Kur do nisë beteja me “tritolin” urban?!

March 10, 2014 16:01

Kur do nisë beteja me “tritolin” urban?!

Pjesëtarë të Forumit mbi Trashëgiminë kanë shtuar së fundi zërat denoncues dhe për një ndërtim gjigand në sheshin “1 maji” të Durrësit, me pretendime të shoqëruara me prova se në themelet e ngrehinës në lartim e sipër ndodhen rrënoja antike. Nuk është thjesht një reagim mbështetur në aspekte emotive, por dhe në një legjislacion përkatës.  

Furia e ndërtimeve që ka shkaktuar një kaos e një shëmti urbane të paimgjinueshme e të pakrahasueshme me vende simotra me epoka tranzitive si e jona,  është shtrirë sa nëntokë e sa mbitokë.  Në nëntokë, rekorde babëzie e pandjeshmmërie barbare janë shënuar në Durrës e Sarandë, ku është ndërtuar mbi zona pastërtisht e qartësisht arkeologjike, duke përbërë një “tritol” më vete. Ky “tritol” më pas ka vijuar mizorisht në mbitokë, duke shndërruar qytetet shqiptare nga një lloj shëmtie tipike komuniste në ndërtim, por gjithsesi me hapësira urbane deri diku të mirëtrajtuara, në një shpifësirë arkitekturore plus urbane, që vështirë t`i kthesh në pejsazhe normale.

Eshtë thjesht kaosi në kokat tona dhe e shëmtuara në shpirtërat tanë, që ka gjetur reflektim tek katastrofa jonë urbane e mjedisore. Nëse pyesim veten se çfarë jemi, çvlera përfaqsojmë, ç`vizione mbi bashkëjetesën, sensin e drejtë të jetës e të nesërmes, përgjigjen më të saktë e gjejmë te mjedisi ynë përreth. Dhe një prej shkaqeve që jemi kriminalizuar si shoqëri, është pikërisht ky mjedis, që pasi e kemi “vrarë” në të gjitha format e mundshme, na është kthyer duke na “vrarë” po ashtu me të gjitha format e mundshme. Nga ky mjedis, shqisat tona nuk arrijnë të përthithin asgjë të bukur, asgjë të hijshme, asgjë njerëzore, asgjë që të nguc për ndjenja paqeje, mirësie, relaksi; por i ngjan një arme mizore që na vret çdo çast.                                                                                                

Provë e parë e suksesit apo e mossuksesit të kësaj qeverie, do jetë pikërisht impakti mbi mjedisin urban të qyteteve tona. Nëse dukshëm do ketë përmisim, atëherë ka vend për entuziazëm e shpresë se diç ka nisur të lëviz e ndryshojë për mirë. Dhe nuk është fjala vetëm për Lungomaren e Vlorës, por për gjithë qytetet, pavarsisht rëndësisë e statusit të tyre, që në raport me kohën që jetojmë, janë katandisur në kampe përqëndrimi me qënie të dënuara për të jetuar në degradim urban e qelbësirllëk.  E duke ju kthyer fillimisht të shkrimit, vërtet që objekti në ndërtim në lulishten “1 maji” të Durrësit, edhe në mos qoftë ngritur mbi rrënoja antike, është një atentat urban ndaj këtij qyteti, duke ua marrë banorëve një prej hapësirave, që me një investim serioz, do ishte ndër më të këndshmet, bashkangjitur ca veprave cilësore urbane jo të pakta në këtë qytet, siç janë ca rrugë të brendshme model.  

March 10, 2014 16:01
Komento

6 Komente

  1. wtf March 10, 16:14

    Une nuk e kuptoj keto qe I denoncojne neper gazeta dhe forume on-line dhe nuk shkojne ti denoncojne ne organet perkatese. Cfare kujtojne keta se do rri zyrtari te kontrolloje internetin se mos ka nje denoncim? Kur do beheni me mend njehere, te pakten nje here dhe te shkoni e te denonconi ku duhet dhe jo ne internet, pastaj po nuk reaguan denonconi neper gazeta dhe on-line. Nje emer me thoni ketu qe ka shkuar ta denoncoje ne zyrat e shtetit kete skandal dhe une e mbyll gojen pastaj.

    Reply to this comment
  2. Qemali March 10, 16:17

    Ke plotesisht te drejte

    Vete pamja qe i kemi dhene mjedisit tone me shkaterrimet dhe mbi te gjitha ndertimet e shemtuara dhe skandaloze, na ben ta urrejme ket vend.

    Shqiperia vetem me nje vend Europian nuk ngjason. Dyshoj se mund te rregullohet dicka. Vetem nese nje force jashte tokesore fshin nga faqja e dheut cdo nderrim te pas vitit 1990, sidomos shtepiat e katundareve, te ndertuara ne cdo fushe, pa kanalizime por me gropen e mutit prane, te cilat asgjesuan token bujqesore dhe nga avioni duken si bajge lope te shperndara neper fusha. Po keshtu duhet te fshihen nga faqja e dheut masivet e pallateve 10-15 katesh ne Tirane, Durres, Golem, Vlore, Sarande etj.

    Reply to this comment
  3. Eli March 10, 16:31

    Ne cdo cep te vendit firma e anti shqipetarit Sali Kriminelit ka lene shijen e hidhur….ne burg tradhtari i kombit.

    Reply to this comment
  4. Castelraimondo March 10, 16:36

    Me te vertete habitem kur shkruani vetem per lulishten “1 Maji” ne Durres. Me preteksin e rrethimit te shesheve te ndertimit per shkak te mbrojtjes se qytetareve jane “fshehur”krime makabre te objekteve te antikitetit. E vendosa ne kllapa sepse ne fakt ata qe mund ti ndalonin keto krime i dinin mire dhe kane mbyllur sy e veshe. Por nuk mbaron me kaq. Tirana ka si kurore te gjelber pyllin tek kodrat e liqenit. Durresi ka PASUR se nuk ka me kodren e viles e cila me pemet e pakta te saj luante, sidoqofte, nje rol ne ajrin e qutetit. Ju lutem hidhni nje shikim nga kodra. Jeshilja pothuajse nuk egziston me. Sidoqofte me vjen mire per nje gje:qe nje gazete e orjentimit te majte ngre nje shqetesim te shkaktuar nga drejtuesit e majte te bashkise Durres(mbi 13 vjet).Po te vazhdoni keshtu do te zbuloni edhe mjaft “xhevahire”te tjere te ndertimit ne Durres.

    Reply to this comment
  5. kanan tafili March 10, 17:41

    Per politikanet kurva vetem
    nje cop leter qe quhet lek ka vlere.. prandaj populli ska pse ankohet se vete i ka zedhur si ata te paret qe per 23 vjet e vodhen e vrane e perdhosen.. si dhe keta te rinjet qe bejne sikur nuk shikojn e degjojne… ketu kane vend vargjet e arta…. prane detit i palar.. prane diellit i papar.. prane sofres i pangrene.. prane dijes i panxene.. Lakuriq dhe i brengosur Trupe shpirt i sakatosur.. nuk e meritojne brezi i ri nje te ardhme te tille qe ju kane afruar keta felliqesira….

    Reply to this comment
  6. lisi March 10, 18:30

    I nderuar Eli,
    djali i Sali Berishës është kryetar i Bashkisë së Durrësit?

    Respekt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*