Kush fitoi dhe kush humbi?

Nga Ramiz Lladrovci* November 19, 2013 10:11

Kush fitoi dhe kush humbi?

Për 10 ditë me radhë, Shqipëria u përball me një lëvizje qytetare, e pazakontë deri më tash, kundër pranimit të lëndëve kimike siriane në Shqipëri. Protesta sporadike, më shumë të ngritura mbi murin e dyshimit, kishte edhe në Kosovë. Me idenë e protestuesve u bashkuan edhe liderë e pjesë të opozitës shqiptare, disa tentuan të bëhen edhe pjesë themelore të saj, por tashmë, e gjithë ajo që ndodhi përfundoi në një “JO” të qeverisë shqiptare përmes kryeministrit, Edi Rama.

Është e habitshme se si për kaq pak kohë u bë një spekulim kaq i ndjeshëm me ndjenjat e njerëzve dhe se si nga vorbulli i së djeshmes së hidhur, u nxorën halucionacione për të sotmen, deri sa nën kujdesin e liderëve të opozitës, të demonstrohej edhe në dyert e ambasadës së SHBA në Tiranë. Kjo nuk kishte ndodhur që prej 23 viteve, pasi në të gjitha këto dekada, kombi ynë, në të gjitha anët e Shqipërisë londineze, e ka parë me të drejtë shtetin amerikan si mbrojtësin themelor të lirive dhe të drejtave të tij, ka gjetur tek ai atë që i ka munguar në shekuj, mbështetjen deri në fund të aspiratave të tij.

E keqja ndodhi, ky është fakt. Njerëzit që shpejtuan të thërrasin “fitore” shumë shpejt do e kuptojnë se ishin viktimë e një manipulimi jashtëzakonisht të madh, ardhur nga të gjitha anët, dhe se ajo që bënë, veç faktit se ndezi dëshirën qytetare për të protestuar kur lihet në një qosh, nuk ka sjellur asgjë tjetër pozitive në jetën tonë të përbashkët.

Në të gjitha këto vite, Shqipëria, si shtet i posadalë nga një regjim totalitar, ka aspiruar të jetë pjesë e vendeve të civilizuara, perëndimore; ka ëndërruar të jetë një copëz e kësaj bote.Në të gjitha këto vite ajo vetëm ka pritur nga të tjerët; ka pritur mbështetjen pas vendosjes së shtetit plural, ka pritur ndihmat ekonomike kur ka qenë në vështërësi, ka pritur mbështetjen politike kur ka qenë në ankth e ardhmja e saj; ka pritur shtetet perëndimore për të rregulluar gjendjen pas katrahurës së vitit 1997; ka pritur mirëdashjen e saj për të kaluar pengesat, për të qenë pjesë e NATO-s, ka pritur që vëllezërit e saj jashtë kufijve shtetërorë të ndihmohen për të qenë të lirë.Kosova kishte në luftën e fundit 12 mijë të vrarë dhe të zhdukur, por do të mund të kishte dyfishin e tyre nëse nuk do të kishte qenë vendimi historik i SHBA dhe i BE për të bombarduar regjimin fashist të Millosheviqit. Shqipëria dhe kombi ynë pritëm deri sa presidenti Bush bëri të njohur vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për të drejtat dhe liritë e shqipëtarve në Maqedoni etj. Pra, 23 vite veç kemi pritur.Kemi marrë e nuk kemi dhënë asgjë, veç gjakut që derdhën djemtë e bijat e UÇK-së, të cilët u bënë aleati më i sigurt i NATO-s në luftën tonë të përgjakshme.

Mirëpo, në Shqipëri u ndez një emfazë politike vraëse, ajo shkoi deri në parlamentin e Shqipërisë, ku duhet të jenë mendjet e qeta dhe jo zjarrvënësit; ajo shkoi deri aty sa që një depuetete, zonja Doda, të cilësonte se “sa gram gaz helmues keni ruajtur për fëmijët e mi”, duke krijuar tek njerëzit bindjen se SHBA po dërgojnë armët në Shqipëri për ta kthyer atë në një varrezë masive: ankthi përshkoi gjithëkënd.

Do të kishte humbur apo do të kishte fituar Shqipëria në të gjithë këtë proces? Unë e them pa drojë, do të kishte fituar.Të gjithë do të kishim fituar, brenda e jashtë kufijve londinezë të shtetit shqiptar. Nuk do të kishte humbur, pasi SHBA kurrë nuk kanë sjelë humbjen për kombin tonë. Ekzistenca jonë është e lidhur me to. Do të kishte fituar, pasi do të kishim qenë për herë të parë mirënjohës me vepra dhe këto janë ndër ato mirënjohjet që nuk harrohen kurrë. Do të kishim fituar, pasi pas kësaj, askush nuk do e shikonte Shqipërinë si një vend qyqar që pret pafundësisht nga të tjerët, por që ka guximin të bëjë më shumë nga sa pritet prej saj. Nuk do tëkishte asnjë rrezik për popullsinë apo për mjedisin, pasi zbërthimi i lëndëve kimike nuk do të bëhej fshatçe, por shekncërisht, përmes metodave më të sprovuara, nga njerëz të ditur, të përgatitur dhe seriozë. Do të fitohej, sepse Shqipëria do të ishte pas saj një shtet partner i OKB-së, së cilës i është gjetur në një moment kur ajo kishte nevojë për të. Nuk do të ketë më, ndoshta kurrë, një nevojë të tillë për ne , një staturë e tillë si OKB-ja. Do të fitonte sepse çdo gjë ishte e kontrolluar dhe jo si Gërdeci, do të ishte nën monotorim e jo tinzisht; do të punonin shekncëtarë e jo fëmijë për bukën e gojës;  do të lëviznin struktura të jashtëzakonshme, e jo makina me armë tinzisht nëpër natë si ndodhi në Gërdec; do të fitonte edhe ekonomikisht, edhe në brezin e ri. Sepse, sipas një prag marrëveshje, jo vetëm që shteti shqiptar do të kishte përfitime të çastit, por më i ndjeshmi do të ishte ai i perspektivës; brenda katër viteve Shqipëria do të ishte pjesë e BE, çka do të thonte të jesh qytetar me të drejta të plota i Bashkimit Evropian, të jetosh e të punosh atje, si gjithë të tjerët. Dhe kostoja e gjithë kësaj ishte veç: të kishe pak guxim për të parë realitetin.

Për mendimin tim, në Shqipëri, në të gjithë këtë proces ndodhën tri veçanti, të cilat ndoshta do të jenë të dobishme në të ardhmen, megjithëse kësaj here ata bënë që të humbasë shansi i shekullit për shtetin shqiptar.

Veçantia e parë ishte në krijimin e një gjendje të amullt, e cila pjesërisht vinte nga mungesa e informacionit, që në këtë rast, ishte konfidencial dhe jo një e fshehtë e qeverisë shqiptare, që mund të ndahej me të tjerët, ndërsa pjesa më dërmuese vinte nga zelli i një pjese të medias dhe një pjesë e rëndësishme e politikës  për të shndërruar gjërat e debatueshme në të alibi për frikën që do të vinte. Kryeministri Edi Rama, si mendojnë naivisht ose si kanë dëshirë të mendojnë, nuk mund të bënte publike gjërat që ende nuk ishin vendosur; nuk mund të jenë shfaqje e hapur për të gjithë ata që janë ende në proçes, sepse gjërat që mund të jenë sot të negociueshme, nesër mund të jenë tabu, ose e kundërta, gjërat që sot janë tabu, nesër mund të jenë të zbatueshme.Nuk mund të japësh informacion kur ende nuk kanë lëvizuir gjërat nga vendi, kur për më tepër ishte bërë një deklaratë e qartë se asgjë nuk do të ndermerret pa u pyetur populli, pa vendosur qeveria dhe “firmosur” parlamenti. Alibia e sotme e një pjese të media dhe e një pakice opozitare se pikërisht kjo mungesë informacioni çoi në shpërthimin e protestave dëshmon se edhe vetë ata e dinë se e kanë tepëruar dhe duan të kenë një degë ku të varin fajin e djeshëm. Ajo degë nuk mund të jetë qeveria, sepse një qeveri sëerioze, sado e re të jetë, nuk i bën bisedimet serioze, konfidenciale, llafe pazari. Po të ishte një temë për diskutim, përse atëherë Departamenti i Shtetit apo Ambasada amerikane në Tiranë, nuk i bënë ato publike deri në momentin e fundit? Sepse kishte një marrëveshje.

Veçantia e dytë është se në këtë lojë të ndjeshme, me pasoja në të ardhmen, shpesh herë foli dëshira para mendjes. Dëshira e gjithëfarëshme; për të pasur një Shqipëri të pastër (edhe pse nuk është e tillë), për një jertë më dinjitoze (sikur do e dëmtonte një “PO” e qeverisë shqiptare këtë), por mbi të gjitha dëshira për lidership, për rrëmujë, për përmbysje. Zoti Basha kishte qenë në dijeni të ngjarjeve që po përgatiteshin. Karizma e tj si lider tashmë është edhe më dyshuese, pasi nuk kishte burrërinë të shfaqte publikisht versionin e tij, por kjo nukerdhi nga mungesa e përvojës së tij politike. Ajo ndodhi sepse u mendua se tashmë, me këtë forcë në rrugë, ne jemi pranë një fitoreje, e cila, që sot, dëshmon pa droje, se nuk është e askujt, por e humbjes.

Veçantia e tretë qëndron në mbështetjen e zotit Edi Rama , si kryeministër i shtetit shqiptar. Të rinjtë në Kosovë e kanë parë atë gjithnjë si një drejtues karizmatik, modern, elokuent, që mbart pas vetes vlera dinjitoze. Një pjesë tjetër e sheh ndryshe, por tendenca që edhe një herë për të bartur ngjarjet e dhmbshme të Tiranës në Prishtinë, ishte nj ndjenjë jo e pëlqyeshme. Sepse , heshtja kishte qenë shumë e gjatë. Zoti Rama kishte në të gjithë këtë ngjarje edhe kundërshtarë brenda gardhit të tij politikë, të cilët mund të jenë ose jo druj të prishur. Nuk i paragjykoj, por askush prej tyre nuk dha një argument serioz pse është kundër, pse ai  ose ajo, kushdo qoftë, mendon se pas këtij operacioni do të jetë Shqipëria një katrahurë, vend i djegur, i mjerë dhe nuk do të jetë më i mirë, më i pastër, më i besuar, me më shumë autoritet.

