Kati shtesë i Bashës dhe tullumat e Lulit të vocërr

Andrea Stefani June 6, 2015 12:40

Kati shtesë i Bashës dhe tullumat e Lulit të vocërr

Ngjiret nëpër mitingje e tribuna se qytetarët janë të parët (!) por i jep vetes leje për shtesë kati! Ndërkohë jo pak qytetarë janë pa shtëpi dhe presin më kot që kryetari i bashkisë së Tiranës t’i japë rrugë ndarjes së apartamenteve për të pastrehët. Kryetari zgjerohet edhe me një kat, ndërsa qytetarët janë pa kat. Se nuk kanë takat! Sepse, tej llafeve, kur është puna për përfitime, qytetarët nuk janë të parët, por të fundit. Kur është fjala për përfitime, të parët janë politikanë të tipit Lulzim Basha! Një babëzi korruptive që e demaskon vetë pasurimi i tyre që rrëzëllen frikshëm në sfondin e errët të varfërisë popullore!

***

Qytetarët janë të parët, është një moto dedikimi ndaj qytetarëve. Por vetëm me llafe, vetëm në letër. Ndërsa ta zbatosh në praktikë këtë moto duke pritur i fundit në radhë, si ai kapiteni që i largohet i fundit së keqes, është dedikim real. Ky i fundit, është mjaft i vështirë, deri dhe i paarritshëm për shumë politikanë shqiptarë që gjënë e parë, madje edhe të vetme, që kanë bërë kur kanë kapur një zyrë, a një post, ka qenë t’i shërbejnë vetvetes. Por a nuk është kontradiktë në përkufizim që të marrësh një post publik dhe t’i shërbesh jo publikut?! Në Shqipëri ka ende një opinion të fortë sipas të cilit, postit publik i bashkëngjiten automatikisht edhe disa privilegje të pashkruara. Kjo mendësi ka shërbyer si një justifikim i heshtur, i vetëkuptueshëm, si një e drejtë qytetarie për padrejtësinë dhe një korrupsion të pa justifikueshëm. Sepse zyrtari publik merr, për postin dhe punën, një rrogë që paguhet nga taksat e publikut. Ky është shpërblimi material. Çdo përfitim tjetër që vjen nga posti është i pamerituar. Pra, i paligjshëm. Pra korrupsion. Rrogat e vogla të shtetit nuk janë argument për të përligjur korrupsionin. Kush lakmon të ardhura më të mëdha, le t’ja lërë postin publik një tjetri dhe të çalltisë në biznes privat.

***

Basha duke i dhënë kat shtesë vetes ka shfrytëzuar postin. Është e turpshme dhe, pa fjalë, grykësi që ndërsa të tjerët s’kanë ku të fusin kokës, t’i japësh leje vetes për shtesa luksi. Sepse nuk duket se Basha i ka dhënë leje vetes për të ndërtuar një dhomë i detyruar nga ngushtësia e banimit, nga halli i babait që fëmijët të mos detyrohen të flenë në një dhomë, të themi, me gjyshen. Akti flet për babëzinë, për një narcizëm pa fre, që nuk merret fare me qeverisjen e nevojave të qytetarëve por me ngopjen e lakmisë së vet. Është një rast i abuzimit skandaloz me detyrën, një abuzim me besimin dhe votën e qytetarëve. Sepse kryetari i bashkisë është votuar që t’u japë leje për shtëpi të tjerëve dhe jo vetes. Sa për veten, më e pakta që duhet të bënte, ishte të priste sa të përfundonte mandatin dhe më pas, të kërkonte leje për shtesë kati, si të gjithë qytetarët e tjerë, në një bashki ku nuk do të qe më kryetar. Por babëzia ç’nuk të shtyka të bësh! Dhe kur një kryetar i jep leje ndërtimi vetes është, as më shumë dhe as më pak, por masturbim burokratik me postin.

***

Akti i dhënies së lejes vetes nga Basha, është një tjetër provë skandaloze jo vetëm e papërgjegjshmërisë por edhe e kalbëzimit moral të një pjese të politikanëve. Një kalbëzim që e ilustron në mënyrë akoma më alarmante reagimi i vetë Bashkisë ndaj denoncimit të këtij skandali. Lulzim Basha është qytetar dhe paska të drejtë ligjore të marrë leje për shtesë kati si të gjithë të tjerët! Ky ishte thelbi i reagimit, i avokatisë që zyrtarët e bashkisë i bënë shefit të tyre. Një avokati që ilustron mungesën totale të skrupujve moralë në burokracinë dhe politikën e sotme. Sepse ka disa gjëra që edhe pse t’i lejon ligji, nuk t’i lejon morali. Posti mund t’i krijojë një zyrtari të lartë të lloj-lloj shansesh pasurimi, për veten dhe të afërmit e tij, shanse që nuk u jepen qytetarëve të tjerë. T’i shfrytëzosh këto shanse është e padrejtë, edhe pse mund të mos përbëjë shkelje të ligjit. Është pabarazi, dhe si e tillë, është jo legjitime.

***

Për dreq, shfrytëzimi i postit për krijimin e avantazheve të pasurimit për fëmijët dhe të afërmit në diskriminim të qytetarëve të tjerë, është bërë mënyra më e përhapur e pastrimit, nga politikanët, të pasurive të paligjshme të akumuluara me anë të shfrytëzimit të postit. Vetë politikanët “nuk pasurohen” por pasurohen fëmijët e tyre, gratë, motrat e vëllezërit madje edhe të afërmit. Si shpjegohet që talenti për të bërë para qenka kaq prezent në familjet e liderëve, kryeministrave, presidentëve apo deputetëve? Shembull tipik i kësaj hipokrizie është Sali Berisha që edhe pse është sot një nga njerëzit më të pasur në vend, deklaron se nuk ka as 60 mijë euro në bankë! Ndoshta nuk i ka vërtet. Sepse i ka si pasuri të patundshme, si vila e apartamente të shpërndara tek fëmijët e deri kunetërit.

***

Pra gërma e ligjit mund t’i lejojë një kryetari bashkie t’i japë leje vetes, por është fryma e tij, është morali që duhet ta urdhërojë të mos e bëjë një gjë të tillë. Edhe pse ligji mund të mos shkelet. Sepse është një konflikt interesi evident. Dhe cili është dallimi mes konfliktit të interesit dhe korrupsionit? Në fakt nuk ka asnjë dallim. Konflikti i interesit është një koncept që shërben për të denoncuar pikërisht format e tërthorta të shfrytëzimit të posteve nga zyrtarët “pa shkelur ligjin”. Ato që përmendëm më sipër. Kurse kjo e Lulzim Bashës është edhe korrupsion i drejtpërdrejtë, i hapur! Sepse korrupsioni është shfrytëzimi i postit për përfitime private. Dhe a nuk është shfrytëzim posti kur kryetari i bashkisë i jep leje vetes për shtesë kati?

***

Maturia këshillon ndërsa morali urdhëron – thotë Emanuel Kanti. Basha është treguar krejtësisht i pamatur kur i ka dhënë leje vetes. Politikisht është mungesë ndjeshmërie ndaj nevojave më urgjente që kanë jo pak qytetarëve të cilëve ai ju premtoi se do ishin të parët! Me këtë akt, Basha ka treguar se vendimmarrja e tij qeveriset nga instinktet e lakmisë në vend që t’i qeverisë ato, jo nga imperativi i moralit por nga arroganca e imoralitetit, jo nga egoizmi i shtetarit por nga egoizmi i njeriut të vogël. Ka treguar mungesë të skajshme ndjeshmërie ndaj nevojave urgjente për strehim që kanë jo pak qytetarë dhe të cilëve ju kish premtuar se do të ishin të parët! Dhe po të kishte pak empati për qytetarët e pastrehë, nuk duhet të pranonte një kat shtesë edhe sikur t’ja ofronin. Por kjo do të thoshte që të kishte një zemër të madhe. Si zemra migjeniane e mësuesit që po e kollofitnin tullumat e Lulit të vocërr. Por Lul Basha është i vogël, shumë më i vogël se Luli i Vocërr, pikërisht se nuk e vret për fort për tullumat e Lulave të vocërr, sa ç’e vret për katin e vet. Madje, tani që ra edhe nga pushteti, rreket që edhe tullumat e Lulave të Shqipërisë, ato që nuk i zhduku dot për 8 vjet qeverisje, t’i ndërsejë kundër qeverisë Rama. Dhe nuk do jetë çudi që ndonjë ditë, tullumat mund ta hanë qeverinë. Që pastaj Luli të rikthehet prapë në pushtet për t’u ngjitur edhe një kat korrupsioni shtesë më lart.

Andrea Stefani June 6, 2015 12:40
Komento

31 Komente

  1. Ergysi June 6, 12:58

    Andrea Stefani je njeriu me fallco ne bote! Nje gazetari po i humbi besueshmeria eshte e kote qe te vazhdoj kete detyre! Je thjesht nje tifoz i PS dhe eshte e kote ti lexosh shkrimet!

    Reply to this comment
    • sam one June 6, 13:25

      Respekte Stefani
      Sa per Lulin, Luli duhet te ruhet nga SUMA DUMA – se ajo bankjerin e gjor e coi ne final destination.

      Reply to this comment
      • kokpalari 21 janarit June 6, 13:33

        Z.Stefani
        Mirese erdhet ne Dita
        Lulzim Basha misheron pandeshkueshmerine.
        Si i tille ai eshte deshmia e gjall e deshtimit te Rilindjes se 1 milion votave

        Reply to this comment
      • Kostandin June 6, 14:40

        Andrea une deshiroj prej teje nje shkrim per PSE pyes PSE Sali berisha i 97-s, 14 shtatorit, Gerdecit, 21 janarit, u fal PERSERI nga “socialistet” e rinj te Rames njesoj si ish-“socialistet” e Fatos Nanos.
        Me thua dot PSEEEE?
        Te pranosh qe sali krimineli,tradhtari,dhunusi,hakmarsi primitiv ,shkaterimtari i shqiperis, kjo monster e figura me e llahtarshme qe ka par ndonjeher ky popull, e te thuash qe nuk ka forc,nuk ka ligj e nuk ka burr qe mundet ta denoj per veprat e tij makaber,ateher ,nderoni emer,grisni histori ,hiqni Skenderbeun e madh dhe faturojani herojt e kombit atyre qe mbajten deri von emrin Shqiptar !
        NdRroni emer dhe flamur se nuk e meritoni ! Se geni juaj esh klonuar,esht ber nje me tradhtin e jeni kthyer ne nje kope delesh qe kta lloj “barijsh”ju mjelin,ju rrjepin,ju tallin e ju dhunojn e do vazhdojn tju dhunojn se keni “vdekur”si popull !
        Do beni cfar ju thon te huajt ,ata te huaj qe marin anen e atij qe paguan me shum, sic kan ber deri tani ambasadoret amerikan ,sepse na pan kush jemi ! Vidjo e korupsionit qe coi ne krimin e madh te 21 Janarit te “haruar”esht esenca e konsiderates,e injorimit,e pazareve te pabesa, qe tregon sa na pjerdhin “burat e shtetit”ton!Edhe herojt do na i servirin ashtu si kriminelin qe spo na ndahet !
        Basha pregatit familjen tani te mar stafeten e partis se tij kriminele, te drejtoj Shqiperin ne sherbim te tradhtis ,………..A do e pranoni dhe kte or ish shqiptar??????

        Reply to this comment
        • ... June 6, 17:27

          Andrea
          komentuesi me emrin Kostandin ka te drejte
          Kercenimi i vetem i sotem per shoqerine e traumatizuar shqiptare e sidomos per maloket e genjyer me “sindromin” Salih Berisha ,eshte vetem ky , qe nje vrases ordiner i veshur me pushtet politik e qeveritar ,jo vetem nuk eshte paraqitur para asnje gjykate shqip[tare, qofte edhe per te dhene shpjegime e deshmi per akuzat e perbindeshme ndaj tij ,por edhe i jepet leje e posacme nga Ilir Muta te uzurpoje pa kufi llomotitjet me sharje perverse e kriminale te Parlamentit Shqiptar!

          Askush , ketu ne Shqiperi , nuk ka tager te hiqet i ndershem,… sidomos klasa jashtezakonisht e felliqur hajdute ordinere politike, e te ashtuquajturit “biznesmene” , klasa e te “forteve” e pa eksploruar e klasifikuar ne shkencen e ekonomise, akoma nga ekonomistet me te medhenj te botes Adem Smith , Karl Marks , Rikardo, etj.!

          Ka ardhur koha e momenti , kur Shumica derrmuese qeverisese, me ne krye Edvin Ramen …, pavaresisht se Salihi e Lulezimi jane krere te te ashtuquajtures Opozite, te denoncoje publikisht ne Prokurorine e Republikes shtetasit kriminele Salih Berisha e L.Basha per vrasje me paramendim te qytetareve protestues, te cileve ketej ju ve pllaka perkujtimore ne trotuar , e nga ana tjeter le vrasesit e 21 Janarit te tallen me viktimat!

          Jo! Askush, as qarqet me reaksionare Makartiste antikomuniste ketu ne Shtetet e Bashkuara, nuk do te toleronin keta bandite politiko- ordinere si pune e Salih Berishes!

          Fati yne ,qe votuam ketu presidentin tone Obama, qe ja beri tete me dy cifuteve te Izraelit, te cilet kane nje ndikim te tmerrshem ne Shtetet e Bashkuara!

          Ka ardhur e kaluar koha Stefani i dashur , qe nga shkrimet tuaja te jepni edhe ndonje mejtim, se si e kush te pakten e ka fajin se perse nuk ndalohet, arrestohet e procedohet penalisht nje cope Salih Berisha!

          Ketu ne rrjetet sociale ka me qindra e mijra denoncime nga qytetare shqiptare qe duan me se pakti te gjykohet “Salih Berisha e kompani” , nje nga te cilet jam edhe une !

          As qe kam patur kurre lidhje ne jeten time me ndonje parti politike, e kalbesira te tilla qe i pjell shoqeria e stermunduar per mbijetese e ne emer te tyre ben Revolucione ,dhe prape mbetet skllave e partive e domuzeve lidere te tyre!

          Formuloni, ju lutem , nje akuze publike dhe gjeni nje Prokuror kurajoz si ne filmin realist me titull “Z” te Kostas Gavras me aktoret e famshem boterore Iv Montan e Irena Papas, ku krimineleve neofashiste greke ju komunikonte vetem nje fraze:

          -Emri, profesioni,…jini fajtor per vrasje…!

          Ky lloj gjykimi njerezor e realist nen presion, sidomos ne kohen e koloneleve te zinj te Athines,qe pushkatuan heroin Nikos Bellojanis , tregon se edhe ne kushte ekstreme te terrorit neofashist te mbeshtetur nga qarqet me reakksionare nga Londra e Washingtoni, triumfoi e drejta , dhe disa muaj me pas u shporr diktatura neofashiste greke dhe Greqia mori fryme e lire drejt demokracise europiane, dhe atbote u liruan komunistet e burgosur e torturuar ne ishujt e Greqise ,qe kishin luftuar nazistet gjermane!

          Keto po i them se shqiptaret ,….greket e thjeshte te sotem ,te dy palet “fukarenj”, duhet t’i shohin ne prizmin jo vetem thjesht “etnik” , por edhe te anes njerezore , pasi shqiptaret arvanitas jane themeluesit e pare te shtetit te sotem grek!

          Duket sikur dolem pak nga tema, por shyqyr qe s’jemi te detyruar te perqendrohemi vetem ne ceshtje banale politike qe te shpifin flamen, …mashtruese dhe pa asnje interes per miletin e thjeshte e te pasigurte per te ardhmen e tij te zymte!

          Meqe ra fjala ketu se perse shembelltyra me e urryer e kombit shqiptar Salih Berisha ,bandit e gangster naziskin politik sic e cilesoi administrata e presidentit amerikan Bill Klinton, rron akoma e pellet si gomari ne Parlament , ne vend qe te pelliste ne hapsane, e perse nuk ngrihet dot nga varri heroi Avni Rustemi e ta shtrije pertoke porsi nje qen te zgjebosur, keto jane ceshtje te Providences hyjnore qe ja ka ngarkuar gabimisht nje gallofi frikaman e pordhaman si Edvin Rama

          Perfundimisht duhet bere e ditur se jo nje fare Edvin Rama, por as edhe Perendia dhe opozita e saj , Dreqi me te birin, nuk ka se c’te beje ne kete vend hem qeroze e hem fodulle!

          Reply to this comment
    • . June 6, 14:37

      shkrim perfekt me pelqeu shume

      Reply to this comment
    • era June 7, 16:36

      Nuk e lexova shkrimin fare dhe do beja koment te njejten gje qe keni shkruar ju.
      Ndjen neveritje kur i ke vleresuar si gazetar dhe nuk jane asgje tjeter vetem militante qe dine te shkruajne. TURP per gazetarine

      Reply to this comment
    • era June 7, 16:37

      Fix Fare

      Reply to this comment
  2. marini June 6, 12:59

    Lulezimi eshte nje copke bajge Pedeiste o Andrea
    ai dhe domuzi malok Salihi nuk duhej te ishin as en Parlament tani as en shkrimet e tuaja te nderuara
    po ja qe popullin nuk e degjon njeri
    vota e 23 qershorit u tradhetua
    sot z.Rama thote qe “denimine Saliut e ben populli”
    Hahahaaaa 🙂
    po populli c mund te bej me shume se “te jap voten mbaj premtimin per mashtrim”
    e pastaj keta burrat e pjerdhur bien nga fiku dhe shpallin: “cfare populli kot”
    me te mira z.stefani
    je i nderuar ketu ne Dita

    Reply to this comment
  3. dorela June 6, 13:07

    basha ka qene nje nder kryetaret me inekzistent i cili nuk ka mbajtur as minimumin e zotimeve qe beri para kater viteve nuk ka treguar aspak seriozitet ne punenn e tij si kryetar bashkiee e vetmja pune qe ka bere eshte qe i ka dhene leje vetes per shtese edhe kete pa leje ne kundershtim te plote me rregulla dhe ligjet e vendit

    Reply to this comment
    • petrit June 6, 14:26

      Bravo dorela !
      Ti ja nxore masken armikut te kllases.
      Kater vjet ne krye te bashkise te Tiranes e beri Basha vetem nje kat pallati per veten e tij.
      Kurse Edi Rama punoi per qytetaret e ndershem.
      Te gjithe mafiozeve qe kishin grumbulluar miliona e skishin ku ti fshihnin, ju dha leje ndertimi te mbushin Tiranen me pallate mbi 15 kateshe, gjysma e te cilave edhe tani jane bosh se ska njeri qe ti bleje.

      Reply to this comment
  4. miroo June 6, 13:30

    mund te thuash qe eshte i majte , komunist, metist po fallco nuk eshte ,se ste pelqen mos lexo ergys je i lire te zgjedhesh, per kete dite e shkerdhyem shqiperine , te flasim si na do shpirti dhe k………..

    Reply to this comment
  5. METEH June 6, 13:50

    Ergysi siç duket ka marre persiper te mbroje Lulin per marrezit e tij:-Vjedhjen e 230 mil.Euro,Shitjen e detit,vrashen e 4 veteve ne bulevard,ndertimin e pallatit ne Vlore,Shtesen ne Tirane,vjedhjen e votave per tu bere K/bashkiak,Eliminimin e Olldashit,Spiunoi UÇK-shtepin e verdhe…E te tjera,i cili mbrohet nga Saliu me i tmerrshem se ai.Dhe keta te PD vjedhin,vrasin,shkaterrojne,shesin vendin hapur…dhe prap fain ja u hedhin te tjereve,turp..

    Reply to this comment
  6. arta June 6, 14:42

    Të lumtë pena Andrea…kujt s’i pëlqen të mos e lexojë por fakti që Basha s’ka fytyrë të bëjë fushatë në Tiranë e tregojnë rezultatet e punës së tij. Dhe më e bukura, duket sikur ja ka lënë gjithë barrën Halimit, që ky të thotë se nuk isha unë këto 4 vjet në Tiranë, ishte dikush tjetër që “zgjidhi hallet e veta” për sa kohë u duk në bashki, por ju më zgjidhni mua tani se unë do bëj mrekullinë e do zgjidh hallet e mija. A nuk ishte partia e Halimit që kish bashkinë? A nuk është akoma? A e merr Basha rrogën si kryetar bashkie? Pse s’është në krye të punës? Pse nuk ul taksat? …e ju vjen keq që kritikohet Basha, fundja ka dhënë arsye për ta kritikuar, shumë kohë më parë bile.

    Reply to this comment
  7. kris 1 June 6, 14:49

    Ka kryer gjithe ato shkelje penale dhe nga qeveria e sharlataneve mori dhurat SHQUPin.Kjo korregjohet duke i ndaluar ndertimin.Po kujt tja thuash?
    A ka mundesi te na tregosh se sa financon buxheti ne bankat per kredite pa interes per shtetaret dhe politikanet dhe sa per te pastrehet?
    Bej nje investigim dhe te te themi qe dhe ti Andre je nje gazetar i pavarur

    Reply to this comment
  8. superman June 6, 14:53

    ik o stefan qe te japi ndonje tollum edvini se ty te pelqen shume tollumi i tij. ti je opinionisti me i pershtirosur qe del ne tv, kur del ti ne tv behem kaps aq shume traplliqe thua, prandaj e nderroj kanalin menjeher.

    Reply to this comment
    • mentori June 6, 17:32

      o superman ke ngaterruar faqen ku komenton o shoku.
      ik o vlla futi nje llape andej nga mediat e Shqupit se andej ke burra te mire, dhe “gazetare opinionista” me nga 30 milion euro ne llogari

      Reply to this comment
  9. kristi pederi June 6, 14:58

    po ty te paguan rama ne natyre per te bere llapaqenin dhe fanatiksin e cmendur per ramen..

    Reply to this comment
    • predator June 6, 17:35

      po ty o bq lulishte kush te paguan te vish te na cash bythen dite te shtune ketu?
      O moderator, merri more fshiji keta qelbesira se keta nuk lexojne as shkrime e as komentime.
      Futen vetem se shikojne emrin e X autori dhe oburra hidh gurin e fsheh doren.
      Provoni botoni te njejtin shkrim pa emrin e autorit dhe do shikoni qe nuk do komentojne.
      Na i zhdukni keta qelbesira nga Dita

      Reply to this comment
  10. agron tr June 6, 15:15

    Kam qene njehere ne nje tavoline ngjitur me nje fare Remzi Lani, nje bure qe e shof ndonjhere ne TV e qe disa dite em pare i pashe emrin n nje material botuar nga Dita ku ky dhe sekretare te tjere rinie ishin thirrur nga Ramizi dhe lepiheshin aty tek Ramizi medemek po flitshin per gjendjen e rinise n qershor 90.

    Ky Remziu i tregonte atij qe kishte ne tavoline:
    “Isha te Luli. Ka bere shtepi te bukur Luli. Aaa e ka nxjerre bukur shtepine Luli”
    Dhe i jepte detaje luksi te Lulit etj etj

    Ti thua me te drejte si mund ti jape ky robi leje vetes per te bere nje kat tripleks mbi dy kate dubleks nderkohe qe ka vetem dy femije dhe ata i rrit ne Hollande me pasaporte hollandeze – ndersa te pastrehet e Tiranes jane kaq e aq.

    Ta jap une nje pergjije?
    Nuk u plas fare, po fare per kete vend e per kete popull.
    E ke pyetur veten pse ka kaq shume rendesi per ta lidhja me ambasadat?

    Reply to this comment
  11. xhateli June 6, 15:27

    A ka popull ky vend t’i mbylle gojen ketij sharlatanit Basha, qe modeloi ne bordellot e Holandes, i sherbeu serbit duke listuar luftetaret e UCK per t’i vene serbi ne satwr, vodhi 230 milone euro te rruges se kombit dhe i shpetoi gjyqit duke u strehuar nen fustanin e nuses ne holande, i shiti detin grekut, u dha kater te varferve ne bulevard gjysmen e lekut, pa gjyq, i pushkatoi dhe tani derdellit neper fushate dhe ky popull, qw si duket ka ngrene trute e gomarit, i shkon prapa ketij mushkarit.
    Turp per nje popull qw u shkon prapa hajduteve, vrasesve, kurvareve, tradhtareve te kombit.
    Turp per kete popull qw i shkon prapa nje karnavali si Basha, qw pasi i la qytetaret pa banesa sociale, per vete nuk ngopet me kater-pese shtepi qe ka ne shqiperi dhe holande, por vete dhe i shton edhe nje kat pallatit, qw njerwzit e pastrehe prej tij e mallkojnw rafsh o Lul nga pallati dhe tw plaste koka pwer se gjeri e persegjati ne bulevardin e lyer me gjak nga ky vrases e hajdut ende i pandeshkuar. Por halene BASHA, NUK E ZE MALLKIMI, SE KA PIRE QUMESHTIN E ULKONJES BERISHE, QW E KTHEU KOPILIN E KOP-IT NE BISHE.
    Ngrihu o popull dhe zeri rrugen ketij mashtruesi dhe drejtojeni te 313-ta qe te jape llogari pwr zullumet qe ka bere, se sa te jete prokurori mavria nuk do te kete qetesi shqiperia dhe sa ta drejtoje K L. DREQSINE nishani, ky vend do te quhet albanistani ku do te sundoje sali talebani.
    Merre vete ti o popull ne dore, rrethojeni kete mushkonjen basha qw po i pi gjakun tiranes dhe e ktheu tiranen si tiranen e qofteve e te skarave, te pisllekut e tw plehrave si nw kohwn e saliut. dhe beje ta mbylle gryken e tw shkoje ne shtepine pa qira, se e ka mbushur kupen dhe e ka derdhur. Koha nuk pret, se Luli akoma bertet, qe te mbuloje me sh… halene e vet, se Luli akoma vjedh e akoma vret, me bandat qw i paguan me eurot e vjedhura ketij populli.
    Pra, thirri mendjes nje here o popull shqiptar, dhe ndeshko kriminele e tradhtar, si ky palo kryetar

