SHËNIM: Këllëfi që kujton se është jastëk

January 22, 2015 15:15

SHËNIM: Këllëfi që kujton se është jastëk

Për 21 janarin folën të gjithë. Folën edhe ata që nuk nxorrën fjalë nga goja, folën me mungesë edhe ata që nuk ishin. Por foli edhe dikush që, nëse do kishte një fije inteligjence, nuk duhej të hapte gojë. Rezulton që ajo fije mungon; në fakt asnjëherë nuk ka qenë aty rrotull. Kështu që foli dhe Zeni. Hodhi linkun e një videoklipi dhe lëshoi për konsum pyetjen, se “si do reagonin asokohe protestuesit e 1 janarit 2011, po ta dinin se Edi me Ilirin do bënin koalicion pas dy vjetësh”.

Fakti është, që Zeni është i bindur se e ka atë fijen e inteligjencës, ndaj dhe këtë provokim e bëri me llogari. Zeni, që e ka baba çun, foli politikisht me ato dy rreshta (ka shumë dyshime nëse ai mund të artikulojë e rendisë fjali të gjata bashkërendore apo të nënrenditura, ku të përpunojë ndonjë mendim disi më të koklavitur sesa llogaritja e përqindjeve që i takojnë në çfarëdolloj pune a biznesi), dhe padyshim që priste reagime.

Reagimet, kuptohet plot indinjatë, ndaj një ngacmimi të Zenit, i japin pikë atij. Lexuesit e dinë që Zeni që jeton në luks pa asnjë ditë pune reale, kërkon të ndërfutet politikisht në opinionin publik me këto prononcime, me qëllim që çdo ngacmim eventual ose përgjegjësi penale për krimet që ka kryer të interpretohet (nëse ndodh dikur) si revansh politik.

Kështu Zeni stërvitet, i instruktuar sidoqoftë se duhet t’i parashikojë edhe fyerjet, që nesër-pasnesër të formulojë fjali më të gjata, e të bëjë reagime më të stërholluara. Por ndërkohë kurthi funksionon, pikërisht pse njerëzit janë të zemëruar që ka gojë e flet edhe djali i shumëpërfolur i një kryeministri që mban përgjegjësinë e vrasjes së 4 njerëzve të pafajshëm në atë protestë janari para kryeministrisë dhe përgjegjësinë e asaj që ndodhi më pas përfshi mashtrimin, inskenimet, shkeljen e urdhër-arresteve, zhdukjen e provave, etj.

Zeni na kujton arsyen përse kishin dalë protestuesit atë ditë: për një video të Ilir Metës. Zeni, që e ka baba çun, nuk e rrok dot, mesa duket, se njerëzit mund të protestojnë për një video, për dritat, për ujin, për të drejtat e qenve të rrugës, apo për njëmijë gjëra të tjera, nga më të logjikshmet deri tek më absurdet. Por nuk pushkatohen për këtë. Ose ndoshta, e ka të qartë këtë pjesë, por është po kaq i qartë në pjesën tjetër: Që po dole poshtë dritares së babit, ai të vret vallahi!

Megjithatë, Zeni, një djalë i ngritur në këmbë me meritat dhe mundin e tij personal, që i ka kërcitur kurrizi në punë që në vogëli, në provokimin e tij mender “politik” nuk përmend që ato vrasje i ka bërë i ati; jo, atij ja trazon intelektin pikëpyetja a janë të zhgënjyer sot protestuesit e djeshëm.

Një përgjigje aspak politike, do ishte: Po mor, Zen, janë të zhgënjyer se baba yt ka vrarë dhe nuk është ende në burg; se ka blerë gjykatat, prokurorinë, drejtësinë, ashtu siç ka akaparuar partinë, në pritje që edhe ti të na bëhesh politikan, se boll u robtove në punë.

Nuk do edhe shumë kohë, punë dy muajsh, dhe vjen 15 marsi. A do bëjë Zen politiku ndonjë deklaratë për datën 15, në kujtim të 7 viteve më parë? Ai ndoshta nuk e mban mend, por diçka shpërtheu në Gërdec dhe u vranë 26 vetë, njërin nga të cilët e kishte dhe familjar, u plagosën nja 300 të tjerë dhe u rrafshuan biznese e shtëpi. Këto të fundit vërtet u rindërtuan, por jo me paratë e shitjes së barutit dhe metaleve të predhave, apo dhe municioneve. Por me paratë e shtetit, pra tonat. Ndoshta edhe pak me paratë e tua Zen, nëse ke paguar ndonjëherë ndonjë taksë. Kjo po që është sfidë: Po fole më 15 mars dhe fjala që bie, ngushëllove familjet e viktimave, atëherë po që do quhesh vërtet politikan. Deri atëherë, je thjesht një këllëf që kujton se je jastëk, ngaqë mbështetesh tek baba, që të ka çun.

January 22, 2015 15:15
Komento

23 Komente

  1. vlora January 22, 14:45

    Zen b….

