SHËNIM: Kriza e TVSH, sistemi dhe mendësia

Bedri Islami July 6, 2015 18:12

SHËNIM: Kriza e TVSH, sistemi dhe mendësia

Prej më shumë se një viti, Radio Televizioni Shqiptar është në fakt pa drejtorin e Përgjithshëm. Drejtori i mëparshëm Petrit Beci, pasi dha dorëheqjen, shikoi jo pa çudi se vendin e tij nuk e zuri askush edhe pas më shumë se 16 muajve, kur kishte menduar, jo pa të drejtë se kjo do të ishte një çështje ditësh.

Tani është përsëri e njëjta gjendje kaotike. RTSH ka drejtor të përgjithshëm, të komanduar, dhe nuk ka drejtor të përgjithshëm. I vetmi stacion publik Radio e TV, më i hershmi, fillestari, si mund të quhet, tashmë është në mëshirën ditore të fatit, të njerëzve që e kontrollojnë nga larg e nga afër; në këtë lënien mëshirore aty ndodhin lëvizje, heqje e emërime, dhe e gjithë kjo ka risjellë edhe një herë një fakt të dhimshëm: audienca e tij është e papërfillshme dhe si duket, ose dikush dëshiron ta lërë kështu, pse nuk janë të aftë të bëjnë ndryshimin e duhur,oqftë edhe për shkak të mërzisë dhe mërisë politike.

Tani, në garë për postin e drejtorit të përgjithshëm, kanë mbetur dy figura të njohura, herë në publicistikë e herë në politikë, që të dy burra, më pas do e spjegoj pse e theksova këtë; dhe për të katërtën ose të pestën herë dështon zgjedhja e njërit prej tyre. Blloku i mazhorancës voton për njërin prej tyre, blloku i opozitës voton për tjetrin; një tjetër i propozuar dhe mbështetur nga LSI, ndërron kahjen e tij, por zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm kërkon shumicën e cilësuar të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Dhe kjo shumicë e cilësuar deri tani nuk është dhënë, ndoshta nuk do të jepet as në ditët e ardhshme dhe ciklimi i asgjësë do të vazhdojë edhe më tej.

Ditë më parë më ra rasti të lexoj imtësisht një raport paraprak të Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë institucion, dhe, megjithse nuk e di fatin e këtij raporti, përsëri, qoftë edhe për këtë fakt, gjërat duheshin shpejtuar.

Ngurrimi për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm, zgjedhja e të cilit është tani më e vështirë se sa zgjedhja e Presidentit të rRpublikës, nuk është çështje aftësia apo paaftësie e Këshilit Drejtues, i cili u zgjodh për vete pas një maratone të pajustifikuar politike, në të cilën, si edhe më parë, durimi i shumicës ishte i madh dhe arroganca e opozitës ishte jashtë çdo mase.

Deputeti Alfred Peza, njëri ndër njohësit më të mirë të medias sonë, disa ditë më parë propozonte që për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, duhej bërë një amendament shtesë, ose një zgjedhje përmes Parlamentit, për të ndryshuar pikërisht zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm përmes një shumice të thjeshtë, si ndodh në rastin e Presidentit të Republikës.

Natyrisht kjo është një zgjidhje, por është zgjidhje teknike dhe, përsa kohë do të kemi këtë Këshill drejtues, nuk do të mund të ketë asnjë lëvizje. Me sa duket idea e përhapur edhe në institucione të tjera, se e gjithë kjo është një lojë politike për të lënë në këtë post edhe për mjaft kohë kryesin e detyrës, martin Lrka, nuk është një zë i shkretuar, por një kapje e opozitës, ose e një pjese të shumicës, për të pasur një statukuo në RTSH.

Ndërkohë këtë të fundit po e braktisin gjithnjë e më shumë njerëzit, sidomos në qytete, por ende gëzon sikueshmëri të mjaftueshme në zonat rurale, të cilat, edhe për disa kohë do e kuptojnë atë si zëri i shtetit dhe do të ndikohen prej tij.

Por le të marrim rastin ideal: të dyja palët do të bien në një ujdi politike dhe do i besojnë njërit nga të dy kandidatët. Pra, përmes shumicës së cilësuar do të kemi më në fund drejtorin e përgjithshëm të RTSH dhe bashkë me të, ndoshta – ndoshta, edhe ndryshimet e duhura. Sepse për fat të keq, në këtë gjendje që është RTSH, ekziston ose nuk ekziston, kjo nuk është më e rëndësishme.

E pra, të marrim rastin ideal që drejtori i përgjithshëm, pas lëvizjeve politike, do të realizohet. Do të kemi përsëri një burrë drejtor të përgjithshëm. Urrrra.

Hisoria e RTSH ka dëshmuar se sa herë që TVSH është drejtuar nga burra, aq herë ka qenë edhe i dështuar, duke përjashtuar vetëm dy fillesa të ndryshimit. Në monizëm, gjithçka dihej, dalja jashtë rrymës ishte vetëvrasje, sado e vogël të ishte kjo rrëshqitje dhe rasti i Todi Lubonjës e dëshmon këtë. Ka edhe një rast tjetër, që mendoj se nuk është edhe aq i njohur për publikun. Në kohën e luftës në Kosovë, drejtori i atëhershëm i RTSH, Eduard Mazi, duke shkuar shpesh herë kundër një qëndrimi të ngurtë qeveritar, bëri hapjen e TVSH për ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Dhe, sado duket e pabesueshme për mentalitetin në Shqipëri, të gjithë këtë e bëri në vedijen e tij, pa asnjë përfitim. Qeveria, kur mendoi se gjërat po dilnin jashtë spektrit të saj, kërkoi ta zevendësonte me Frrok Çupin dhe, dua të mendoj se, vetëm ndërhyrja e ashpër e strukturave të larta drejtuese të luftës, e ndryshoi këtë mendim.

Që në ditën e parë të pluralizmit RTSH është bërë një autoparlant partish, disa herë i neveritshëm. Vitet 1992 deri në ngjarjet e vitit 1997 do të ishin më të skajshmet e këtij nënshtrimi partiak. Si nuk kishte ndodhur asnjëherë në Shqipëri, një drejtuese lajmesh, V.Vokshi, u bë personifikimi i mashtrimit. Kjo kishte ndodhur vetëm në Kosovë, kur një drejtuese lajmesh, e quajtur Hajrije, mori emrin Hajrije spikerica, në përbuzjen e saj.

Asnjëri nga “burrat” që drejtoi RTSH, në kohë të ndryshme partiake, nuk doli nga vetja dhe nga shërbimi i verbër.

Në “konkursin” që u bë disa ditë më parë, kishte edhe kandidate për postin e Drejtorit të Pëgjithshëm, figura të njohura grash intelektuale, mes të cilave edhe Elvira Dones e Mirela Oktrova. Paraqitjet e tyre ishin nga më dinjitozet, spektri i mendimit të tyre dhe i vizionit ishte krejtësisht perëndimor. Si duket, zonja Dones nuk kishte “besimin” e opozitës, si një figurë që kishte qenë disa herë në tehun e llapaqenërisë berishiane; ndërsa zonja Oktrova nuk gëzoi “besimin” e shumicës, pasi kishte qenë e emëruar nga shumica e dikurshme si drejtore e TVSH.

Zoti Peza, në propozimin e tij, i cili është i dobishëm për të ndrequr një ngërç në të ardhmen, është në një vështirësi që atij si një gazetar i njohur, ia imponon politika. Por, ndryshimi i ligjit, ndryshimi i sistemit, nuk e ndryshon mendësinë. Sado të mira të jenë ligjet, sado hapësirë të lejojnë ato për zgjidhje administrative, ato nuk e ndryshojnë mendësinë. Dhe ajo që duhet ndryshuar, mbi të gjitha, është mendësia.

Dhe gjërat duhen bërë nga fillimi dhe fillimi është, depolitizimi i Këshillit Drejtues, kthimi i tij në një hallkë organizuese, kontrolluese e drejtuese, për ato që lidhen me transformimin e këtij institucioni; dhe jo, bindja partiake deri në verbëri.

Nëse duhet ndryshuar diçka, atëherë duhet ndryshuar mosvarja e Këshillit Drejtues nga politika. Që njerëzit aty të mos e ndjejnë veten si përfaqësuies të partisë që i delegoi si komisarë politikë të saj, por si njerëz që kanë autoritetin e tyre, devotshmërinë ndaj së mirës, së bukurës dhe modernes.

Nëse nuk ndryshon kjo, përsëri do të kemi blloqet partiake brenda në një institucion, që ligjin e parë të tij duhet të ketë depolitizimin.

Më vinte rëndë kur e shihja këtë stacion në ndërrimin e pushtetit, dy vite më parë: Të njëjtët që me plot zë e cilësonin liderin e opozitës së asaj kohe dhe forcën që drejtonte si regres e kërcënim për vendin, të njëjtët, me po atë zë e po atë figurë, bënin hymnet e para.

Depolizitimi duhet të fillojë që nga redaksia e lajmeve, që është bërë një strukturë në vete, brenda struktueës, që nuk varetz, as një udhëri të brendshëm as nga drejtoria e TVSH e as nga askush. Aty ka njerëz të aftë për të bërë punë të mira, ka njerëz që janë të devotshëm ndaj së mirës dhe së bukurës, të aftë për të bërë emisione njëlloj të shikuara, në mos mëshumë, se sa ato që ndodhin në Top Channel apo në TV Klan.

Në fakt, duam apo nuk duam, edhe në përzgjedhjen e “dyshes” së fundit kandidate, fitoi militantizmi dhe mëria politike. Pa dashur të paragjykoj askënd, ndoshta nga kjo vjen edhe vazhdimi i militantizmit të verbër të kaheve politike në Këshilin Drejtues.

Njerëzit në TSH duan të punojnë, ata nuk duan të jenë pjesë e lojës politike dhe që urdhërat e mëngjezit të kundërshtohen nga urhërat e darkës. Lerini të punojnë. Pastaj ndryshojeni ligjin, gjithnjë duke pasur parasysh se, për fat të keq, nuk kemi një opozitë me mend, por një forcë gardiane, që kudo e përmes gjithkujt që i përket përcjell frymën shqupase në vendin që i caktojnë.

Bedri Islami July 6, 2015 18:12
Komento

6 Komente

  1. Arben July 6, 15:47

    PERSE DUHET TE BENI “ELOZHE” RTSH-SE.

    TREGU I LIRE I KA TREGUAR VENDIN, PROBLEMI ESHTE SE ATA QENER PO HANE NGA PARATE TONA.

    Reply to this comment
    • andromeda July 6, 20:43

      Si ore na qenka me vizion perëndimor M.Oktrova, sikur s’ka qenë kjo në krye të TVSH për 8 vite me rradhë dhe ka dhënë kontributin e saj në degradimin e vlerave të tij. Si drejtuese meriton një zero të madhe, por dhe si moderuese emisionesh, pa ndonjë impakt mbi publikun. Një dejtuese që ka ditur ta mjelë mirë lopën TVSH.

      Reply to this comment
  2. metlaj July 6, 16:35

    ASHTU SI RROBAT KRAHAS ROOLIT PER TEPERALLUAR FAKTORET KLIMATERIK KANE FUKSIONIN PERTA PARAQITUR NJEPERSON MBI BUKURIN ETIJ NATYRALE DHE ME NJEPREZENCE INTEKTUALLE E PERCAKTUAR NGA KSHILLTARETE VESHJES DHEJO NGA KAPACITET INTENKTUAL KJO LLOJ E BUAJME PER TEPEFITUAR I KEQ

    Reply to this comment
    • dauti July 6, 18:48

      Nuk e kuptoj ku po bllokon opozita, ne kete rast. Ajo votom njerin nga te perzgjedhurit, i cili, gjithashtu i perket Partise Socialiste. Pse mazhoranca nuk e shfrytezon kete konsensus opozitar? Gjithnje flas per dy kandidaturat ne proces.
      Per mua do ishte me mire qe te shkohet ne kandidatura te reja. Te papolitizuara, sepse keto dy jane te tilla. Nje ish kryredaktor i gazetes “Zeri i Popullit” dhe nje ish drejtues i forumeve te larta te PS.
      A ka nje zgjidhje tjeter? Sigurisht qe ka, por politika, ne kete rast ajko e majte, duhet te tregoje se mendon ndryshe, nga sa eshte vepruar deri me sot.
      Jam dakord me artikullshkruesin, sepse, po te shiheshin platformat, platforma e z. Oktrova ishte ku e ku me lart se ajo e ketyre dy kandidateve te perzgjedhur. Dhe ajo nuk fitoi asnje pike, sepse mazhoranca i kishte vendosur piketat per zgjedhjen e drejtorit. Dhe. sic tregon situata, perzgjedhja kryesore ka rene mbi z. Gellci…

      Sa per tregun e lire te mediave elektronike, me mire te mos shkruajme. Pse? Se vetem RTSH zbaton ligjet e tregut dhe humbet. Te tjeret shkelin cdo ligj dhe, natyrisht, fitojne.

      Reply to this comment
  3. Iliria July 6, 23:39

    Nuk jam specialist tv-je,por garen e ndoqa direkt ne tv,vetem sepse doja te degjoja platformen e Elvira Donnes. Dhe me pelqeu me shume se gjithe te tjerat,te cilen e ndiqte Th.Gellci,i cili dhe ai kishte brenda cilesi. Por znj. Donnes kishte nje paraqitje te shkelqyer,nje kendveshtrim i thelle per transformimin qe duhej te kryej RTSH,nje shikim me vizion ne largpamesine e tij ,me nivel te larte e mjaft cilesor ne menyren e trajtimit e te zberthimit te ideve. I bindur se nuk do te fitonte,per vet faktin se kapaciteti i jurise,jam i bindur se eshte shume here me i ulet se niveli i saj,per te arritur te kape filozofine e saj. Vetem nje detaj sa per ilustrim: – nje nga juria ,i cili dukej qe ishte kryetari ,i thote- “mbylle se s’ka kohe me ,e kemi lexuar”. Dhe kur,ateher kur ajo po lexonte gjera te rendesishme qe kane te bejne me cilesine e perceptimit,te zberthimimit,te kenveshtrimit dhe te vizionit te gjerave,te cilat kane rendesi shume te madhe per te bere ne fund nje vleresim cilesor,aq me teper se duke qene se po jepej direkt ne tv,duhej sa me shume tranparence para publikut,ose mos e jep fare,nese ke caktuar kohe limit. Vetem kaq per te kuptuar se TV , po censuron vet Tv,per drejtuesin e Tv-se kombetare.
    Nga ana tjeter i them E. Donnes,se ju e kishit te humbur garen qe ne fillim. Me kete sy e kam pare pjesmarrjen tuaj ne kete garre,pasi eshte e veshtire te inplementohen ato vlera qe ti ke mbartur neper bote ,ketu ,ne kete vend ku ne gare asnjehere nuk jane vlerat,por ” te shkathetit” modelet e reja te kapitalizmit shqiptar,Prandaj me mire qe nuk fituat,sepse nuk do te mund te arrije te shkoje gjate ne Shqiperi,ne kete vend qe “shpirti po na dhemb,por derman nuk po gjejme” . Suksese ne veprimtarine tuaj si shkrimtare dhe jete te lumtur! Respekte do kesh gjithmone nga lexuesit qe te njohin e te lexojne ,me mesazhet pozitive qe transmeton!

    Reply to this comment
  4. Musa July 7, 22:27

    Problemi i TVSH-se qendron tek politika dhe jo ne drejtimin apo punonjesit e TVSH. Nese politika bie dakort qe TVSH te jete televizion bashkekohor, atehere nuk ka veshtirsi per tu bere i tille ! Nese nuk do politika, atehere do te mbesi si deri me sot dhe kaq ! Kushdo qe te caktohet drejtor, nese nuk e lajon politika te beje punen e tij, as qe duhet shpresuar se do te ndryshoje gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*