SHËNIM: “Kur nuk ke turp, bëj ç`të duash!”

October 22, 2014 07:12

SHËNIM: “Kur nuk ke turp, bëj ç`të duash!”

“Ata marrin një fakt ose një gjysmë të vërtetë dhe me një fije të hollë endin një botë të tërë fantazie me qëllim që të mbulojnë dështimet e veta, të përligjin veprimet e tyre, dhe të qortojnë rëndë armiqtë e tyre, d.m.th. cilindon që nuk u përket atyre”.

Ç`na sjell ndërmend kjo frazë këto ditë? Ç`përkufizon ajo? Ç`ndjesi na lë? Padyshim, sjelljen e serbëve ndaj nesh; sigurisht, si shtet e si komb, e jo si ekip futbolli. Fraza i përket Dayrell Oakley – Hill, një oficeri britanik, që në kujtimet e tij rrëfen gjerë e gjatë për Shqipërinë ku kaloi një pjesë të jetës e karrierës. Ajo i dedikohet regjimit të sapoinstaluar komunist të pas-`44, që anglezi në fjalë e pa dhe e preku nga afër duke qenë pjesë e stafit të UNRRA-s. Por siç po duket këto ditë, serbët nuk e kanë për gjë për ta shpikur që nga hiçi i kulluar një realitet të caktuar, pa u merakosur shumë për një fakt ose gjysmë të vërtete. Dhe të mendosh që kjo, përbën boshtin (a)moral të tyre të ekzistencës. Ja ç`shkruan një shqiptar i Kosovës në kujtimet e tij për sjelljen e serbëve gjatë fillimeve të regjimit të Titos: “Një mini-hidrocentral që e kishin ndërtuar për të prodhuar energji elektrike për nevojat e shkollës dhe për banesën e tyre si mësues, dhe që ishte inovacion i tyre, ua veshën se shërbente si mjet kontakti, si telefon për t`u lidhur me lëvizjen balliste në emigracion”.

Kjo të kujton atë uturakun poshtë krevatit ku dergjej vjehrra e sëmurë e Rënesë tek ‘Alo Alo’, që shërbente dhe si radio marrëse-dhënëse për komunikim me aleatët. Por nuk është film me fiction humori: është realitet. Realitet që nuk ka të bëjë me fantazinë, por me moralin! Fantazia u konsumua tek shakaja e hidhur e dronit; ndërsa ajo që po konsumohet nga politika serbe këto ditë, ka të bëjë me ‘(pa)turpin’, e aktualizuar në thënien profetike: “Kur nuk ke turp, bëj ç`të duash!”/E.H

October 22, 2014 07:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*