SHËNIM: Leksioni “Shalsi”

May 10, 2014 15:30 Updated

SHËNIM: Leksioni “Shalsi”

 Të enjten mbrëma, publiku pati rastin që nëpërmjet një kamere të vëmendshme në studion e ‘Opinion-it’ , të njihej me një tjetër pamje të deputetit dhe polemistit politik, Eduart Shalsi, tek i cili fokusohej sa herë, në kulmin e sherrnajave të quajtur ndryshe debat: I qetë, i heshtur, paqësor, me një portret pa këndellje nervoze ku hera-herës të ngjante dhe si shpërfillës ndaj asaj për çfarë ulëritej aty. Në anën tjetër, dhe për vetë barën e përgjegjësisë që mban për detyrën që ka, Artan Lame gati sa nuk i pëlcisnin damarët e fytit në një kacafytje orale me një prej polemistëve më poterexhi e antipatikë të PD-së, Eduart Halimin. Nuk e them unë, por Psikologjia si shkencë, se pushteti i heshtjes është nganjëherë po aq i fortë sa  dhe i fjalës, në mos më shumë. Sakaq, referuar urtësisë popullore, i mençur është ai që i liron rrugë budallait, sidomos kur ky i dyti shfaq dhe shenja të të marrit. As Shalsi nuk është nga ata që ndjell  simpati kur polemizon. Dhe forca e argumentit që mund të posedojë dikush prej polemistëve, në anët tona nuk ka ndonjë vlerë të madhe, pasiqë gjithë këto vite është rrënuar krejtësisht kultura e debatit, me zhvlerësimin total të vlerës së argumentit dhe prishjen e çdo standarti gjykimi. Kështu që mbetet të luhet vetëm më elementë psikologjikë, kur është fjala për një heshtje që mund të ketë më impakt se fjala, si dhe me treguesit reale të punës në terren. E bukur dhe e gjetur si tezë ajo e Ramës, sipas së cilës fjala e qeverisë është puna dhe puna e opozitës është fjala. Mirë apo keq, opozita duhet lënë ta thotë fjalën e vet dhe jo gjithnjë duhet pretenduar se do thotë gjëra të mençura e të drejta Ajo është mazhoranca e djeshme, me një rekord të pakrahasueshëm dështimi e paaftësie totale në qeverisje duke lënë pas një mal me zullume, gjë të cilën sigurisht që do e reflektojë dhe tek fjalët. Ndërsa mazhoranca nuk duhet t`i mëshojë e t`i besojë forcës së fjalës në përballje me akuzat e kundërshtarit, por punës së përditshme në përballje me njerëzit. Aty i ka pikët e fitores nëse kërkon të trimfojë me vepra e jo llafe. Dhe në një klimë të atillë komunikimi e debati të çmendur që gjeneron neveri, pa dyshim që heshtja, qetësia e  vetëpërmbajtja e skalitur në variantin e “hapjes rrugë”, do gjenerojë simpati e përkrahje. Ky është leksioni “Shalsi” që duhet marrë seriozisht.    / E.H.

May 10, 2014 15:30 Updated
Komento

5 Komente

  1. Eli May 10, 15:48

    Eduart Shalsi…Eduart Halimi… Eduart Selami…shprehni mendimin tuaj te dashur komentues…..ndalohet ofendimi per keta fytyra te qelbura te P.D

    Reply to this comment
  2. Rik Balsha Sr. May 10, 16:34

    SHALSI JEMI AKOMA NE PRITJE

    Edhe pritja ka fundin e saj.
    Duke te konsideruar si te paktin e pranueshem, nga tere figurinat qe na demtojne pamjen kete periudhe tranzicioni te pa fund, jemi ne pritje te “hapit te madh” per inkriminimin e dordolecit Bujar Nishan Mehmeti per:
    “ATENTA ndaj Kushtetutes se Shqiperise, ndaj sovranitetit dhe mbarevajtjes se Shqiperise, ndaj pranimit te Shqiperise ne B.E.”

    Heshtja ne shume raste eshte arma e te fortit, por jo ne kete rast: ketu heshtja eshte vetem bashkangjitje me te keqen, me pisllekun, me hajduterine, me kriminalitetin e ngritur ne shkallen me te larte.

    Edhe sa mund te presim simpatiku Shalesi qe te aktivizohet inteligjenca qe e ke me te tepert ne te miren tende, tonen, te femijeve tane.

    Reply to this comment
  3. P.A.B May 10, 19:03

    Nuk e njoh zoterine dhe as se kam pare emisionin ne fjale, e me duhet te besoj ne gjykimin e Gazetarit E.H. Nese z. Shalsi eshte i tille, kjo vertete eshte nje risi per Ne.

    Kemi Politikane te cileve popullariteti u matet nga virulenca e britmat. Pervec koherava me kriza ekstreme apo revolucione e permbysje te medha; s’di te kem pare Politikanet si ato qe kemi Ne. Te tendosur, te indinjuar, agresive, te nxehur, te inatosur e asnjehere serioze. U mungon minimumi i respektit publik. Nuk arrijne ta kuptojne se dalja ne TV si politikan eshte privilegj, ku perfaqeson veten dhe Partine a Shtetin; duke shitur nje vizion apo ide per punet qe ke bere a mund te besh. Nuk dine te shprehen kur bejne provokime apo kur te tjeret bejne te njejten me ta. Nuk lene tjetrin te mbaroje fjalet. Nuk degjojne. Nuk kane respekt per debatuesin…ne fakt nuk dine te bejne Debat. Normalisht do thonim, standarti eshte i ulet. Por standart s’ka fare.

    Politikanet Shqiptar s’dine te rrie ne karrige e asnjehere s’kane qetesi; ngerdheshen, bejne grimcasa, rrudhen, nervozohen, ckermiten, nxihen ne fetyre,cojne duart lart, flasin me gjuhe-gjeste rruge, shtrengojne dhembet e sillen ne forma gati patologjike. Asnje mase nuk ruhet ne komunikimet me publikun. Keshtu populli jua fal te gjitha, nga hiper-aktivitetin deri tek papergjeshmeria. Nese do kishte rregull dhe kerkese llogarie, sjellje te tilla do skualifikonte nje klase te tere Politike nga mundesia per te mbajtur Zyre Publike.

    Reply to this comment
  4. Albi May 10, 19:12

    O Ermir Hoxha, me kaq shenime sa ben ti nuk e di pse nuk zgjidhur akoma ceshtjen e Lindjes se Mesme. Lere kete psikologjine se eshte buke e djathe per nje mendje gjeniale si e jotja, perdore per kauza me te medha.

    Reply to this comment
  5. sopiqoti May 11, 08:13

    Politikane te vemendshem per problemet qe shqetesojne shoqerine tone na duhen.Debatet shterprpwe gelojne prej vitesh ne ballafaqimin e deputeteve si ne komisione ashtu dhe ne seance plenare.Te ndare,gjithnje te ndare si per vogelima ashtu dhe per ceshtje madhoreSejcili mendon se ajo qe din dhe thote ai,ajo eshte e verteta pa respektuar tjetrin per ta ndigjuar dhe per te shkembyer mendime per te aritur ne nje perfundim te perbashket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim