Kë ju kujton sjellja serbe pas asaj që bënë në stadiumin e Beogradit?

Erion Habilaj October 15, 2014 22:43

Kë ju kujton sjellja serbe pas asaj që bënë në stadiumin e Beogradit?

Ka një dinamikë të sjelljes së autoriteteve serbe që ka brenda komicitetin e gënjeshtrës së hapur por edhe acarimin që vjen natyrshëm kur dëgjon një version krejt të kundërt me atë që të kanë parë sytë e që të dikton logjika.

Vihen re dy gjëra: E para, ata kërkojnë me ngulm që ta përqëndrojnë gjithë atë që ndodhi tek “flamuri”. Këtu ndihmohen edhe nga naiviteti i shumë mediave apo gazetarëve shqiptarë që gjithashtu merren me “flamurin”.

Në fakt ajo që është në qendër të ngjarjes është dhuna e pashembullt serbe mbi futbollistët shqiptarë dhe stafin mbështetës. Sharje në kor të pandërprera: “Vritini shqiptarët” dhe “Q…ni shqiptaret” sapo një lojtar shqiptar prekte topin. Më parë, gurë mbi autobusin e Shqipërisë. Më parë akoma zhdukja e çdo simboli shqiptar. Më pas ajo që pa gjithë bota: huliganë që hyjnë në fushë dhe godasin lojtarët shqiptarë, të cilët detyrohen të vetëmbrohen sepse qëllohen njëherazi edhe nga ata që duhet t’i mbronin: forcat e sigurisë.

Paska ndodhur edhe tjetra, më e rëndë akoma:  punonjës të policisë kanë goditur gjithashtu lojtarët shqiptarë në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes, pas ndërprerjes së lojës (!). Një sjellje barbarësh që të acaron, neverit, trishton.

Dhe krejt keq ndihesh kur sheh që pas këtij maskarallëku të parë, vjen maskarallëku i dytë: Megjithëse e dinë mirë çfarë ka ndodhur, autoritetet serbe flasin për “provokim nga shqiptarët”. Atyre u intereson ky përqëndrimi tek “flamuri”. Qartazi duan të mos flitet për dhunën e pashembullt psikologjike dhe fizike mbi publikun shqiptar, tifozët shqiptarë, lojtarët shqiptarë para dhe gjatë ndeshjes.

Sipas tyre, e keqja paska qenë ajo coha që fluturoi mbi mijëra gurmaze që kërkonin vrasjen e burrave shqiptarë dhe përdhunimin e grave shqiptare; e keqja paska qenë ai vizatimi prej adoleshentësh që fluturoi mbi mijëra flamuj serbë që valëviteshin në atë stadium të çmendurish. Këmbëngulin aq shumë tek ai “flamur” sa të vjen të dyshosh mos e kanë sajuar vetë.

Vëreni pastaj edhe deklaratat e ministrit serb që foli për “një incident që ata (serbët) e dinin që do ndodhte që 3 orë para”, etj, etj. Është e gjitha një karagjozllëk që ata po e kryejnë me ndërgjegje. Do ishte mirë që së paku ngjarja të merrte drejtësi nga UEFA.

Por ndërkohë vini re edhe një “rastësi” vërtet interesante. Kë ju kujton kjo mënyrë të sjelli? Kapja pas një detaji për të zhurmuar thelbin për të cilën duhet të flitet? Ky parimi “akuzo kundërshtarin për atë që sapo ke bërë vetë”? Kjo mënyra prej arshivistash kërcënues  “e dinim që më parë që do ndodhte”? Dyshimi për inskenim?

A nuk ju shkakton sjellja serbe për ngjarjen të njëjtën ndjesi padrejtësie dhe absurdi logjik që ka kaq vite që na i ka ndryrë në kokë Berisha? Kujtoni ngjarjet e rënda të këtyre viteve: Kujtoni si kapet pas një detaji absurd dhe e potencon atë për të zhurmuar thelbin, si akuzon të tjerët për krimet e veta, si veproi pas Gërdecit, në 21 janar, në inskenimet e avionëve me drogë etj etj. E njëjta metodë, i njëjti mentalitet. Një ngjashmëri ekzemplare që nuk mund të mos vihet re. Një shkollë mender “politike” që ta shpif.

Erion Habilaj October 15, 2014 22:43
Komento

28 Komente

  1. M A R K O October 15, 22:48

    Sheqeren Berish ku ta kesh… o serbi i ndyre… o muti Kombit…

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati October 15, 23:42

      Eee , ju vazhdoni merruni me Salen , porse ato qe genjen media serbe kane mbushur gjtihe agjensite e huaja …

      Ju gazetat shqiptare duhet te kontaktoni me agjensite huaja te lajmeve dhe te jepni versionin tuaj,
      sepse serbet kane mbushur gjithe mediat e huaja me genjeshtrat e tyre …dhe ato genjeshtrat serbe po merren per baze per te krijuar gjykimin mbi ate ndeshje

      Hapi gjithe gazeat e huaja dhe lexon vetem versionin serb mbi ate qe ndodhi , ndersa
      ju gazetat shqitpare keni hallin si te merreni me Saliun

      Lereni more Salen, por meruni me ceshtjen kombtare, se po na vene te huajte perpara nga genjeshtrat e serbve

      Reply to this comment
  2. MANUSHAQA October 15, 22:53

    Z MARKO KE BER NJE KOMENT QE ME KEKENAQUR

    Reply to this comment
  3. M A R K O October 15, 23:00

    Ok. MANUSHAQE! Ne presim “arome ” lulesh”… e jo ere Lane si era e atij Largqoftit…

    Reply to this comment
  4. TOMORRI October 15, 23:24

    Pa dy paragrafet e fundit eshte shkrim i shkelqyer.
    Se c’hyn Berisha ketu?
    Dje ishim te gjithe me kombetaren e te mbeshtjelle me flamunj.
    Pse e degjeneron ne politike dhe nje ngjarje qe eshte e te gjitheve, qe na beri krenare per sjelljen e cunave tane.
    Pse mbjell percarje ne nje dite qe jemi te gjithe bashke.
    Leri ngjyrat e partive , mos e perdhos sjelljen atdhetare dhe flamurin e kuq me balte elektorale.
    Meqe tu duken zyrtaret Serb si Berisha mos te duken ata qe e ndjekin si popull Serb .!?
    Shiko se mos gjen dhe ndonje nip te Berishes ne fushe duke i gjuajtur futbollisteve tane.
    Krahasim pa lidhje .

    Reply to this comment
    • Shqiperia, eshte 'feja' ime! October 16, 09:21

      Sigurisht qe ka Lidhje: -Per kete po perifrazoj thenien e gazetarit te madh Mero Baze :- Qeverisja e Berishes me P.D.-ne e tij , jane Banda me e Ndyre e krimineleve dhe hajduteve ,qe ka pare Shqiperia qe nga 1912-ta e deri me sot. P.D.-ja ka ne ‘gjirin’ e saj llumin e kombit !!!

      Reply to this comment
  5. kosovari October 15, 23:34

    Keni te drejte me anlogjine tende ,madje ka edhe nje lidhje tjeter mes Beishes dhe Serbise,Mbesa e tij Desara kishte ne face book nje shkrim ku fajesonte lojtaret e Kombtares sone ne menyre te ashper ,duke i akuzua si nxites dhe shkaktar te dames qe perjetuan .

    Reply to this comment
  6. arif October 15, 23:36

    Berishe Bisha po super mbesa kishe mendime te ndryshme na te tuat. Apo mbane anen e gjyshes ajo. Ju jwni te gjithe filo serbe mutiiiiii. Puuuu fare e keqe,mos u plaste me fara

    Reply to this comment
  7. kosovari October 15, 23:40

    Lidhu me shkrimin e Desara Malltezit eshte nje artikull ne gazeten Beogradase Blici cili e merr si argument per fajesine e lojtareve tane duke marr ne mbrojtje stermbeset e seris Desaren e cila deshmoj se gjaku nuk behet uje.deshmoje se me teper i don dajet e te jatit se sa gjakun shqiptaret.
    atikullin e gjeni nese klikoni ne kete A-mail adese: http://www.blic.rs/data/images/2014-10-15/524768_dasara-maltezi-berisina-unuka-jutjub_ff.jpg?ver=1413404391

    Reply to this comment
  8. klajd October 15, 23:52

    Turp ju qe gjeni nje dite si sot per te fyer.Turp edhe ketij gazetarit qe e ka shkruajtur artikullin. Kaq e pamundur eshte nje armepushim shqiptaresh ne nje dite qe na duhet nje ze , nje komb , nje indinjate ,nje krenari.

    Reply to this comment
  9. Artur October 16, 00:46

    merruni plehra me njeri tjetrin e Serbet po merren me fitoren dhe me kualifikimin. A dini ndonje gazete apo politikan serb qe merret te akuzoje opoziten ose e kunderta ndonje opozitar qe merret me qeverine? Ju plehra te kuq merreni per Saliun. Ju nuk jeni as shqiptare asgje,

    Reply to this comment
  10. Dardan October 16, 01:04

    E cfare duhet te bejme ne njerzit e thjeshte qe kemi 25 vite qe po ulurasim se sjellja e Berishes eshte njelloj si sjellja e autoriteteve serbe ne KA te Kosoves per zbatimin e momerandumit te Cubriloviqve?, Gje tjeter s’mund te bejme por le te theme e te gezohemi se me ne fund e muaren veshe edhe gazetaret tane qe kemi nje armik te rrezikshem ne gjirin tone, i cili lufton me te njejtat arme qe ka luftuar dhe lufton padroni i tij prej rreth 150 vitesh.
    Hyni me tutje ne sjelljen e berishes dhe do te shihni se gjuha e tij ne cfardo interesi shkon si kundarabedal, shkon ne te kunderten absolute te argumentit , shkon si thenia e popullit qe ta ben dobicin dhe ta le ne preher e te thote tunde se eshte i yti, Te gjitha rastet me opoziten e vet perbejne nje minimum te paperfillshem te renies dakort dhe vetem ne situata qe mund ti interesonin atik. Besoj se keni filluar te kuptoni o gazetare se Sali Berisha ka qene, eshte dhe do te mbetet armiku me i betuar, me i pergjakshmi, me karakterin me te poshter dhe te urryer i shqiptareve ne te gjitha trojet e tyre, Shpresojme se nje dite do te kupptoni demin e temerrshem qe i shkaktoi vendit Sali Berisha, ky klon i helmuar dhe i mallkuar i Satanait kunder jetes sone ne kete cep qe na caktoi natyra per te jetuar!

    Reply to this comment
  11. kosova October 16, 01:41

    Brravo koment shum i spikatur,ket gjithmon e kam menduar,se si aq shum ngjajshmeri kan akuzat e sali berishes,kunder kundershtareve te vete poltik,sepese une e njof mir poltiken genjeshtare serbe sajon prodhon dhun,dhe pastaj humb faktet dhe sulmon gjera qe te len te qmendur,kam bere gjithmon pyteje si ka mundesi qe nje kryeminister shqipetar ti perngjet aq shum propagandes serbe,sepese shqipetari gjithmon ka luftuar mete verteten gjithmon ballhapur kunder qdo sfide qe i paraqitet eshte objektiv,por kur shiqoja salihun dhe poltiken qe bente ne shqiperi me perngjante shum ne politiken dinake serbe,brravo brravo se ky eshte nje vlersim i nje njeriu qe nuk flet pa ja kapur syri dhe veshi ate qe ka vrejtur,

    Reply to this comment
  12. shqip hesapi October 16, 03:36

    Ndoshte krahasimi nuk eshte i drejteperdrejte por keshtu ka ndodhur fenomeni Sali=Serbi.Akuzat jane shume te ngjajshme Sali=Serbi.Gjaku i njejte Supermbesa=Serbi+Bosnje.Gjithsesi FSHF-ja duhet te coje ne vend deri ne fund dinjiteitin e trimave tone ne Beograd.Dihet nga te gjithe qe Sali Berisha eshte shqiptari me i poshter,me krimineli qe nga koha pellazgjike.

    Reply to this comment
  13. aqo+ October 16, 04:38

    O Tomorr,o mal I larte…………………………nip te Berishes nuk gjetem ne Beograd,por mbesen qe u dilte ne mbrojtje serboveceve e gjetem ne Tirane mu ne shtepine e Argites cupec se Berishovskit,.Keshtu o Tomorr o mal I larte……

    Reply to this comment
  14. DRENICA E KUQE October 16, 04:59

    Sjellja serbe na e kujton serbin Sali Berishen ne Gerdec e ne 21 janar! Sjellja e flamurit tone kombetar ne fushe eshte bere nga ndonje vegel “shqiptare” e Beogradit, se Beogradi ka vegla te vetat “shqiptare” sa te doje: ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi dhe ne Serbi! Eshte bere per te ushtruar presion dhe dhune te çdo natyre per ta gjunjezuar kombetaren tone. Por, kete nuk do te arrije ta beje as Sali Serbi dhe as Serbia e tij!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  15. RIMI October 16, 05:04

    A eshte ky moment nje provokim per skenarin e Berishes se “Ne do vijme ne pushtet perpra zgjedhjeve lokale”?Thone qe flamurin e deformuar mbesat ia kane sjelle dhurate nga Serbia,ndaj edhe Ai ironikisht e permend si dhurate te shtrenjte,pasi po ta analizosh Ai vetem e ate flamur(ate shqipetar) nuk ka asnje lidhje pasi e pa perdhosur sa here ka dashur!

    Reply to this comment
  16. Meteh October 16, 07:35

    DITA:Ju lumt per komentin & foton e SALIUT FAQEZI,ku duart e tij te pergjakura tregojne domethenjen e gazetes se sotme RD:”..Rama si qen i rrahur ne Beograd..”Ky idjot,Mbesa e tij Dasara qe ofendonte dje lojtaret tan atje & gazeta ne RD,jane pro Serb & kunder keti vendi tash 24 vjet.Ky ujk i terbuar,Saliu, sajon çdo dite shpifje,sharje,vrasje,vjedhje..dhe nuk eshte çudi qe vizites se Rames ne Beograd mund ti sajoj ndonje paudhesi,pasi ai nuk guxoj dot te shkoi atje per 23 vjet.Dhe duke qene cmiranjoz,shpirtezi…eshte gati te nxjerr koburen e te godar Ramen.E pse ? Se i mori karrigen kryeministrore,se i rrezikohet pasuria familjare,se ka frik nga bugu per zullumet qe ka bere.Heshtja e tij per ndeshjen e turpeshme te futbollit e ndodhur atje,tregon se ai eshte gati ti fali 3 pike skuadres Serbe,mjafton qe te ket arme per te sulmuar Ramen.Pse?Se ishte Olsi Rama atje.TURP per kete SERBOMADH qe na nxiu jeten tash 24 vjet.TURP,TURP,TURP.

    Reply to this comment
  17. Mark uk October 16, 07:36

    E hangesh ate te kombit.

    Reply to this comment
  18. labinot October 16, 07:52

    Ky Sali maloku eshte bere si Mon Rrena ne Durres,qe sa hapte gojen,i thoshin:Shko ke stacioni trenit mos gjen nonji katunar,se ne Durres te ka dale boja!Kjo rrace serbe e ka mashtrimin menyre jetese.Runi kush ka bujt ne kullen e Rames ne vitet e bratsvo-jedinstvo,kur ka pjelle Sheqerja ket monster serbie

    Reply to this comment
  19. orienti October 16, 08:14

    -..mos lejoni qe kopilat ne politike te zene faqet e gazetave…

    Reply to this comment
  20. gjakovari October 16, 08:34

    Lexova shkrimin e mbeses se Salih Rame Berishes,sa peshtirim ndjeva !O zot ,neveritese! U deshprova pa mase.Sali Berishen e kemi konsideruar patriot,madje ne shqiptaret e Kosoves me pa te drejte i kemi akuzuar Nanon,Majkon,Meten,Ramen e lideret tjere se po e pengojne Salihun te na ndihmojne e pertkrahin edhe me shume.Sot ndjehemi te frustruar,eshte veshtire tu besojme syve kur lexojme shkrimin e Desara Malltezit ne cilin i akuzon shqiptaret per gjithe ate qfaqje antishqiptare terrorizuese te afer 30 mije serbeve,te gjithe stafit sportiv e politik,te shkrimeve qendrimeve te mediave qe me nje propagande gelesiane pothuajse ne kor te gjithe
    perpiqen te fajsojne viktimat,11 lojtaret qe ishin te perballur nga nje terror i vertete ,pa asnje mbeshtetje ,ishin te malltretuar dhe te rrezikuar edhe me jete .Pse Desara u bashkohet aaaaaaaaaaaaaulurimave qe penguan edhe hymnin,diskriminimin qe nuk lejonte asnje simbol shqiptare ne stadium,malltretimet dhe presionet psiqike dhe fizike te nje turme te qmendur qe ishte e gastshme edhe ti linqoje ata djelmosha te cilet ishin heronje te vertete ,te cilet nuk u pekulen as nuk u frigesuan por mbrojtjen edhe me qmimin e jetes nderin,dinjitetin,simbolet dhekrenarine shqiptare madje duke rrezikuar edhe jeten e tyre.
    Duhet te prononcohet vete gjyshi Sali Berisha ai qe nuk la kundershtar politik pa akuzuar madje edhe me femije e familje,pra ai duhet te dale e te na thote si eshte e mundur qe mbesa e tij me te cilen krenohej ju bashkangjite akuzave dhe propagandes duke u bere nje me Nikoliqin,Daqiqin,Vuqiqin dhe korin e mediave dhe politikajve te Serbise. A rrjedhe gjak shqiptari ne dejte e Desarers apo je edhe ti ne nje pale vale? tani shqiptaret e Kosoves e kane te kjarte se pse e furnizove me karburante makinerine vrastare te Millosheviqit,pse ke mik fazliqinpse vrave dhe zhduke Remzi Hoxhen ,dhe burgose e malltretove djemte eUQK-se.
    Eshte nje moment i veshtire ky dhe deshprues per gjithe ata qe te besuan tere kete kete kohe.

    Reply to this comment
  21. 2+2=5 ESHTE E VERTET. October 16, 09:21

    vERTET PER TU HABITUR SI KA MUNDESI QE SALIU BERI VETEM NJE KOMENT SHUME TE THATE PER NDESHJEN KUR AI NUK LE KOMENTE PA BER PER CDO GJE JO INTERESANTE QE NDODHE NE KETE VEND….AI PER GARDISTIN QE MORI FLAMURIN ME 21 JANAR BERI GJITHE ATE PRITJE FALLCO,KURSE PER ATE FLAMUR QE HERONJT E VERTET MUND TE ISHIN BERE THEROR NE MES TE BEOGRADIT DHE QE E PA E GJITHE BOTA AI JO VETEM HESHTI POR ESHTE E SIGURT QE KA NDIER NJE MASTRUBIM TE BRENDSHEM QE VETEM GJAKU I KEQ E NDIEN….PERGJIGJET E TIJ BESOJ DO TE JENE INDENTIKE ME REAGIMIN PER FULLANIN,MBAS NJE JAVE KUR GJAKRAT TE JENE FTOHUR.LE TE REAGOJ DHE PER MBESEN QE E KA PER ZEMER.EDHE AJO I “DO SHUME” SHQIPETARET,SI GJYSHI I VET.

    Reply to this comment
  22. tifozi KUq e Zi October 16, 09:26

    Une si shqiptar turprohem me shkrimin e mbeses se njeriut qe shitej si patriot,te njeriut qe ishte udheheqes i institucioneve me te larta te vendit tim,te njeriut qe nuk la kend pa e akuzuar e fye me femije e familje.Te njeriut qe tani heshte para ketij turpi te madh kur shkrimi i mbese se tij botohet elavderohet nga mediat serbe sepse ajo i kalon edhe ato dhe dekleratat akuzuese e fyese te politikajve serboshovenist per fajesine e lojtareve te kombetares sshqiptare per ate terror te papare qe perjetuasn ata si viktima ne stadiumin e Beogradit.
    Mbesa e Berishes lavderohet nga mediat shoveniste serbosllave sepse ajo me radikale se vete ato ne akuzat ndaj kombetares shqiptare ,madje ajo fajeson me perbuzje djemte heronje te cilet nuk u perkulen para rrebeshit te terrorit.

    Reply to this comment
  23. Kristi October 16, 10:18

    Salë veshgjati eshte origjinali i tradhtise Kombetare si ne 21-Janarin e famshem dhe gjithçka ka bere per Serbet keto 24-vite.po ku je AVNI RUSTEMI ku je…..

    Reply to this comment
  24. taku October 16, 11:16

    Kjo situate eshte ne favor te Berishes.
    Berisha i fryn zjarrit per te arritur qellimin.Ai kerkon kete situate ne gjendjen qe eshte PD mbeshtetjen e UDB-es.
    Vetm nje argumente mbesa e tij merr hapur ne mbrojtje skuadren serbe dhe tifozet serbe sipas saj njeres me kulture dhe i krhason me tifozet shqiptare si njeres nacionalist irridentist.Sh.mire ajo mbron gjakun dhe origjinen e saj si mbese e Serbise.
    Mendon se ai shkrim i hapur cinik ne favor te Serbise eshte bere pa miratimin e SB dhe LB.Sot eshte koha per ta.
    A kane detyra agjensite ligj zbatuese ne kete situate.Po.eshte shume e thjeshte per te zbuluar organizimin e kesaj situate.Po kush Visho.Kuush e drjeton kete sherbim…
    SB eshte ne hall.kerkon si gjithmon te zbatoje vijen e sjelljes te dhene nga UDBa te vazhdoj lojen e doppio rolit rol qe e ka bere per 45 vjet rrjeshte ne favor te Udbes

    .

    Reply to this comment
  25. lexuesi October 16, 11:35

    lPersonazhi,qe komentohet per komentin,eshte ai qe nuk ka relacione me veteveten,sepse e ka mbeshtetetur ekzistencen vetem mbi genjeshtren,suksesin mbi urrejtjen dhe prapa hipokrizise fsheh imoralitetin.Por larg emocioneve mbi te ahtuquajturat “nacionalizem patriotizma”qe jane ushqyer si “krenari” me shume per te fshehur humbjet se sa gezimin e fitoreve,ne duhet te ishim pergatitur se si do te perballonim disa nga marrezite e turpshme te nacionalisteve serbe,te cilat u paralajmeruan me kufizimin e tifozet,me keqpritjen gjate udhetimit e ndejtjes, me fyerjet gjate kendimit te himnit dhe uleritjet me sharje e fyerjegjate ndeshjes..Duhej nje zgjidhje tjeter si pergjigje,jo me mjetet e menyrat e tyre, por me nje “buzeqeshje meshiruese sarkastike” te njerezve qe veshtrojne perpara ndaj atyre qe kane mbetur prapa si barbare dhe joshen nga primitivizmi i tyre nacionalist shkaterrimtar.Ky qendrim i yni nuk do te ishte i stisur,por real,sepse ne planin jashtefutbollistik,ate politik naciaonalist ne shkonim ne Beograd si fitimtare,qofte ne imazhin e kujeteses se tyre qe ruan ende gjemimin e raketave te NATO..s dhe triumfin kosovar.Por nese ne kemi gabuar , ata kane bere faj dhe ne duhet te mesojme nga ky psim i marre.duke mos u degjuar as sharlataneve tane politike qe sillen ndaj njeri tjetrit me keq se ca tifoze serbe te marre, Per keto arsye na krijon “alergji” kur perralis Salariu,priji yne shpellar..

    Reply to this comment
  26. Besi October 16, 13:08

    Më në fund u zbulua se cilës shkollë politike i përket Salih Berisha. Gjithmonë kam konsideruar se këshilltarët politikë dhe urdhërdhënësit operacionalë të ish-kryeministrit Berisha gjenden në Beograd. Nuk do të habitesha nëse një ditë në apartamentin ose në shtëpinë e ndonjë të afërmi të Berishës do të zbulohen mjete të sofistikuara komunikimi të padetektueshme nga shërbimet shqiptare, përmes të cilave i është komunikuar (e mbase i kominikohet edhe sot) Berishës nga Beogradi se ç’duhej të bënte e si duhej të sillej për ta pamundësuar çdo forcim dhe çdo lëvizje përpara të shtetit dhe të kombit shqiptar. Fatkeqësisht, i së njëjtës shkollë ngjan të jetë edhe pasardhësi i Berishës, Lulzim Basha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*