SHËNIM: Mark Nikolli si arkeologji politike

March 4, 2016 23:18

SHËNIM: Mark Nikolli si arkeologji politike

Për herë të parë pas shumë vitesh, socialistët dëgjuan dhe panë sërish Mark Nikollin.

Ish eksponenti i PS-së, kryetar i dikurshëm i komisionit të garancive statutore në parti, u shfaq për të kërkuar zbatimin e statutit.

Nëse në arkeologjinë e mirëfilltë çdo zbulim apo rizbulim, është lajm i mirë dhe duhet përshëndetur, në arkeologjinë politike i njëjti fenomen, është më e pakta, qesharak. Është dhe me shumë zarar në raste ekstreme, kur rikthimet marrin portete si ai i Berishës.

Në rastin Nikolli, fjala është për një socialist mirditor që ka humbur disa beteja elektorale në zonën e vet, dhe për një drejtor të përgjithshëm të policisë ndërtimore në fillim të viteve 2000, për punën e të cilit nuk ka rëndësi asnjë akuzë konkrete, përderisa rezultati i ndërtimeve pa leje në gjithë territorin shqiptar duket sot e gjithë ditën, (edhe) për meritën e tij.

Partia Socialiste aktualisht është në pushtet prej 2 vitesh e gjysmë, dhe mjaft anëtarë të saj mund ta kritikojnë qeverisjen, me të drejtë, për shumë probleme. Ashtu siç janë të qartë se një ndryshim domethënës, një kthesë e madhe si tentativa më serioze deri më tani drejt shtetit modern ligjor, është duke ndodhur.

Fenomenet Nikolli, janë përveçse një konkretizim i vonuar i dëshirës për kthim në klubin e ahengut të tipit “Nano”, edhe një sforcim për protagonizëm pikërisht në momentin kur brenda PS-së po ndodh një tjetër shndërrim. Ai i institucionalizmit të modelit modern laburist në organizim.

Për saktësim, socialistët shqiptarë nuk janë as të Nanos, as të Ramës e as të ndonjë emri të përveçëm. Ata duan që vendi dhe patjetër, partia e tyre të ecë në rrugën e progresit dhe modernzimit.

Por fosile të aty-këtushme politike dalin herë pas here, me shpresë se duke u bërë të gjallë, bëhen sërish të rëndësishëm. Me rezultatin e mjerë, që t’i kujtojnë audiencës se çfarë hierarkësh kishte PS-ja. Dhe çfarë drejtorësh kyçë kishte vendi, që e sollën deri në këtë pikë.

March 4, 2016 23:18
Komento

13 Komente

  1. demo March 5, 00:11

    Cfare thote ky Nikolli?

    Reply to this comment
    • pilo Lala March 5, 03:32

      Keta jane mbledhur gjithe Katoliket ne lufte kunder PS.
      Rroku, Tom Doshi, Prenga, Frroket.
      Po ju vjen fundi, hajdute dhe kriminele, dhe jane bashkuar nen orkestren e Berishes per te rrezuar Edi Ramen.

      Reply to this comment
      • info analitike March 5, 15:16

        O Pilo kujdes se edhe Rama eshte katolik ndaj mos ia fut kot. Pastaj ishte Rama ai qe i desh ne PS kriminelet, i mbrojti dhe i promovoi ata, gje qe vazhdon ta beje akoma edhe sot.

        Reply to this comment
  2. info analitike March 5, 03:21

    Nuk u paska interesuar se cfare kerkon Nikolli se qenkeni merakosur me shume qe ta sulmoni! Dita jeni rreshtuar njesoj si ajo turma e militanteve servile qe e kishin ndersyer kunder Blushit ne Elbasan.

    Reply to this comment
  3. Mergimtari i Larget March 5, 04:48

    Ka lezet, berja e nje shtypi te tille.
    Nuk eshte e thene qe ne Shqiperi te sundoje shtypi i vete-sunduar.
    Nuk eshte e thene qe shtypi te jete O me Njeren O me Tjetren Kuçeder te Politikes…
    Shtypi mund te kete kahjen e tij, asgje te keqe s’ka: nje gazete apo TV anon pak majtas e tjetri Djathtas.
    Por jo te kthehen ne leva Partie, jo te botoje traktet e partrise, nuk ka rendesi se cfare ngjyre ka partia formalisht…Jo dhe jo.
    Me mire te themi qe s’ka shtyp, ka buletine, dacibao dhe kaq…

    Shkrime te tille, qe s’eshte i vetem, maddje jo vetem te DITA, provojne se ekziston tharmi, fara, ngjizma, qe te formesohet e te madhohet Shtypi qe shpreh idene e Njeriut te Lire, Individit qe afrohet me ate qe ben Partine e Lire, qe kjo Parti te behet me Pushtet qe ta kthej Lirine edhe ne Qeverisje, ta kthej Pushtetin e lire ne Shtet te lire, te pavarur, dhe shtypi te vazhdoj te vezhgoj vazhdimesine e Lirise, edhe ne Pushtet…

    Se, deri tani, dje dhe Sot, po po, deri sot, jemi mesuar te kemi opozita me te mira se pozitat, opozita te lira dhe pozita te ngrira; lidere opozite te bukur qe sapo marrin pushgtet behen te vrerosur, habiten qe shtypi eshte edhe kunder tyre njelloj sic ishte kunder pushtetit te djeshem…

    Thirrja e rikthimi i ketyre monstrave te shefave te juadrit tipik te shoqerise monodeiste ku Zot ishte Sekretari i Pare, packa se mer emer tjeter ne Pluralizem, eshte vdekja e lirive te brendshme, qe ta merr mendja, vdesin lirine e madhe, jashte partive…

    Rilindja e Cerberve te Statuteve te Mykura, qemtuar kaq bukur nga DITA, paralajmeron nje shtyp te bukur.

    [Ben Blushi ka shume gjera qe kercasin ne predikimet e tij te pashoqeruara me beteja paraprake paralamentare, biseda per reforma e ligje sa me te hapura, dhe pastaj le te vinte natyrshem tek Metimi i Postit te Kryeministrit, por kur fjala e tij kurajoze shoqerohet me vershellima dhe thirrje te mocme, ta merr mendja qe i humburi ne ate salle ishte kryeministri ende ne detyre, jo ai qe edhe pse mund te humbas se shpejti, si fryme ka per te fituar jo aq se largeti]

    Ky artikull i DITA-s eshte lajmi pozitiv, qe e zhvlereson menjehere thirrjen nen arme te (si e quanin ate te statuteve, se nuk e ka fajin ai i gjori, se e kane thirrur dhe ai erdhi…),
    Faleminderit DITA

    Reply to this comment
  4. katrahura March 5, 08:15

    medemek rama po ben shtet modern?o dita,jeni shume te sforcuar.me armando prengen do modernizohen?apo me arben ahmetaj,qe duhet futur ne burg nje ore e me pare.jeni bere per mos t’u lexuar fare,se keto shkrime te ngjallin neveri.

    Reply to this comment
  5. kris 1 March 5, 13:41

    po cka ketu per tu cuditur.Njeriu qe kerkoi nxjerrien jashte ligjit te PS sot ka marre baren te reformoje dhe veje ne drejtimin e duhur nje PS te shkare nga binaret.
    Treni elektoral i rames mbushet me kundershtare te betuar te Ps.
    P s tashti eshte nje parti e ekstremit te djathte.

    Reply to this comment
  6. bureto March 5, 18:04

    Ky eshte ai Markabdia i famshem qe s’kishte dite qe nuk e permendte Berisha kur ishte ne opozite dhe sigurisht qe hallin, asokohe, e kishte me Nanon, armikun e dites dhe mikun e nates.

    Reply to this comment
  7. socialisti March 5, 18:27

    O Dita,

    jeni kthyer ne Dacibao e Edit.
    Dacibao kineze, ose letra anonime.
    Bravo ju kofte!

    Reply to this comment
  8. Adhurues i arkeologjise March 5, 21:28

    Sa per memorie arkeologjike, per kete gazetarin anonim dhe mosnjohes te arkeologjise (sidomos politike), nen drejtimin e kesaj “specie arkeologjike” Komisioni Qendror i Garancive Statutore detyroi Ilir Meten (ate qe viktimat e 21 Janarit i konsideron artefakte arkeologjike) te jape doreheqjen (pas asaj farses se famshme te zgjedhjes se tij ne KPD kunder A. Malajt); kjo “specie arkeologjike” i siguroi Edi Rames firmat qe i mungonin per te kandiduar si Kr. Partie ne 2003; kjo “specie arkeologjike” me ato gjysme-fadromat e policise ndertimore pastroi Lanen per te cilen ju levdoni (sot e gjithe diten) Edi Ramen…
    Pyeteni Edi Ramen si i shtrihej kesaj “specie arkeologjike” kur i ndodhi hataja me digen e liqenit!
    Ah, betejat politike te kesaj “specie arkeologjike” ne Mirdite, jane rezultati kunder referendumit ne 94, fitorja ne 97, fitorja e referendumit ne 98! Ne 2005, nxori PD-ne te 3 ne Rreshen, por e humbi garen ne rang rrethi (-150 vota) pasi kandidati i adhuruesit te artefakteve te 21 Janarit (Ilir Metes) siguroi ne 2500 vota te majta!

    Dita, jeni me vajmedet se PS-ja e sotme dhe me te pabesueshem se Saliu qe (gjoja) e godisni me ate kamxhikun ekzilant qe ka rrahur sa e sa socialite (Izetin e penduar)…

    Reply to this comment
  9. Një zë March 6, 21:38

    Shyqyr qe u kthye zoti Nikolli, fale tij ia pame syte Lanes dhe na u pastrua Shqiperia nga kerpudhat e betonit. Suksese Z. Nikollli!

    Ps: Gazeta Dita eshte zgjuar populli nga lavazhet e njeaneshme mediatike, prandaj boll i bete fresk qeverise!!

    Reply to this comment
  10. I DJATHTI March 6, 22:05

    Pershendetje, une qe po shkruaj jam nje i djathte, e njoh personalisht zotin Mark Nikolli dhe e them me bindje te plote per te vetemen arsye se e kam pare vete cfare ka bere nje mirditor per Tiranen gje qe se beri asnje Tirons po vetem dhe vetem e betonizuan si Edi Rama qe e shkatarroj dhe sa per prishjen e lanes ka qene nje familje deshmitare nqs si besoni letrave, e vetmja godine qe su prish ne fundin e tiranes re per hakmarrje e thene ne gjuhen veriore per gjak. E cila u prisha disa vite me vone, shkoni dhe pyeteni kush e ka prishur lanen dhe kush e lejoj ate godine te mos prishej sa ato te gjenin nje strehim tjeter. Dhe per sa i perket respektit ne Mirdite e kam pare po prap me syte e mi per vdekejn e nenes se tij u ngrit gjithe rrethi i Mirdites dhe erdhe dhe e respektoj, hera pare ne jeten time te shija aq shume njerez dhe kjo per respekt te Mark Nikollit dhe familjes se tij patjeter. Qe keshtu jam nga ata demokrat qe i them ketij palaco gazetari laj gojen para se ti permendesh emrin se si vjen as te maja thojit. Se nqs doje te ishe transparent jepje emrin, se benke dhe sikur e njihnke….. Me behet qefi qe po vijne njerez me ideale dhe intelektuale ne partine socialiste, se rilindjen e kane mbytyr kriminelet dhe drogaxhijnte dhe njerez pa diploma!

    Reply to this comment
    • viti March 7, 13:54

      Kriminelet e cubat kane depertuar shume keq edhe ne media. Keshtu me duket edhe ky tipi i “Shenimit”.. Pa emer.., pa burrni.., pa informacion , pa stil, shume i mllefosur, shume i inatosur, nje njeri xheloz per forcen e argumentit, intelektin dhe mencurine e Markut. S’kemi c’te bejme.. Xhelozia sa c’eshte e rendomte dhe perverse aq eshte dhe e pasherueshme. Nuk ka psikiater qe ta sheroje. Keqardhje per ty ne c’dite te mjere qenke, keqardhje per ata qe te paskan ne komunitetin e tyre si nje skuth i keq, i frikesuar dhe i dhjaksur.. Neveri dhe perbuzje per Ty…!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*