5 ditë në Korfuz sipas Blerinës së Rafting

August 27, 2015 14:12

5 ditë në Korfuz sipas Blerinës së Rafting

Zakonisht jemi mësuar që shumë turistë apo pushues vendas dhe të huaj të ankohen për kushtet që ofron vendi unë sa i përket kushteve të turizmit.

Pasi mbarojnë pushimet të gjithë thonë se është viti i fundit që i bëj pushimet në Shqipëri, ku me të njëjtat para mund të kalohej shumë më mirë në Greqi apo Turqi.

Por ka nga ata që pas një eksperience në këto vende nuk mendojnë kështu. Vajza që organizon turet e Rafting në Shqipëri ka përjetuar një tjetër ndjesi nga sa paraqitet realiteti në Korfuz të Greqisë.

Blerina Ago vjen me një përjetim që me sa duket situata në vendin fqinj është krejt ndryshe nga sa paraqitet.

Ajo tregon aventurën pesë ditore në ishullin grek, që në fakt më shumë se pushime rezulton një torturë…

 

Nga Blerina Ago

Kur u nisa me pushime në Korfuz nuk mendoja që do kthehesha me dëshirën e madhe për të shkruar në lidhje me përjetimet e mia aty(!)

Së bashku me shoqen time Romina vendosëm të pushonim në ishullin grek, për disa arsye: e para për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe aktivitetet tona në Shqipëri, por edhe për të parë një vend të ri. Thuhet se të paktën një herë në vit duhet të shkosh në një vend që s’ke qenë kurrë më parë. Korfuzi na u dukë destinacioni më i afërt, i cili edhe na pikëpamja ekonomike i shkonte përshtat parashikimeve tona për 5 ditë pushime.

Preferuam të rezervonim pa agjenci, për të qenë të lira në përzgjedhje, në lëvizje dhe për të shijuar vende autentike greke. Thuajse të gjithë miqtë tanë, mbështetur edhe nga përshtypjet në rrjetin botëror TripAdvisor na sugjeruan Ipsos-in, një plazh në pjesën lindore të ishullit, ku e përmbledhur shkurtimisht ishte vendi ku nuk dallohej mbarimi i ditës dhe fillimi i natës për festat e shumta që organizoheshin dhe energjia e madhe që përcillej nga të rinjtë e moshës 20-30 vjeç. Panorama që imagjinonim përpara se të shkelnim aty ishte: një vend i mbushur me gjire detare, muzikë, shijim kuzhine karakteristike greke dhe 1 ditë në qytetin e Korfuzit (Kerkyra siç i referoheshin shpesh) na u duk kombinimi fantastik për 5 ditët tona të çmuara të pushimeve verore.

Morëm tragetin Sarandë-Korfuz. Bileta mund të pritej vetëm për vajtje dhe kushtonte 23.8 Euro. Pas 1.5 orë mbërritëm në port. Me valixhet tona u vumë në kërkim të stacionit të autobusit i cili do na çonte në… Ipsos. Ishim informuar që transporti publik funksiononte shumë mirë dhe ashtu na doli. I vetmi problem ishte se 4 persona që pyetëm për stacionin e autobusit drejt Ipsosit, na orientuan gjithë mërzi në vendet e gabuara. Ta mendosh qe këta ishin ose punëtorë të portit ose agjenci udhëtare që operonim aty apo shitës në kioskat pranë, ku ne blemë 0.5 l ujë për 1.5 €. Se çfarë kishin që ishin aq me nerva një Zot e di! Pas 45 min hallakatje lart e poshtë e gjetëm autobusin jeshil. Aty takuam për herë të parë dhe të fundt të vetmin shofer të komunikueshëm në Korfuz, i papërtuar për informacion. Gjithë të tjerët më pas u bezdisën nga pyetjet tona për ndalesat dhe përgjigjeshin “Nuk e dimë” apo s’përgjigjeshin fare.

Blerina Ago

Blerina Ago

Ne kishim rezervuar një dhomë-apartament 47 Euro/natë, përsëri me idenë për të njohur traditën dhe kulturën e grekërve. Në booking.com për “9 Muses” thuhej se kishte dhe ankeks-kushinë, por rezultoi një bufe me 2 plita sobe dhe një tenxhere të vjetër, një tigan, 4 gota, pjata dhe pirunj të përmasave të ndryshme dhe një mini-frigorifer.

Mendimi jonë për ta shfrytëzuar për mëngjes dhe një darkë të thjeshtë (pas plazhit dhe para te dalurës së darkës), u kufizua vetëm te mëngjesi. Kondicioner nuk kishte. Fat i madh për ne që mbrëmjeve ishte freskët dhe për ne mendonte një fllad i lehtë që futej nga dritarja. Apartamentit i mungonte dhe sapuni e të tjera elementë të domosdoshëm, kështu që na u desh të zbrisnim direkt në supermarket ku mesatarisht çdo artikull i blerë kushtoi 4 herë më shumë së në Tiranë. Apartamentit që ndodhej 550 m larg plazhit dhe qendrës, i vendosur mbi një kodër mes ullinjve. Ditën ishte bukur, por natën ishte e vështirë të ecje në rrugicën e errët me mungesë ndriçimi që të lidhte me rrugën kryesore. Pas orësh në lëvizje ndiheshim të uritura, kështu që u ulëm në një tavernë aty dhe për 12 Euro morëm një souvlaki (sufllaqe e hapur quhet te ne) dhe 1 birrë të vogël me kriko. Të lodhura u kthyem në dhomë, ku për fat kishim marrë një solucion anti-mushkonjë, pasi programi anti-mushkonjë i pronarit të “9 Muses” duket se s’funksiononte.

Të nesërmen koha me re dhe premtuese për shi. Anuluam plazhin dhe shkuam në Achilleion, ku vizituam muzeun, i njohur si pallati i Sissit. I famshëm gjithashtu edhe për regjistrimin e skenës së kazinosë të filmit te 12-të të James Bond, në ’81 “Vetëm për sytë e tu”. I ndërtuar për perandoreshën e Austrisë Elisabeta e Bavarisë, e fiksuar pas bukurisë, në stilin neoklasik kishte në qendër heroin mitik Akilin dhe oborri të ofronte një pamje të mrekullueshme të kodrave të gjelbra dhe luginave rrethuar nga deti Jon. Më pas bëmë një shëtitje të shkurtër në qytet ku për 2.5 Euro pimë kafenë ekspres më të hidhur ndonjëherë. U larguam me vendimin për t’iu rikthyer qytetit te vjetër, një pasdite për të shijuar më shumë arkitekturën veneciane që e kishte listuar Korfuzin në pasurinë botërore të UNESCO-s.

Dita e parë e plazhit u bë në Ipsos. Shezlloni kushtonte 7 Euro. Ditë e qetë me një drekë që linte shumë për të dëshiruar; me një sallatë pa shije edhe makarona me fruta deti jo te freskëta dhe me salcë domate industriale. Vaji i ullirit vetëm vaj ulliri që s’mund të quhej. Fatura se bashku me birrën shkonte 17 Eur/person.

I vetmi moment kur u ndjemë të lumtura ishte kur vrapuam nëpër kodrat me ullinj për të parë perëndimin e diellit në Palaiokastritsa. Më pas aventurës sonë iu shtuan një valë e gjatë torturash drekash dhe darkash pa shije nëpër taverna. Arritëm të hanim vetëm një darke të kënaqshme me një sallatë greke të freskët, karkaleca te zgarës, midhje sote, peshk koce zgare dhe 1 litër verë për 30 Eur/person. Disa herë provuam edhe gjirot 3-4 Euro, por që sinqerisht se bashku me frapenë iu shtua listës së gjeravë që nuk mund të shijojnë në Korfuz.

Të nesërmen, shoqëruar nga Hejdi & Rutger, çifti simpatik nga Hollanda dhe pronari Vinsent i shtëpisë “9 Muses” vizituam plazhin ranor të jugut të ishullit. Fare interesant për mua. Krahasuar edhe me plazhet e tjera shkëmbore të pjesës veriore të ishullit nga Gouvia në Kassiopi, përfundimisht atë çka unë kam parë në jug të Shqipërisë për nga magjia dhe bukuria që përcjellin nuk e barazoj me asnjë nga çfarë pash aty. Hejdi shumë e interesuar për të vizituar Shqipërinë. Në Maqedoni vitin e kaluar i kishin thënë se ne jemi shumë të rrezikshëm. Në Korfuz gjithashtu ato ditë kur tregonin Sarandën i thoshin Shqipëria=rrezik.

Duke i informuar se ndryshe nga çfarë i kishin treguar në Shqipëri do gjenin një popull mikpritës, të dashur dhe një vend plot pasuri kulturore dhe natyrore e me çmime shumë të lira, ndërhyn i vetëquajturi” vullnetar dhe joracist”, Vinsenti, pronari i shtëpisë ku ne rrinim, duke treguar sulmet që Korfuzi kishte përjetuar ne ’90 nga Shqiptarët që vinin me gomone nga deti dhe “bam bam bam” shkarkonin breshëri plumbash mbi vendasit dhe madje-madje kishin vrarë dhe një gazetare hollandeze. E ndërsa Rutgeri u përgjigj se në ’90 ai kishte qenë një foshnje dhe kjo ishte një periudhë e largët për të, mua më ngeli vetëm të thoja që e vërteta është krejt ndryshe dhe se Vinsenti duhet t’i linte mënjanë dallditë raciste e t’i njihte shqiptarëve atë vlerë që ia njeh gjithë bota: mikpritjen dhe mungesën e konflikteve dhe ndasive fetare.

Me këtë shije plot dëshirë për t’u larguar, të shtunën u nisëm drejt portit, ku na kishin konfirmuar 2 ditë para agjencitë e trageteve se mjaftonte prania jonë 1 orë para nisjes për të prerë biletën. Surprizë! Në momentin e fundit u ndërruan tragetet. Në me 30 turistë të tjerë mbetem në Korfuz, ku më duhet edhe një shkrim tjetër për të treguar mbi peripecitë për të gjetur një hotel në qytet për të kaluar natën. Pas shumë përpjekjeve gjetëm 1 dhomë të lirë në hotel Hermes, i cili kishte 30 shkallë super të larta dhe në mungesë të ashensorit dhe personelit ne na duhej të tërhiqnim valixhet vetë dhe te paguanim një dhomë më mobilime si në kohën e “xhaxhit” për 65 Euro pa mëngjes. Gjithsesi nuk u dorëzuam. Pas dushit dolëm për darkë, por kësaj here zgjodhëm një restorant italian dhe hëngrëm shume keq krahasuar me çka kishim provuar më parë në Shqipëri nga kuzhina italiane, por shume herë më mire nga çfarë kishim ngrënë ato ditë në Korfuz. Padiskutim që nuk mungoi dhe një kokteil në sheshin Liston i cili kushtonte mesatarisht 12 Euro. Jeta e natës këto ditë??? Festa e parë ishte dhe e fundit për ne. Adoleshentë të cilëve pas pijeve të para, nuk i interesonte vendi ku shkonin, muzika që degjonin, çfarë pinin. Gjithçka nuk shkonte, kështu që e lamë fare. Dhe kështu rrumbullak këto pushime na kushtuan 600 Euro/person.

U mërzita, pastaj kujtova atë shprehjen që ky udhëtim më shërbeu për të parë dhe njohur një vend të ri, pavarësisht zhgënjimit. Kur zbrita në port, i premtova vetes se do punoj fort për turizmin në Shqipëri.Vitin që vjen Heidi dhe Rutger menduan t’i bëjnë pushimet në Shqipëri.

 

August 27, 2015 14:12
Komento

40 Komente

  1. GF August 27, 00:00

    Me nje gje jam dakort: eshte shume e vertet qe Blerina dhe Zamo kan bere nje pune te admirueshme per te promovuar natyren shqiptare me shoqaten e Rafting Albania dhe per kete meritojne pergezimet me te mira.

    Reply to this comment
  2. AA 748 KU eshte e vjedhur August 27, 15:06

    Dashka vere te mire zonjusha me 2 aspra ! 😛

    Reply to this comment
    • haki August 27, 16:10

      nuk eshte puna te asprat.
      problemi eshte te sjellja e grekeve me shqiptaret qofshin dhe turiste.
      ata jane trapa te mirefillite
      dhe injorante
      nuk dine asgje vec te numerojne eurot, as anglisht as histori as dreq
      sh e veshtire per nje shqiptar te bej turizem atje

      Reply to this comment
  3. aldo August 27, 15:42

    Perse i censuroni komentet kur ne to nuk gjenden fjale fyese as per turizmin, as per kryeministrin as per komentuesit por thjesht opinioni i lexuesve ?? Dmth ne duhet patjeter te biem dakord me Blerinen e rafting e te themi qe Shqiperia eshte fushe me lule kur nuk eshte keshtu? Mos u beni dhe ju si gazeta Tema qe eshte bere gazete bordello ku lulezojne vetem freshistet e Erjon Veliajt. Faleminderit per mirekuptimin.

    Reply to this comment
  4. zaho August 27, 16:11

    para disa ditesh lexova qe ne shtypin grek kishte nje shkrim ku flitej per rivieren shqiptare.
    dhe interesit te pare dhe gezimit qe me ne fund dhe ata jane bere mendjehapur e pasoi zhgenjimi.
    Shkrimi fliste vetem per Himaren qe sipas tyre ishte greke etj etj brockulla te zakonshme.
    Himara me shume Greke ? Cdo gje qe shkruajne nuk e bejne per ne po per veten

    Reply to this comment
    • demo August 27, 16:14

      Greket nuk reklamojne rivieren shqiptare,por devijojne toponimine,kombesine,origjinen,historine e Rivjeres shqiptare.Ministria turizmit te pregatite hartat e zonave turistike me toponimine origjinale dhe shenime per historine,kulturen,sic i ka gjithe bota.Te hape faqe ne kompjuter per zonat e bregdetit,sepse greku i ka hapur me kohe per bregdetin tone.Greket keq jane,ne zgrip jane.por pretendimet per grekezimin e rivjeres shqiptare do t`i shoqerojne deri ne ngordhje.

      Reply to this comment
      • ... August 27, 16:14

        Na çate trapin dhe ju komentues idiote e antigreke te betuar . Po ç’kini a te vrare , edhe kur flasin e shkruajne mire per neve , ju pergjigjeni se prapi , injorante . Nuk ju pelqeu shprehja qe Himara ka shume greke ? Eshte e vertete , ne Himare ka plot minoritare greke . E çfare pastaj , do te na i marre greku Himaren ? Shkoni , more legena islamike . Ne kini nevoje te urreni , urrejeni Turqine qe na la prapa botes dhe na ktheu ne epoken e gurit per pese shekuj rresht .

        Reply to this comment
        • Dardhari August 27, 17:57

          Po more ti pa emer mire e ke po duhet ta kesh mesuar nga ytate qe kujdes kur i jep doren grekut se mos te mungon gishti . Keshtu eshte dhe kjo reklama e GREKUT per himaren Saper ate qe thua qe ka Greke himara po kishte disa po Tani jane shtuar SI kermillat mbas shiut .

          Reply to this comment
  5. predator August 27, 16:13

    Blerina ka te drejte
    Eshte pershkrim real dhe interesante
    por pjesa shqiptare e bregdetit eshte me keq
    Me keta palo politikane, nuk behemi kurre pasi jane tmerresisht te babezitur. Po nuk moren pjesen e tyre te luanit nga cdo investim, ta harrojme prosperitetin dhe mireqenien. Vetem rrembimi i hunjve kunder tyre, e zgjidh problemin!

    Reply to this comment
  6. M A R K O August 27, 16:14

    Bukur, njerzore, dhe promovuese per vendin tend. Kujt i dhemb ky shkrim le te gjeje ngushellim ke neofashistat greke.. qe po mekohen nga Lulezim Prostituta.

    Reply to this comment
  7. rilindje August 27, 16:15

    kot e shani Greqine.
    Ne mediat e tyre eshte thene qarte dhe pa xhelozi qe Shqiperia po ecen dhe shume shpejt do behet si Spanja

    Reply to this comment
  8. toni August 27, 16:17

    Kjo zonja i ka harxhuar 600 euro per pese dite pushime,po ne qe jetojme jashte dhe vime ne Shqiperi per te kaluar pushimet kur vetem rruga nga Zvicra vajtje ardhje me kushton 1000 euro.Do me vinte turp ti tregoja dikujt se kaloj pushime diku tjeter e jo ne Shqiperi.Me te keqia e te mira duhet te gjithe per pushime te kemi nje destinacion,me te mira e te keqia eshte vendi jone dhe ato para me mire nje Shqiptar i keq se Greku i mire.

    Reply to this comment
  9. Edi August 27, 16:23

    Ore po dihet qe greket jane mashtrusa dhe dembele .mos shkoni ore ne greqi as per pune dhe as per pushime.servila dhe bythlepirsa me te medhejt ,arrogante dhe injorante me te vegjlit,keto jane grekoleshet

    Reply to this comment
    • qytetar August 27, 18:26

      Une nuk kam qene ndonjehere ne Korfuz por, kam 10 vjet qe pushimet ibejh ne Greqi dhe kudo ku kam qene nuk kam patur problemete tipit si me lart perkundrazi. Persa i perkte Korfuzit kolege te mi shkojne per vit dhe asnjehere nuk kane patur ankesa por perkundrazi kane mbetur shume here me te kenaqur se ne jugun tone.Nuk e besoj zonjen qe kane harxhuar 600 euro per 5 dite e aq me teper me 47 euro nata hotel edhe me sufllaqe 3- 4 euro dhe 3 euro kafeja. Nuk del llogaria. Vete i dyte dhe me makine perfshi te gjitha kostot e rruges 10 nete 780 eur me dy vakte hoteline zonen e Camerise prane Parges dhe 2 hapa larg detit. Per mua sa me lart eshte e egzagjeruar sidomos per ushqimin.

      Reply to this comment
  10. besim August 27, 16:25

    Ja vlen tekalosh pushimet ne Greqi Vendi i diellit ku natyra ka punuar me hater ku kenaqesin per pushime sta afron as nje shtet europian Besoj per europjanet urrejtja do jete kalimtare kur ta shikojne veten se cfar terapie kane bere ne fytyrat e vrejtura europiane ku koha e vrejtur nuk ja kethen kurre buzeqeshjen

    Reply to this comment
  11. i paanshem August 27, 16:28

    Greqia me krizen e sotme eshte nje alternative yll per shqiptaret.
    Jo po po deshet shkoni ne turqi me 4 e 5 mije euro per 10 dite dhe hani ushqime te skaduara dhe shijoni nje det me keq se Durresi te Plepat.
    Greqia eshte ok nese nuk ju pelqen jugu shqiptar me sherbim koti.
    Sidomos per shqiptarët qe nuk kanë problem cash me vete

    Reply to this comment
    • niko August 27, 16:28

      “Shqiptarët nuk kanë problem cash me vete”…???
      Në mëmëdheun e prostitucionit dhe drogës,
      natyrisht që nuk kanë problem.
      Por vetëm kush merret me këto aktivitete.

      Reply to this comment
  12. B August 27, 17:16

    Paska vuajtur dhe Saimiri ne Korfuz !

    Reply to this comment
  13. esther August 27, 19:20

    ndoshta zgjedhja e akomodimit ka qene e gabuar…kam vite qe pushimet e detit i kaloj ne greqi kane nje det te mrekullueshem te kristalt dhe plazhe te papara
    dhe sherbimi eshte shume i mire …sigurisht po te besh raportin sa paguan dhe cfare sherbimi merr Jugu i Shqiperise rezulton krejtesisht abuziv dhe te them te drejten tashme dhe i superngarkuar dhe aspak atraktiv
    gjithesesi gustot jane personale

    Reply to this comment
  14. Arben August 27, 20:07

    Sikur te kishim 1000 Blerina Shqiperia do te ishte me ndryshe. Brava Blerina;Me vjen keq qe disa nuk e kuptojn qellimin perse Blerina ka bere nje shkrim te tille.Ajo ka treguar me hollesi pak nga jeta e saj private *pushimet*ne Greqi ku te gjith e dim shume mire qe ai vend te ardhurat kryesore i ka nga turizmi Dhe duhet te jet shembull edhe per ne.Une e pergezoj per guximin dhe sinqeritetin qe tregon aventuren e saj. Jam i sigurt qe shume Shqiptare te tjere kan ngelur te zhgenjyer gjat kohes qe kan qendruar ne Greqi per pushime,por nuk kan kurajo ta tregojne zhgenjimin per disa arsye dhe ne e dim shume mire perse…Une jetoj prej 20 vitesh ne Itali dhe here pas here mburem me Shqiperine kemi shume probleme po mos haroni ku kemi qen….Blerina duhet mbeshtetur moralisht per promovimin e Turizmit Shqiptar;Brava

    Reply to this comment
  15. skender August 27, 21:18

    nuk mund te jesh i mire se shan te tjeret ,por me teper se nje mbrese me duket nje pershkrim donkishotesk,vlersimi i juaj oer nje industri te turizmit,duket paksa inatcor ,ndrekohe qe me deshire do te promovoj dhe se afermi do ta provoj aktivitetin tuaj te rafting qe edhe nese dicka nuk do me pelqej do ta provoja nje here tjeter deri sa ta kuptoni dhe ju se po permmirsoheni

    Reply to this comment
  16. Akilis August 27, 21:25

    Sa per dijeni, Greqia dhe Civilizimi I saj eshte I padiskutueshem, vetem per injorantet, idiotet, skandaloz te ashtuquajture Shqipetare qe nevitin 1912te.
    Kush mendon se Shqipetaret kane lidhje me Ilyret kur gjuha e shqipetareve eshte Italiane, Angleze, Greke, Turke.
    Ne qofte se Ilyret I thoni mikut nga amiko dhe jo filos, qytetit nga cita dhe jo polis, shtetit nga statedhe jo Kratos, dites nga day, nates nga note, pranveres nga primavera, semundje nga sick, plages nga pligi, shtepi nga spiti, prift nga
    riest anglisht, bukur nga buatiful, flamur nga fllug, varr nga bary anglisht, vdes nga deth, bythes nga bath-room d, m.th dhoma e bythes, pcit nga pusy, spiunit nga spy, tradhetarit nga traitor etj, ecetera, etj, acetera atehere une vij nga Marsi.

    Reply to this comment
  17. Na bashkoj kenga popullore August 27, 22:01

    Se kutoj me çfar ftyret kemi ne me sha turizmin grek tu pa halen e turizmit ton qe tpakten 80 per qind e hoteleve jan jasht standarteve

    Reply to this comment
  18. gjermani i fundit August 27, 22:23

    Jam kureshtar sesi e dallon Blerina salcen e domates industriale. Ose Blerina pa me keqkuptuar ka shume gjasa qe nuk di se c’eshte salsa e domates. Se ka disa lloje salsash me domate, por nejse. E di qe nje ekspres ne Greqi kushton 2 euro mesatarisht, ne Itali eshte 1E, pra shkaku eshte inflacioni. Ne hotelin ku punoja vite me pare vinte konsulli grek me familjen dhe me drejtoheshin per cdo gje se italishten e flisnin cope cope. Me thoshin vete se guzhina greke nuk eshte e rafinuar. Po shkuat per diell dhe det shkoni!Te tjerat harrojini, greket kane guarnitura mense, nuk dine personalizim. Edhe veren s’e kane te ndonje niveli kushedi. Por te gjitha se bashku, shto edhe kuriozitetin jane te pranueshme. Vite me pare kam qene ne Gumenice, ku Blerina mund t’ia kalonte me mire dhe me lire padiskutim. I lire tek vici eshte plenci, por ne Itali te hash nje supe me plenc (trippa) le mendjen. Per mua do rivleresuar tradicioni, guzhina karakteristike me pak perzireje dhe me shume origjinalitet. Se klientin do nje vit ta fitosh e dy minuta ta humbesh. Se mos nxehet Edi e me ben minister turizmi, hahahaaa, se Edi ka bere selfie ne nje guzhine duke i bere gjestin all right midhjeve qe po luftonin per jete a vdekje brenda tiganit me hudher e limone.

    Reply to this comment
  19. Era August 28, 06:14

    C’paske hequr moj Blerine. E shkreta ti. Po ku te paskin qelluar ty gjithe prapesite e gjithe greket turivarur. I hoqe te gjitha keto ne Korfuz?!…
    Ke shkuar me energji negative. Ke shkuar te gjesh gjera te papelqyera dhe ndoshta I ke “gjetur”. ..
    Per nje gje te jesh e sigurte: DETYREN E KE KRYER. Turizmin grek e shkaterrove. Vitin tjeter Greqia do te kete ZERO TURIZEM.
    Viti zero per turizmin grek…I mposhtur nga Blerina

    Reply to this comment
  20. andrea August 28, 06:44

    genjeshtra blerina,une jetoj 25 vjet aty ku ti ke qene ,kushedi sa pa kulture je drejtuar ti pyesesh,dhe ata me te njejten monedhe te jane pergjigjur per stacionon e autobuzit,ne shqiptaret e kemi te veshtire te perdorim fjalet faleminderit dhe ju lutem,por i drejtohemi tjetrit oreeee ku eshte stacioni i autobuzit,them se edhe ju keshtu i keni pyetur Sa per hotelin qe ke zgjedhur me 40 evro mos kerko te te sjelle dhe mbrojtese dhe per mushkonjat te vije ne supermarket te merje,me 40 evro do dhe erkodishio do pishine do televizor do shume gjera mos deshe dhe ushqimin falas ,shkrim qe vlen per te deshiruar Korfuzi eshte vend imbrekullueshemme nje kulture te madhe per turizmin .Te shtoj dhe nje interviste te Agron Llakaj ku thoshte kure me pushime ne shqiperi cmimet si ne monte karlo jane

    Reply to this comment
  21. Ram Saliu August 28, 08:38

    Ore Andrea se paske 25 vjet aty ti nuk do te thote se je i kulturuar; i ke lepire bythen grekeve nje cerek shekulli, na ben ber – ber kot.Greket nuk e shifni qe kane mashtruar si shtet dhe se nuk jane te zotet te pranojne gjendjen ku jane, me mendjen qe kane me keq do shkojne; edhe si duan gjermanet edhe sua mban bytha te ndahen nga euro e duan te jetojne qyl te gjithe.Pa diskutim qe ne Shquiperi ha me mire e me lire.Ti Andrea ke ndjet 25 vjet aty e ne kemi shku gjithandej, nuk po themi se eshte parajse ne Shqiperi por per pushime ja kalon mire e lire.

    Reply to this comment
    • andrea August 28, 11:19

      Ram Saliu e verteta eshte ndryshe keto 25 vjet ma kane lepire greket mua bythen e jo une atyre,mos fol kot kur nuk me njeh,sa per kulturen e kam futur vehten dhe kam thene ne shqiptaret,nuk jam shprehur ju shqiptaret,une jam nga korca dhe kulturen e kam mare ne qytetin me me kulture te shqiperise,jo andej nga jeni ju o zoteri qe me bere dhe mua te prish gojen me injorancen tuaj qe ke,eshte e kote te bejme debat bashke

      Reply to this comment
  22. dajti August 28, 11:49

    Une kalova 5 dite pushime ne Kavos me familjen, hoteli ishte ne nivel jo te mire, recepsioni ishte i paafte dhe vonohej, por çmimi i ishte i lire. Naten deri ne mengjez kishte muzike disko por u mesuam dhe flinim. Plazhi ishte normal dhe i qete, ushqimi ishte i zakonshem dhe i lire, kamarieret te gjithe ishin shume te gjendur.
    Sa per udhetimin nuk rash pre e transportit shqiptar me traget, te cilet nuk te merrnin makinen, por kalova ne Igumenice me makine nga Qafe Bota, sapo arrita ne port preva biletat 3 persona te rritur dhe makina 73 euro (me lire se nga Saranda) dhe per 10 min u nisa. Kur arrita ne Korfuz vura GPS dhe direkt ne Kavos. Kthimi ishte shume me i mire sepse kishte traget ne Lefkimmi 5 km nga Kavos dhe imbarkimi kushtoi 49 euro, udhetimi 1 ore deri ne Igumenice dhe qe aty ne Lukove ku kalova nje nate.
    Zonjat nuk duhet te bejne kete antireklame…ne Shqiperi nuk gjendet as nje kamarier per te qene ne vendet turistike, plehrat gjithandej dhe sa per gatimin….nuk dite te gatuajne dhe jane hajdute qe ta hedhin. Ne asnje vend nuk te japin fature te rregullt si ne Greqi.
    Plus per nje udhetim kur nisesh vetem, duhet te pregatitesh mire me harta, google maps ne celular, te kerkosh oraret, etj.

    Reply to this comment
  23. Anisa August 28, 15:15

    Sikur te gjithe te benin cerekun e punes se Blerines per turizmin ne vendin tone, Shqiperia do ishte shume here me e mire!

    Reply to this comment
  24. Ermonela August 28, 17:52

    Te lumte Blerina qe tregon se ka shqiptare te cilet nuk jane me infereriore dhe te frustruar qe te nxijne cdo gje ne Shqiperi dhe domosdoshmerisht cdo gje jashte shtetit ta mburrin si te mire dhe te bukur. Urime per guximin dhe mos harro se ne te ndjekim dhe te mbeshtesim.

    Reply to this comment
  25. Miri August 30, 21:50

    Greket Jan racista mos haroni qe nje bluze te shqiperis nuk e mbani dot veshur ne gr, a e keni par si tallen ne dogana me ne dy I Len e dy si Len te kalojn

    Reply to this comment
  26. Plazhisti July 27, 15:41

    Une nuk e di se si mund te jete Korfuzi se nuk kam qene ndonjehere por kam qene ne Parge 2 vite rrjesht dhe mund te them qe eshte nje vend i bekuar nga zoti. Por mbi te gjitha nje pjese e mire e banoreve flasin shqip sepse jane çam dhe jane shume shume shume te dashur e te sjellshem. VItin e kaluar bera dy pale pushime 10 dit ne Parge dhe 7 dit ne Vlore ne nje hotel qe mbahet si nga me te miret. Te them te drejten natyra e Greqise edhte shume e bukur por edhe infrastruktura eshte fantastike. Te shikosh plazhet e vlores edhe keto shume te bukura por nje ambient i pushtuar nga mafja e pronave ku nuk ka as infrastrukture e as sherbime. Ne themi qe plazhet e shqiperise jane te mrekullueshme te bukura e me the e te thashe, por ketu nuk eshte me problem plazhi i bukur por infrastruktura dhe sherbimet. Mua per veten time me vjen turp kur shikoj rreklama per Shqiperine, ku tregojne ca plazhe mahnitese dhe pastaj kur vjen nje i huaj ketu zhgenjehet totalisht. Eshte turp per faktin se nuk i afrohet asgjekundi atyre spoteve te reklamave, realiteti eshte krejt ndryshe.
    Une jam fans i bregdetit shqiptar nga velipoje deri ne Ksamil por dita dites po e dhjesim kte vend duke abuzuar me barake e me hotele te dores se trete. Me mire te ndertohen resorte te tipit alla turkçe edhe pse jane te medhenj se sa keto mini barake prej betoni pa sherbime e plot arrogance injorantesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*