Kur papërsosmëria degjeneron në legenizëm!

Ermir Hoxha May 16, 2014 11:01

Kur papërsosmëria degjeneron në legenizëm!

Për shkak të kalamendjeve të shumta politike sa në një krah në krahun tjetër, Preç Zogajt i është dashur sforcim i madh për të perfeksionuar sofizmin në qëndrimet e veta publike. Njeriu nuk duhet të ketë qëndrime të verbërta. Nëse vërtet udhëhiqet nga parime të larta, krejt humane dhe në principe që bazohen në të drejtën e drejtësinë, ndryshimet e qëndrimeve jo vetëm që janë të përligjura, por dhe të virtytshme.

Por Zogaj nuk po i përket kësaj kategorie, ndonëse nuk mund ta akuzohet se për interesa të ngushta e ndryshon “seksin” politik. Por ndoshta naive. Si në rastin e një qasjeje të fundit, kur i ka atribuuar Bashës një qëndrim a deklaratë, sipas së cilës ai i ka uruar Ramës sukses në qeverisje në fillimet e saj(!!!).  Këtu ka aq gjëra të shëmtuara sa të mirat mbahen mend e fiksohen, por nuk e di të ketë fiksuar kush në kaq muaj një urim opozitar të tillë karshi qeverisë, përveç Presidentit Nishani në disa raste.

Përkundrazi, ajo që dhemb tek opozita e sotme, është jo vetëm fakti se ka nisur akuzat dhe betejat anti-mazhorancë duke qenë ende në qeveri (tre muajt e verës), porse nuk ka patur asnjë diferencë në frymë politikëbërje vulgare mes Berishës si relike e dalëboje dhe Bashës, medemek i ri, i freskët  dhe modern! Njeriu si qenie e parpërsosur as punët e veprat nuk ka mundësi t`i ketë të përsosura.  Dhe kjo qeveri ka përplot gabime në trajtë papërsosmërish për t`iu adresuar kritika. Por kjo që po ndodh me opozitën dhe mbështetësit publik të saj me staturë mediatike, është më tepër se papërsosmëri njerëzore: është legenizëm i pastër!

Sepse, edhe për rastin konkret, avionin e Divjakës, askush prej tyre nuk ka artikuluar asnjë gërmë të vetme për Lazaratin në kaq vite. Nëse kanë qenë e janë dashamirës të Shqipërisë, duhet të kishin ngritur zërin më herët për demonin drogë tek ne. Ndryshe duan Berishën, Bashën,  por jo Shqipërinë!

Ermir Hoxha May 16, 2014 11:01
Komento

32 Komente

  1. trikoleshi May 16, 11:12

    Presh Zogen e ndjek ne ç’do sekonte,minute,ore,dite ,muaj,vite frika se fotokopjet e shumfishuara nga kryekrimit Berishe per te,si agjente i ish sig.te shtetit e sot si bashkeputor i ….mos hidhen si padashje ne toke e i del boja e dale tashme!

    Reply to this comment
  2. Shkëmbi i Kavajës May 16, 11:13

    Ky ish sigurims i diktaturës është supervemia e politikës shqiptare. Këtë mund ta quash njeriu pa bosht, pa kollonë vertebrale.

    Reply to this comment
  3. Erion May 16, 11:15

    te them te drejten, keni qene goxha te bute ne etiketimet qe i keni bere. politika eshte investim dhe cdo njeri kerkon qe investimi te japi fryte por ky njeri nuk ka me pike cipe. qendroi disa vjet ne krah te te majtes dhe menduam se me te vertete i kishte ardhur ne maje te hundes me berishizmin. po ne fakt tere problemin e paska patur me listat e deputeteve ne 2009. te tjere aleate te rames jane ne te njejten gjendje me kete po nuk kane ulur veten ne nivelin e ketij. keshtu qe nuk di ku ta justifikoj kete njeri. po me mire qe vajti atu ku eshte, duke shpresuar se pas 6 muajsh nuk do filloje te beje moral antibashe.

    Reply to this comment
  4. Rapua i varfer May 16, 11:16

    Krye legeni i legeneve eshte Presh Zogu! Ky ka deklaruar vete qe ka qene spiun,eshte spiun,keshtu qe ketij legeni si ben pershtypje se cfare thote,me cilin vete,cfare ha,cfare ben,cfare shkruan,cfare llomotit….Po te mos kishte kesisoj legenash nuk do ti dilte boja plotesishte Berishizmit!

    Reply to this comment
  5. Bentirona May 16, 11:37

    O zogaj o kelysh i vrasesit berisha, A ke fytyre ti dalesh perpara familjes NIKAJ se u bere ti sebep qe ja cove djalin ne TIRANE me 21 janar te protestonte kunder berishjaneve, Je i pafytyre

    Reply to this comment
  6. xh May 16, 11:40

    Me vjen vertete keq se si njerez me nje sjellje per tu respektuar ne fillimet e me pas te demokracise,degradojne ne njerez jo vetem te parespektueshem e pa personalitet,e kjo per aresye meskine e te paprincipta.Vleresoj shkrimin e mesiperm e nderkohe duhet theksuar se te tille njerez gjallojne shume.E keqja e ketyre njerezve eshte se nen petkun e analistit politik,perpiqen te c’orjentojne padrejtesisht opinionin qe dhe pa ta ndihet teper i c’orientuar ne keto 23 vite.Do ti cilesoja figurativisht si nje ndryshk qe i ngjitet e i shtohet metalit e perpiqet ta kalbe plotesisht ate.
    Nderkohe keta “analiste”nuk kuptojne se masa me e madhe e atyre qe i degjojne,ne moment e gerryejn kete ndryshk,duke pastruar ne masen me te madhe demin qe ata mund te sjellin.
    Keta jane njerez te destinuar t’i ngjiten medjave,pasi koha po tregon qe pune tjeter nuk dine te bejne.

    Reply to this comment
  7. anom May 16, 11:40

    Nje fenomen i cuditshem po ndodh ne Shqiperi – jane nje lukuni e tipit Zogaj, Cili, A. Hoxha (spiuni), Fevziu etc…. qe sa me te urryer e te pafytyre behen per publikun e gjere aq me “terheqes” behen per panelet televizive, gjoja-debatet publike apo “opinionet” “analistike te medias se shrkuar apo vizive. Dhe kupthet fort mire perse keta maskarenj te pacipe i sheh tek media t e Bishes. Ajo qe skuptoj eshte hapesira qe ju jepet ketyre ndyresirave ne mediat e tjera dhe ne perhapjene brockullave te tyre pastaj ne opinion e gjere e ne median sociale “online”.
    P.sh. une e quaj po aq te turpshme per kedo tjeter qe ulet perkrahe ose perballe ketyre figurave te diskretituara ne gjoja-debatet e shpifura dhe idioteske te krijuara tash 20 vjet
    – gjate epokes Nano-Meta-Berisha – dhe ne djerrinen e madhe dhe dembellekun intelektual te Tiranes.
    Nje sugjerim – sa me pak te shihen ne median normale apo ate prane maxhorances dhe sa me pak flitet per ta aq me mire u behet gjithe shqiptareve. Pervec ri-pertypjes se merzitshme te jashteqitjes se padronit te rradhes keta persona nuk kane asgje tjeter per ti ofruar publikut – Lerini keta firaune te felliqur e te tredhur ne mizerjen e mediokritetin e tyre (dhe me pasurite qe kane vene duke perdorur pikerisht dembelizmin tone (psiqik) te perbashket)

    Reply to this comment
  8. klani_nates May 16, 11:42

    lexoni pak artikullin me poshte se cfare shkruan per Shqiperine:

    http://www.knninfo.com/?page=1%2C2%2C96455

    jepni mendimin tuaj nese i pershtatet realitetit tone ose jo

    Reply to this comment
    • info analitike May 16, 12:22

      Artikulli ka pershkruar ekzaktesisht situaten ne Shqiperi.

      Reply to this comment
    • feniks May 16, 19:13

      Te kete TURP kjo gazete e nderuar,qe shan Shqiperine ,qe
      – Sali Berisha e FUTI NE NATO,
      -I LIBERALIZOI VIZAT,
      -SHPERTHEU GERDECIN,
      -PUSHKATOI PA GJYQ 4 PROTESTUES ME DUAR NE XHEPA NE BULEVARD,
      -SHITI DETIN GREQISE,
      -KRIJOI ….LAZARATIN DIXHITAL,
      -VODHI ZGJEDHJET sa here ka dashur,
      -bleu 2 Presidente Republike me leke
      -,bleu Deputete,kryetare partie,
      -DOGJI ME BENZINE TE PERNDJEKURIT POLITIKE,
      -Grabiti 90% te PASURIVE te shqiptareve ne firmat PIRAMIDALE ,
      -GRABITI ARMATIMIN DHE MUNICIONET E USHTRISE ,
      -FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE etj

      Reply to this comment
  9. visi May 16, 11:47

    hahahahahaha……………….vk preci ka hall te fitoj nai gjo ju i bini ne qaf

    Reply to this comment
  10. Mondi May 16, 11:56

    PREC ZOGAJ
    NJE I PA PUNE , QE PAGUHET PER TE SHARE DHE SHPIFUR PER QEVERINE ,. KJP ESHTE PUNE E KETIJ KAMELEONI POLITIK.
    NJE NJERI NI SHPIFUR DHE I PESHTIRE , I CILI DHE KUR FLET I DALIN JARGET NGA GOJA.
    KY NJERI ESHTE MISHERIM I PLOTE I ASAJ FJALE ( mos te na e marin grate per te keq ) QE THUHET KAQ VLERE KA KY NJERI QE I BEN FRESK SALI RAM BERISHES I CILI 6 MUAJ CDO VIT U MBYLLTE NE KULLE DHE NUSH SHIKOTE NJERI ME SY. ATIJ VUCIDOLIT QE KA BERE GJYSMEN E JETES , VETEM 6 MUAJT E VERES, PRANDAJ ESHTE GJYSMAK DHE SHKRERROI KETE VEND>

    Reply to this comment
  11. shqiptari May 16, 12:04

    ky eshte nje teroriste dhe antishqiptare sa nuk ke ku e gjen ne sojin e tije na vrau me 21 janare bertiste e uleriste dilni ne protest dhe ne funde iku te shpetoi koken dhe tani mbroni vrasesite e 21 janarite ja ky eshte antishqiptari i vertete dhe te gjithe keshtu jane nen udheheqjene e sebogreqise keta qe bene karjere me vrasjene dhe fukarallikun tn

    Reply to this comment
  12. Pipi May 16, 12:24

    Lezhjano-mirditori Prec Zogaj eshte simboli e qenerise politike shqiptare. Ne vend qe t’i zhdukej nga syte opinionit publik shqiptar si spiun aktiv i diktatures, ka sy e faqe te dale ne ekranet televizive per t’u dhene mend te tjereve. Ky eshte kulmi i hipokrizise njerezore qe mbart me vete ngarkesen morale te se kaluares dhe sforcohet me te gjitha menyrat per t’u bere protagonist per te zbutur sado pak bemat e dikurshme.

    Reply to this comment
  13. mergimtari fv May 16, 12:26

    Hajduti kur bie keq vjedh dhe shtepine e tij , imorali ( i pa turpi ) nuk e ka per gje te shkele dhe mbi gjakun e tij , spiuni i ben te gjitha poshtersite e kesaj bote pa u skuqur cipa , Pras Zogun futeni ku te doni por nuk eshte naiv si mund te hamendesohet por vazhdon misionin e tij te paracaktuar qe para 40 vjetesh , keta tipa parazitesh nuk jane ne gjendje te punojne ndershmerisht ne radhe te pare per vehten e tyre , familjen e shoqerine .

    Reply to this comment
  14. pro dhe kunder May 16, 12:28

    -..shume i dobet dje ne gjykim.

    Reply to this comment
  15. Gramshi May 16, 12:34

    Mesa duket Preçi ka thene gjera mbreme qe i kane djegur dikujt. Por edhe nqs eshte ashtu ju e dini qe mbreme nje te vertete tha. Per pjesen tjeter, ne vitet me te veshtira ne opozite, edhe sikur te kete qene spiun i Berishes, ka dhene aq kontribut, qe Rama vete te vije ne pushtet. Si Preçi ka shume pak te tjere ne kete drejtim, dhe nuk e meriton te sulmohet ne kete forme. Eshte shenje kapitullimi te gjesh nga gjithe kjo bote Preçin per te sulmuar ne kete forme.

    Reply to this comment
  16. Fakt May 16, 13:42

    ÇIFTELIA
    Pseudonimi i zotit Preç Zogaj kur ishte bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit.
    Nje nga elementet qe tregon se sa i pa karakter eshte zoti Zogaj, eshte se kur jepte raportet, ne objekt te tyre ishte edhe gruaja e dajes se vet, qe e mbante ne shtepi dhe e ushqente. Ajo qepte ndonje gje te vogel privatisht, ne shtepi, dhe ky e tregonte.

    Reply to this comment
  17. shqiptar May 16, 14:02

    Te gjithe ziliqaret shkruajne per Zogajn.Komentatoret e tjere as qe I afrohen Precit.kur I bente fresk Edit ,ju vinte rehat.Tani dihet :fajin e ka Berisha per cdo gje.

    Reply to this comment
  18. Manoli qe e nx...ri May 16, 14:45

    LERENI REHAT percin.E shkruajta me germa te vogla per arsye se eshte i vogel ky majmun i pa moral,i pafe…..qe qelb e vjen vecse era perc,mor u pjedhsh,njri provincial,spiun,majmun,sapun.

    Reply to this comment
  19. Ladi May 16, 17:39

    Preci e ka pranuar vete qe ka ken spiun, te jesh spiun, komunist, Sekretar PPSH dhe te jesh me te majten esht normale, sepse brenda origjines dhe nuk paragjykohesh. Po te jesh Komunist Spiun dhe ish Sekretar I PPSH dhe te udheheqesh te Djathten, kjo eshte krim dhe poshtersi. Pse duhet njerzit te votojn Precin, Tan Hoxhen(Spiunin), K.Islamin, S.Berishen, Topallin etj per te Djatht kur keto persona para viteve 90 ishin dora e Djatht e Enver Hoxhes. Ishin dhe jane keto maskarenj qe Shqiperia eshte ketu ku esht.

    Reply to this comment
  20. ivani imadh May 16, 18:07

    Preci seshte as analist as shkrimtar po thjesht nje zagar i Sales qe kur i hedh ndonje koske Sala leh per te sic po ben keto kohet e fundit A.Bushati qe na eshte bere nje mender A.Hoxha i dyte .Keta lloj gazetaresh e kane mare peng medien qe eshte zhytur me shume ne korupsion se politika.Bushati ky armik i betuar i Berishes na u be demokrat i flaket dhe yzmeqari i Sander mafishes te klanit te cilit ne nje emision i tha Bushatit qe do behesh konia ime nje dite.

    Reply to this comment
  21. inf May 16, 18:25

    preçi qysh kur ke dale nga kopeja e parlamentit je bo si Lymi Tutit

    Reply to this comment
  22. mustafa May 16, 22:16

    Kur jane me Ramen e i sherbejne, jane te mire. Kur ky i largon (jo vetem Precin por edhe Gjinushin, Milon e Ngjelen) keta jane burra te ligj,legena,spiune e ku di une. Deri ne momentin kur Meta ishte me Doktorin keta “ushtare” te Rames u mbajten afer. Me pas kur doli partneri strategjik te cilin Rama e kish derguar ne “bacen e doktorit” per te vjedhur, ushtaret e vjeter u perzune se “hanin shume”. Pastaj doli grupi armiqesor ne Byro. Jeni bere si 55 e Fariut,po ne krahun tj. E late namin topa topa. Lereni Precin se pershesh po ha.

    Reply to this comment
  23. Prec Zogaj, Keqardhje per ju... May 17, 03:32

    Prec Zogaj
    eshte nje simbol i shfaqur ne liri, te asaj cfare ka ndodhur nen diktature me individin.

    Vete Zogaj, nxitoi te “zhvishte” veten ne syrin tone, gje qe ne te tjeret ende s’e kemi bere.
    Vete Zogaj na u rrefye neve, ne mungese te Zotit mes nesh, duke na konsideruar neve te mundshem per ta degjuar e besuar ne nevojen e tij per tu lehtesuar.
    Dhe foli. Vetem ai e di perse vendosi te rrefehej dhe ne cfare mase u tregua i vertete ne rrefimin e tij.
    Pati qe e degjuan, e kuptuan, e falen, por edhe qe e pertallen, e fyen, me pas e vleresuan e serish e serish…lehtesim, rendim, vuajtje e hershme…

    Ne sikur harrojme qe ka qene diktature, dhe ia shtojme brengen e tij me veten.
    Po, eshte e vertete, vete Preci na e ben te veshtire, ndonjehere te pamundur ta nderojme gjestin e tij. Jo per ate qe ndodhi nen dhune, por per lehtesine e levizjeve te tij nen ate liri qe kemi, sado e gjymtuar eshte.
    Mbase do duhej te kishte nje vije me te qarte ndarjeje te Precit dikur nga Preci sot.
    Mbase do duhej t’ja privonte vetes ca liri qe zakonisht i gezon dikush qe s’e ka pasur kete fat si te tijin…
    Mbase…

    Por Prec Zogaj i veshtron nga lart nje kategori te tere njerezish qe jane zvarritur ne jeten e tyre, pa bere asgje! Prec Zogajt ka te drejte t’i vij keq per fatin e tij, por ca me shume ai mund te keqardhet per ca fatmirosh te te gjithe regjimeve qe iu gezuan vetem te mirave…
    Berja me dosje e tij, ishte dhune, nje dhune qe nuk pushoi kurre, tere jetes se tij, edhe nen kete gjoja-demokraci nuk ia ndan akuzimin, ndonjehere me keq edhe se nen diktature, madje edhe njerez qe ishin fatmirosh te asaj kohe, apo perfitues te mepas saj, qe u bene me pushtet apo me gazeta ne sherbim te pushteteve gjoja demokratike…
    Prec Zogaj duke vuajtur prej pacipesise se pushteteve, nuk pushoi se munduari edhe me tej veten e vete, duke thene cfare mendonte, edhe duke gabuar, ndonjehere aq keq sa i ka lebe pa goje edhe ata qe ia marrin vesh plgen dikur, por s’do donin ta shihnin me pas nen kembet e atyre qe vetem me dinjitetetin njerezor nuk kane pune…
    Prec Zogaj eshte ai qe mendon vete se eshte bere ne tere kete jete te ngarkuar me jete.

    Reply to this comment
  24. Sokol May 17, 13:54

    “Legenizëm” është një term pexhorativ, i nderuar Hoxha, që mund t’i shkonte për shtat një personi/fenomeni të papërgjegjshëm, pa bosht në veprimet e tij, që në mëngjes thotë ‘po’ e s’e ka për gjë të thotë ‘jo’ në darkë! Mund t’i shkojë për shtat shumë mirë, ky term, një njeriu vanitoz, një gagareli bosh, që s’arrin të kuptojë atë që ndodh e, megjithatë, ka kurajën të flasë/shkruajë e të arsyetojë sikur realizon e parasheh gjithçka. Kemi boll ‘yrnekë’ të tillë, nëpër studiot televizive e faqet e gazetave, siç është edhe ky publicist i pamerituar nga Zogaj! Por mendoj se duhet me u marrë jo me ‘shërbëtorët’, por me ata që kanë zënë kryet e vendit e po abuzojnë më gjithçka!
    E di se nuk është fare me vend që të drejtohem ‘incognito’, siç po veproj unë (do duhej të merrja penën e të shkruaja!), por kam disa arsye që më pengojnë dhe më revolton ky make’up që i bëni realitetit, duke u marrë me nuanca të tilla! Mendoj se kjo shpërngulje nga kryesorja, i vlen drejtpërsëdrejti antishqiptarit Sali Berisha! Një vrasësi (21 janari), grabitqari gjakatar (Gërdeci) e antishqipari të mirëfilltë (marrëveshja me Greqinë për zonat detare), i duhej treguar vendi me ligj e shqiptari! Por jetojmë, me sa duket, një kohë të keqe, ku e vërteta është… arratisur me bishat e askush s’ka forcë të vërë gishtin mbi plagë e kur dikush s’të lë ta gjesh e ta deklarosh të vërtetën e thjeshtë…! Sokol

    Reply to this comment
  25. gimcja May 17, 15:04

    nje njeri ipeshtire servil dhe dallaveraxhi na del perdite ne tv klan dhe ta shpif me argumentat idiote si palaco cirku zatem dava maloku me emrin e gruas klasike drane

    Reply to this comment
    • Tradita May 18, 04:07

      Ju jeni fare te verber,Ju nuk mund te mohoni se Sali Berisha ju la pa pushtet per 13vite dhe keni shume frike se ua merr perseri.Prandaj nje lakuni gajasme analistesh qe disa padrone ju perdorin per buken e gojes perte share dhe sulmuar kedo qe eshet me Pd os me te verteten. Pse ju djeg kaq shum efjala e Precit.

      Reply to this comment
  26. denis May 18, 06:48

    Ky njeri ilustron faktin se deri ku arrin felliqesia njerezore.I felliqur ,spiun,hipokrit,servil,intrigant,i maskuar, pa nder,i pabese,i padinjitet,shkurt nje pacavure njerezore.Ne boten njerezore keta jane kategoria e KRIMBAVE.Ia kalon Uriahipit te Dikensit.

    Reply to this comment
  27. turi May 18, 13:51

    Po nuk ka faje preci o njerez. Shqiptaret duhet te kuptoin qe po te mori tv e UDB ne dore te pi trurin dhe te shtylle si limon dhe te hedhe ne plera pasaj. Nuk e shikoni ju kush e ka futur ne kthetra precin,lubonjen etj etj. Se artan hoxha dhe henri cili jan nevojtoret e politikanve shqiptare. Per keta llojte e artanit dhe cilit nuk lodhet fare UDB. Poshtersia e pseudo nalistve a pseudo gazetarve si mond tja themi eshte spiuni nr 1 i UDB ne tirane blendi fevziu faqeziu. Kurse plerat jane artan hoxha. Frok cupi dhe kompania vkvk. Sa te jete klani ne kembe aq here do prodhohen plera dhe riciklohen dhe do hidhen prape ne treg. Vrere ju befshin leket e shqiptarve blendit plera llozhura mbeturin lepirsi fevziu deri tani,se me vone se dim si do ta nderoi.

    Reply to this comment
  28. turi May 18, 13:59

    Tv klani me fevzon dhe sandrin po fusin ne tave bushatin,jo po e fusin po e kan futur dhe po e shfrytezojne njesoi si shfrytezohet 1 adoleshent. Po bushati prape spo e kupton qe ata e kan fute ne tave dhe vazhdon e mban hison. Do abandonuar tv klan abc. Se jan ne sherbim te agjenturave te huaja. Kush ka interes te ulen deri ne piken e fundit te figurave dhe heronjve tane komtare,pervecse agjentura e huaj,se te themi PD,nuk eshte e vertet se nuk i prish pune PD skenderbeu. Prandaj njerzit duhet te zgjoheni dhe ti abandonoin keto media te shemtuara. Dhe kush a kujt i jepet muancia per me shume le te bej dhe me shum per te miren e SHQIPERISE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*