SHËNIM: Kriza, që prodhon dhe… humor krize!

December 12, 2014 16:19

SHËNIM: Kriza, që prodhon dhe… humor krize!

Që vendi është në krizë, këtë e vërteton dhe humori krizë që prodhon ana serioze e krizës. Në mizërinë e lajmeve të djeshme, ishte dhe ai mbi një ish-deputet demokrat që, ndërsa bëhej gati për t`u nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi’ i qytetit të tij, policia e shpall në kërkim me akuzën e vjedhjes së energjisë.

Nga ky rast, përftohen disa nënsituata të cilave mund t`u qasesh me një ndjenjë humori, e gjitha në krizë, si fjala vjen fshehja e “qytetarnderasit në tentativë” nga policia: Ku ka gjetur strehë?! Kush po e ndihmon në këto çaste të vështira?! Mos ndoshta votuesit e tij besnikë kur dje ishte deputet?! Nga ana tjetër, mbi ç`motivacion do bëhej ‘Qytetar Nderi’, teksa rezulton i pandershëm karshi shtetit?!

Apo fakti që ka vjedhur energji e bën shtetas të pandershëm, por jo qytetar të tillë! Apo mos ndoshta nderimi do i bëhej në emër të nderimit që kanë njerëzit për të, pavarësisht faktit të “lojës me tela” që ai bënte për të vjedhur energjinë?! Dhe ç`është më krizë në këtë mes, ka të bëjë me valën e nderimeve që ka shpërthyer gjithandej – kujtoni nderimin me titull ‘Qytetar Nderi’ që iu bë Armando Dukës pas ndeshjes me Serbinë (!!!), nga një bashki në jug, jo dhe aq provinciale për nga rëndësia, por tejet provinciale për nga gjesti – ku pas çdo medaljeje në gjoks, ngre krye një “djall”, sado i vockël, ose tek ai që e ka marrë, ose tek ata që ia kanë dhënë.

P.S.  Sa për tre peshëngritësit tanë që po rezultojnë me doping, ku në gjokset e dy prej tyre, javë më parë u varën medaljet e arta të kampionëve botërorë, më mirë të kishin rezultuar vjedhës energjie e titujt e lartë t`u ishin anuluar nga Rama – sipas variantit: ju i nderoni, por nuk ne nuk i pranojmë si të tillë, pasi janë hajdutë energjie – se sa të kishin dalë hileqarë, me substanca të gëlltitura, siç Popai me sasi spinaqi.

December 12, 2014 16:19
Komento

4 Komente

  1. . December 12, 17:24

    Nje foto e shtetit “Rrumpalle” pas Gjermanise

    e kriminelit Sali Bisha … ha,ha,ha,ha,ha

    Reply to this comment
  2. shpatar December 12, 18:13

    Do tju lutem ju te gazetes Dita te botono me kete foto ca kartolina tua dergoje miqve te mi te Pd .

    Reply to this comment
  3. antikomunist December 12, 21:01

    HUMORI ME I MADH I POLITIKES ESHTE DEKORIMI I VITO KAPOS NGA EDI RAMA ME MEDALJEN E TRIMERISE.

    Per cfare “heroizmash” te Vito Kapos u kujtua Mimi Kodheli ne aprovim te heshtur me BOSIN e saj Edi Rama qe t’i dergojne me poste si SKUTHA komuniste Medalje Trimerie sekretares te Enver Hoxhes qe ka qene bashkefajtore ne te gjitha krimet e tij sadiste dhe monstruoze kunder popillit te vet? Dhe kjo kur vetem disa jave me pare Edi Rama dora vete kerkoi falje para berlinezeve dhe kancelares Merkel per krimet gjakatare te komunizmit? A ka HUMOR me te madh se ky?

    Reply to this comment
  4. antikomunist December 12, 21:03

    HUMORI ME I MADH I POLITIKES ESHTE DEKORIMI I VITO KAPOS NGA EDI RAMA ME MEDALJEN E TRIMERISE.

    Per cfare “heroizmash” te Vito Kapos u kujtua Mimi Kodheli ne aprovim te heshtur me BOSIN e saj Edi Rama qe t’i dergojne me poste si SKUTHA komuniste Medalje Trimerie sekretares te Enver Hoxhes qe ka qene bashkefajtore ne te gjitha krimet e tij sadiste dhe monstruoze kunder popullit te vet? Dhe kjo kur vetem disa jave me pare Edi Rama dora vete kerkoi falje para berlinezeve dhe kancelares Merkel per krimet gjakatare te komunizmit? A ka HUMOR me te madh se ky?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*