SHËNIM: Koha kur xha Sulua nuk të bën të qeshësh!

February 3, 2015 19:04

SHËNIM: Koha kur xha Sulua nuk të bën të qeshësh!

Një ndër pikëpyetjet që lindin vetëvetiu nga disa prej skenave në filmin ‘Kapedani’, është ajo nëse kryetarka, e adresoi Xha Sulon tek pulat at`natë të tmerrshme, thjesht për ta vënë në lojë (kujtojmë që më pas, Suloica nisi të gajasej, ndërsa po ashtu, xha Bequa nisi ta ngacmonte në sedër me një cinizëm mjeshtëror), apo se vërtet, edhe pulat e kooperativës, rrezikonin ekzistencën prej shirave e furtunës?! Dhe lajmi i këtoditshëm se, nga përmbytjet në disa zona të Fierit e Mallakastrës, janë shuar dhe ca mijra pula, tregon se kryetarka ka qenë mëse serioze në kërkesën e saj. Jo vetëm pula, por janë me mijra kokë bagëti, pasuri jo e vogël për fshatarë plot halle, që kanë dhënë shpirt nën ujrat e çakërdisura të Vjosës. Ka një lajm të mirë gjithsesi, prej faktit se nuk ka asnjë humbje në jetë njerëzore. Por lajm i mirë do ishte dhe një solidaritet me ata njerëz fatkeqë. Sidomos nga politika, që nuk ka pse gërvër-ehet dhe këto ditë. ‘Xha Suloja’ mund të jetë i këndshëm si personazh, por në realitet nuk ka gjë për t`u argëtuar. Eshtë koha për të rendur të gjithë atje, me sa kanë mundësi, me këmbë apo me fjalë, qeveritarë apo njerëz të thjeshtë; për të shpëtuar njerëz e prona, pula e pata, dhi e keca, lopë e qengja, kuaj e gomerë! Eshtë momenti kur xha Sulo nuk të bën aspak për të qeshur!/E.H

February 3, 2015 19:04
Komento

1 Koment

  1. Taku halabaku February 3, 20:23

    Ka kohe qe njerzilleku dhe solidariteti me fatkeqet eshte tretur,per te mos thene edhe per atdhetarizmin aq te trumbetuar e te ushqyer me sllogane bajate. Mileti gjate periudhave historike,ka fituar eksperience goxha te bollshme,e ne saje te kesaj pervoje ka nxjerre edhe mesime.Degjon rendom kudo te flitet,-po ky ku i gjeti LEKAT,qe beri kete apo ate gje?-Po ky,ku e gjeti token qe ndertoi vilen?-Po filani sa u be minister,u be milioner,tjetri nga fshatar i varfer u be deputet me disa vila ne bregdet,-po fisteku,po pishmani,po dermani,po rufjani,si u bene te pasur pa punuar? Disa i bien shkurt e te thone qe,juve kini aset se ata jane te “zotet”,prandaj i paragjykoni dhe i anatemoni,mirpo ka edhe te tjere te indinjuar e te mireinformuar qe nuk te ‘paragjykojne’ por ‘gjykojne’ sic eshte rasti i bujshem i “ILIR FLORIRIT”, ILIR BEQES, A.FULLANIT,e radha e ketyre te ‘gjykuarve'(nga opinioni,jo nga gjykata) eshte kilometrike,nje shprehje pop.thote;”nuk behesh dot profet ne vendin tend”,d.m.th.qe te njohin dhembe e dhemballe,prandaj edhe te “gjykojne”.Kur nje pjese e miletit ngre mirqenien ne kuriz te pjeses tjeter,atehere mos kerko solidaritet as mirkuptim,por kerko qe te zbatohen ligjet kudo e per kedo,”TE PAGUHEN SIGURIMET E PRONES”,qe do te thote se nuk mund te ndertosh hyrja-byrja,por vetem brenda regullave,qe te jesh pjese e mekanizmit te solidaritetit,e jo e makinacioneve qe te shpien ne mjerim -Apo jo, E.H. si thua !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*