    Reply to this comment
  2. Alfons January 22, 15:00

    Njerezit dolen ne proteste per korrupsionin e Ilir Metes po qe mesa duket e keni harruar se ju me siguri keni dale per gje tjeter. Dhe pyetja eshte shume e thjeshte nese ne ate proteste te dhunshme humben jete 4 vete duke protestuar per korrupsionin e Ilirit, cfare u thote Rama sot familjareve te tyre kur Ilirin e ka kryeminister.

    Kllufa jeni ju qe kerkoni qe njerezit te harrojne ngjalat tuaja.

    Kur dilet ne proteste nuk u vihet flaka institucioneve se per ato te vrasin ne cdo vend demokratik perfshire dhe Ameriken.

    Reply to this comment
  3. Toni January 22, 15:10

    oooooo Zeni babit car thote SADIJA ate shiko ti se e le kusheriren rrugeve…

    Reply to this comment
  4. Todri January 22, 15:10

    Shume e bukur, por humor i zi, vertet per te qeshur dhe qare. O zot, vertet kaq te keqija kemi bere qe na i bere peshqesh keta mostra?

    Reply to this comment
  5. arjan January 22, 15:14

    @ alfonso o kellef i k…it i sali kriminelit iko pall .

    Reply to this comment
  6. peci luku January 22, 17:02

    Serb I ndyre

    Reply to this comment
  7. Lul January 22, 17:05

    Kusheriri i Vucicit…

    Reply to this comment
  8. FAN January 22, 18:14

    klluf…….por i cpuar ama…….

    Reply to this comment
  9. Tafut Kopuku January 22, 19:35

    Domosdo eshte nje kèllèf i mbushur me dekorata krimi por kopuku vazhdon tia fus popullit duke lèshuar bajga me gojen e tij te ndyre dhe tallur sepse e ndien vehten te sigurt ne pashallèkun e babit te vete kryekriminel.Vazhdo kopuk i ndyre se dhe per ketè e ke marre dekoraten e ndyresise.

    Reply to this comment
  10. toni January 22, 19:48

    Ka disa kohe qe gazetat flasin per xibraken dhe Ermal Hoxhen,po nje gje eshte e sigurte se E Hoxha eshte zero para Shkelzen Berishes.

    Reply to this comment
  11. M A R K O January 22, 21:10

    Ky Zeni eshte kellef? Po kellef i thone dhe perzevativit… Nuk e ka keq kete emer. E meriton.

    Reply to this comment
  12. mira January 22, 22:17

    Bravo Hori Bulevardit, njerzit dolen ne proteste te zhduknin saliun e serbeve dhe plehrat qe i mbeshtesin si alfons zagari e tjere

    Reply to this comment
  13. KORÇARI January 22, 22:34

    Po futeni njëherë në burg Këtë Zen koqen se ja rregullojnë Bythën edhe gojën mirë atje.

    Reply to this comment
  14. SHURRAN KOSTRECI January 22, 23:13

    Si te rallat here dallohet kalemi i mprehur i Thanos (besoj edhe ne se nuk eshte e vertete) ne kete shenim ekselent, surratdhjereve u duhet treguar gjithnje pasqyra.

    Reply to this comment
  15. dealfa January 23, 00:00

    Vrasesit ”flejne” rehate !!!!!!’.

    Reply to this comment
  16. Xhuxhmaxhuxhi January 23, 00:22

    Babai i Zenit nuk i ka blere gjykatat e prokurorite, por i ka emeruar si i ka dashur hesapi, ndersa Meta qe ishte zanafilla e protestave sot eshte kryetar kuvendi. Merre vesh, krimineli tallet me viktimat, ndersa shkaktari garanton se nuk do kete drejtesi. Rama? Te mbaje fort kalemin, se mos i shkrihet dhe fillon ti vajtoje? E ne flasim per drejtesi, per shtet, per demokraci? Me nje turme legenesh, ujq, qe tallen me ne.

    Reply to this comment
  17. Torollaku Rilindas January 23, 01:50

    O autor e pse eshte me mire te jesh jastek se sa kellef?

    Reply to this comment
  18. Teli January 23, 02:26

    FLASIN VRASESIT , babai vret per vete e i biri per vete , e sju hyn ferr ne kembe .
    Bravo ju qofte , kur vet populli shqiptar ju a lejon , e keni per terezi , tallni edhe bythen…
    Hajde shtet qe kemi hajde …………….

    Reply to this comment
  19. Skifteri January 23, 09:13

    ***// Zoti i dha nje djale ” dragua “/ ,dhurat zoti ja ka que/ ,nje hajvan per te ngarkuar/,jo me dru por me shkurre/ ,me shkurre dhe plot me ferra/,per te gervisht kudo ku vena/,si ne malsi ku ka origjinen/, ne Belgjik internimin/ , dhe ne Tirane ku ka banimin/,ne Tirane ha e pi /, sa te jete juda Sali.. !!! //.#***

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*