SHËNIM: Kosova sot që flasim pak gjëra ka se çfarë të festojë

February 17, 2018 12:33

SHËNIM: Kosova sot që flasim pak gjëra ka se çfarë të festojë

Sot, Kosova përkujton 10 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Përkujtim që po shndërrohet nga elitat politike në festim. Dita e Pavarësisë, apo akti i shpalljes formale të saj nga Kuvendi i Kosovës, duhet përkujtuar. Edhe pse Pavarësia e këtij shteti, ka nevojë për një korrektim historik sa herë përkujtohet, pasi akti formal I 17 shkurtit është i pamundur  pa pavarësinë reale të 1999-ës.

Transformimi i një date me përgjegjësi dhe vlerë historike, në festë shtetërore është zakon ndër shqiptarë. Një zakon që nis e shndërrohet në pedan për legjitimin dhe lavdi të elitave. Rasti i Shqipërisë e dëshmon më së miri këtë lidhje perverse mes firmës në një akt dhe kredencialit politik inercial të mbiemrave që aderojnë qoftë edhe në mënyrë rrethanore në të.

Gjysma e parë e shekullit të 20-të, ishte një kohë konfliktesh më të mëdha të historisë së njerëzimit dhe nga kjo pikëpamje festa edhe përligjet. Por më pas, kur vendet bënë të vetin si vision mirëqenien e shoqërisë dhe demokracinë, festa e pavarësisë duhet lidhur edhe me suksesin e një projekti politik, që përndryshe nuk na thotë asgjë. Në një botë në lëvizje dhe emigrantësh, nocioni i shtetit, kur ai përkon me një realitet mbushur me dështime, lidhet vetëm me një nostalgji të largët.

Kosova sot që flasim pak gjëra ka se çfarë të festojë. Në 10 vjet pavarësi jeta nuk ngjan më e mirë, edhe pse nuk ka asnjë dyshim se individi është më i lirë nga disa pranga ligjore dhe politike që duhet t’I përkasin Mesjetës. Kryeministri Haradinaj ka thënë sot se “ne po ndërtojmë një shtet model”. Dhe se ajo që ka mbetur pa u bërë do të bëhet në 10 vitet e ardhshme. Por kjo është larg të qenit të vërtetë. Në këto 10 vjet Kosova ka prodhuar po aq liri, sa edhe krim, emigracion, radikalizëm dhe sidomos varfëri. Varfëri e cila është armiku kryesor sot I botës shqiptare, e cila buron kryesisht nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurisë publike. Kosova po ndjek për fat të keq rrugëtimin e elitës politike të Shqipërisë duke zhveshur shoqërinë nga çdo lidhje e qenësishme me vendin dhe institucionet.

Është kjo një arsye e mjaftueshme, simptomë kryesore e së cilës është emigrimi i pandërprerë, që Kosova në vend se të festojë duhet të përkujtojë. Dhe në vend se thjesht të përkujtojë një akt në Parlament, të pranojë reflekimin historik mbi një 17 shkurt që nuk ka asgjë thelbësor pa paradhënien e konfliktit të vitit 1999. Pavarësia e shkurtit është një dhuratë e Perëndimit dhe për të shmangur keqkuptimet e mëdha që burojnë nga heshtja e qëllimshme mbi të vërtetë historike, kjo duhet thënë përherë.

February 17, 2018 12:33
Komento

4 Komente

  1. Arben February 17, 13:37

    Te kishte pak, bereqaves,

    me duket se nuk ka fare

    Reply to this comment
  2. vasili February 17, 14:05

    Nje shkrim i vertete dhe i ndjere thelle nga qytetari kosovar dhe shqiptar.
    Doli,qe ata qe ishin ne krye te UCK-es,pasi e morren perfundimisht Kosoven nga Amerika,e privatizuan ate,per ti sherbyer klaneve te ngushta dhe familjeve te tyre dhe aspak vendit dhe qytetareve te ketij vendi.
    Absurdi dhe paradoksi cfaqet ne tere dimensionin e vet,ne ate,qe ´´udheheqesit´´,ndonse gjate gjithe kohes,kane bere ceshte e mundur,per tu njohur Kosova,nga shtetet e tjere te botes,vete ata nuk duan ta njohin ate,si shtet i pavurur europian.:
    Keta lloj udheheqesish,mbasi e morren Kosoven,nga Serbia,fale intervenimit amerikane,me qellimin per te qene nje shtet sovran ne Ballkan,kane punuar per tere kohen kunder kesaj pavaresie,duke u perpjekur ne praktike,qe Kosova te ndihet si nje vilajet,zgjatim anadolli.
    Habia vazhdon qe populli ne Prishtine,proteston per ndotjen e ajrit dhe jo per ndotjen deri ne asfikesi vdekje prurese, te lirise dhe pavaresise se vendit,nga zmogu i uzurpimit turko-arab.

    Reply to this comment
  3. Alban Dega February 17, 22:54

    From: Alban Dega
    Date: June 12, 2017 at 14:00:44 EDT

    Mendime nga larg :

    SHPARTALLIMI I KOMANDAREVR !

    – Fitorja e Pirros dhe Festa e Vidovdanit … Humbin keqazi luften e paqes … I mundi vetvetja ! Nuk keni pare gje akoma !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Si sot nje jave po kthehesha nga puna bashke me vellain tim Agimin.
    Nga zanati eshte inxhnier arkitekt dhe punon per nje nga kompanite me presigjioze te arkitektures ne Nju Jork.
    Politiken e ka pasion megjithese jo ai, por une kam studjuar per marredhenie nderkombetare dhe kam edhe master ne gazetari. Per 15 vjet kam qene editor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ATSH.
    – Si e parashikon rezultatin zgjedhjeve ne Kosove? e pyes une
    – Per nje gje jam krejt i sigurte Partia qe do te fitoje me shume vota ne Kosove eshte Vetvendosja, me pergjigjet ai pa u menduar dy here .
    Populli jo vetem i Kosoves, por shqiptaret ne teresi, jane lodhur nga politikanet hajna dhe te korruptuar. Jane lodhur nga sarajet e dugajat, nga salltanetet e pushimet ne Malibu e Dubai, ne Kankun e ne Tajlande… te femijeve te vet, kur femijet e prinderit e deshmoreve, kur invalidet e plagosur ne lufte numerojne qindarka( centet ) per buken e gojes e per ilace, per shkollim e jete normale.
    Komandantet e shkelen amanetin e Adem Jasharajt e Luan e Shklezen Haradinajt, e Fehmi e Xheve Llladrovcit, Agim Ramadanit e qindra heronjve te Kosoves ne shekuj .
    …Rinia e Kosoves eshte me te dhe kush ka rinine me vete ka te ardhmen. Eshte motori i cdo levizjeje e force politike. Eshte shpirti i popullit…!
    Rezultatet paraprake tregojne se ai pati plotesisht te drejte.
    Partia qe pesoi rritjen me te madhe ne keto zgjedhje ishte pikerisht Vetvendosja. Rreth 120 per qind rritje ne krahasim me zgjedhjet e mepareshme ne Kosove. Nje rritje mbreselenese.
    Nje rritje 40 per qind ne vit !
    Lidhja Demokratike megjithe koalicionin me nje multimilioner te suksesshem pesoi nje renie te dukshme. Pse ? Korrupsioni.
    Ajo qe bie ne sy dhe ne fakt pritej ishte se koalicioni i krahut te UCK-es, komandantet e saj qe cliruan Kosoven me aeroplanet e NATO-s dhe luften e SHBA-se pesoi nje disfate mbreslenese.
    Me shume vota ka fituar vetem PDK-ja e vetme ne zgjedhjet e meparshme se te tri partite PDK-AAK- Nisma te marra se bashku !?
    Me pak fjale Kommandant u shopartalluan. Asesi ata nuk mund te krijojne qeveri pa listen serbe ose me njeren nga dy partite Vetvendosjen ose LDK-ne, cka duket shume e veshtire, gati e pamundur.
    Ata jo vetem u shpartalluan por edhe bene nje gafe politike. Te etur per karrike e te uritur per pushtet me te cilin kane abuzuar ata nxituan te festonin fitoren !
    Cilen fitore !?
    Fitoren e Pirros.
    Imituan vesin me te keq te pushtuesve dhe barbareve serbe qe jane te vetmit qe disfaten e festojne si fitore.
    Feste kryesore kombetare Serbia ka ate te Vidovdanit, diten kur ushtria serbe u shpartallua nga turqit dhe mbretit te tyre Lallazrit iu pre koka . Kjo tragjedi pasoi kater shekuj roberi! Quhet Festa e Vidovdanit.
    Jo vetem u shpartalluan por edhe u tuperuan ne syte e shqiptareve dhe nderkometareve. E sic thote sovrani, nxitimi gabimi !
    Natyrshem lind pyetja pse deshtuan kommandant !?
    Ka nje mije e nje aresye por kryesorja e tyre eshte korrupsioni, zhvatja, gjobvenia domethene raketingu, sic e quajne ne Kosove, rendja pas sarajeve dhe dugajave te veta qe krijoi nje hendek qe u thellua perdite e me shume midis tyre dhe popullit te vet.
    “Korrupsioni eshte nje kancer qe do ta luftoj me te githa forcat e mia” me deklaroi Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ketu ne Nju Jork ketu e shjet vjet me pare.
    – Te lumte, i thashe duke shternguar duart me besa- bese.
    – Vec mos harro se korrupsioni eshte nje armik edhe me i rrezikshem se armiku serb. Ate e keni pare. E keni perjetuar! E keni provuar ne kurriz per dekada.
    Korrupsioni eshte nje armik edhe me i pabese, me i djallezuar. Eshte i padukshem si teja qe nuk e sheh deri kur te ka bere shoshe e te ka grire kostumin, kemishen apo gjithcka qe i del perpara…
    Vertete eshte si teja e si kanceri por eshte me kollaj ta parandalosh qysh tani qe je ne opozite se sa pasi metastazat e tij te kaplojne edhe ty e njerezit e tu, i thashe
    Rezultati i 11 qershorit e vertetoi . E vetmja parti qe nuk ka pase pushtet as ka qene pjese e asnje qeverie ne Kosove me perjashtim te Prishtines, ku fitoi vota me shume se c’kishte ne zgjedhjet paraprake, cka tregon se populli dhe rinia jane te kenaqur me punen e perfaqesusve te saj me Shpend Ahmetin ne krye ! Ndryshe nuk do ta votonin !
    Komadantet fituan luften e luftes me perkrahjen e Uashingtonit dhe aeroplanet e raketat e NATO-s, te komanduar nga SHBA-ja!
    Komandantet humben luften e paqes te brejtur nga teja dhe metastazat e kancerit te korrupsionit te vet. Shperdoruan thirrjen e Uashingtonit per Luften e Paqes !
    Komandaret u shpartalluan… I shpartalloi vetvetja !
    Populli i Kosoves vetem u dha veridiktin. Veridiktin me voten e tij!

    Reply to this comment
  4. llapi February 19, 13:31

    Ne gjithe ket pavaresi as me mjete te blinduara nuk ka pushtetar shqiptar ne Kosove qe mundet me kalue ne veri te Kosoves te mos enderroje me mbajte ndonje fjalim!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*