Kush janë ‘ne’ dhe kush janë ‘ata’?

Nga Mustafa Nano March 24, 2014 11:00

Kush janë ‘ne’ dhe kush janë ‘ata’?

Në shkrimin e tij të publikuar në ‘Dita’, Besnik Sinani tregon se nuk i ka pëlqyer fakti që disa, mes të cilëve dhe unë, kanë bërë ndarjen e shqiptarëve në ‘myslimanë’ dhe ‘ne’. I referohet artikullit tim me titull “Duhet bërë kujdes me ca gjëra që janë të panegociueshme”, dhe nga shkrimi ka veçuar pasazhin: “[Myslimanët] duhet të na japin prova se e dinë mirë që ky komb është dhe i të tjerëve, të krishterë, laikë a ateistë qofshin, duhet të na japin prova se këtë vend e këtë komb e duan po aq sa ne të tjerët, duhet të na japin prova se interesi kombëtar është një gjë që nuk mund të negociohet, dhe po njësoj të panegociueshme duhet të jenë, në radhë të parë prej nevojës për të mbajtur në drejtëpeshim e harmoni këtë shoqëri me strukturë shumëfetare, shteti laik, shteti ligjor, demokracia liberale”.

Nuk ka qenë fare qëllimi im të flas për ‘ne’ dhe ‘ata’. Madje, as që e kisha menduar se do kish lexues që do nxirrnin prej shkrimit në fjalë pikërisht këtë mesazh. Aposteriori më duhet të them se i kuptoj këta lexues, pasi në të vërtetë ekziston një nëntekst i tillë, mirëpo nuk është nënteksti im. Është nënteksti (në mos, teksti) i vetë situatës së krijuar, apo i ngjarjeve që kanë ndodhur këtejpari. E prandaj, Sinani e të tjerë do bënin mirë të merreshin me këto situata e këto ngjarje. Ata nuk duhet të merren me ‘ne’ që kritikojmë ‘ata’, por duhet të merren me ‘të tyret’, të cilët kanë krijuar një distancë jo vetëm me ‘ne’, por edhe me ‘ata’ (Sinanin e Co).

Dhe është për të ardhur keq që mezi e thonë një mendim e mezi e mbajnë një qëndrim për ‘të tyret’, për ata që shtetin ligjor duan ta zëvendësojnë me sheriatin, që kombin duan ta zëvendësojnë me kalifatin, që shtetin laik duan të zëvendësojnë me shtetin fetar, që në vend të demokracisë kërkojnë teokracinë, që në vend të mobilizimit civik (apo edhe xhihadit të kuptuar si vetpërsosje morale e shpirtërore) këtu brenda parapëlqejnë xhihadin në dhé të huaj, që në vend të tolerancës predikojnë urrejtjen, e që respektin për të drejtat e njeriut (edhe për të drejtat e tyre) duan ta zëvendësojnë me luftën ndaj qafirëve, etj, etj.

Në shkrimin tim pra unë nuk flisja për Sinanin e për njerëz si ai, me të cilët, si unë që nuk jam besimtar, si të tjerë që janë besimtarë të feve të ndryshme, s’e kanë hiç të zorshme (supozoj) të merren vesh e të ndajnë gjëra, vlera, interesa, aspirata. Në shkrimin tim unë flisja për të tjerë, të cilët janë shqetësim – me aq sa kuptohet – edhe për Sinanin. Ky i fundit nuk ka pse të ndahet nga unë, duke më futur me pahir tek ‘ne; dhe veten po me pahir tek ‘ata’. E kështu, tehun e kritikës duhet ta drejtojë gjetkë. Kuptohet, nëse do që t’u shkojë gjërave në themel.

Nga Mustafa Nano March 24, 2014 11:00
Komento

9 Komente

  1. beni March 24, 11:54

    Mustafa Nano eshte nje gazetar dhe opinionist i nderuar me nje nivel te kenaqshem dhe mbi te gjitha mundohet ti thote gjerat drejt, ose me sakte ashtu si i mendon ai, pa u ndikuar shume nga politika, por krahasimi, ose “barazimi” qe vendosi ai ne emisionin “Opinion”, midis luftes ne Siri dhe aasj ne Kosove ishte komplet nje inkopentence, injorance, padrejtesi, idiotesi, mungese atdhetarie, etj. Doja ti thoja z.Nano se shqiptaret qe shkuan ne lufte ne Kosove, shkuan per clirimin e atdheut te tyre, Kosoves, shkuan per te mbrojtur njerezit e tyre qe po maskroheshin nga serbet, per te mbrojtur pronat e tyre dhe jo per “xhihad”, sic po shkojne shqiptare ne Siri, qe ne te kundert me rastin e pare, po shkojne ne nje lufte qe as nuk eshte vendi i tyre, as njerezit e tyre dhe jovetem nuk na perket fare ne, por eshte nje lufte kriminale nga te dyja anet dhje s’ka asnje gje te mire ne misionin e saj.
    Me pak fjale, ne kete rast, turp z.Nano!

    Reply to this comment
    • Skypion March 24, 15:24

      Se ka njefare bezdie te analistit Nano nga muslimanet,kete mund ta kete vene re cdokush qe ka ndjekur emisionin Opinion te Fevziut te para do diteve,ku ky ishte i ftuar.Kete lloj bezdie e kane shume te tjere si Nano,pavaresisht perkatesive te ndryshme kulturore dhe shpirterore.Pra,deri ketu nuk ka ndonje gje te re.
      Mirepo,gjerat ndryshojne kur vete gazetari Mustafa hesht ose flet,sipas volise ne ceshtjet fetare.
      Mustafa Nano eshte bektashi;e ka thene ne nje studio;nuk e ka thene kot;ashtu sic nuk e ka thene kot edhe Artan lame,i cili,kur i thane qe je musliman(po ne nje nga Opinionet e Fevzos) kerceu perpjete,e mohoi duke thene qe eshte bektashi… madje qe kishte lindur i tille!
      Edhe nje koleg tjeter i Nanos,Ylli Rakipi,ne emisonin Opinion tha ,citoj “kur ne bektashinjte brakstisem islamin” … kjo mund te merret si nje budallallek me teper i Rakipit i cili njihet per idiotesite e tij pafund por,jo.Shume e kane vene re e shume te tjere jo,qe ka nje tendence te marre,per ta pare bektashizmin si kriptokrishterim,si nje kundervenie ndaj islamit,e kesisoji bektashinjte si kriptokristiane,qe dmth kristiane,qe dmth akoma europiane!!!…
      Jo vetem keto “gabimet frojdiste” te ketyre shejtanbudallenjve mesiper,por edhe ne emisione dhe dokumentare televizive,kur flitet per bektashizmin,teqete,baballaret,dervishet,nuk harrohet te permenden “zakonet e krishtera” te tyre si prsh,pirja e alkolit! Eshte rasti i vetem ne bote,kur pirja e alkolit,shihet si virtyt! Keni pare ju keshtu?!
      Shkurt politikane,intelektuale,gazetare e gjithfare tjeresh,si Mustafa Nano,qe gjoja si padashka vene ne dukje bektashizmin e tyre,ne fakt e bejne kete per te treguar distancimin e tyre nga muslimanet e tjere,per te dale ne nje pozite me “europianiste”.
      Dicka tjeter qe u jep te drejte atyre qe reagojne ndaj bezdise se Nanos dhe shume te ngjashmeve me te,eshte edhe qendrimi vuv ndaj baterdise qe ka ndodhur me nje komunitet tjeter,ate ortodoks.Eshte i vetmi komunitet ne Shqiperi,veprimtaria fetare e te cilit drejtohet nga kleri huaj,gjegjesisht ai grek;i cili kler financohet nga shteti grek;i cili shtet grek me suportin e ketij kleri nderton e bekon varreza masive pergjate vijes imagjinare ku duhej te ishte kufiri sipas grekeve …
      Jane keto lloj qendrimesh burracake,qe acarojne muslimanet,si klerike ashtu edhe besimtare te thjeshte,dhe qe i shtyjne edhe te reagojne.Une permenda vetem disa,se ka edhe shume e shume te tjera,porqe nuk eshte vendi ti themi ketu.

      Reply to this comment
      • beni March 24, 16:53

        Mustafa nano e te tjeret qe ju permendni,jan integruar ne jeten shoqerore e politike te Krishtere,me nje fjale jan bere vertet Arberore,ashtu si ka qen feja e te parve!
        Te integrohesh ne nje shoqeri Europiane,do te thote qe Njeriu evulon ne inteligjence e jo te kthehesh ne nje mentalitet qe vendalinjte nuk u kuvendon e tu imponosh nje kulture qe ka deshmuar se sjell shum pak zhvillim!Kjo esht vertetuar deri me sot gjate 560 vjetesh shum e shum te dhimshme per Arberine!!!?

        Reply to this comment
      • albert March 24, 18:16

        Bektashinjte jane atdhetare dhe shume tolerant. Do isha i kenaqur nese te gjithe shqiptaret e besimit mysliman do te ishin bektashinj.

        Reply to this comment
  2. P.A.B March 24, 12:12

    Ka nje konflikt historik ndermjet Fese e Shoqerise; pa ja humbur te mirat qe ka sjelle asnje religjioni; e pa harruar periudhat e errata qe ka pasur. Eshte i njohur konflikti ndemjet Shtetit dhe Kishes Katolike, qe ne fund (te pakten ne menyre sh. te qarte) u fitua nga shtetet ne zonat Protestante. Pjesa Ortodokse ka dhe ajo ngjyrimet, e vecorite e saj. Ne fillimet e demokracive moderne ka pasur zona te erreta, jo se jane zhdukur sot plotesisht. Ca “njerez te urte” e kuptuan shpejt se disa “gjera” qe nuk lihen ne “deshiren e turmave, ekstremisteve, militanteve, ideologeve karizmatike, tifozeve a sharlataneve; sigurisht as te atyre qe predikojne e besojne sinqerisht.” Dhe, vune kufinjte ngahera.

    Pa ekzagjerim mund te themi qe te Djelave ne Washington gjate administrates te Tomas Xheferon (1801-1809) dhe te Xhejm Madison (1809-1817) qe jane presidentet No2/e/3 te SHBA-ve, Shteti u be “si Kishe”. Nje vit pas inagurimit Xhefersoni ne Shtepine e Perfaqesuesve bente sherbime fetare, si dhe Madisoni. Me nje ndryshim, i pari shkonte me kale ne pune dhe i dyti me karroce, se atehere Kisha dukej normale per te dy. Kjo praktike vazhdoi deri pas Luftes Civile ne Amerike, e quhej e zakonshme per ta sepse mendonin qe eshte “me deshire e jo-diskriminuese”, s’te forcon kush per po-a-jo. Cdo “tip Prifti” nga grupe te ndryshme fetare (brenda katolicizmit) mund te merrte pjese. Si Jefferson si Madison nuk kishin problem me kete, megjithese ato dhane opinion authoritative ne Amendamentin e I-re. (qe kupton, per sa kohe qe Kongresi nuk ben asnje ligj, i cili thote: Religjioni X eshte religjioni zyrtar i Amerikes, etj-etj) pra kishte nje interpretim “elastik” nga Baballaret e Kombit… “dhe ne e befsha une, s’po te forcoj ty sot e as me Ligje, me pas”

    Ne megjithese kemi Ligje dhe Rregulla, nuk kemi Shtetare te medhenj e Vizionare, e as nje Shoqeri te Emancipuar qe kupton mire te djeshmen e planifikon sot per te ardhmen.
    Pse e bej kete paranteze? Sepse me ka dhene shtytje nje “lajm i vogel” qe kam lexuar nga Kosova jo sh. kohe me pare. Nje Imam (shefqet a dicka, qe takoi Qosen) kish pretenduar se Mund te behej President a Politikan…po te donte ai. Kjo te ben te mendosh: “sa e lehte jane te c’ekuilibrohen balancat.” Kushtdo ka te drejte te Zgjidhet e Kandidoje, Po SIKUR, te krijohet nje Parti “fetare” themi Laike por me prapavije e perfaqesi krejtesisht fetare; per interesat e tyre!? Ne nje “politike fraktale” si e jona, me 2-4-6 deputete do shkaktonin trazira. Nuk eshte problem asnjehere Islami e ndjekesit e tij normale, sherri fillon tek “islami me shoqata, zhurma, parti” qofte nga individe qe tendosin ligjin ne maksimun qofte nga Islami Radikal e ai Politik; dhe ne keto te dy me i rrezikshem me duket Islami Politik. Te cilin ne shoqerite e dobeta/ shtetet e vogla (si ne) ose i kunder-pergjigjen me ekstreme duke e radikalizuar me shume; ose me koncesione jashte-proporcionit duke ja shtuar me shume oreksin.

    Mendoj se heret-a-vone, Shqiperia do perballet me kete problem. Ne nje forme a nje tjeter nje zhvillim i tij do e nxjerre koken. Qofsha gabim.

    Reply to this comment
    • petrit March 24, 17:51

      “Po sikur te krijohet nje parti me prapavije fetare…….” ngre shqetesimin e madh ky zoteria me inicialet PAB.
      Thua te mos kete degjuar qe jo vetem ne Evrope, por edhe ne Shqiperi ka parti demokristiane ?

      Reply to this comment
      • P.A.B March 24, 19:43

        zoti petrit, flasim per Islamin Politik i.e parti islamike.

        Katolik, ja ke vene detyre vetes te prishesh cdo teme. Nje here vjen ne nick LOIN e nje here ben tjetren, Moderatoret s’duhet ta lejojne kete. Ti je nje Stalker i semure (ke nevoje per ndihme te kualifikuar, ose/dhe Ligjin qe shpejt do ta ndalojne doren.) As “berisha ne dy tema te tjera” qe i zure per sebep. As janullatosi nuk jane qellimi juaj.

        Je STALKER.

        Reply to this comment
        • fly March 24, 21:47

          Eshte shume e vertet ligji duhet te veproje per gjithe antishqiptaret ,te cilet perdorin taktiken e padronit te vet berisha , duke u cjerr kapini “hajdutet “.Ti je nji nder ata qe duhet te pergjigjesh para ligjit nji dite .

          Reply to this comment
  3. Aqim March 24, 16:06

    Ne dhe ju ju po na ndani qe erdhet ne politik dhe ua dham voten qe femijet tuaj te jen te privilgjuar… Mos u frigo nga ajo kush je dhe cka je por frigohu nga veprat e keqija qe beni…. Kush eshte me Shqiptar se Shqiptari kush kend nuk e pranon?. Neriun qe me vite te tera e kemi ushqyer ai po na trajton neve si arab vetem e vetem pse jemi te besimit tjeter… nNjeriut qe i ndejtem mbi kok me muaj te ter ne raste te fatkeqesis po na tregon se ai eshte me shum ShqiptR se sa un… Njeriu qe neve na quajti do ta shkruaj ashtu sikur ai e ka shkruar..,, muslimanet jan pedera ai e ka shkruajt me pika pika,muslimanet jan kurva,,…. Un u bej pyetje kush eshte peder nje njeri qe te hap deren dhe te hap zemren e ty po peshtin mbi sinqeritetin e tij vetem pse eshte musliman…. Nje zonje qe te nderoi si vellan te bente buk te lante teshat mu sikur vellaun e vet e quan Kurv,,… Tani me tregoni se kush i ndan Shqiptaret ne ne dhe ju ? … Turp te ju vjen un Shqiptarizmin e kam kombe qe me gjak e kam mbrojtur 500 vjet nga Turku 50 vjet nga sllavet tani duheka te ta mbroj edhe nga ju… Keni koh dhe shikoni vehten ne oasqyr dhe shihni se si dukeni… Nuk dua te shkruaj emra por po qe eshte nevoja do ta bej edhe ate… A mos jemi ne fajtor se prindet e malesis se Shkodres shesin vajzat e thre per sllav si kafsh … Mereni me kta ceshtje ata qe shkuan ne Siri te luftojn nje zot e di se pse kan shkuar për Ideal apo për lek.. Opinjonisteve u bej te fala luftoni e hapni te hapni vende pune qe mos te shkojn te rijt te luftojn si Mercenar per lek… Fjala Xhihad ne gjuhen Shqipe perkethehet Luft…. Ju me dukeni me Arab Grek e Sllav se sa vet Sllavet….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim