SHËNIM: Ku e shohin persekutimin Dule e Bollano?

January 14, 2014 10:38

SHËNIM: Ku e shohin persekutimin Dule e Bollano?

Në një takim në kuadër të një përvjetori të krijimit të Omonia-s, organizuar në Derviçan të Gjriokastrës, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e nxirrosi për të n-tën herë situatën e Minoritetit, duke vënë nën akuzë qeveritë shqiptarë të gjithë këtyre viteve, madje dhe këtë aktualen ende në shpërgënj, për…(?!)…konkretisht nuk e tha se për çfarë, por e rrumbullakosi komentin e tij që pikonte trishtim, pa e sqaruar qartësisht dhe me pika, se ku janë cënuar të drejtat e Minoritetit. Gjatë gjithë këtyre viteve, nga z.Dule apo aktorë të tjerë të ngjashëm, asnjëherë nuk është paraqitur ndonjë rezolutë me pika konkrete, se ku çalon puna dhe se ç`mund të bëhej për ta rregulluar.

Si nën Komunizëm e si në post-Komunizëm, nuk është dalluar ndonjë diferencë në fat mes shqiptarëve e minoritarëve. E pa drojë mund të thuhet se qeveritë tona, janë përplot mëkate, por kursesi nuk mund të akuzohen se kanë aplikuar ndonjëherë politika diskriminuese apo shpërfillëse ndaj minoriteteve. Aq më pak atij grek. Në trevat e jugut ku jetojnë minoritarë, nuk ka administratë të institucioneve lokale, që nuk është përplot minoritarë. Kush e ka prekur ndonjëherë realitetin e Minoritetit në jug, do dallojë një diferencë të madhe mes njerëzve të thjeshtë e krerëve të tyre në Tiranë a gjetkë.

Ata jetojnë si gjithë shqiptarët, dhe nga gojët e tyre nuk del ndonjë ankesë për persekutim entik. Vërtet kanë përfituar nga greku ca pensione, por thonë se dhe ata, kur kanë shkuar në Greqi, po si shqiptarët kanë punuar kafshërisht, pa e patur gratis bukën e gojës. Nëse vërtet do kishte ndenja antiminoritare tek shqiptarët, më e pakta në gjuhën urbane do ekzistonte ndonjë etiketim pezhorativ, ngjashëm me ‘çeçenë’, por kurrë nuk ka ndodhur. As vargje këngësh antigreke kurrë nuk janë sajuar apo kënduar, e po ashtu nuk ka qarkulluar ndonjë barsoletë plot romuze ndaj tyre që të ketë për autorë shqiptarët.  Nëse tek ata ka pakënaqsi, ato janë si tek të gjithë shqiptarët, për shtetin e dobët, rrugët, shkollat, spitalet, ekonominë në përgjithësi. Apo nuk është kështu Dule? Edhe ti Bollano? E.H.

 

 

January 14, 2014 10:38
Komento

6 Komente

  1. naivi January 14, 11:39

    ….e perse te mos ankohen keta dy palo burra ndaj shtetit shqipetar , a nuk e shihni se sa te vuajtur e te keq trajtuar duken ?!
    Shteti yne e ka fajin qe nuk i trajton njesoj siç trajtohen shqiptaret ne Greqi ,pik per pike e pastaj te shohim se sa do ju qeshi buza ketyre qakprishurve .

    Reply to this comment
  2. merjeme January 14, 12:48

    shume ne merak qenka gazeta per keta te dy. e para keta dy persona nuk duhet ti ngateroni me greket e thjeshte, pasi jane poilitikane dhe mashtrojne per pushtet mos te thomi se jane te paguar nga institucione shqiptare, ky i dyti i ka ngopur me leje ndertimi si te Berishes edhe te Rames ne Himare. e dyta me qe ra fjala, poshte ne bregdet, po behet nami, policia ka hyre me themel pa pyetur ne prona private dhe godina me leje ndertimi, se ska budalla te ndertoje pa leje sot, nderkohe mediat e tiranes raportuan nen komande qe nuk kishin leje ndertimi. Por edhe ne se nuk ka, qe te hysh nme nje territor privat, duhet leje nga prokuroria, edhe ne se ke ndertuar ne token trende pa leje, ka ligj, neni 199 i kodit penal te denonb deri nje vit heqeje lirie. atehere cfar epiteti ti veme shkaterimit te INUK ne Dhermi, trio godina nga 60 milion secila ne ndertim e siper me leje ndertimi.

    Reply to this comment
    • roy January 14, 17:08

      ore zoteri pse e ka token e tij mund te bej cte doje te ndertoj pallate e vila por jo more zoteri toka eshte gjithmone e shtetit ti qe ke tapin e ke ne shfrytezim, ketu ne itali per ndertim pa leje as behet fjale por edhe 1 dritare nuk i mbyll dote shtepis tende pa mar leje nga komuna, jo 60 mil te jene por edhe 260 mil INUK duhet te zbatoj ligjin nqs duam shtet, sa per ata dy te tjeret kaq sa kemi bere ne te bejne edhe ata per shqipetaret atje se i shperndan ata camet qe ngelen aty qe edhe per te folur gjuhen shqipe nuk i lene.

      Reply to this comment
  3. Arjan January 14, 13:46

    te gjithe dropullitet ne kohen e Enverit kane spiun sigurimi dhe te gjithe kane qen te privilegjuar ne zante e punera te mira si shofera, teknika, shefa finance, magaziniera, pergjegjesa tregetie, instruktore partie, ushtarake, mekanika, mesues, mjek, infermiera, drejtora shkollash. Asnje nga ata nuk ka punuar shartar, minatore, hamall tregetie, dy nga keta jane edhe du plehrat Vasiliko Bollanos dhe Evangelis Dules

    Reply to this comment
  4. Bilal camurri January 14, 16:43

    Ore Vasil Niken nga minoriteti e kam pasur drejtor te parkut NTSH-se,Enverist i terbuar,Keta greket e Shqiperise jane me nene e me babe !Sa vdiq babe Enveri lindi nene Greqia qe i jep pension vorioeperot.Kapardiset drejtori NTSH-se tek kafe Elladha me dy pensione te majme se e kane persekutuar turqit e Shqiperise.
    Shqiperi 4 vilajete
    Ne fund te botes mbete
    Dajakun e mbajte per vete
    Hasmet me salltanete

    Reply to this comment
  5. zevzeku January 14, 17:20

    Per artikullshkruesin/en E.H.,

    Me lart cilesoni: “…Vangjel Dule e nxirrosi per te n-ten here situaten e Minoritetit..” dhe me poshte “…konkretisht nuk e tha se per cfare…”
    Nuk jane kontradiktore keto dy fjali ?!
    Perderisa nuk tha asgje konkretisht nuk ka nxirrosur asgje konkretisht.Apo jo ?

    Me shume duket sikur e keni shkruar ‘hartimin’ e mesiperme si per te ngacmuar a pickuar pak shqiptare e minoritare…

    Njerez jane edhe ata,rrojne ne Dropull, ne Sarande e ne Bregdet si komunitete me te mirat dhe hallet e tyre.Po te shkoni prane tyre do i mesoni me mire.

    Cdo parti e kryetar partie mbron interesat e elektoratit dhe duke ngritur zerin ku te munden…

    Pse s’,ju bejne pershtypje kur flasin per halle Mediu,Ndoka,Gjinushi,Frroku, etj dhe te shkruani me bollek per zonat e tyre qe mund te jene me mire a me keq se zona te tjera ?!

    U duhej me shume informacion konkret…Dhe informacioni konkret merret konkretisht ne vendet konkrete…(Kete e dini me mire se une)

    Pershendetje EH, eh…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*