SHËNIM: Kemi nevojë më së pari një Shqipëri normale

Mustafa Nano February 1, 2014 12:07

SHËNIM: Kemi nevojë më së pari një Shqipëri normale

U bënë më shumë se katër muaj që maxhoranca e re ka marrë në duar drejtimin e vendit. Një qeverie i duhet më shumë kohë për të treguar, në mos se çfarë ka bërë, të paktën se çfarë është në gjendje të bëjë, e prandaj, pothuaj të gjithë po hezitojnë t’u vënë nota Ramës e Co. Sigurisht, secili e ka thënë të vetën pas çdo momenti të qeverisjes, dhe momente të tilla ka pasur sa të duash, por është një gjë të flasësh për një akt, për një vendim a për një sjellje të caktuar dhe është një gjë tjetër të vlerësosh në tërësi një qeverisje.

Ky arsyetim nuk e fsheh një si padurim, a paqartësi, gjë që duket te pyetja që ne i bëjmë shpesh njëri-tjetrit: Do ia dalë Rama? Do mund ta ndryshojë këtë vend? A ka bërë skuadrën e duhur për të bërë ndryshimin që pritet, e që ai vetë ka paralajmëruar? A e ka ai në të vërtetë një plan ndryshimi?

Ka një gjendje ndërdyshëse pra kur vjen puna tek një vlerësim perspektiv i Ramës kryeministër, dhe kjo vjen ngaqë provat që ai ka dhënë kanë qenë ose të pakta, ose të natyrës gjysmake e ambige, për të mos thënë që në ndonjë rast janë prova që rreken të na mbushin mendjen se me ndryshimin nuk ka ndodhur asnjë ndryshim. Sa për ilustrim, administrata publike vijon të jetë në ditët e veta më të zeza; dhe nuk ka asnjë tentativë, asnjë për be (përkundrazi), për t’iu larguar praktikës së rekrutimeve me logjikë partiake e klienteliste. Tjetër. Ka një përpjekje metodike për t’na ngopur me propagandë, dhe kjo gjë është e vërtetë edhe në rastet kur veprat e punët nuk mungojnë. Kjo është një strategji e Ramës, tek e cila ai beson, por është çudi se si nuk bindet që kjo qasje është kundër produktive në një plan afatgjatë. Njerëzit lodhen prej çaprashitjeve. Ata duan vepra, dhe janë aq inteligjentë sa veprat t’i shohin përpara se kryeministri apo ministrat të bërtasin “shihni se ç’kemi bërë”. Madje, përpara se t’i shohin, ata i ndjejnë.

Ka dhe rrethana të tjera që duan të na thonë se me ndryshimin nuk ka ndodhur asnjë ndryshim. Të paktën, hë për hë. Por po ndodh një gjë disi e çuditshme. Kjo qeveri ka me vete opinionin publik. Një sondazh i kryer nga agjencia italiane IPR Marketing (është agjencia që na la gojëhapur fillimisht me parashikimet e veta para se të hapeshin kutitë e votimit më 23 qershor, e më pas me faktin që ato parashikime kishin dalë nga një lexim i imtë e i saktë i humorit elektoral të shqiptarëve; dhe kjo ngjarje është një patentë e mirë besueshmërie për njerëzit e IPR Marketing-ut), i publikuar në programin e Ilva Tares, në Ora News, na dha shifra interesante. Po u bëj tabelave e diagramave një përshkrim përmbledhës narrativ: “Shumica e shqiptarëve mendojnë se sot në Shqipëri jetohet keq, por e njëjta shumicë, madje një çikë më e madhe, mendon se sot jetohet ose njësoj, ose më mirë se sa një vit më parë; mbi 60% e të anketuarëve janë me mendimin se situata ekonomike gjatë vitit 2014 do të përmirësohet, dhe se ky përmirësim do të vijë për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria ‘Rama’; vetëm 16,5% e shqiptarëve ia faturojnë Edi Ramës fajin për refuzimin që iu bë nga BE-ja kërkesës shqiptare për të marrë statusin e vendit kandidat; dy politikanët që frymëzojnë më shumë besim tek shqiptarët në ditët e sotme janë kryeministri Rama (48%) dhe kreu i Kuvendit Meta (45%), ndërsa më pak besim i ish falur ish kryeministrit Berisha (31,3%); 57% e të anketuarëve kanë vlerësuar pozitivisht punën e qeverisë ‘Rama’ në këta muaj të parë të mandatit qeverisës, s’ka gjë se gati gjysma e tyre kanë pritur më tepër; në një vlerësim sektorial, notat maksimale i ka marrë ‘lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarit’, dhe ministri Saimir Tahiri”.