    Reply to this comment
  12. i ri June 6, 15:28

    Nderime si perhere Andrea , themelore per ne e per gazetarine eshte e verteta,ti je me te verteten e ne per kete te duam.Ky i famshmi kryetar i p.d.kopil i kopit,eshte kopja me e pa skrupull e ustait te tij Sali.As nje fjale nuk u thote ndjekesve te vet per malin me akuza te renda vrasjet vjedhjen e pashembullt,apo per shitjen e detit.Ai di vetem te ulurije ,si saliu dikur,asgje nuk thote per zgjedhjet lokale duke spekulluar rende,nga qe ka gumbulluar te pakenaqurit nga reformat si dhe lumpenin karakteristik seksero hajdutet e trafikantet e te gjithe llojeve.Po e ka kot.Ylberi i Lulushes nuk ka per te dale,,,,,,,,!

    Reply to this comment
  13. Mark uk June 6, 15:55

    xhateli: Beri flet rrufe kti Lulit e Berishes.

    Reply to this comment
  14. Agim Cani June 6, 16:37

    …asgje…asgje…asgje…ju kujtohet pmja e ketij pederi te Hollandes mbi Kryeministri dhe vrau kater te pafajshem me 21 janar 2011 – te …kush ja jep doren ketij vrasesi dhe hajduti ordiner…?…

    Reply to this comment
  15. elisa June 6, 18:25

    Niveli i demokracis ne shqiperi eshte i tille qe te penetroj ky lloj bajge qe e ka emrin luli, e verteta eshte qe politikanet te gjithe genjejne kushe me shum e kushe me pake, por ky eshte thjeshte nje funderine qe te ndote syte kur e shikon,sepse i ka te gjitha cilesite e nje bastardi,kriminel, hajdut, genjeshtar…!!

    Reply to this comment
  16. Tomorri June 6, 18:28

    Shume kam shkruare dhe shume kam lexuare tani si nje ushtarak kariere qe kam qene,dua ti kerkoje qeverise qe edhe ne emer te shume ushtarakeve te tjere te fillojne proçedurat per kthimin urgjente te SHQUPIT ministrise se mbrojtjes dhe ushtrise.
    Ne kerkojme qe haka te shkoje tek i zoti dhe jo tek bandat kreminakle te popullit,kur nje parti uzurpon nje pasuri qe nuk e ka te sajen nuk mund te quhet parti por ne shqiptaret e quajme BANDE kusaresh..SHQUP.i ti kthehet ushtrise dhe ne si veterane te ushtrise te shkojme te pime nje kafe atje dhe te kujtojme punen dhe sakrificat tona qe nje parti bandite na i ka mohuare.

    Reply to this comment
  17. Tixhja June 7, 03:27

    A e din njeri kush eshte ajo grua qe ka hapur krahet ta takoje kete hajvan?

    Reply to this comment
  18. mira June 7, 16:42

    I mjeri Andrea, a ke cipe ne faqe? Nuk me shkruan dy rrjeshta perse ja dhame voten Rilindasve per te na bere kete shkrim ti mbas dy vjetesh? Perse nuk e con perpara drejtesise por e le te livadhise?
    A po keshtu i duhen Rames. Po shkoi ky para drejtesise do te duhet te shkojne te gjithe me rradhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim