Kur një “Bojaxhi” i nxjerr bojën Bashës!

Ermir Hoxha May 19, 2014 10:45

Kur një “Bojaxhi” i nxjerr bojën Bashës!

 

Gjergj Bojaxhi pothuaj ka mbetur  jashtë vlimeve në PD. Dhe emri i tij, nuk bën pjesë tek ata yje të domosdoshëm për një parti që mëton të jetë duke u rilindur. Dhe kjo është fatkeqësi plus për PD-në. Gjergj Bojaxhi jo vetëm që nuk ka njolla biografike, por renditet ndër të rrallët emra në atë parti me një rrezatim politik, intelektual e qytetar të fisëm. Po ashtu, nuk  futet as tek të babëziturit për ndonjë post a pushtet, ç`ka mund t`ja kompromentonte moralisht qëndrimet e tij kritike ndaj forcës ku ka aderuar e vijon të aderojë në princip: PD-së.

Dhe kur themi PD-së, është fjala për lidershipin e kësaj partie. Dhe kur themi lidership, si një gjuhë që vete tek dhëmbi, ajo shkon pikërisht tek Basha, si lider zyrtar i saj. Dhe më konkretisht, për Bojaxhiun, Basha është një lider gjysëm-fiktiv, pasi më tepër ka drejtimin administrativ të PD-së sesa atë politik, të cilin e ka sigurisht Berisha. Opinionet e tij kritike janë shprehur në të përjavshmen ‘Java’, ku ndër të tjera ka hedhur kritika të forta dhe për mënyrën se si po drejton Bashkinë. Ai e ka quajtur të dobët punën e Bashkisë në përgjithësi dhe, në veçanti, i ka konsideruar krejt të papërligjura qarravitjet për çështjen e varrezave, duke ia adresuar fajin qeverisë. “Fajëson qeverinë Rama, ndërkohë që duhet kujtuar se prej dy vjetësh, nga viti 2011 deri në vitin 2013 kjo bashki qeverisi Tiranën kur në pushtet ishte Berisha.

Pra, për dy vjet nuk e zgjidhi çështjen e varrezave, megjithëse nuk e kishte kundër pushtetin qëndror”, është shprehur Bojaxhi. Sa për debatin e fundit, atë të avionit të rrëzuar në Divjakë, Bojaxhi është shprehu po aq kritik, duke thënë se opozita nuk ka asnjë të drejtë morale që të flasë sot, pasi e ka toleruar trafikun e drogës në  8 vite.


 

Ermir Hoxha May 19, 2014 10:45
Komento

39 Komente

  1. xh May 19, 10:57

    Nje parti serioze duhet ta bejne njerez te mencur pa njolla e me personalitet.PD vazhdon me avazin e vjeter dhe per fatin e keq te vendit do te shkoje drejt rrudhjes e deri ne mosekzistence nese vazhdon me ata njerez qe aderojne ne te e qe duken sa karagjoze e krejtesisht pa personalitet.Gjergj Bojaxhiu eshte nje mendje e kthjellet dhe me personalitet.Respekte per kete njeri.

    Reply to this comment
    • anim May 19, 12:14

      Le te merremi pak me kete shkrim pa autor (E.H ???)
      – Cili eshte qellimi i ketij shkrimi???
      Une jam shume dakort me ate qe Bojaxhi eshte nder shembujt me te mire te nje individi te mire shkolluar jashte atdheut, qe angazhohet ne politike – i rreshtuar ne KOP-in e Bishes ne 2005 – dhe qe ne pozicionimet e tij politike dhe ca me teper ne detyrat qe jane ngarkuar eshte paraqitur si profesionist i mire dhe politikisht i moderuar. Jam shume dakort qe politika dhe administrata shqiptare kane shume nevoje per tipa te tilla (une nuk di se sa keto qendrojne – por ky eshte percepsioni qe Bojaxhi ka krijuar ne publik).
      Dihet nga ana tjeter qe Bojaxhi ka qene kunder Bashes ne disa raste dhe ne menrye fare te qarte lidhur me ish-Pallatin e Vjehrrit te Bashes ne Uje te Ftohte ne Vlore – padyshim qe Basha per keto aresye dhe besoj edhe si frike ndaj personave te shkolluar e me te elaboruar (me te zote) sesa Basha – nuk e sheh Bojaxhine tek rrethi i tij i Griderise. Kjo ne fakt eshte edhe si komplimnet per Bojaxhine qe eshte nderkohe pjese e nje partie tjeter te qendres – komplimnet pasi besoj se cdo person me prirje te djathta nuk ka vend tek PD e Bishes/Bashes.
      Prandja mua me duket si nje diversion i tipit berishian ky shkrim e ky titull idiot- pasi cfare do te thote qe Basha eshte si puna e Bishes dhe qe Bojaxhi eshte ne fakt ai qe duhet te jete neser ne krye te PD – kur nuk besoj se Bojaxhi ka pasur ndonjehere nje mitivim te tille. Une nuk besoj se Bojaxhi dhe shume si puna e tij do ta gjenin veten tek nje parti kusaresh e kriminelesh ordiner me Bishen ende ne krye dhe me lidhje te rezikshme te klanit te tij me mafien nderkombetare. une mendoj se gjtthe kusaret e PD-se duhet te kalohen ne tisin e transparences ekonomike dhe cdo qindarke e paligjshme i duhet kthyer popullit – mendoj se cdo biznes i dyshimte qe ka mbajtur e mban kete klike te felliqur duhet mbyllur dhe assetet te shiten ne ankand – ketu e kam fjalen edhe per Klanin e Fevzes e Frangaj/UET e Cilit dhe Unin e A. Hoxhes (spiunit) – te gjithe Unit private qe nuk plotesojne kushtet dhe te gjitha ato biznese me Kulicet e Macet qe kane doren e Xenit dhe Argites. Kushdo qe ngren zerin e pallogjikshem sot per gjoja trafik qeveritar apo te FA -duhet te kalohet ne tis pasi ka shume mundeis qe tu jene prekur pikerisht interesat e trafikut apo te koncsioneve dhe aferave Beirshiane para rrezimit te tij nga kali. Them akuza allogjike pasi ne cdo vend te normal perendimor do te ishte skandaloze qe nje force politike te bej akuza te tilla monstruoze per kreun e ekzekutivit, ministrin e rendit dhe per Forcat e Armatosura. Perfshirje te elementeve te korruptuara ne ushtri apo polici mund te kete – por kjo nuk justifikon balten qe na hidhet te gjitheve ne kur Plaku i Marre i Vicidolit akuzon Kryeministrin e zgjedhur nga ne per krim ordiner dhe trafik droge.

      Reply to this comment
    • Shkëmbi i Kavajës May 19, 13:41

      PD-ja aktuale është kthyer në një bandë të rrezikëshme hajdutësh, kriminelësh e njerëzish imoralë. Ajo shumë shpejt do të dalë jashtë loje. Dhe sigurisht do të rilindë një forcë e re demokratike me njerëz si Bojaxhiu. E kur kjo të ndodhë me siguri do të adherojnë shumë anëtarë, intelektualë dhe jo rrugeçër e injorantë.

      Reply to this comment
    • mira May 20, 09:09

      te lumte goja zGJergji, njerez si ti i duhen kombit,jo vertete qaramane,si femije prandaj e them perseri, se lulushja ka nevoje te rritet dhe pak,nuk eshte per keto oune,nje njeri qe perdoret shume keq,pa personalitet,dhe itegritet ,besoj dhe ate shkolle qe ka mbaruar mire thonte njeri, ja ka paguar e shoqja,prandaj i mungon inetlekti dhe lejon te perdoret nga te tjeret,

      Reply to this comment
  2. psy May 19, 11:08

    Kur mendon se PD ka dhe njerez te tille te vjen keq per katandisjen ku gjendet.Po bashkohuni disa e merrni frenat ore djema,ju mbyti nje i semure kronik qe s’ka dreq qe i ben derman,izoloheni.Sa per ate Lulin ju e zbythni po te doni,pasi nuk ka as intelektin e as kapacitetet e mjaftueshme per te qene ne udheheqje.

    Reply to this comment
  3. Shpresa May 19, 11:08

    Bojaxhi eshte i ralle per nga cilesite ne PD, por edhe nga te rallet qe aderon ne nje force politike pavaresisht se kush .
    Intelektual nga mendimi dhe fisnik nga qendrimi. Keqardhje qe ky vend nuk i promovon.

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi May 19, 11:08

    Nuk i duan te mencurit as PD,as PS o ermir? Ju hapin telashe! Pse pak kontribut dha “dita” ne fitoren e ps? E megjithate askush nuk u kujtua t’i afroje pushtet ndonjerit prej stafit te saj!? U emeruan servilet dhe jesmenët qe rrinin tere diten ne oborrin e ps? Sa per pd dihet qe ajo eshte parti e shpellareve? Por kjo qe e mban vehten “rilindase” si mund te na rilindë pa të mencurit???

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi May 19, 11:10

    @@@ Nuk i duan te mencurit as PD,as PS o ermir? Ju hapin telashe! Pse pak kontribut dha “dita” ne fitoren e ps? E megjithate askush nuk u kujtua t’i afroje pushtet ndonjerit prej stafit te saj!? U emeruan servilet dhe jesmenët qe rrinin tere diten ne oborrin e ps? Sa per pd dihet qe ajo eshte parti e shpellareve? Por kjo qe e mban vehten “rilindase” si mund te na rilindë pa të mencurit???

    Reply to this comment
    • elio May 19, 12:03

      bravo Zaimi…dinak goxha…tamam gjarper i Saliut

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi May 19, 12:53

        I nderuar elio? Do të pickoj saliun meqënëse e dashke pa dinakeri. Por nuk mund te jem “dinak” unë qe dal me emer e mbiemér elio!? Dinaket fshihen…? Hap sytë elio, nuk eshtë rozë gjithcka qe shihni !? Nderime!

        Reply to this comment
  6. Vladimir May 19, 11:13

    Pak administratore ka vendi yne te nivelit te Bojaxhi, teksa kemi aq shume nevoje per administratore te mirefillte. Ketij njeriu i duhet besuar nje sektor i rendesishem i puneve te shtetit nga Edi dhe duhet futur ne pune. PD do shume vite te behet, Bojaxhi humb kot kohe me te.

    Reply to this comment
  7. Gjirizi iLalesit May 19, 11:35

    O PELLUMB ZAIMI,Me qe ke ngelur kryetari i kuvendit te komentuesve e thua qe as PS dhe as PD nuk i duan te mençurit dhe ke shume te drejte ,atehere lind pyetja per tere komentuesit e xhixhilese :KE KANE VOTUAR 23 VJET?KY PARLAMENT I WIKILLIKS E PERFAQESON KETE POPULL?KRYETARI I KUVENDIT KUSH ESHTE E I KUJT PARTIJE E SA PERQIND E POPULLIT PERBEN KJO PARTI QE TE KRYESOJE ISTITUCIONIN E POPULLIT O POPULL?Rilindja fillon nga informacioni qe as e kemi patur e as ka sy per QABE ta kemi.

    Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi May 19, 12:38

    Përshëndetje “Gjirizi i Lalëzit”! M’a ke rritur shumë pjacën !? Më ke emëruar “kryetari i kuvendit te komentuesave” gje qe unë nuk e pelqej sepse shoh qe ka më “kapo”e më autoritarë se unë!? Megjithate ju faleminderit per konsideratën! Sa per te tjerat qe thua ne koment jam tëresisht dakord me ju! Pyetja juaj “kë kemi votuar 23 vjet” dua t’i jap këtë përgjigje,- “nuk kemi votuar përfaqesuesit e popullit por përfaqesuesit që n’a kanë servirur kryetarët e partive”!? Dhe meqënese keto 23 vjet kryetaret e partive kanë qënë kryehajdutet,halabakët,pijanecët kryeshpellarëte ku di unë, i bie qe kemi votuar sojin e tyre…!? Nuk mund te zgjidhnin keta njerëz me vese perfaqesues pa vese!?? Edhe per ceshtjen e fundit, kryesimin e kuvendit kini te drejtë? Dua t’ju them se “gjithçka është pazar dhe nuk eshtë demokraci”? Pazari dhe demokracia kanë “gjiun e madh detar te lalëzit që i ndan në mes”! Nderime i dashur “Gjirizi i….”! Pseudonimin e kini gjetur tamam shprehës për atë që gatuhet “për demokracinë ” ne vilat e gjirizit ? Nuk e di nëse ju thashë gjënë e duhur por,thashë atë që ndjej! Ne nuk zgjedhim? Neve na i zgjedhin të tjerët perfaqesuesit tanë? Pra këta përfaqësues nuk janë tanët!??? Bëjnë sikur…?

    Reply to this comment
  9. Mira May 19, 12:44

    bojaxhiu eshte thjesht nje intelektual fisnik, mjer PD qe ka Lul-Mul-Ristan e kthyen shqiperine ne nje han

    Reply to this comment
  10. dani May 19, 13:17

    NUK E PERFYTEROJ DOT NJE PD ME KRYETAR GJERGJ BOJAXHIUN POR DO TE ISHTE NJE QASJE BRILANTE PER VETE DEMOKRACINE SHQIPTARE DHE REFORMIMIN E PD

    Reply to this comment
  11. kujjtimi itali May 19, 13:27

    gjergj bojaxhi eshte nje prson qe ka studiuar ne amerike. dhe kultura e tij nuk mund te barazohet
    me strazimirin,ristanin,noken,bumcin. e shume te tjere. ky zoteria ka studiuar dhe eshte dipllomuar me aftesite etij profesionale, dhe kultura qe ka mare atje nuk mund ta shkelmoje vetem per tu bere servil iB&B-SE.jane ata qe permenda me lart rrobotet e dipllomuar tek
    kristali, dhe ne plepat e durresit.keta jane persona lehtesishte manipulueshem sepse aftesite e tyre deri aty arrijne. e kam ndjekur disa here z bojaxhi dhe me ka pelqyer raxhonamenti i tij. edhe se ne pushtet ishte partia e tij.nje shembull tjeter ishte edhe z- alibeaj edhe se nuk kam ndonje simpati,politikisht ishte nje dru ne duart e berishes por kur vinte momenti per te diskutuar profesionalisht ndryshonte biseda . duke pare rrethanat e bojaxhiut, ku nuk tregon shenja dobesie dhe ulje para padroneve te tij eshte i destinuar te qendroje jasht kesaj kaste,”po nuk ndryshoi mendim” sepse ne partine demokratike eshte e veshtire te zere vend kultura dhe aftesia profesionale. aty tani si dhe 23 vite me pare te gjithe te aftet u perjashtuan,ose u eleminuan,perte mos ndryshuar traditen, ku ne pd dote kete vend vetem per te paaftit dhe ata qe u sherbejne me sy mbyllur rregjimit. fatkeqsisht ekzistojne akoma keta lloj personash dhe kjo histori nuk dote mare fund kurre…. enveri intelektualet e afte i eleminoi, ndersa
    te paaftit i mbajti dhe i perdori per interesat e tij ……………SIC PO BEN EDHE PASARDHSJA E SAJDHE AI VETE PDSALIBERISHA….

    Reply to this comment
  12. MARKO May 19, 13:56

    Dhelpra varet pas boleve te dashit. Basha mbas boleve te Baliut…

    Reply to this comment
  13. shoqe May 19, 14:46

    Si Ju Bojaxhi duam me shume !!!
    Nuk na cudit asnje here debati apo ka apo ska te drejte ky politkan! Virtutet e zotit Bojaxhi si mohon dot njeri!
    Te vjen keq kur gjithmone u referohemi dhe i diskutojme kete figure Kombetare ne baze te partive!
    Zoti Bojaxhi eshte nje figure e guximshme dhe pa complexse,njeri qe lexohet shume shpejt pasi politika e tij shkon e drejt ne plage . Kjo e ben ate, qe te shkeputet nga “demokratet” e tjere!
    mendimi im eshte ky,se sikur te kishim me shume te flisnin si gjergji,do kishim bere shume me shume perpara!!

    Reply to this comment
  14. dorela May 19, 15:07

    Respekte per Z. Bojaxhi. Djale king.

    Reply to this comment
  15. tradita May 19, 15:15

    kushdo ka te drjte te shkoje tek ajo parti qe i pelqen dhe gjen vehten.Te tjerat jane provokime banale dhe propogande boshe.

    Reply to this comment
  16. Tarrasi May 19, 15:16

    Zoterinj komentues kryesisht te majte ne kete forum. Se pari duhet te jemi ne nje mendje se Shqiperia ka nevoje per nje pushtet profesionistesh e nje opozite konkuruese e alternative e pushtetit. Pra te dy krahet politik kane rendesine e tyre te pazevendesueshme ne nje sistem demokratik pluralist.
    Problemi me i madh per shqiperine e shqiptaret pergjate 24 viteve gjoja pluralizem eshte se nuk kemi pasur dy krahe politike por dy grupe interesaxhinjesh qe kur ja u ka dashur interesi personal kane luftuar apo bashkepunuar pa pyetur per parime, vlera e aq me pak per interesin e vendit e njerzve duke e kthyer Shqiperine here kolumbi te europes e her qender te trafiqeve e natyrisht duke i mbajtur shqiptaret me te varfrit e jashte Europes.
    Pra interesi parsor i Shqiperise e shqiptareve eshte qe politika te hyje ne shtratin e vet normal me krahe politike e konkurence permanente per pushtet. Dihet qe konkurenca eshte motorri i zhvillimit ne te tera fushat e jetes e normalisht edhe ne politike ku fatekeqesisht duhet thene se konkurenca shpesh here eshte zevendesuar me marveshje te fshehta e te hapura gjithnje ne dem te Shqiperise e shqipareve duke u pasuar edhe me amnisti ne funksion te krimit por kurr te shtetit e demokracise.
    Deri ketu besoj se shumica e shqiptareve jane te nje mendje me mua. Tani te shkojme me tej. Te tere shqiptaret duhet ta kene te qarte se per sa kohe nuk flitet asnje fjale nga mazhoranca e sotme per ndryshimet kushtetuese te 2008 pluralizmi politik eshte akoma fallsitet e rotacioni politik i 23 Qershorit eshte marveshje.
    Eshte kontestuar me greve urije kjo marveshje nga Ilir Meta e kritikuar publikisht nga Edi Rama kur kane qene ne opozite e tani te tre heshtin pasi e kane arritur ekuilibrin krminal ndermjet grupeve Berisha-Rama-Meta.
    Asgje e mire nuk do te vije nga ky pushtet pasi mbas kater apo tete viteve , meshume apo me pak pak rendesi ka por shqiptaret do sillen si kali ne lame e do te jene aty ku jane sot. Pa buke. Edhe pabuksat kane te drejte te bejne tifosdhek per politiken e pse jo edhe te brohorasin kure ju hedhin ndonje koce qe tepron nga mishi qe ju kane vjedhur dje.
    Tung jo vetem “Rilindasve” por edhe “Demokratikasve” te perdorur e shperdorur pasi edhe Napoli apo Rumania jane jo vetem kandidate por antar te BEse.

    Reply to this comment
  17. IFC May 19, 15:49

    A e dini sa ka marre Bojaxhiu ne KESH?
    A e dini se si ka menaxhuar KESH apo e keni pare se si pret kabllot?
    A e dini se si i bente tenderat e naftes me RIRA per TEC Vlore kur ai nuk punon sot e kesaj dite?
    Me se jeton Bojaxhiu?

    Reply to this comment
    • LORA May 20, 14:45

      Vetem njerzit e limituar,nga logjika,mund t’a marrin per njeri me vlera gj.bojaxhiun.
      Per mua ,ai eshte nje dhjaks dhe hajdut i nivelit te genc rulit.
      Domethene edhe i rrezikshem.
      Qe nuk eshte i nivelit te strazimirit,paloqjes,topalles,,,,etj gangstere te asaj nahijes brekedhjere, nuk do te thote aspak se ka ndonje merite qe e dallon ne zullumin e krimit e kuserimit tetevjecar,,,,qe e pasuroi jashte cdo imagjinate kete bojaxhiun gjergj.
      Pershendetje IFC.

      Reply to this comment
  18. Agimi May 19, 15:53

    Gjergji Bojaxhiu eshte nje qytetar model ,po ashtu si zyrtar I ka kryer detyrat e tij model.Fatkeqesisht qe eshte pjese e kesaj partie qe drejtohet nga nje e klan kriminelash;Muli,Ristani,Kulici,,Strazimiri,Zeni, Argita dhe dyshja 2B.Eshte detyre e qytetareve shqiptare qe te mos lene fatet e tyre ne dore te ketyre njerezve te rrezikshem, por ti hapin rruge fisnikeve si bojaxhiu qe te vijne ne krye te vendit.

    Reply to this comment
  19. bobi May 19, 16:40

    Politika si majtas si djathtas sot meriton vargjet e dikurshme qe i thureshin Qazim Mulletit:
    O Qazim ose Qazim
    Puna jote aferim,
    Gomar ti
    gomar kush t’vuni
    Sot a neser valon druni
    Pershendtje shkruesit dhe gjithe komentuesve

    Reply to this comment
  20. Doktori i terapisë së sumës se saliut May 19, 17:11

    S’qënka as këtu “doktor terapija” alias “terapija”? Dil mor dil o kopil?

    Reply to this comment
  21. Rik Balsha Sr. May 19, 17:38

    GJERGJIT, NIPIT TE ARANIT BOJAXHIUT

    Nuk di ne se arriti ta njohe Aranitin, ate qe me la mbresa te pa shlyera ne femijerine time.
    Ishte i hajme, pak i perkulur, me veshtrimin shkermues, fjale rende. Nuk tundej nga fjalet qe nxirrte nga goja, urdheronte, duhej zbatuar me pike e presje, ndryshe ishe pre e tsunamit human qe te perpinte te gjalle.

    Ishte i drejte Araniti, fale jetes plot peripeci qe kish kaluar ne te ri. Ndryshe nga kushurinjte e tij, bindja nuk ish as zogizmi e aq me pak nolizmi, e me keq akoma enveroxhizmi. Njeri nga ata, zogist i perkushtuar, perfundoi si “Gardist i Zogut” prane Kavaljereve te Maltes, ne Rome, ku nderroi jete i vetmuar, me titullin “Kavaljer i Urdherit te Maltes”.

    Nuk shkembyen as nje fjale, as dy rrjeshta te ndonje letre, asgje, Araniti ish i drejte me te drejten, pa ngjyra e pa simpati, pa sllogane e ithterime ekstremiste, pa pehlivanlleqe e akrobacira trushplarese, ishte thjesht i DREJTE.

    Nuk mburrej dhe as perfitonte nga lidhjet e gjakut me Bojaxhinjte e Prizrenit, as me Nushet e Lushnjes, i pelqente te ishte Aranit Bojaxhiu, ai i drejti, ai i pa kompromis.

    Rregjimi enveroxhist e trajtoi si “jo i yni, jo i rrezikshem”, sepse nuk mund te ndryshonte formimin e tij, bindjen e tij per te qene i drejte.

    Keshtu e njoha Aranitin ne femijerine time, ate kohe te larget qe mbaj thelle ne kujtese.

    Kur degjoj sot te flitet per Gjergjin, te shkolluar ne kampuset e universiteteve newyorkeze, qe ju bashkua serbo-malazezeve si dele e zeze e bojaxhinjve te nderuar, me vjen ne mendje nje pyetje e pa pergjigjte: si do reagonte Araniti po te ish ne jete ?

    Eshte koha ti kthehesh tradites se Bojaxhinjve, te ngulitur aq thelle ne kujtimet e mia te femijerise, te sillesh i drejte edhe mes balerineve ediramiste, se aty dhe vetem aty do te te shihte me shume deshire Aranit Bojaxhiu, gjyshi i yt i forte, i skalitur ne drejtesi.

    Reply to this comment
  22. [email protected] May 19, 18:06

    Ketij njeriu te ndershem i them ; largohu nga hijenat e pd se.
    Ata nuk duan kristiane ,ata duan islamike te semure. Olldashi e pesoj se filloj te fliste me te njejten gjuhe qe flete edhe ti Bojaxhi !
    Largohu ,dhe bashkohu nji partie demokratike sic eshte partia socialiste.
    Shqiperia rregullohet vetem me njerez te tille dhe jo me Bashallare dhe me UDBashe !

    Reply to this comment
    • Denisa March 30, 19:38

      Ik more maskara qe ben ndarje fetare. Dhe sa per fe, njerezit me maskarenj te ketij vendi qe i kane shkaktuar me shume krime kane qene te fese ortodokse. Mendo te gjithe anetaret e byrose politike dhe te gjithe keshilltaret e hoxhes dhe alise. 100% e hajduteve te bordit te bankes ishin po ortodokse.

      Reply to this comment
  23. futja plot May 19, 18:35

    Cfare i keni kto brockulla more komentues se Rilindjes se pjerdhur ? Gjergji eshte goxha djale dhe eshte e vertete se PD e sotme nuk ka asnje lidhje me djem si Gjergji. Nuk ndryshon aspak PS e Rucit,Dokles,Finos….,me ne krye Ramen. Qytetaret e nderuar te ketij vendi duhet te grupohen ne nje alternative tjeter,larg dy partive kryesore qe e kane katandisur vendin tone ne vendin me te varfer dhe te pashprese. Nuk eshte e paket edhe kjo qe po u ben Rama njerezve ne keto 10 muaj,po u vret shpresen. E votuam te na sjelle driten ne fund te tunelit,por po na shet vetem pordhe.

    Reply to this comment
  24. liza May 19, 18:53

    Jam nje qytetare e majte po kjo sdo te thote qe ti shohim njerezit e djathte bardh e zi ,Gjergji eshte nje intelektual i zgjuar ,me nje edukate te rralle dhe te ben ta respektosh deri ne maximum, i uroj suksese ne punen e tij,

    Reply to this comment
  25. alfa May 19, 19:41

    Dakort plotesisht me ”detarin” ! Ik ore bojaxhi nga PD -ja ! Eshte nje bande mafiozesh te
    Vicidolit per te mbrojtur bajraktarin ! ”Gojet e liga ” thone se vicidolasi ka 300 vete qe
    rrine ne shtepi dhe paguhen vetem per t’ju pergjigjur ”bilbilit” te bajraktarit dhe jane
    gati te bejne rolin e kamikazeve per ”bacen” ! Por pyetja behen sa kohe do te kundervi-
    hen shtetit per te mbrojtur ”bacen” ?!

    Reply to this comment
  26. populli May 19, 20:27

    na ben krenare qe dhe bojaxhi eshte shqiptar

    Reply to this comment
  27. roja parkingut May 19, 21:59

    Nuk e gjykoj z Bojaxhi nga aftesite individuale sepse ka goxha bagazh…por te pakten nga ana morale te flasi cik per ato 400 mije € qe i mori vjet si shoqata alpinisteve nga qeveria Berisha federate me 5 veta qe prishka 400 mij € e tani na treg moralin ne rreg eshte ai menaxher te petrolofera

    Reply to this comment
  28. ggg May 19, 21:59

    Po te kishte qene ky ne krye te bashkise do kishte punuar me shume sepse ka integritet.

    Reply to this comment
  29. apolon May 19, 22:02

    Kur PD vertet te clirohet nga Berisha dhe grupi i tij, Bojaxhi so te jete ne krye per ti dhene Shqiperise nje Parti te vertete demokratike.

    Reply to this comment
  30. Majlindi May 20, 14:16

    MAJLINDI
    Superlativat per Bojaxhiun nuk thone gjithnje realen. IFC me lart ka te drejte. Une kam punuar ne Kesh me te. Njeri qe nuk te shihte ne sy, qe i kishte qejf parate rushfete. Ta futete pas shpine. Kete e dine jo vetem ne qe punuam ne KESH, por dhe ne Ministrine e Ekonomise ku njeres te PS i fshiu nga keto institucione.

    Reply to this comment
  31. info analitike March 30, 19:47

    Do te jete akoma me e bukur nese nje Bojaxhi do t’i nxjerre bojen nje “piktori bojaxhi”.

    Reply to this comment
  32. Jorgji Davidi May 19, 06:38

    Njerez e politikane te matur, si Bojaxhiu jane te rralle- nga te gjitha anet e politikes. Keta duhen respektuar e te mbeshteten per te qene ne drejtim te puneve…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*