Kush negocion me kë?

Erion Habilaj April 14, 2015 13:09

Kush negocion me kë?

Janë ditë (dhe netë) interesante për ata që interesohen për zhvillimet politike. Padyshim edhe për gazetarët. Nuk janë plotësuar ende vendet e kandidatëve zyrtarë për bashkitë dhe thashethemet e zërat jozyrtarë gëlojnë aq shumë, saqë janë mjaft tunduese për të mos u marrë parasysh nga njerëzit. Dhe për të mos u besuar. Prandaj, fjala vjen, u diskutua nëpër biseda dje, deklarata e një telefonuesi nga Kamza në emisionin e Bashkim Hoxhës, i cili ngulte këmbë se mbarë Kamza e kishte marrë vesh që Xhelal Mziut iu vonua kaq shumë kandidimi nga ana e PD-së vetëm sepse duhej të “kontribuonte” me një shumë kolosale në selinë blu, nuk dihet se tek kush. Telefonuesi tha dhe shifrën, por në këtë pikë kjo nuk ka rëndësi. A është kjo në fakt, arsyeja përse po vonohen kandidaturat e plotë, ndërkohë që të caktuarit e parë kanë nisur fushatën?

Në këtë politikë, kjo nuk është ndonjë hata e madhe. Perceptimi padyshim është një gjë, dhe faktimi apo konkretësia e kulisave në prapaskenë është diçka tjetër, në dijeni të fare pak vetëve. Por perceptimi nuk gabon kur thotë se qytetarët e këtij vendi e kanë të qartë sesi kanë funksionuar përgjithësisht emërimet.

Forcat politike me ambicie, kanë kujdesin primar tek përzgjedhja e emrave të pacënueshëm, ose sa më pak të cënueshëm. Në rastin e zgjedhjes së emrave për bashkitë delikate, ka kuptim që selitë partiake të mendohen mirë, aq më tepër për qytete kyçe si Tirana, Vlora, Durrësi, Shkodra etj etj. Por nuk mund të të lërë indiferent, fakti që në qytete si Durrësi, ku humbja e PD-së është e sigurtë si forcë politike, dhe emri i Agron Dukës si kandidat opozitar do ta çonte peshoren mu në mes, selia blu nuk ka ndërmend asesi të lëshojë pe. Një biznesmen dhe njeri edhe i politikës, edhe jashtë saj, me një integritet dhe mbështetje krejt të vetën dhe jo partiake, do t’i jepte një oksigjen fitoreje ose tek e fundit, një humbje shumë të ngushtë dhe dinjitoze opozitës, por selia blu nuk pranon që nuk pranon.

Dhe në këtë rast, mendja shkon tek telefonuesi i Kamzës. Me kë duhet të negociojë Duka për të marrë kandidimin, të cilin fillimisht ja propozuan vetë? Kujt duhet t’i japë “muhabet” biznesmeni i fuqishëm në SHQUP, dhe sa “muhabet” duhet t’i japë, që ta kalojë këtë pengesë? E para, të sqarojmë se nuk e dimë nëse ai i bie asaj rruge. Por nëse ndodh, nuk është çudi, siç thonë zërat, që pala përballë të jetë një djalë, babait të të cilit i ecën shumë fjala në këtë parti.

 

 

Erion Habilaj April 14, 2015 13:09
Komento

9 Komente

  1. Pëllumb zaimi April 14, 13:45

    Me para e fitojnë kandidimin,me para e vazhdojnë dhe , me para ikin! Kandidatë parash ! Çfarë zgjedhim ne ,- kandidatin partiak, paratë apo njeriun me vlera njerëzore ,patriotike dhe administrative? Unë do të zgjidhja atë që nuk del nga labirinthet e parave! Po ta vinte kandidaturën p.sh Thano apo Erioni i Habilajve do ta kishin të sigurt votën time sepse e di që nuk janë produkt i konvertimit të kandidatit në para! Tung!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 14, 13:50

      “Dita” ? Pothuajse në të gjitha partitë ndodh ky fenomen,-me para e fitojnë kandidimin,me para e vazhdojnë dhe , me para ikin! Kandidatë parash ! Çfarë zgjedhim ne ,- kandidatin partiak, paratë apo njeriun me vlera njerëzore ,patriotike dhe administrative? Unë do të zgjidhja atë që nuk del nga labirinthet e parave! Po ta vinte kandidaturën p.sh Thano apo Erioni i Habilajve do ta kishin të sigurt votën time sepse e di që nuk janë produkt i konvertimit të kandidatit në para! Tung!

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" April 14, 17:24

        Zoti Zaimi, para 4 vjetesh, ne zgjedhjet e shkuara, nje kandidat i te “djathtes”, u fry aq shume nga nje deputet, qe donte te behej krietar i nje komune, saqe futi shtepine si garanci ne banke dhe mori 200000 euro kredi. Dihet pjesen e luanit e mori deputeti demokratikas, pjesa tjeter u shpernda te disa, qe mendonte se do ti jepnin vota.
        Aq shume vetbesim mori ky kandidati per kryekomunar, nga deputeti i saleshit, sa pa filluar zgjedhjet, filloi te jepte urdhra kundershtareve politike.
        Dhe finishi erdhi, u bene zgjedhjet dhe kandidati infryre nga depuleshi demokratikas, humbi.
        Humbi zgjedhjet!, por humbi dhe shtepine. Sot ai eshte qiraxhi ne shtepine e prinderve, qe e mallkojne cdo dite dhe qe lusin zotin, qe ti marre nje ore e me pare.
        Kjo eshte histori e vertete, qe per familjaret e atij enderrimtari, solli tragjedi, por po ta marri ne dore regjizori i Portokallise Altin Basha, na nxjerr nje histori humori, qe ja vlen te shikohet.
        Tung.

        Reply to this comment
        • Pëllumb zaimi April 14, 20:25

          Horr Merkel? Rast interesant ky që sillni! Si i thonë “dhashë nje e hyra në valle,lashë 200 qind e nuk dal dot”. Ka mbytur vetvehten matufi. Të mbysi dhe borxhet o çuni i Enxhit, jo vetëm uji! Nejse,po të postoj një përmallim elektronikokibernetik se s’kam mënyrë tjetër! Tung!

          Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi April 14, 13:51

    “Dita” ? Pothuajse në të gjitha partitë ndodh ky fenomen,-me para e fitojnë kandidimin,me para e vazhdojnë dhe , me para ikin! Kandidatë parash ! Çfarë zgjedhim ne ,- kandidatin partiak, paratë apo njeriun me vlera njerëzore ,patriotike dhe administrative? Unë do të zgjidhja atë që nuk del nga labirinthet e parave! Po ta vinte kandidaturën p.sh Thano apo Erioni i Habilajve do ta kishin të sigurt votën time sepse e di që nuk janë produkt i konvertimit të kandidatit në para! Tung!

    Reply to this comment
  3. metlaj April 14, 15:31

    baza e partise socialiste e ka te qarte se kryetare bashkije ne vlore nuk do te miratohet tek RAma nje vlonjate qe i do te miren vlores por nje servil i Rames qe ti hape rrugen e ivestimeve nepermjet kocos se keshtu mund te luftohen vlonjate dhe forcohen portofolet e rames dhe kocos investuesi financiare dhe mediatik i rames por vlora do te forcoj PS dhe do ti tregoj vendin EDI rames me koloni vlora histiorikisht ka qene e idealit dhe jo e kapitalit Kapitalin ja ka dhene zoti nepremjete pozicionit gjeografik qe percaktojne kushte klimaterike qe japin efektin ekonomik te mire ne bujqesi dhe blektirui dhe me pak pune shendet te mire te poullates dhe nje zhvillim potencial te larte itektual natyror nsi dh deshira jo vetem e shqiptareve por edhe e te huajve eshte te investojne dhe shpenzojne ne vlore pe klimen e shendetshme dhe shpirtin human te komunikushem dhe miqesor te vlonjateve si dhe lidhjet e vlonjateve me figura te shquara te artit politikes boterore asgje nuk fitojme nga prallat e rames por nga vlerat qe kemi si vlonjate te largohet sa me pare RAMA me qellimet e tija ogurzeza sa pa e larguare vlonjatet Le te kanindoj rradhen tjeter si deputet ipa varur dhe e mmerr pergjigjen

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 14, 20:33

      “metlaj”? E bukur dhe madhështore kjo që thoni ,- “… Vlora historikisht ka qënë e idealit dhe jo e kapitalit ” !!! Kështu është! Por, më tronditët me ato që thoni? Kam lidhje të shumta me Vlorën sepse kam lindur në këtë qytet dhe sado që s’jam vlonjat e kemi një degë stërgjyshore migrimi nga Sevasteri ! Kam dhendrin,shokë pa hesap etj.etj. Nderime!

      Reply to this comment
  4. Kapter Jari, jo presidenti April 14, 17:56

    Duka duhet te paguaje 5 milion euro tek Shkerdheni

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi April 14, 20:35

    “metlaj”? E bukur dhe madhështore kjo që thoni ,- “… Vlora historikisht ka qënë e idealit dhe jo e kapitalit ” !!! Kështu është! Por, më tronditët me ato që thoni? Kam lidhje të shumta me Vlorën sepse kam lindur në këtë qytet dhe sado që s’jam vlonjat e kemi një degë stërgjyshore migrimi nga Sevasteri ! Kam dhendrin,shokë pa hesap etj.etj. Nderime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*