SHËNIM: Kujtesë për Dulen: Minoriteti nuk është komuniteti LGBT!

Ermir Hoxha December 5, 2014 11:42

SHËNIM: Kujtesë për Dulen: Minoriteti nuk është komuniteti LGBT!

Kur derviçanasi i ndjerë Lefter Millo luante si kuqezi me kombëtaren shqiptare, kjo nuk ishte si një detyrim ndaj minoritetit, por se ai ishte vërtet talent. Kështu dhe me të ndjerin tjetër, lefterhorasin Panajot Pano. Ah, nëse ngrihet ndokush e thotë se për shkak të prejardhjes greke, iksi apo ypsiloni janë privuar nga diçka, një post a vend pune diku, duke qenë adaptë për aty, ndryshon çështja.

Në një kahje tjetër, ndodhet Delijorgji, që gjithashtu, as nuk nuk është parë e as nuk ka pse shihet si minoritar në raport me statusin e tij delikat përballë drejtësisë.Vangjel Dule, është parimisht e logjikisht në rregull, vetëm kur kërkon që Shqipëria të ecë përpara, pa kaluar tek parcelizimet, si në rastet kur e vetëviktimizon domenin nacional prej nga vjen.

Një Shqipëri e mirë, është e mirë për të gjithë; ngaqë shihet se, duke qenë jo e mirë, pothuajse për të gjithë është e tillë. Dhe shyqyr që është kështu, se të paktën na kursehen ca probleme, që vendeve të tjera ua kanë marrë gjumin dhe erzin, edhe pse ekonomikisht janë më lartë se ne.

Qarkullon një shprehje në qytetet e Jugut: “Na mbyti greku!”. E tepruar nga pikëpamje etike, por jo krejt e papërligjur nisur nga treguesit në terren, sidomos ai politiko-ekonomiko-administrativ. Dhe le ta trajtojmë si diçka tejet normale, në një Shqipëri ku drejtimin e punëve do e marrin të aftët, ngado të vijnë ato.

Një ndër gomarllqët e epokës ku jetojmë, që “pëllet” me të madhe sot e gjithë ditën, është parcelizimi i të drejtave: të drejtat e gruas, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e pleqve, të drejtat e minoriteteve, te drejtat e homoseksualëve, të drejtat e këtij apo të atij, e lista vijon.

Por a nuk është më e thjeshtë dhe më e arsyeshme që të flasim për të drejtat e njeriut, sido të jetë ai e kudo të ndodhet?!Kujtesë tejet dashamirëse për Dulen: Minoriteti nuk është komuniteti LGBT, që zgjedh vetëpersekucionin si formë ekzistimi dhe ushtrimi pushteti.

Ermir Hoxha December 5, 2014 11:42
Komento

3 Komente

  1. niko December 5, 14:48

    shqiptaro-greket jetojnë si gjithë shqiptarët, dhe nga gojët e tyre nuk del ndonjë ankesë për persekutim entik. Vërtet kanë përfituar nga greku ca pensione, por thonë se dhe ata, kur kanë shkuar në Greqi, po si shqiptarët kanë punuar kafshërisht, pa e patur gratis bukën e gojës.

    Nëse vërtet do kishte ndenja antiminoritare tek shqiptarët, më e pakta në gjuhën urbane do ekzistonte ndonjë etiketim pezhorativ, ngjashëm me ‘çeçenë’, por kurrë nuk ka ndodhur. As vargje këngësh antigreke kurrë nuk janë sajuar apo kënduar, e po ashtu nuk ka qarkulluar ndonjë barsoletë plot romuze ndaj tyre që të ketë për autorë shqiptarët.

    Nëse tek ata ka pakënaqsi, ato janë si tek të gjithë shqiptarët, për shtetin e dobët, rrugët, shkollat, spitalet, ekonominë në përgjithësi.

    Apo nuk është kështu Dule?

    Reply to this comment
  2. ... December 5, 14:49

    Si nën Komunizëm e si në post-Komunizëm, nuk është dalluar ndonjë diferencë në fat mes shqiptarëve e minoritarëve. E pa drojë mund të thuhet se qeveritë tona, janë përplot mëkate, por kursesi nuk mund të akuzohen se kanë aplikuar ndonjëherë politika diskriminuese apo shpërfillëse ndaj minoriteteve. Aq më pak atij grek. Në trevat e jugut ku jetojnë minoritarë, nuk ka administratë të institucioneve lokale, që nuk është përplot minoritarë. Kush e ka prekur ndonjëherë realitetin e Minoritetit në jug, do dallojë një diferencë të madhe mes njerëzve të thjeshtë e krerëve të tyre në Tiranë a gjetkë.

    Reply to this comment
  3. Albi December 5, 15:12

    Ore Dules ashtu i kane thene qe te deklaroje dhe ai ashtu ben. Luan teater per interesa te tjeterkujt ai..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*