Siç mund të shihet, nga sondazhi nuk del vetëm mbështetje për qeverinë ‘Rama’, por edhe së pari mirëkuptim për vështirësitë që ajo po has e për dështimet që ajo ka pasur, edhe së dyti një optimizëm që të befason. Të befason, pasi nuk ngrihet mbi të dhëna që ta mbushin mendjen. Madje, të dhënat flasin për të kundërtën. Gjendja është e vështirë, dhe gjasat janë që kjo gjendje e vështirë të mbajë edhe për ca kohë. Lindin pyetjet: Pse shqiptarët janë të kënaqur e optimistë? Pse ata mbështesin një qeveri, që ende nuk ka dhënë prova?

Sipas meje, kjo ndodh ngaqë ndryshimi politik i 23 qershorit shihet prej tyre si një ngjarje e madhe në vetvete, si një ngjarje që e bart ndryshimin edhe nëse nuk e prodhon atë. Përveç kësaj, janë të gjitha gjasat që të shihet me simpati një lloj normaliteti që ka ardhur tok me këtë maxhorancë e për shkak të kësaj maxhorance. Është ironike t’i japësh medalje një maxhorance me motivacionin që “është normale” (maxhorancat normale janë në thelb maxhoranca mediokre), por kjo tregon se gjëja e parë, për të cilën kishim pasur nevojë ka qenë normaliteti, i cili na ishte marrë peng prej një njeriu anormal që vijon të mbetet anormal, i vetmi anormal këtyre anëve.

Zhvillimet e dy dekadave të fundit na e kanë ulur aq shumë stekën e pritmërive e të aspiratave sa s’e kemi për gjë të vlerësojmë në maksimum një qeveri për faktin që ajo nuk shtie me plumba mbi protestuesit, që i lejon këta të fundit të dalin lirisht nëpër sheshe e rrugë për të ngritur zërin kundër qeverisë, e që “e mbron kryeministrinë nga protestuesit” me një duzinë police femra, sa s’e kemi për gjë që një kryetar parlamenti tepër normal ta shohim si një risi historike, s’e kemi për gjë të çmojmë tek kryeministri faktin që ai nuk flet kundër opozitës në mbledhje të këshillit të ministrave, që ai kërkon konsensusin e opozitës për të bërë ndonjë një reformë edhe pse i dalin e i teprojnë votat që ka nën kontroll për ta bërë atë reformë; etj, etj.

Shqiptarët pra kanë një nevojë dramatike për normalitet, dhe me këtë shpjegohet jo vetëm mbështetja e madhe që po i jepet një qeverie normale (lexoni n’daçi: mediokre), por edhe mbështetja e paktë që i jepet Lulzim Bashës, i cili në vend të vlerësohet për faktin që është normal (në të vërtetë, ai është normal), ndëshkohet për faktin që nuk po e merr dot opozitën në dorë e që normalitetin e tij nuk po e bën frymë të kësaj opozite.

Mustafa Nano February 1, 2014 12:07
Komento

21 Komente

  1. NOBEL February 1, 12:17

    Ha ha ha kjo fotografi shume kuptimplote ku Kryeparlamentari puth ne balle Kryeministrin, por ihshalla nuk eshte si ” Puthja e Judes” se ky Meta e ka huq.

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati February 1, 17:50

      Normalitetin e sjell hapja e vendeve te punes –Gjithe kyci eshte Puna

      Te hapi qeveria vende pune …dhe menjehere vjen normaliteti–fjalet e tjera jane pordhe me rigon

      Reply to this comment
  2. Shkëmbi i Kavajës February 1, 12:55

    Pse ndodh,o Muç, që s’arrij t’a ndjek fillin e mendimit tënd.Sa nis të lexoj shkrimin lodhem me ‘çaprashitjet’ e tua letrareske dhe e lë mënjanë.Ti mundohesh të kontribuosh në gazetarinë e shkruar, por e ke kot se herë- herë je ‘ambigue’,herë- herë ia fut kot.Je ma i pranueshëm kur komenton para kamerave,më i vërtetë.

    Reply to this comment
    • Aleksandri. February 1, 21:41

      Kam Pare nie dite. Kohe me Pare Mustafain ne nie qytet te njohur europian. Ne shqiperi nuk e kam Pare kurre Mustafaain. Por edhe ne ate qytet shkoj ralle se ndodhet ne shtet tjeter. E pashe e po vrisja mendjen ku e kam Pare kete njeri. Kur foli shoku i tij dhe i thirri ne emer, e njoha. Ishte Mustafa Nano. Me dhe pershtypjen e nie njeriu, mendje madh, fodull dhe i prapambetur ne mendi.e, ,e veshje, ne ecje. Ai do mbetet nie fshatar i pagdhendur nga skrapari

      Reply to this comment
    • Kombinati February 2, 02:27

      Jam i te njejtit mendim. Mustafa Nano me gjith shtresen e “elites” qe perfaqson duhet te hapin rrugen per te rinjte qe po vin nga Europa perendimore dhe Amerika.

      Neqoftese Mustafa Nano lexon kete koment do i thoja qe me shkrimin dhe idet qe percjell ne artikullin me siper do e ngelnin ne klas te vitit pare te nje universitet serioz Amerikan.

      Shkrim skandaloz si muhabet kafeneje. Duket qe nuk ke kapur ndo nje Nju Jork Taims me dore.

      Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati February 2, 05:14

      Ore po ju jeni cudi . Cdo njeri ka menyren e tij te te shkruarit , ka stilin e tij

      Ti mund ta kritikosh Mustafane per brendine e shkrimit, por jo per stilin e tij te te shkruarit …Ajo eshte identieti i tij ne te shkruar , po nuk te pelqeu mos e lexo fare

      Ty te pelqen apo nuk te pelqen , nuk ke te drejte ta kritikosh per ate pune, por mund ta kritikosh per brendine dhe per ato qe thote ne shkrim

      Kuptojini ore ku i keni limitet tuaja —Edhe nuk ofendohet njeriu nga origjina , se Shqiperia i ka pasur qytetet hale fare, dhe Tirana juaj kur e shikon ne ato videot e vitit 1930 dukej si Kandahari i Afganistanit –,per turp fare, —

      Shtetet moderne i kane qytetet e tyre te shkelqyera dhe ne jemi emigrante te ardhur nga provinca e …planetit dhe keta nuk na thone as nje gjysem fjale –Aq me teper qe ne jemi dhe te huaj,
      Ndersa ju aty jetoni ne disa qytete qesharake dhe beni dallim midis shtetasve te te njejtit vend —

      Ju e tregoni veten se jeni vite drite mbrapa ne civilizim me kohen ne te cilen jetoni , por tregoni se jeni edhe shume njerez te piste ,…..

      Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit February 1, 13:06

    Duam nje Shqiperi normale, thote me te drejte gazetari Mustafa Nano.
    Natyrisht keto fjale mund ti thote cndonjeri nga ne, se me nje Shqiperi normale, jetohet ne siguri dhe me nje te ardhme me te mire.
    Por nje Shqiperi normale, duhet te kete edhe nje popull normal, qe te kontriboje ne kete normalitet.
    Por a jane normale shqiptaret?
    A kane mendesine dhe guximin, por edhe kulturen shqiptaret, qe ti bojkotojne shqiptaret jo normale?
    Une mendoj se shqiptaret, jane indiferente ndaj anormales dhe rasti ishte nje emision televiziv, tek Opinion i Fevziut ne Klan, kur shqiptaret e pane me syte e tyre, diferencen e shtetit me shqiptaret anormale.
    Ne fakt ne shqiptaret jemi indiferente karshi shtetit, e konsiderojme shtetin si te huaj, akoma nuk e dime qe shteti jemi ne dhe pa dhene sejcili kontributin e tij, ne mbetemi pa shtet.
    Ne kemi punesuar me voten tone nje grp njerezish, qe te na drejtojne sipas asaj qe ne kemi kerkuar, por ne Klan ne pame, nje minister te mbetur vetem, karshi disa shqiptareve anormale, qe ne gjuhen popullore quhen plehra, qe godisnin pa pushim, te punesuarin tone dhe ne ishim te pafuqishem, qe ta mbronim, se Fevziu i kishte mbyllur pikat e komunikimit.
    A nuk do te isjte e drejta jone qe ne shqiptaret qe duam nje Shqiperi normale, ti tregonim, ketij emisioni anormal vendin?
    Gazeta Dita e para dhe shume gazeta edhe televizione jo berishiane, mund ta benin Opinionin e Fevziut, te fliste me vehte, duke e demaskuar si nje emision klanor teresisht anormal, qe me qellim, kerkon te krijoje per shqiptaret nje Shqiperi anormale.
    Ne shikojme krimin ne rruge dhe harrojme se krimi mediatik si ai i televizionit Klan, ben ate qe krimi ne rruge te marre revansh.
    Shteti eshte i joni, qeveria eshte e punesuara e shqiptareve dhe per ta bere kete qeveri qe veze me deshiren tone e kemi punesuar, te beje nje Shqiperi normale, duhet qe ti behemi krah, ti japim te gjithe ndihmen tone me aq sa mundemi dhe mos ti lejme rruge te hapur, kllouneve te pushtetit te humbur, te jene faktor.
    Une do ti propzoja stafit te gazetes Dita dhe gazetave te tjera, por edhe TV-ve, qe duan nje Shqiperi normale, qe me editoriale te fuqishme, te demoskojne keta pisa te pushtetit te humbur berishian, ti demaskojne spiunet e ish sigurimit, qe sot ketkojne te jene faktor.
    Duke i demaskuar keta cdo dite, do te vi koha qe edhe televizionet qe deri tani i kane hapur dyert ketyre felliqesirave, te kene frike te ftojne ksi pisash.
    Duhet te tregohen se ku punojne keta pisa te pushtetit te humbur, ne cfare gazetash edhe media dhe shqiptaret qe duan nje Shqiperi normale, dine si ti bpjkotojne keto media e gazeta, ku stafet e ketyre gazetave kur te shohin se shqiptaret se blejne gazeten se midis tyre ndodhet nje spiun dhe nje bythelepires i ish pushtetit te humbur, do ti largohen felliqesirave pseudoanaliste, si djalli temjanit.
    Bojkoti ndaj shqiptareve qe duan nje Shqiperi anormale, eshte ajo qe shqiptaret e kane vete ne dore.

    Reply to this comment
    • Shkëmbi i Kavajës February 1, 14:10

      Asht ditur me kohë që TV klan bën lojën e pisët të Berishës,ndaj ky ministri ç’dreqin do që shkon dhe kruhet me ato paçavuret mediatike.Ke të drejtë që ky lloj televizioni duhet bojkotue ashtu sikundër dhe tipat si Fevziu, Çani,Çim Peka,etj.

      Reply to this comment
  4. Samir February 1, 13:23

    Kjo qeveri ngre shume pluhur e ben shume llafe. Qytetaret duan rezultate, opozita ben te pamunduren per ta mjegulluar e penguar punen e qeverise, e cila nga ana e saj duket se ka jo pak militantizem e infantilizem ne menyren si funksionon.

    Po nuk veproi me kurajo, kjo qeveri, fatkeqesisht, eshte e destinuar te deshtoje. Saliu i ka zgjuar gjarperinjte me te cilet ka mbushur administraten e median dhe boten e nendheshme te krimit, dhe po ben gjithcka te mbyse cdo sukses sado te vogel te qeverise. Qeveria po e furnizon me material pafund.

    Reply to this comment
  5. ben chicago February 1, 13:37

    gjeja e pare qe kemi nevoje eshte normaliteti, qe na e kish mare nje anormal,qe vijon te mbetet anormal ,i vetmi,anormal i ketyre aneve
    o mustafa per ke e ke fjalen? per sali qenin?

    Reply to this comment
  6. lejleku February 1, 13:40

    Basha ne fakt eshte i natyrshem ,normal ,por duke u munduar te beje opozite te forte del nga vehteja dhe te jep pershtypjen e nje marionete ne duart e dikujt tjeter.
    Degjojeni me kujdes ai kurre nuk flet per nje opozite e cila vezhgon,dhe jep mendime pikante per zgjidhjen e problemeve qe prokupojne shoqerine por flet me nje mllef perzier me nje kenaqesi te helmatisur edhe per mosmbarevajtjen e puneve ,por edhe si nje ndeshkim per popullin qe ate dhe partine e tij e ndeshkoi aq rende ,duke folur me gjuhen e “kundershtarit”
    “tritolit” e shume te tjera thua se qeveria dhe opozita jane ne nje lufte per jete a vdekje e jo qe i sherbejne MIREQENIES se POPULLIT shqiptar.
    KU menjehere te shkon ne mend se “KY”dhe “KETA’ mendojne vetem per KARRIKET e veta por qe duan mbeshtetjen e “QORRAVE” si deri me dje.
    Mediokriteti dhe haduteria e ekipit tend qe te ndjek nga frika ta shpif!
    Shikoi kur i nxjerr per te lexuar ndonje leter …edhe per te lexuar nuk dine ..jo me te bejne opozitarin e ndershem …sepse nuk jane te tille.

    Reply to this comment
  7. Shkëmbi i Kavajës February 1, 14:22

    Çfarë imazhi të mirë mund të lërë tek unë Ilir Meta që shkon dhe gajaset me banalitetet e Arjan Çanit.Gjoja për t’u duk popullorë këta humbasin seriozitetin e të qenit ministër me integritet.Dhe kërkojmë normalitet në Shqipëri kur të gjithë sillen si anormalë.

    Reply to this comment
  8. klodi February 1, 15:01

    shqiperise i duhete normaliteti.. sa me shpejt aq me mire.. 23 vjet shqiperia u shkatrua.. se me kulturen berishjane skishte normalitet.. cdo njeri bente ci deshte koka e tij.. dhe ata njerez qe u mesuan me kete dhoj kulture po perballen me venien e rendit ne shqiperi.. dhe spo u pelqen rendi.. shpresoj te ngrihet besimi te qeveria e re.. dhe te kuptojm ne te gjith si shqiptar.. se duhet te ndryshojm mentalitetin dhe se ajo qe jetuam 23 vjet nuk qe asgje tjeter vec nje bomb shkatrimi renues te popullit tone.. se po duam europen duhet te sidhemi si te till.. te riten femijet tane ne nje shoqeri europiane.. dhe ta ndiejn veten te nderuar kur te thon se jan shqiptar.. qeveria rama ka shum pune perpara.. une skam qen votuesi i tyre.. por as i demokratikeve nder vjet.. shpresoja te ndonje forc e tret politike.. ndaj svotova fare.. por se di pse shpresoj se kjo qeveri do ti mbaj duart e pasterta.. dhe ka mesuar se shkatrimi masiv qe i behet shqiperise keto 23 vjet.. u shkatron familjet cdo qytetari shqiptar.. akoma dhe atyre qe jan ne pushtet.. besoj te cohen nga gjumi dhe ata te pakt demokrat qe jan ne pushtet.. dhe te kerojn te bejn te njejten gje qe bejn keta socialist sot.. mos jen te gllabuar nga kariget e tyre por te jen per shqiperin.. shpresoj se ne shqiperi do shohim se shpejti nje shoqeri europiane. dhe nje demokraci te vertet

    Reply to this comment
  9. sali February 1, 15:43

    Ik e Muci mos ja fut kot,Ti flet sikur nuk jeton fare ne shqiperi.Ket dhe zoti vete po te vihet kryeminister do kohe qe ta beje kete vend shtet sice kane katandisur Berishistet

    Reply to this comment
  10. AP February 1, 16:50

    Mëso o popull mediokër nga njerëzit mendjendritur!
    1) mazhorancat normale janë mazhoranca mediokre.Kjo aksiomë e Nanos, si të gjitha aksiomat, s’ka nevoje të vërtetohet. Që këtejë, Nanua, e quan ironike mbeshtetjen që shqiptarët i japin kesaj mazhorance normale, rrjedhimisht, mediokre. Bravo analist?!
    2)Basha eshtë njeri normal dhe këtë politikan normal shqiptarët e ndeshkojnë pa të drejtë, vetëm sepse ky nuk po merr dot ne dorë opozitën! Kjo është aksioma tjetër e Mustafait.
    Të mbrosh papagallin e Saliut, Lulin,vrasësin e 21 janarit,vjedhësin e Rrugës Kombit, tradhetar in e Detit, vjedhësin e bashkisë Tiranës….ta quash normal këtë?! Vetëm po të jesh si ai!!!

    Reply to this comment
  11. Shqiptari-Upset February 1, 17:12

    Naim Frasheri – 318.000

    Xhelal Mziu – 620.000 [ Google ]
    ———-

    Media Shqip ka frike e mungese profesionalizmi. Perjetesisht varur ne interesa te ngushta klanesh . As autoritet, as efekt.

    Politikanet, duhet te dridhen para saj, jo te perplasin duart ne tavolina studiosh-TV.

    Akoma sot Media merret me Dr. Mziun. Me ”problemin e Shamikuqes” 3-5-8 dite pa pushim e asgje tjeter, jo 2 Doktorra por perendia nuk do e linte me aty. Kshu del ”populli me qiri ne protesta paqsore” kur punet reduktohen. One-thing-at-a-time.

    (Kur demtohen interesat e Qytetarit / Shtetit, nuk behet qeshje me gisht e muhabet bordurash; te ”ndihen superiore ndaj ”xhelal-katundarit” por krijon Stuhi Mediatike)

    Reply to this comment
  12. Marin Gashi February 1, 18:04

    Sa te jete kucedra Berisha me pese koka i gjalle dhe ne politike, harrojeni normalizimin e jetes ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  13. shqiptari February 1, 18:06

    ne shqiperi i luteme asaj amerike dhe pse e pabese po i luteme se ne kete poshtersi qe eshte zhytue kjo zone me serbete grekete turqite he turqite kane sunduare 500 vjete dhe me poshtersine italiane amerika qofte e madhe qe selene kete vende te behete si egjipti apo siria se ku do veme pastaje 4 shtete armike te betuara te shqiperis nuk bejne lufte se kane paguare miliarda qe risine shqiptare si berishajte apo bashate qe ja vene vete zjarine shqiperse me meteate apo ramate apo minjte e gazetarise keshtu qe te rime rehate dhe mose te ndihemi se ka dhe me keqe e kaqe zot na ruajte nga lufta se ata terorista politikane si gjene gje po ne populli ne veme pere leshe pere mbllefe qe sja vlene nuk na degjone amerika te ngreje zrine e popullite dhe te zhduke kushe ja do te keqene ketjije vendi

    Reply to this comment
  14. Pëllumb zaimi February 2, 02:17

    “Horri i b…” dhe “AP”? Më pëlqyen komentet tuaja! Linjë logjike e qartë,argumente qe e plotësojne kuadrin e atyre që kërkon te thote mustafai, mungesë mllefesh,normalitet mendimi. Gazetari nano ka hapur nje dritare me shkrimin e tij dhe detyra jone eshte te veshtrojme permes saj. Nuk mund te thote muçi çdo gje qe duam ne,ose cdo gje qe kemi ne ne kokë ta kete dhe ai? Kjo eshte e pamundur edhe për gazetarin me te mire te botës. Prandaj une mendoj se brenda dritares se muç nanos ka lendë me te cilen mund te gatuajme pikeveshtrimin tone. Dhjete dritare jane barre shume e madhe per nje gazetar. Gazetari na ka hapur nje,ne sëbashku te hapim nente te tjerat. Por pa prishur dritaren e gazetarit . Këte kini bëre ju. Pa e prishur dritaren e tij kini hapur dhe dritare te tjera. Nderime!

    Reply to this comment
  15. TJ February 2, 12:34

    Te vjen keq,te ben me u ndje shume keq,te ben te bertasesh deri ne kup te qiellit kunder ketyre “letyrave”analistesh apo gazetaresh shqiptare.Poshtersi , b.th-lepirje deri ne krim.Lexon apo degjon Lubonjen,Artan Hoxhen,Armand Shkullakun,Prec Zogaj por edhe Muc Nanon. A jane ne terezi keta njerez.!? A mendojne keta pisa qe ne ,shqiptaret ,kemi nevoje, te na ndihmojne keta “mendje-ndritur”, te kuptojme -kush punon per shqiptaret dhe kush e renoi Shqiperine ne keta 23 vjet.Te barazosh Berishen me Ramen eshte absurde,behet nga mendje te coroditura apo qe e kane shitur trupin dhe trurin e vogel te tyre tek nje kriminel i madh ,Berisha.Pse nuk e lene keta njerez popullin rehat ,pa e ushqyer ,me mendimet e tyre djallezore, per te mbijetuar, ne kete bote,- ku ujku nuk eshte para deres por prapa -sic thote Lubonja! C’do te behet me SHqiperine deri sa te krijohet nje parti tjeter tip”Lubo”.Mjaft na cate trapin, me idiotizmat, qe shkruani apo flisni neper studio televizive te paguara nga Berisha.Turp per te gjthe.Ne Amerike thone -mos bej dicka qe nje dite do te pendohesh pse e bere-.Por kujt ja thua..!!?? Te pakten Muci nuk duhet te bashkohet me analistet kepuce lepires Berishiane.Nuk e kuptoj Thano-n se si mund ti jape pune nje njeriu te pa ekuilibruar si Nano. Une mendoj se,Rama duhet mbeshtetur, per ato qe po ben.Une mendoj qe Rama nuk po punon per te vjedhur. por per te krijuar shtet.

    Reply to this comment
  16. ana February 2, 14:34

    Krahasohet nje bande kriminale e para nje viti me nje qeveri qe nuk ka as 6 muaj ne pushtet. Pfff, na mbyti boshlleku, ceketia, komplekset…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*