Kur zoti Thaçi filloi bisedimet me Serbinë, çka ishte shumë më e rëndë se ajo që ndodhi nëTiranë, grupi parlamentar i PDK, jo nga zori, por me bbindje e mbështeti plotësisht, megjithë[se risqet ishin shumë të mëdha. Atë e mbështetën edhe familje të liuftës, si për shembull familja ime, që mund të themi se kishte hesape me Serbinë, pasi kishi humbur shumë, por njeriu, kur është i bindur se kjo është për të mirën e kombit, del nga vetja, nga halli i tij, merr përgjegjësi më të mëdha. Kjo nuk ndodhi me ata që e rrethojnë Edi Ramën. Nëse nuk ishin në dijeni, çfarë i pengoi të shkonin dhe ti thonin se çfarë po ndodh. Shou mediatik nuk i bën nder askujt.

Tani në Tiranë është një ditë e re. Njerëzit janë ende herët për të kuptuar se çfarë humbën…ata ende kanë në mendjen e tyre fëmijët e shtrirë të inskenuar mjerueshëm, para kryeministrisë si të vrarë nga bombat që po na sjellin amerikanët…ata kanë ende në mendje thirjet e deputetëve se po vijnë vrasjet masive, ata ende nuk janë në qetë të shikojnë se si, me një 10-ditësh, bënë të humbasë ajo që mund të quhej mrekullia e këtij fillim shekulli: Shqipëria do të zinte vendin e saj mes zonjave të nderuara, sepse pas kësaj, ajo do të kishte besimin e të gjithë botës.

Asgjë nuk rikthehet më. E vetmja gjë që mund të bëhet është në krijimin e një gjendje të re, ku sherret banale më në fund do të mund të shndrroheshin në bashkëbisedim. Shqipëria, mjerisht, është ende larg saj.

 

 

*Autori është Deputet në Parlamentin e Kosovës

Nga Ramiz Lladrovci* November 19, 2013 10:11
Komento

47 Komente

  1. lleshi November 18, 11:20

    Pabesia e serbeve dhe filoruseve Sali Berisha dhe Lulzime Basha , qe duke i thene PO demonetimit , punuan pas kraheve sa dhe nuk u fshehen dot , por dolen hapur , beri deshtimin e nje shanci qe i erdhi Shqiperise , jo vetem ne planin ekonomik , por dhe ate gjeopolitik .
    Nuk eshte e rastit qe “ata” qe ngriten “alarmin” per Shqiperine ishin gazetat ruse dhe serbe ! Me kete iu dhane “arme” , kelysheve te tyre brenda Shqiperise per te penguar kete zhvillim shqiptar ! ketu ndikoi edhe “loja” e dobet e qeverise dhe amerikaneve , ne perballimin e interesave ruse dhe serbe per ta goditur Shqiperine ne kete inisiative . Kesaj i sherbeu dhe pabesia serbo-ruse e Sali Berishes dhe Lulazime Bashes , qe vune ne gjume si qeverine dhe ameriken me “dakordesine” e tyre , dhe ne momentet e fundit ngjallen panik dhe paqendrueshmeri , per rrezimin e ketij shanci te shqiptareve !

    Sa per protestuesit e ndershem , pavaresisht se rane viktime e nje “loje antishqiptare” ruso-serbe , une kam mendimin “bravo” ! Nuk eshte faji i tyre , pse si qeveria , ashtu edhe SHBA-ja , nuk diten ta administronin dhe t’i kunderviheshin “lojes ruso-serbe” , duke marre masat perkatese , por i besuan ruso-serbo-fileve Berisha-Basha !

    Vendimin e Rames , e pershendes , pasi ne rrethanat e krijuara , qeveria e Shqiperise , nuk mund te merrte vendim tjeter , ne rast se Shqiperia ka filluar “rilindjen” !

    Por si SHBA-ja , ashtu edhe qeveria shqiptare , vepruan gabim duke i besuar klanit serbo-rus ne Shqiperi , duke neglizhuar “masat” per t’iu kundervene “lojes armiqesore” te tyre !

    Reply to this comment
  2. Arta November 18, 11:22

    Shkrim brilant. Ashtu eshte vetem do kishim fituar dhe pik. Tani do rrim e do hapim syt se jemi te dhjer po krenar.

    Reply to this comment
    • Fred.Dibrani.Hamburg November 18, 12:57

      Po mire more Zoti Ramiz,a nuk ishte dhe ne Gerdec firma amerikane qe bente demontimin e armve dhe ndodhi katastrofa e madhe??
      A mundet nje qeveri e re qe ndalon me ligj hyrjen e mbeturinave sapo hyne ne Parlament,te pranoje hyrjen e lendeve kimike per demontim??
      Gazeta gjermane Der Spigel,e shikonte kete nje nga pengesat me te medha.
      Po te gjithe analistat e huaj qe habiteshin se perse u zgjodh Shqiperia,sepse ajo nuk plotson as kushtet me elemenatre per te pritur kete arsenal te madh armesh kimike
      Populli i tha Jo berjes se tokes shqiptare depozitim te armve kimike.
      Ne duam vetem te jetojme te sigurt ne token tone.

      Reply to this comment
      • feniks November 18, 18:39

        @Fred Dibrani!
        O je injorant,o je TINZAR ANTI SHQIPTAR!!
        Se pari,ne GERDEC ishte nje firme private,sic ka me miliona te tillane SHBA,ndersa me demontimin e ARSENALIT KIMIK do merrej direkt OKB,NATO dhe qeveria e SHBA!!!
        Ne Gerdec u synua te fitohej pa HESAP ne kurriz te grave e femijve,ndersa kete radhe as OKB,NATO dhe SHBA nuk kishin interes per fitime financiare!!!Bile ato do PAGUANIN per kete pune!!!
        Se dyti,Qeveria Rama vertet ndaloi hyrjen e PLEHRAVE TE Europes,por nuk eshte e njejta gje me DEMONTIMIN E LENDEVE KIMIKE!!!
        Ato nuk jane PLEHRA,por lende e pare,qe mund te shfrytezoheshin edhe per te prodhuar PESTICIDE etj!!1
        Gazeta gjermane nuk mund te merret si argument sic nuk mund te merren te mireqena dyshimet tuaja!!!
        Populli i tha JO,por nuk dinte ASGJE se per cfare behej fjale!!!
        Ketu ka dicka,qe mund te ndaleshim!!!

        Reply to this comment
        • Lordi November 19, 00:54

          Shi shi shi, ueeee, ua ua ua.
          E paske dit gjithe muhabetin dhe sna the mer bur me nje “r”!
          Pa pa pa pa, le nom le! Po nejse, do nxjerresh ndonje lek per keto informacione te vyera apo i ke falas?

          Var nje gur ne qaf lale dhe hudhu te ura peshkatarit!

          Reply to this comment
  3. hektor November 18, 11:25

    Eshte pak absurde kjo puna e “sigurise” per te cilen protestuam. Ta zeme se do demontohen ne Kosove ato arme. Nje kuksian apo tropojan eshte me i sigurt qe ato te demontohen ne Kosove apo nese demontohen ne Elbasan pershembull?? I bie qe nje banor i veriut te jet me i sigurt qe te demontohen ne Shqiperi jo Kosov.. Pra eshte pak pa sens te themi sic thoshin protestuesit “shpetuam token tone” Cilen toke??

    Reply to this comment
  4. Wofl Tune November 18, 11:27

    O Lladrovc, por mir o burr meqe jeni kaq kritik ne dore e keni si deputet i Kosoves, propozoji Thacit dhe merrini ju ne Kosove.. Nuk kemi asnji kundershtim, fundja ju i detyroheni shume S

    Reply to this comment
    • respekt per gjakun November 18, 12:01

      Futuni pak ne google dhe lexoni dy minuta para se te vendosni te shkruani. Shikoni cilet jane Lladrovcet dhe cfare kane bere ata per shqiptarine. Nuk u kercet shume Lladrovceve per Saliun tend psikopat, o trap me nofken Wofi Tune

      Reply to this comment
  5. dru me pre November 18, 11:40

    Ore mire eshte ky apo ben vete??
    C’do kishim fituar?Dhe po qe ishte kaq e mire e madhe pse deshen tja futnin Shqiperise dhe sdel shtet ti mare.?Me keqardhje konstatoj se ke inferioritetin ne gen dhe meqenese je edhe deputet bej muhabet me Thacin dhe mere te miren tone,ta kam falur po prape seshte mire per ne se ju kemi afer.

    Reply to this comment
    • ************** November 18, 12:03

      o komentuesi me emrin dru me pre… Po flet per njerez qe kete toke e kane mbrojtur me jeten e tyre o mi interneti. Si mund ti thuash “inferior ne gen” nje familjeje qe ka rrembyer armet per te mbrojtur Kosoven?? Turp!

      Reply to this comment
      • dru me pre November 18, 12:21

        Nuk me intereson fare o klluf se ckane bere per Kosoven.Ky trimi tend po fut hundet dhe po i jep mend atyre djem e vajzave te se ardhmes qe nderuan kursin e historise.Po ti si trap qe je dhe dihet nga vjen jep opinionin tend nqs ke e mos luaj patriotin.

        Reply to this comment
        • ??????? November 18, 14:14

          Si nuk te intereson cfare ka bere per kosoven??? Nese kjo eshte ajo qe mendon, nuk kam fare cfare opinioni te ndaje me ty. Ti qenke klluf pa tru e pa pergjegjesi qytetare cfar mund te diskutoj me ty ne kete teme???

          Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi November 18, 12:01

    Mire besiana ,mire i ke thene gjerat por me duket se kini pak mllef me gradacion me te madh sesa duhet. Nderime!

    Reply to this comment
  7. ushtaraku November 18, 12:05

    besiana mire i ke nga shpia?

    Reply to this comment
  8. tanino November 18, 12:40

    se kush humbi dhe kush fitoi pergjigjen e moret nga populli. ti o zoti shkrimtar jam i sigurte qe nuk ke patur ndonje te aferm ne fatkeqesine e gerdecit se perndryshe nuk do te mendoje ta shkruaje kete artikull..populli e di shume mire qe ne qesen e tij nuk vete as edhe nje qindarke sepse nuk lini ju dhe gjithe dhjeramanet masone te ketij vendi.keshtu qe vendimi i mos pranimit te LHL nga ana jone si popull ishte mese i drejte.ju thjesht qani hallin e xhepave tuaj qe ju mbeten bosh

    Reply to this comment
    • max November 18, 14:13

      ORE TANINO KUSH ESHT POPULLI? SHKOLLARET PA PIKE TRURI NE KOKE QE MESOJNE NE HISTORI QE JOZEFINA ESHTE GRUAJA ME E MADHE NE SHQIPERI PAS NENE TEREZES???

      Reply to this comment
      • tanino November 18, 14:27

        rinia studentore eshte ajo qe mban peshen e nje kombi ne te mire edhe ne te keqe dhe vendimet e saj jane gjithmone te drejta por ti si servil pushtetaresh qe je nuk ke si ta dish.sa per jozefinen ta kam falur se mua me shkakton nauzea

        Reply to this comment
  9. redisheheri November 18, 14:12

    E ke qelbur fare Besiana!,Shume fjale te ndyra po perdor.Ti je edhe kompetente per historine,per masonerine,per Sarine.S`mund ti flasesh ashtu luftetareve te Kosoves martire sepse atyre ia detyrojme kete Shqiperi `londineze`.7 vete kishte ceta e cercizit,megjithe Hito labne u bene 12 tek rrapi ne Mashkullore,por ne Shkup mberriten 12 mije kosovare.

    Reply to this comment
    • BESIANA GUSHI November 18, 15:47

      @RED SHEQERIN
      Qeshtjet e brendeshme te Shqiperise e te shqiptareve jane e duhet te ngelen vetem te tyre.
      Thote nje proverb italian: “I pani sporchi si lavano in casa” – rrobat endyra lahen brenda shtepise, e nuk shikoj pse nje “jo i shtepise” duhet te nderhyje ne larjen e rrobave tona.
      Meqe me paske ndjekur kaq shume, besoj se e ke kuptuar qe as edhe nje here kam bere komente apo nderhyre ne çeshjtet tuaja kosovare edhe pse kam mjaft njohuri edhe per ato.
      Kam nderhyre vetem nje here kur Edi Kristaq Rama zgjodhi Shkelqim Maliqin e Danit te Hudhres si keshilltar, pasi kam ndjekur nje interviste te gjate te tij ne nje TV kosovare.
      Prandaj ashtu siç ju respektojme ne ashtu kerkojme te jemi te respektuar nga ju.
      Kjo nuk do te thote qe jam kunder kosovareve e Kosoves, perkundrazi e mbeshtet luften tuaj por brenda shtetit tuaj e jo brenda Shqiperise.
      Besoj jam shprehur qarte e me sinqeritet.

      Reply to this comment
  10. Arben November 18, 14:30

    O njerez, po ta lexoni me kujdes do te vini re qe probabiliteti qe nje kosovar te kete shkruar kete tekst, vecse nqs eshte gjuhetar ose anetar i Akademise se Shkencave te Kosoves, eshte ZERO ! Ne tekst do te kishte me doemos fjale ose shprehje qe i perdorin vellezerit tane kosovare. Nuk e di cfare shkolle ka bere Z. Lladrovci por ne google nuk me doli ndonje publikimi i tij i meparshem.
    Hajt tung

    Reply to this comment
    • Mendim shkreli November 18, 18:11

      Zoti Lladrovci eshte doktor i shkencave, ka jetuar disa vite ne Shqiperi, ishte ne themeluesit e pare te UCK-se, sot kryetar i komisionit per financa ne parlamentin e Kosoves.

      Reply to this comment
  11. keta November 18, 14:48

    Gazetat me te pa besueshme nga lexuesit si Dita ,Tema,Shqiptarja com dhe Koha Jone po mundohen te mashtrojne .Keto gazeta nga njera ane po lodhen me lartesue Ramen per vendimin por ne anen tjeter me mashtrime shifrash po na thone se ne do na benin te pasur pa viza amerikane te plotfuqishem e ku ta di une.Ne fakt Rama deshtoji mashtroji popullin dhe SHBA.Rama ne pazare te pista me Arvizune deshi te helmonte Shqiperine>Qe te kishte mbeshtetje Amerikane qe te bente nje vizite terk Obama si dhe vidhte Rama Arvizu disa qindra miliom euro apo dollare.Rama ka sjelle vllajin e vete per te kontrollue vjedhjet e tije dhe tani eshte gropos bashke me te paragroposurin Arvizu.Fakti qe keto arme si merr asnje shtet tregon rrezikun real.Kush eshte ai shtet qe nuk do i merrte po te ishin te parrezikshme dhe kaq fitimprurse sic mashtroni ju.Po vete amerikane ne cilion vend te botes investojne qe te humbin.Po amerikanet trasportojne me miliarda fuci nafte bruto nga lindja e m,esme e Kanadaja dhe i perpunojne ne vendin e tyre.Ata kane 4 impjante shkatrrimi te helmeve qe do i cojne per skrap pas perfundimit te shkatrrimit te helmeve te tyre pse si dergojne helmet sireiane e te marrin leket vete apo duan te na pasurojne neve.Askush nuk pasurohet pa punuar vetem ne shqiptaret fluturojme me presh ne bythe.

    Reply to this comment
    • nastradini November 19, 07:48

      Bravo! more cun i guximshem dhe inteligjent te thote nastradini. Gerdeci ishte pasqyra me e paster e keqperdorimit te besimit ndaj administrates amerikane, qe funancoi jo shtetin shqyptar, por firmen private “SALIU&SON” me 300 milione USD me nje bujari te papare nga Pentagoni. Nga i nxjerr GARANCITE ky Lladrovc- Debili qe nuk do te perseritjej skema e Gerdecit, qe u be edhe ajo me mareveshje ne terrin e nates midis Saliut dhe ambasadorit amerikan Withers, sic edhe kjo e LHL-ve te Asadit midis Rames dhe Avrizuse nen siglen TOP SECRET kur ne leter ishte vene fati i Vatanit?

      Reply to this comment
    • Pro/Kunder November 19, 10:19

      Keta ke shume te drejte, tamam fluturojme me presh ne bythe. Shqiperia do ishte bere poligon per cdo lloj arme qe sillet verdalle. “Vend strategjik” thone disa. Pastaj keto qe dalin pas marrjes se vendimit jane idiotesira. Pse duhet te na i permendin pas vendimit keto “perfitimet e kollajta” kur shume bukur mund te na i thonin perpara. Dhe “JO” do te ishte akoma me e madhe, pasi aty do kishte material per lloj lloj analisti, filozofe, akademike etj. Kishte zera brenda qeverise qe nuk e donin nje sjellje te armeve ketu. Pse nuk ishin ne dijeni ato per perfitimet? Patjeter qe ishin, por nuk jane vetem perfitimet por edhe detyrimet qe rrjedhin nga kontrata qe mund te nenshkruhej. Ku ka ne bote nje shtet i cili kalon nga nje vend ne zhvillim ne nje vend te zhvilluar e me shume perfitime me ane te katapultes? Tamam fluturojme me pras ne bythe

      Reply to this comment
  12. BJORN November 18, 14:52

    Fituan talebanet shqiptare me ne krye Sali Gedafin duke percuar vijen komuniste ndaj miqve te vertete te popullit shqiptar sic jane SHBA

    Reply to this comment
  13. AP November 18, 17:12

    Moderatori juaj kretin i ul vlerat gazetes. T’ju rroje!

    Reply to this comment
  14. malvina November 18, 17:30

    ore ti qe flet me kaq siguri per “supermasat e sigurise” ke lexuar ndonje dokument amerikan te shkruar ku merren keto angazhime. Shko ore tarallak merru me ceshtjet e menaxhimit te kufijve te Kosoves se nuk flitet me kaq siguri per nje ceshtje kaq sensitive. Kur behen llogarite me rrezikun i vetmi fakt i sigurte eshte mundesia e gabimit. Gjithcka tjeter eshte perpjekja per ta zvogeluar ate. Duhet ta dish nese ke mesuar pak fizike ose matematike ne shkolle.

    Reply to this comment
  15. "BALASHI" November 18, 17:52

    I nderuar Z. Ramiz!
    Ne shqiptaret jemi te çuditshem. Ne mendojme se ka te drejte ai qe flet me gjate, qe flet me shpesh dhe i fundit. Ne artikullin tuaj brilant, me mend e zemer e kini thene shume bukur. Po bej kete koment per t’ u komplementuar juve, por edhe per t’ u thene disa komentuesve qorra se akoma nuk e kane kuptuar se kemi humbur shume e nuk kemi fituar asgje.
    Mirpo ku ti gjejme ne keta lloj depudetesh qe u flet mendja e zemra siç bete ju per kete rast? Tek ne ka depudete qe shohin fitimin ditor. Tamam dallaveraxhinj. Ata qe kundershutan brenda gardhit te pozites jane te merzitur qe nuk u bene ministra. Po kjo ishte nje nga gjerat me te mrekullueshme te Rames. Ne vetem emrat qe i degjuam me Nanon per shume vjet e qe humben me turp ne 2005 do te na tmerronin. Te pakten kemi emra te rinj, te pa lakuar me pare, qe po punuan keq le te hane kokat e tyre.
    Ndersa per ata depudete medioker te opozites nuk dua te te them shume. Ju i ndoqet qe Basha ndryshe i kish premtuar Ambasadorit te nderuar Arvizu, ndryshe raportoi ne parti e ndryshe veproi ne shesh per ta terhequr pas vetes turmen injorante e te pasqaruar. Keshtu ndodh me depudete qe hyjne ne vendin e shenjte me diploma te blera.
    Nuk te njoh. Jemi larg. Une jam nga Jugu i Shqiperise. Me pelqeve. Thjesht te foli mendja e zemra. Napolon Bounoparti thote dy gjera te bukura.
    1. Une- thoshte- mund ye kem te metat e gjithe botes, por mosmirenjohes nuk jam
    2. Burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke. Qe do te thote se njeriut duhet ti flase zemra e jo goja.
    Juve ju foli zemra ne kete rast ndaj te pergezoj. Keshtu puno dhe per vendin tend. Me respekt.

    Reply to this comment
  16. lili November 18, 21:16

    Krahasimi i takimit te hashimit me serbet e sjellja e armeve kimike ishte vertet nje idioti,me asnje te perbashket:njera ishte pune e kryere edhe pa rezik per te ardhem,kurse tjetra ishte nje pune ne zvillim edhe me reziqe per disa gjenerata,o députét zeza!
    Asnje trimeri nuk ka tek puna e Hashimit,kurse ka trimeri me dall kunder nje deshire te Amerikes ,e jo kunder amerikes ne pergjithesi,sepse keshtu vendos popilli yt!..Dallimi eshte se ne nje rast kemi nje qe vendos vete,edhe ne tjetra in keni nje qe vendos me popullin e vete.Une per vete preferoj date qe vendos me popullin e vete edhe respekton deshiren e popullit te tij ma shume se deshiren e mikut te tij!
    Pra ne kete rast Kryeministri Rama ka vendosur si ma mire,
    Gabimi eshte tek ata qe Kane kerkuar konfidencialitet ne vend se te tregojne per cka eshte puna qe te vendosmi a kemi leverdi a jo e me cfare kosto…Edhe ndoshta pikerisht sepse Kane pasur pune me hashima e BERISHA déri tash,Kane gabuar me ne ne kete rast,Duke e menduar pune te kryere….Meritojme ma shume si komb se te vihemi gjithmone para faktet te kryera!…

    Reply to this comment
  17. Marin November 18, 22:05

    Ashtu si ne vitin 1924, edhe me 2013 populli shqiptar eshte i papergatitur per te qene dinjitoz dhe demokrat. Per kete arsye duhet te rikthehet perseri Sali Bjaraktar Berisha ne pushtet.

    Reply to this comment
  18. Pac Martini November 18, 22:40

    Kur te humburit e medhenje te 23 qershorit u futen ne mezin e protestes duhej te kuptohej se po afrohej vete humbja , se kjo humbje e gjithanshme se leshoj vendin per 23 vjet me rradhe . E vetmja shprese per te shpetuar nga humbjet eshte te mbeshtetesh EDI RAMEN dhe programin e tije fitues e Rilndes per vendin .

    Reply to this comment
  19. TIRONCI November 18, 22:49

    Brravo “FENIKS”.

    Reply to this comment
  20. Tomorri November 18, 23:11

    Te gjithe po e qani Pergjigjen JO.
    Te kishit qene kaq te zellshem para disa ditesh e jo tani mbas pilafit.
    Humbem apo fituam do e tregoje koha.
    Kjo jo po tregon minjte qe po shpejtojne te lene anijen e JO – se te imponuar nga te rinjte ne rruge..Me Ameriken duhet mbajtur mire , kush do karriere.
    Amerika nuk duhet te shqetesohet nga pergjigja popullore por duhet te shqetesohet
    nga klasa e neveritshme politike Shqiptare.
    Servile nga njera ane dhe xheloze nga ana tjeter.
    Ata te rinj qe dolen ne rruge dolen se ashtu e ndjene, per patriotizem te informuar apo jo.
    Amerikanet me Arvizun e kishin marre lehte se e dinin qe te gjithe politikanet tane jane
    te perulur sa i perket atyre.
    Por s’kishin llogaritur luften per kolibe te qenushve politikane Shqiptare qe per karrige te dhjesin dhe planin me te mire Amerikan.
    Beni mire te heshtni dhe mos na e neverisni me analizat gjoja pro Amerikane.
    Te kishim klase politike dinjitoze do kishin pyetur sic pyeten Belgjiken ku pergjigja negative
    e ministrit te mbrojtjes nuk i dha shkak analisteve e politikanve te qajne jo – ne.
    Fatkeqesia jone eshte se flasim per shans , me qe s’ jemi te zot per pune.
    Shans ka ne lloto, jeta e nje populli nuk varet nga nje vendim por varet nga aftesia e klases politike per ta udhehequr drejt nje rruge prosperiteti.
    Klasa jone politike qan shansin kur duhet te qante paaftesine qe ky shans te ishte i perditshem me pune.

    Reply to this comment
    • matriks November 18, 23:51

      Shume i sakte Tomorri.

      Reply to this comment
    • nastradini November 19, 08:01

      Avrizuja e kishte marre lento-lento gjerat sepse nuk i numeronte si njerez shqyptaret, por si nje fis prej Afrike ZULU dru me pre, si KAVJE eksperimentale per LHL-te qe s’i kush ne Bote. Sic i trajtuan edhe me aferen e Gerdecit. E gjithe historia albaneze ishte sajuar qe te shpetonte plani famoz i Sekretarit te Shtetit John Kerry per zgjidhjen debile te krizes ne Siri.

      Reply to this comment
  21. tol francezi it November 18, 23:48

    SHQIPERIA DHE SHQIPTARET humben shume ne kete ngjarje,dhe kryeministri diletant,dhe jo prere ne qendrimin e tij ,ne fillim u la te kuptonte AMERIKANEVE po ,dhe ne fund u thote jo ,nuk di cfare emri ti vesh gjithe kesaj katrahure qe sgjati me shume se nje muaj .

    Reply to this comment
  22. J. Carrey November 19, 00:36

    Cjane keto shkrime kolonialiste mor, mor mor ti!!!
    Nuk e ka njeri me ameriken or shoq, nuk patem informacion.

    “”Po të ishte një temë për diskutim, përse atëherë Departamenti i Shtetit apo Ambasada amerikane në Tiranë, nuk i bënë ato publike deri në momentin e fundit? Sepse kishte një marrëveshje.””

    Dmth, ben mire qe s’na thane gje apo jo!?
    Ne e morem vesh te premten dhe pas nje jave shteti duhej te jepte pergjigje per marrjen e 1200 tone arme kimike te shkaterrimit ne mase! Kaq!
    Nje njeri me dy pare mend do alarmohej, sic u alarmuam, normalisht!
    Ani, lipsej te dinim dicka me shume nga kta bythecet tane qe u fshehen te gjithe me rradhe dhe na lane ne ajer per nje jave!
    Lajmet ca nuk katranosnin, ca e bene fakt te kryer qe qeveria na i kishte dhene te dy duart dhe e kishte pranuar kete marreveshje. TRANSPORTIMI, MAGAZINIMI, DEMONTIMI i 1200 ton ARME KIMIKE, GAZ SARIN, GAZ VX!!!

    E nejse!

    Tani qe medemek mund te flasim me qetesisht dhe me hapur, ShBA -te nuk kishin asnje arsye te na i benin kete kerkese. Me cfare motivacioni, qe na kane ndihmuar dhe duhet ti kthejme “borxhin”? NUK KEMI ASNJE LLOJ KAPACITETI or zoteri.
    Keta te ashtequajturit eksperte qe erdhen per Gerdecin, per 21 Janarin, per K. Trebicken, e per lloj-soj kauzash ua kemi pire lengun e zier dy here. Kshu qe mos permendi me qe operacioni ishte transport bananesh. Kesi operacionesh ju duhen dhene shteteve qe i kane kapacitetet, nuk jane ne gjendje krize si ne (ne kuptimin shtet ne tranzicion, krim i organizuar, korrupsion etj etj). Ke 2 super shtete qe e kane lak-thaj kete histori. United Kingdom & France! Mbaroi biseda. Meqe ju jeni pjesa qe informoheni, informohuni mire se cthone mediat e huaja, nuk i lihet vendi spekullimeve dhe gjaegjezave gazetareske, jo po kushu, jo po sikur, po nese etj etj.
    Perpiquni te jeni me serioze kur beni “anal-iza”!

    Reply to this comment
  23. BESIANA GUSHI November 19, 04:36

    NDERHYRJE E PAKERKUAR E NJE KOSOVARI ANALFABET

    “ .. kur lihet në një qosh..”, “…Unë e them pa drojë…”, “..brenda e jashtë kufijve londinezë të shtetit shqiptar..”, “…pas vendosjes së shtetit plural ..”, “…Shqipëria do të ishte pas saj një shtet partner i OKB-së…”

    Eshte sa ofenduese aq edhe skandaloze nderhyrja e ketij injoranti kosovar ne çeshtjet e brendeshme te shtetit shqiptar, te popullit shqiptar (jo atij kosovar), te politikes shqiptare.
    Dua ti kujtoj ketij kosovar-folesi se ne shqiptaret autoktone nuk e kemi harruar hordhine bazhibozuke te 10 mije kosovareve te Prizrenit qe te paguar nga serbo-malezezet ndihmuan Zogun te rikthehet ne Shqiperi, duke vrare e djegur fshatrat e qytetet tona.
    Ne nuk harrojme borxhin prej 1 miliard e 300 milione eurosh qe na la serbo-malazezi idhull i juaj Sali Ram Shiqere Berisha per ndertimin e nje rruge qe as na eshte dashur e as na duhet, e as do te na duhet ne por vetem ju duhet ju injoranteve te gjuhes shqipe.

    Para se te shprehesh deshiren tende per te helmuar Shqiperine me SARIN, shiko me pare ne oborrin tend ku ne 72 zona ben kerdine leucemia e kanceri i pankreasit, si pasoje e ndotjes me predhat e mbushura me uranium te varferuar te cilat ju dhane lirine e qe ne nje lloj mireqenje e tille nuk na duhet e nuk na intereson.

    Dhe here te tjera kur te flasesh per ”kufinjte londineze te kombit shqiptar” kujtohu se nuk je i autorizuar nga asnje shqiptar autokton te flasesh ne emrin e tyre, sepse ne kemi qene e jemi paqedashes e nuk jemi lufte-kerkues si ju.
    Ideja e “Shqiperise se Madhe” qe me mlleftesi ti shpreh ne kete nderhyrje te pakerkuar tregon kodoshllekun tend keqedashes ndaj Shqiperise e shqiptareve jo kosovare.

    Edhe nje tjeter konsiderim ne ato qe shkruan ky merhum kosovar-foles: nuk ka nje “gardh politik” rreth Edi Kristaq Rames, por ka njerez te lire, shqiptare te lire ne mendimin e tyre , ne vendimmarrjen e tyre pa pengesa e gardhe, sepse jane te gjithe shprehje e votes se lire te shqiptareve qe i votuan. Vendi ku jetojne e jane votuar quhet Shqiperi e jo Kosove!

    Per ta mbyllur kete koment qe asnjehere s’e kam desheruar dua ti tregoj ketij palloshi kosovar se ne bote nuk ekzistojne “shtete pluraliste”, mbase ke desheruar te thuash “sistem politik pluralist–shume partiak”.

    Ne jemi pro amerikane deri ne shpirt dhenje, e duam dhe e respektojme ameriken edhe pa nderhyrjet shurdhuese e te pa kerkuara te nje kosovari analfabet e ngatrrestar.

    Reply to this comment
  24. Gava November 19, 04:58

    Mendime te thena nga nje njeri me mendje dhe zener te mire! Nje pergezim vellazeror Besisn! Lere ca llapin llapaqenat e salikusarit!

    Reply to this comment
  25. nastradini November 19, 07:55

    LLADROVCI T’I MARRE LHL-TE E ASADIT DHE T’I COJE NE QENDER TE PRISTINES!

    se shqyptaret i thane perfundimisht JO! kategorike. Lladrovc-Debili gjithashtu le te mos beje servilin pas pilafit te SHBA-s, sepse me kete JO! Shqypnia eshte bere akoma me dinjitoze per Aleatet e saj Stretegjike dhe Bota nuk do ta mendoje me si nje fis prej Afrike Zulu, qe mund te sherbejne si KAVJE eksperimentale per LHL-te e Asadit. Kosovaret e Lladrovcit po te duan e kane kete mundesi te pasurohen dhe te higjenizohen nga bamiresite alla Avrizu duke i marre LHL-te ne vendin e tyre qe te pastrojne sepse edhe pa ato Kosova quhet nga Bota si nje shtet-hale kampion i korrupsionit, droges dhe prostitucionit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim