” e E.H, eshte pshurrja e trurit.
    Shteti shqiptar, ka obligimin kushtetues, te marre te gjitha masat e nevojshme, per stabilizimin e situates se sportisteve si Romela Begaj dhe te mos lejoje degradimin e debatit, ne ceshtje lypsaresh qe presin lemoshe.
    Eshte e neveritshme, te lesh kampionet e botes, te gjykohen nga E.H.!!

    Reply to this comment
  4. xha Jaho November 19, 18:10

    Boll me keto idiotesirat shqiptare se na hapet barkun. Ne cilin vend te botes te jepet shtepi nga shteti se u bere kampione?

    Le te beje Romela reklama per televizionet private apo kompani te tjera private qe te sponsorizoje vetem. Keta presin nga shteti per cdo gje. Harrojne qe cdo lek qe jep shteti del nga taksat e popullit.

    Reply to this comment
    • Xha barku. November 19, 19:26

      Mos te te hapet barku kaq shpejt more xha Jaho sepse me kete “filozofi shteterore” qe kini Zotrote, mund te punosh tek fermat e pulave por kurrsesi te japesh nje “gjykim” per politikat e shtetit ndaj sportit dhe sportisteve.
      Nuk ka shtet ne Europen ku duam te aderojme ne, qe nuk subvencionon ne menyre direkte apo indirekte sportistet e saj. Ne Gjermani, fjala vjen, jane te gjithe atletet qe garojne per Gjermanine, efektiva te ushtrise. Per shtetin shqiptar, kampione te tille, duhet te jene ambasadoret me te vlefshem per vendin. Per ta, une si shqiptar, krenohem dhe miratoj cdo mbeshtetje te qeverise per ta.
      Aq reklama, sa do i nevojiteshin sportisteve shqiptare per te siguruar jetesen e tyre, nuk ka ky vend. Ndaj kemi nje shtet qe ka nje pergjegjesi kushtetuese per raste te tilla.

      Reply to this comment
      • hajdari November 20, 09:44

        Me dy kampione bote qe ka Shqiperia, nuk varferohet shteti shqiptar se i dha nga nje shtepi qofte edhe 100,000 EURO secilit. Perkundrazi nxit edhe dhjetera sportiste te tjere (qe pijne birra dhe hashash) t’i perkushtohen sportit dhe te sherbejne si modele per qindra mijera te rinj (qe te mos pijne birra dhe hashash). Kjo eshte logjika dhe jo ajo e EH…

        Reply to this comment
  5. LORA November 19, 18:31

    Nuk eshte e thene te kesh shtepi dhe te jesh gazetar I mire,,,kete e verteton caprashitesi E.H
    Romela Begaj qe i jep nder dhe i ngre flamurin Shqiperise,e ka fituar publikisht te drejten e nje shtepie,,,,vetem per merite dhe krenarine qe I jep vendit,,,,, larg qofte per lemoshe.
    Nje permbushje,nga ana e shtetit,e ketij detyrimi do te sherbente si nje stimul frymezues per talente edhe me produktive se R.Begaj e D.Godelli.
    O gazetar a I mendon mire ato qe shkruan,,,,,se per te njere qenke kercu.

    Reply to this comment
  6. Xha barku. November 19, 19:28

    Mos te te hapet barku kaq shpejt more xha Jaho sepse me kete “filozofi shteterore” qe kini Zotrote, mund te punosh tek fermat e pulave por kurrsesi te japesh nje “gjykim” per politikat e shtetit ndaj sportit dhe sportisteve.
    Nuk ka shtet ne Europen ku duam te aderojme ne, qe nuk subvencionon ne menyre direkte apo indirekte sportistet e saj. Ne Gjermani, fjala vjen, jane te gjithe atletet qe garojne per Gjermanine, efektiva te ushtrise. Per shtetin shqiptar, kampione te tille, duhet te jene ambasadoret me te vlefshem per vendin. Per ta, une si shqiptar, krenohem dhe miratoj cdo mbeshtetje te qeverise per ta.
    Aq reklama, sa do i nevojiteshin sportisteve shqiptare per te siguruar jetesen e tyre, nuk ka ky vend. Ndaj kemi nje shtet qe ka nje pergjegjesi kushtetuese per raste te tilla.

    Reply to this comment
  7. alfade November 19, 20:45

    Me vjen keq sa s’ka me ku te veje, qe dy kampionet e botes , qe na kane nderuar me medalje
    te arta :zoterinjt Godelli dhe Begaj nuk kane ende shtepi e privilegjet qe gezojne sportistet e
    ketij kalibri …! Kam dhimbshuri per ta ! Shteti duhet. me cdo kusht t’i siguroje kushtet e per-
    tateshme ketyre sportisteve me fame boterore qe e kane ngritur lart emrin e Shqiperie ne bote’
    shume me teper se sa ish-qeveritaret tane qe notojne ne luks e para marramendese ….!!!.

    Reply to this comment
  8. arta November 19, 22:30

    Juve ju pëlqen kapitalizmi dhe mendoni akoma si në socializëm. Merre medaljen e arit që fitove dhe shite, me paratë e fituara blej shtëpi. Edhe në Suedi nuk është se të jep njeri shtëpi se u bëre kampione, mbase medaljen e lë në bankë si garanci për të marrë kredi që të blesh shtëpi. E merrni vesh se jeni në kapitalizëm? Iku koha e filmit: duke kërkuar 5 orëshin. Pastaj ku do merren paratë tu dhurohen kampionëve? nga taksapaguesit merren. Ju doni të protestoni (ose më mirë Pd) pse shteti kërkon që të paguani elektrikun, një mall që për ta blerë duhet të paguani. Po për të paguar sportin e artin ku do i marrë shteti paratë? Ata që u vlerësuan nga të gjithë duhet t’ia dinë për faleminderit, se fundja medaljen e morën për vehte, mirënjohjen e njerëzve e marrin se nderuan vëndin. edhe dicka: nuk janë të parët, Ymer Pampuri e mori medaljen në lojrat olimpike në Mynih, pra Godelli s’është i pari.

    Reply to this comment
  9. "Horri i Bulevardit" November 19, 23:10

    Lexova vetem titullin, pa lexuar shkrimin dhe asnje koment.
    Nje kampion ose kampione bote, duhet te kete, vilen e tij, saj, bodigardet e tij, saj, kopshtaret e tij, saj, palestren e tij , saj private dhe miljonat ne kontot bankare, natyrisht edhe pensionin e perjetshem.
    Dikush mund te thote se jane shume, por une i them, se kampionet e botes momentalisht jane vetem dy, kur te dalin te tjere, atehere, mund te shkurtojme dicka.

    Reply to this comment
  10. shaban November 19, 23:31

    Ne jemi mesur qe gjithmone ti largojme kampionet nga shqiperia sepse nuk bejme as gjerat me minimale qe ti bejme te ecin perpara me tituj per Shqiperinedhe jo te largohen e te garojne per te tjeret si psh per Greqine.Ata munden qe ta blejne vete shtepine por ama duhet te paguhen si kampine nga shteti dhe jo sa per nje cape buke.

    Reply to this comment
  11. kris 1 November 20, 00:31

    Lumja moj shqiperi thashe,kete shkrim kur e pashe.Dhe vendosa mos i ndahem me Dites.Tek Shkrimet e E.H. gjej mjaft te dhena per sjelljet perendimore perendimore sa ne qe jetojme jashte na duhen vite timesojme ne vendetku jetojme ose nuk do i gjesh kurre.
    Ne nje vizite disa ditore ne shqiperi mesova aq shume per shoqerine amerikane sa nuk i kisha mesuar per 10 vite jete e pune ne te.
    Sa per Romelen duhet domosdo qe shteti ti jape nje page te mire si nje ambasadore paqeje e shqiperise ne bote.Shoqatat qeveritare dhe jo qeveritare qe ndihmojne kedo qe ekspozon njecik seks duhet te mbeshtesin talentet.Me talentet ne sport ne art dhe ne shkence mund te hapim dyert e botes.
    Nje bicim piktori vume kryeminister dhe shikojeni qe ngeli ne avion duke llafosur per shqiperine.

    Reply to this comment
  12. labinot November 20, 02:17

    Fqinjet i kane gjetur menyrat per te trajtuar kampionet boteror dhe olimpike te kalibrit Godelli.Pirro Dhima eshte gjeneral i ushtrise greke,;eshte deputet i parlamentit grek,ka vila dhe rroga te majme.Se pari,kur keni punesuar mijra police,punesoni dhe Godellin ne burgun e Peqinit,te marre dhe ai nje rroge.Kur ta punesoni,futeni ne nje qeli me vjedhesin e 750 miljard lekeve te banges kombetare,Ardjan Bitrajn,se ja nxjerr Godelli parate nga breket dhe kanatjeret.Me ato para blini nje shtepi kampioneve te botes.

    Reply to this comment
  13. dada November 20, 09:30

    Jam plotesishte dakorte:e kam ndjeku intervisten e saj nuk me ka pelqyer:
    1. Kur tha jam pa shtepi , pse ne me taksat tona do ti blejme shtepi asaj jo, puno bli shtepi
    2. Kam ngritur flamurin shqiptare , po dhe per kete kemi pranuar te japim shperblimin.
    3.Kam sakrifikuar jete time si vajze qe t ngrej falmuri, ketu moj vajze gabon, kete profesion e zgjodhe vete nuk ta detyruam ne qe te beje kete sakrifice ne.qse e quan sakrifice lere se nuk dua te me te me perfaqesosh,
    4. Ate qe po bene e bene per vete.

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit November 20, 11:26

    Ka sporte qe problemin financiar e kane te zgjidhur nga shperblimet, te ardhurat, sponsoret,etj.Ka sporte te tjera qe s’kane as popullaritet dhe rrjedhimisht as sponsore,as shperblime vec ndonje medjalje modeste,keta sportiste duhen futur ne polici per ti bere me rroge; kete mund ta beje shteti.Kurse kampionet vijne kryesisht nga shtresat e varfra,Pelé luante me portokalle.

    Reply to this comment
  15. Ali Senjefi November 20, 12:54

    Gazeta, pse nuk publokohet emri i ketij gazetarit brilant qe i ka inat kepucaret? Apo kryeredaktori ka fut vete “poshte deres” nje nga ato anonimet e Trebickes…?

    Shenim jashtezakonisht i dobet per njerez qe duhet te jene te respektuar. Ndoshta kjo flet per vete respektin qe ka gazeta ndaj tyre.

    Edhe nje te fundit, nese gazetes me te vertete i vjen keq per kampionet, asgje nuk e pengon te beje nje reklame per vete me keta kampione qe ti rriten shitjet. Per llafe, te gjithe dine me bo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*