SHËNIM: Kush është më rëndë, Rendi apo PD-ja?!

January 9, 2014 11:00

SHËNIM: Kush është më rëndë, Rendi apo PD-ja?!

Nuk ka asnjë mëdyshje se situata e Rendit është katastrofike. Por është e tillë në raport me pritshmëritë që kishin njerëzit, se fill pas ndërrimit të qeverisjes, do pllakoste paqja. Dhe është rasti për ta huazuar atë shprehjen skënderbejane me lirinë e sjellur jo prej tij, por të gjendur mes bashkëatdhetarësh, në rastin kur duhet thënë se në këtë gjendje, Rendin nuk e kanë sjellë këta që kanë ardhur, por e gjetën tek këta që kanë ikur.  Eshtë e vërtetë që ministri Tahiri ka bërë kritizierin e pakursyer ndaj PD-së për situatën e rëndë të Rendit kur ishte në opozitë, por e ka bërë mbas vitesh qeverisje të të djathtëve, pasi tek Rendi pikëtakohen sukseset ose dështimet e të gjithë sektorëve të tjerë të një qeverisjeje.

PD-ja ka të drejtën e oponencës për çështjet e Rendit, por duhet të pranojë se e ka lënë me tregues të frikshëm, n`daç krimi, të të gjitha kategorive, e n`daç në situatën rrugore. Ata njerëz që po vrasin, po grabisin, po vënë tritol, nuk u kriminalizuan  për tre muaj, por janë produkt i një situate sociale që është gatuar keq prej vitesh, ku përfshihet rrënimi i sistemit të drejtësisë, rrënimi i sistemit arsimor, papunësia e gjendja e rëndë ekonomike.

Edhe ata që bëjnë aksidente, nuk është se shtuan shpejtësinë, hoqën rripin e sigurimit  e filluan të shkelin rregullat sapo erdhi PS-ja në pushtet e u bë Sajmir Tahiri ministër Rendi; edhe ata janë produkte të një sistemi qeverisjeje, që jo vetëm nuk i dha fund rrumpallhanes, por e yshti akoma më tepër në sjelljen tonë sociale.  Nuk është rasti për t`i bërë fresk mazhorancës; asaj i duhet ndenjur me “thupër” te koka për ç`ka thotë e bën, por duhet pranuar se ka një mision jo të lehtë nëse vërtet ka vënë bast për t`i ndryshuar gjërat: fillimsht duhet të ngrejë “digat” për të ndalur të keqen që prej 23 vjetësh  derdhet e hapërdahet si llavë vullkanike duke përzhitur gjithçka. E.Hoxha

 

 

 

 

January 9, 2014 11:00
Komento

11 Komente

  1. Horri i Bulevardit January 9, 12:46

    Rendi, siguria, krimi e shume gjera te tjera.
    Nje llogjike, qe te gjithe e njohin, eshte se te ndertosh, nje ndertese ndoshta duhen nje vit a me teper kohe, por qe ta shkaterrosh ate ndertese, nuk do te duhej me teper se disa ore.
    Tani imagjinoheni tete vjet shkaterrim, sa gjera ka shkaterruar Saliu.
    Dikur sic thonin te vjetrit, tregtaret qe ishin tek pazari i vjeter ne Tirane, kur vinte koha e shkuerjes ne xhami, si mbyllnin fare dyqanet dhe su ndodhte ndonje vjedhje.
    Erdhi koa komuniste dhe ky rregull u thye, se shqiptari per te bere nje minder, skishte ku ta gjente derrasen, per vecse ta “vidhte”, atje ku punonte, por perseri, situata nuk shkoi der ne shkaterrim te plote te ndergjegjes, edhe ne komunizem, erdhi koha qe tabelat e sendeve te gjetura, te mbusheshin me sende, qe qytetaret, i dorezonin ne polici.
    Ne vitin 90-te, me kujtohet nje plake qe u godit nga nje i paftyre me nje tulle ne koke, per ti marre parate dhe besoj se te gjithe e dinim, qe nje person, sidomos gjyshe, sa para mund te kete me vehte, kur shkonte te blinte nje liter qumesht dhe kesaj gjyshe, grabitesi i vodhi 30 leke te vjetra.
    Vitet kaluan, demokracia e perzjere me sojin berishian, arriti te beje edhe pjesen tjeter te shoqerise me vetjake, me interesaxhije per vehte dhe sot jemi ne momentin, kur sejcili, mendon per vehte, kur dikush kush sheh dicka te paligjshme, mbyll syte dhe veshet dhe mbasi mermerit dhe shan krimin, ka frike te flase, por ka frike edhe avokati, si rasti Dajti, por ka frike edhe gjyqtari!, kane frike te gjithe, se Berisha me berishianet, sollen ne Shqiperi, sundimin e krimit, qe mbrohet nga shteti.
    U shkaterrua sistemi i ndergjegjes njerzore, qe ne si popull, e kemi ruajtur ne cdo kohe, por krimi i dirigjuar nga nje kryekriminel, mposht jo vetem shtetin, por mposht, cdo ndrgjegje njerzore.
    Prandaj Berisha dhe pjellat berishiane, jane te trembur, nga forcimi i ligjit, se forcimi i ligjit, shume shpejt do ti haje koken, dirigjuesve te vertete te krimit.

    Reply to this comment
  2. Ilir January 9, 12:58

    SE ESHTE RENDE PD-JA NUK KA NDONJE HUMBJE DIREKTE QYTETARI SHQIPTAR, SIDOMOS AFATSHKURTER, SEPSE HUMBJE AFATGJATE MUND TE KETE.

    POR, SE ESHTE KEQ RENDI QYTETARI E NDJEN PESHEN, E ASPAK MINISTRAT E DEPUTETET, ATYRE NDOSHTA U RRITEN TE ARDHURAT NESE NUK KA REND E QETESI.

    Reply to this comment
  3. jimi January 9, 14:25

    Megjithate me fale qe po te referoem ne emer Saimir fole me pake e vepro me shum

    Reply to this comment
  4. Bilal camurri January 9, 15:02

    Krimin e nxiti Sali Berisha qe ne fillim te cthurjes se komunizmit,kur i bente thirrje popullit te shkaterronte fabrikat,te digjte magazinat,te priste plantacionet dhe te rrembente bagetite se ishin te gjitha komuniste dhe te conin shqiperine ne nivel 0 se do vijne vaporrat nga amerika me planin marshall dhe cekun e bardhe.Vete u ruajt me antiplumb,por ama popullit i hapi depot qe te vriten me njeri tjetrin e te qeveriste Saliu me familjen e tij.Ministri Tahiri e filloi mire me qerimin direkt te kriminelit ne kenete,te vazhdoje me qerimin e krimineleve te saliut nga ish stafi i gardes se shkelzenit,te vare ca neper shtylla me gjithe dinamit c4 dhe ti heqe eskorten saliut se ate qe mbolli do te korri.

    Reply to this comment
  5. Mark uk January 9, 16:12

    Po gjeje na mbush mendjen me argumenta se kur eshte thene kjo fjal nga Berisha.Apo e quan gabim se u vu ne ball te studentve per te permbysur koleren komuniste.Kto gjera jan folur nga ish sekretart e partive te fshatit me arsim fillor.

    Reply to this comment
    • ardian January 9, 19:26

      ore mark.uk car ke thihur me hunde dhe me bythe ane neper urat dhe wc-te e UK haloperidol para se ke shkruar ketu or fakale serbije,kur studentet protestonin serbo-malazezi yt apo sekretari i ppsh-se sali rom berisha i veshur me pardesy bezhe apo gri nuk me kujtohet mire po pardesy tipike komuniste bridhte neper bulevard me fiat 131 te komietit te partise,ore plere serbije prandaj kur komenton nese te kan ngel 2 gram tru aktivizoi per gjo tjeter,se nuk ke aq njohuri ti per kombin tone ore made in serbia..

      Reply to this comment
  6. Gafur January 9, 16:40

    Maxhoranca e socme duhet te kete kujdes se nuk ja hedh dot opozites mbasi opozita(PD ja) dje kur ishte ne pushtet i ka bere vet te gjitha marifetet politike(sigurisht marifetet negative).!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!~!~!~!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. DRITA CILI January 9, 17:13

    Kush te tha ty Mark uk se Berisha u vu ne balle te studenteve ,ate e cuan te studentet per t’i qetesuar , por e rrembeu meriten e permbysjes se sistemit . ai shkaterroi Shqiperine ne emer te luftes kunder komunizmit,por keto do t’i tregoje historia me vone per brezat qe do te vijne.

    Reply to this comment
  8. Mark uk January 9, 21:09

    Drita Cili: Nuk me tha njeri,po isha aty dhe kemi pare e hequr terrorin nga demonet e kuq.Mendoj se je keq informuar keq nga ish sigurimsat,e ndoshta nga babaj juaj me sa dukesh nga cfar shkrueni.Apo jeni vete ndonje sekretare partie qe na u deshte te ndigjonim prrallat tuaja ne komunizen.Dy her president i republikes e dy her kryeminister nuk eshte bere te ishte i till shoqja sekretare.Ju paskan gjetur pune me sa duket nga shoket e idealit.

    Reply to this comment
  9. bishtpalla January 9, 21:33

    Padyshim qe te dyja jane keq…. por per mua me keq eshte PD se ajo bashk me drogmenin Ristani e kane katandisur rendin dhe vendin ne kete tragjedi…

    Reply to this comment
  10. ODINI January 10, 08:50

    Rendi eshte pertoke. Kjo nuk ka pse mbulohet me alibi te kota se edhe PD eshte me rende. Sepse PD i perket demokrateve kurse rendi na perket te gjithve, e prap them se rendi eshte deshtim i plote per kete qeveri. Doni fakte? Po i iken nga burgu me gjithe arme te denuarit ore e u kapen ne Greqi. Vec kjo mjafton qe ky Tahiri te ish shkarkuar e jo te dale perdite duke bere bla bla bla ne TV.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim