SHËNIM: Derisa një gjëmë e rradhës ta fashisë…

November 7, 2014 13:43

SHËNIM: Derisa një gjëmë e rradhës ta fashisë…

Lajmet me Xhuvanin-junior kanë gjasë të vijojnë të bubulojnë me ditë, derisa një gjëmë e rradhës ta fashisë, ta zbehë e ta fshehë mes më të freskëtës që mund të ndodhë, të asaj që në gjuhën gazetareske quhet e ‘minutës së fundit’. Lutemi që mos o Zot, por ne e dimë se realiteti ynë, e përditshmja jonë, nëse do i mungojnë gjëmat e absurditetet, do e humbasë shijen dhe identitetin; porsi rasti i një moderatori tonë të njohur që, kur i thanë se pse nuk i rregullonte (stër)dhëmbët e poshtëm, tha se po të ndodhte kjo, nuk do ish më ai.

Edhe Shqipëria jonë, ka arritur në atë pikë, sa nuk kuptohet dot pa çmenduritë që prodhon orë e çast. Çdo e tashme e një vendi, e një populli, është dhe njëherësh “stina e korrjeve” për atë çfarë ka mbjellë në të djeshmen, në stinë të tjera. Dhe ne, jo vetëm në 23 vjet, por dhe në nja 4 dekada komunizëm, e dimë se ç`kemi mbjellë.Dhe ndër lajmet e shumta rreth figurës së Xhuvanit, vrasjeve të tij, po ngre krye dhe ai mbi të qenit e tij me probleme mendore; psikopat më saktë. Edhe sikur mos ekzistonte e dhëna se ai paska shkelur në një spital psikiatrik, mjaft të vështrohet me kujdes trendi kriminal, e veçanërisht vrasjet e asaj nate, për t`u hedhur në qasje të tjera, pos asaj sociologjike, mbi personin e tij. Vështroni me kujdes: ndër katër viktima, dy kanë qenë aksidentale. Dhe nuk janë shkaktuar me breshëri kallashi, ku plumbat fluturojnë sa këndej andej, por me pistoletë, me të shtëna një e nga një. Pra, ka rrëzuar dhe ligjet e probabilitetit për rastin në fjalë.

Shtoi kësaj dhe refuzimin për ta pranuar krimin, me alibinë me idiote të mundshme (“Kam qenë tek Brryli për të blerë duhan!” Ka ndonjë treg duhani tek Brryli?), për të kuptuar pra se ajo çfarë ka ndodhur e ajo çfarë gjendet në psiqikën e tij si individ, tejkalon të gjitha caqet e racionales, përfshirë dhe diskutimet mbi mundësinë e një mosedukimi prindëror të duhur. Shih tjetrën: prejardhja e tij për aq sa njihet, nuk të ofron as të dhënën më të vogël të një ceni të trashëguar për të përfunduar në një vrasës të përmasave të tilla. Më e shumta, mund të kishte dalë i pashkolluar – për ta merituar psherëtimën ankimtare prindërore: “Nga dole kështu?!

Kujt i ngjave xhanëm?!”, ashtu sikur shoku Kristofor tek filmi ‘Nxënësit e klasës sime’, i dha dum çështjes së djalit problematik në mësime, se mund të kishte ngjarë nga dajot – por që të dalë një delikuent i të tilla përmasave, kësaj i thonë: Çohuni Frojd e Jung, e na thoni dy fjalë! E pra, kjo e nxjerr Konstandinin nga realiteti dhe e çon drejt kufijve të legjendës!

November 7, 2014 13:43
Komento

8 Komente

  1. emer November 7, 14:46

    Kush i shkruan keto artikuj pa kuptim. Per te justifikuar krimin na tregojne perralla. Me kete llogjike te gjithe kriminelet jane te semure psiqike se ose kane lindur nga prinder te mire dhe nuk mund te jene kriminel ose kane lindur nga kriminele te cilet prape nuk kane lindur nga prinder te mire pra jen te semure psiqike. Tani do na zevendesohen burgjet me spitale psiqike. Hajde artikull hajde.

    Reply to this comment
  2. emer November 7, 14:49

    sepse s’mund te jene spitale psikiatrike

    Reply to this comment
  3. psy November 7, 15:06

    Me Frojdin e Jungun spjegohet struktura e personalitetit,lidhjet e para afektive,prezenca e nenes e babait,fakti i te pasurit gjysherit dhe prinderit te famshem dhe Kostandini vete nje sanduiç mes tyre i mbetur me “un” te pa strukturuar ose teper infantil,qe nuk ka integruar te ndaluaren,etj,etj.Personalitet borderline,anon me teper nga psikopatia!

    Reply to this comment
  4. agim November 7, 16:05

    kur do te filloi ky parlament te largoj keta gjygjtar e prokuror te korruptuar nga drejtesia keta duhet te futen ne burg j

    Reply to this comment
  5. ijs November 7, 16:23

    25 vjet hipokrizi perverse e nje populli pervers, qe jeton me te keqen ne nje simbioze te forte dhe te pandashme! Ministri brendshem dje ne intervisten e tij tregoj pa dashje nje te vertete te madhe, qe ky populli ka nje dimension kriminal jashtezakonisht te madh, ku policia e ka te pamundur ta luftoje! Dimension ne fakt qe ekziston sot ne cdo qelize te shoqerise pas kriminalizimit te saj me renien e sistemit komunist ne 1990. Dimension qe e gjen sot kudo ne cdo qelize nga brenda familjes dhe deri tek kuvendi yne qe mbart ne kurriz krime nga me te ndryshmet si ndaj vendit po ashtu dhe ndaj njerzve te ketij vendi. Por hipokrizine me te madhe e kane gazetarucet dhe mediat e albanistanit, qe per 25 vjet na tregojne akoma perrallen e tranziconit per ti dhene ketij populli nje iluzion te rremte,se mos ndoshta gjerat mund te ndryshojne ne te ardhmen. Keta sherbyes te mafias politike dhe mediatike vazhdojne propoganden e tyre mashtruese, por e verteta e hidhur eshte se ky popull pas 1990 varrosi veten e tij duke hedhur ne toke sistemin , qe ishte garant per shtetformimin dhe duke e zevendesuar ate me sistemin mafioz qe sot e gjen kudo ne boten e trete si Honduras, mexike, afrika, apo ne cepat e italise si napoli, sicilia.Vendet si Sicilia, Napoli, honduras, mexika dhe vende te tjera te amerikes latine nuk jane vende ne tranzicion por vende te stabilizuara nga sundimi qindravjevar i mafias dhe nga kjo pikepamje as andej as ne aslbanistanin tone, ska per te ndryshuar kurre ndonje gje ne te ardhmen. Konstandinet qe bredhin rrugeve te albanistanit do vazhdojne vepren e tyre si koleget e tyre ne vendet e amerikes latine apo sicili, napoli qe njihen si vende ku njerzit normale ikin me vrap drejt emigracionit per te gjetur nje cope toke normale.

    Reply to this comment
  6. Turku Erdogan November 7, 20:52

    UNE,ERDOGANI ,MEQE I NJOF MIRE ARNAUTET SE C’MALL JANE ,DO BEJ CMOS TU KTHEJ PERSERI VILAJET TURK. JU DONI KERBAC DHE PAK BABANACE .
    NJE RRUGE TE VETME KA PER TU BERE JU SHTET LIGJOR :- 3 MILIONE ARNAUTEVE TU PRESESH KOKAT ! HAJ SIKTIR !

    Reply to this comment
  7. treporti November 7, 22:41

    Nuk besoj tek mrekullite.Femija eshte pasqyre e prindeve.Deviaconet kriminale prindet e ketij kocos i kane ndrydhur me mjeshteri,por ia nxorri si vullkan i biri.

    Reply to this comment
  8. Votren November 8, 11:03

    Sic duket artikullshkruesi paska marre overdoze fasulesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank