Shënim me dhimbje (rrëfenjë mbi dy pikat në zanoren e tretë të shqipes)

January 29, 2018 08:11

Shënim me dhimbje (rrëfenjë mbi dy pikat në zanoren e tretë të shqipes)

Abdurahim Ashiku

Shpëtim e quajnë…  Kështu e thirrën babai dhe nëna në një ditë të zakonshme të vitit 1969. Kështu e thërrasin edhe sot kur kanë mbi shpinë barrën e madhe të viteve.

Shpëtim e thirrën… Dhe e shkruan, klasë pas klase, nga e para e fillores, tek e fundit e universitetit.

Shpëtim ishte e shkruar në gjendjen civile. Shpetim ia shkruan, mbi pasaportë…

Dy pikat, mbi germën e tretë, zanore e shqipes së Kongresit të Manastirit, ia morën, ia vodhën, ia hodhën, sheshmbeturinave, si të ishin… Pa erë, pa vlerë…

Për kaq, për dy pika mbi zanoren e tretë, askush nuk e vret mendjen, nuk flet, nuk thërret, nuk bërtet. Thjesht se ne shqiptarët jemi mësuar të na e shpërbëjnë emrin, dinjitetin, identitetin.

Pa dy pikat mbi germën e tretë zanore të alfabetit shqip të Manastirit Shpëtimi – Shpetim shkruar në pasaportë do të udhëtonte i qetë tërë jetën nëpër vendlindjen e tij…

Do të udhëtonte… sikur një ditë, tek dorëzonte dokumentet për rinovimin e letrave në njësinë bashkiake të Athinës nëpunësi të mos e kishte kthyer mbrapsht. Mbi pasaportën e tij mungonin dy pika mbi germën e tretë zanore.

Mbi certifikatën e tij ishin të pranishme dy pikat mbi germën e tretë zanore.

Nëpunësi nuk bënte prapa. Për të i dilnin përpara dy emra të ndryshëm, shkruar ndryshëm.

Koha nuk priste dhe heroi ynë u nis urgjent për në Tiranë…

U ngjit në katin e dytë të ndërtesës në krah të Ministrisë së Drejtësisë (!), trokiti në derën e gjendjes civile dhe pa prit përgjigje hyri brenda.

– Kam një hall, i tha nëpunëses. – Kam ardhur urgjent nga Greqia duke udhëtuar gjithë natën. Më duhet të kthehem me autobusin e mbrëmjes në mënyrë që nesër në mëngjes të paraqes dokumentet. Nuk ma pranojnë certifikatën e lindjes sepse emri im mbi pasaportë ndryshon nga ai mbi certifikatë. Në pasaportë e kanë shkruar Shpetim kurse në certifikatë Shpëtim. Më duhet patjetër një certifikatë me emrin Shpetim.

– Është e pamundur, – i thotë nëpunësja.- Kjo bëhet me vendim gjykate.

– Nuk kam kohë për tu sorollatur gjyqeve. Është tepër urgjente. Rrezikoj përzënien nga Greqia bashkë me gruan dhe fëmijët. Humbas punën…

– Po…- u mblodh nëpunësja përdredhë supesh

– Ta paguaj…

– Bën njëzetmijë lekë…

– Urdhëro pesëdhjetëmijë. Hallall i paç vetëm më çliro nga kjo barrë…

Mbi tavolinë hodhi një llapushë të madhe pesëmijë lekë-she nga ata të prerjeve të fundit.

Nëpunësja, pa kaluar as dhjetë sekonda, i dha në dorë certifikatën me firmë dhe vulë.

Shpetimi ndjeu në duar ngrohtësinë e letrës që sapo kishte bërë rrugë nga kompjuteri në printer dhe erën e bojës së vulës të gjendjes civile.

Zbriti shkallët dhe u fut në një qoshk për tu qetësuar me një birrë e dy qofte që i zbritën nga skara.

Shpetimi, i çliruar nga dy pikat mbi zanoren e tretë të shqipes së Kongresit të Manastirit prapë e ka një hall…

Vajza e tij e bukur me emër qiellor Rea nuk mund të udhëtojë të takohet me gjyshin dhe gjyshen veçse kur mblidhen e lidhin fjalën “për ditë të shënuara fetare” dy policët e dy vendeve, (apo dy ministrat e jashtëm) grekë e shqiptarë. Pasaporta e Reas së vogël dy vjeçe është shkruar me gabime toponimike.

E ka shkruar e njëjta administratë analfabete që ka marrë në dorë të bëjë pasaportat dhe letërnjoftimet e shqiptarëve…

Shënim: Rrëfenja është e vërtetë në tërë detajet e saj. Emri është i vërtetë, nuk është pasuar vetëm nga mbiemri.

Jam i sigurt se askush nuk do të dyshojë në të vërtetën e rrëfenjës. Secili mërgimtar e ka një tregim të kësaj përmase apo edhe i përmasave më të mëdha.

Jo vetëm në Greqi por edhe kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë me pasaportë shqiptare…

…Në Bruksel një vajze me emër të përveçëm në mërgatën shqiptare ia refuzuar nënshtetësinë vetëm për dy pika mbi zanoren e tretë.

Në pasaportë ishte shkruar vendlindja KUKES kurse në certifikatë KUKËS…

Deri kur në administratën e shtetit shqiptar do të gëlojnë nëpunës analfabetë?

 

January 29, 2018 08:11
Komento

11 Komente

  1. gjermani i fundit January 29, 08:48

    oho sa ka nga keto, mua djalin ma kishin shenuar femer, me thane te shkoja ne Tirane, ministri, sistemi, te paguaja pasaporte te re, etj. I bera naften mu ne te, mbajta ate pasaporte dhe tanime ajo do jete skaduar dhe ne kontrolle as e vuri re kush.

    Reply to this comment
  2. Euro Maloku January 29, 13:55

    Zyrtarët skiptare nuk janë idiot apo analfabet.Ata si gjithë qiveritarët jane maskarenj.Te paktën ka linjë autobuzi për gërqi edhe natën….

    Reply to this comment
  3. Guri January 29, 16:38

    Ky është një shkrim, në dukje i thjeshtë, por që duhet të jetë ulëritës, jo vetëm për raste të kësaj natyre, por në përgjithësi për format që po përdoren nga politikanët dhe gazetarët teksa shfytyrojnë gjuhën tonë të bukur dhe të njësuar.

    Reply to this comment
    • Druri January 29, 17:48

      Eshte trajtuar disa here zevendesimi i germave ç dhe ë sepse ka shume probleme ne programimet informatike.
      Madje dhe mburrja e qeverise “Shqiperia qe duam” shkruhet me gabime.Provoni te hapni linkun:
      shqipëriaqëduam.al do te rezultoi in ekzistent.
      provoni linkun shqiperia qeduam.al te shkruajtur me gabime ortografike eshte funksionues.
      Pra ne Shqiperi mund te thuhet se gjithcka eshte se prapthi…Jo gjithcka…?

      Reply to this comment
  4. MH January 29, 17:21

    Por dhe ti i nderuari,Abdurahim Ashiku jo vetem po e shkel dy pikshin mbi zanoren e trete por shof se po tallesh edhe me ne qe te lexojme.E po na detyron te qeshim me hunde ne grusht per “shakan” teper te kripur me dy kokerriza kripet mbi germen e trete te emrit shpetim.

    Hallegjiu mbasi asht kthye urgjentiasht nga Greqia dhe i asht ankue nepuneses hallin qe ka. “Nuk ma pranojnë certifikatën e lindjes sepse emri im mbi pasaportë ndryshon nga ai mbi certifikatë. Në pasaportë e kanë shkruar Shpetim kurse në certifikatë Shpëtim. Më duhet patjetër një certifikatë me emrin Shpetim.
    Nga ketu ngjitur ma siper shkepus:

    “Në pasaportë e kanë shkruar Shpetim”,

    “kurse në certifikatë Shpëtim”.(me dy pikezezat e humorit te shkruesit)

    -“Më duhet patjetër një certifikatë me emrin Shpetim”.

    Pse kerkon te tallesh me ne lexuesit z.Abdurahim Ashiku.
    Nga e gjithe kjo histori,emri shpetim i certifikates me dy pika te zeza ne germen e trete.Hallegjiu bani gjithe ate rruge nga Grecia ne Shqiperi dhe kthim dhe perseri emrin shpetim e mori pa dy pikezezat mbi germen e trete.Vec kesaj hargjoi edhe 20 mije leke tek nepunesja e certifikatave ne gjendjen civile.

    Reply to this comment
    • abdurahim ashiku January 29, 20:15

      Unë nuk tallem me askënd i nderuar MH. Ngrita një problem në të shkruarit e shqipes mbi dokumente zyrtare. Vërejeni me kujdes pasaportën tuaj dhe me siguri do të gjejsh gabime që mund të të kushtojnë si Shpërimit. Mua vendlindja më është shkruar Diber kur duhet të ishte shkruar Dibër. Një Korçari i shkruhet Korce kurse një kuçovari i shkruhet Kucove për të vazhduar me emrat e shumicës së qyteteve dhe toponimet ku germat Ë dhe Ç mungojnë. Edhe ju germën Ë e keni zëvendësuar me germën E, ju mugon.
      Për z. Druri them se në programin kompjuterik SHQIP nuk mungojnë të 37 germat e gjuhës shqipe. Sa për atë që zyrtarëve tanë u mungojnë si Ë ashtu dhe Ç, që e kam trajtuar më sipër, ke të drejtë por zyrtarëve tanë u mungojnë shumë grupqeliza në tru që lidhen jo vetëm me gjuhën e shkruar shqipe por edhe me të tjera fjalë që duhet fjalor përpara kur i dëgjon e i lexon për ti kuptuar.
      Gjuhën shqipe duhet ta mbrojmë dhe të denoncojmë të gjithë ata që e shkelin me këmbë dhe fusin fjalë të huaja.
      Lexo Fishtën…
      Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
      qi këtë gjuhë të Perëndis’,
      trashigim, që na la i pari,
      trashigim s’ia len ai fmis;
      edhe atij iu thaftë, po, goja,
      që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
      qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
      flet e t’veten e lén mbas dore.

      Respekte të gjithëve!

      Reply to this comment
      • Druri January 29, 22:22

        Jam plotësisht me gjithcka qe ju shtroni.Gjithashtu e dij që në tastjera nuk mungojne Ç dhe Ë.Por ne programet kompiuterike lindin konflikte sepse ato nuk bëjnë pjesë në kodicet ASCII .Une po ju përsëris shembullin e më sipërmë.Ne se ju do te kerkoni te hapni faqen zyrtare
        http://www.shqipëriaqëduam.al
        duke e shkruajtur ate me drejteshkrim ajo nuk hapet.
        Ne se do ta shkruajmë me gabime drejtëshkrimi ajo hapet http://www.shqiperiaqeduam.al
        Pra nuk është vetëm problemi gjuhësor,por edhe ai informatik.Kështu duhet një zgjidhje nga të dy palët ndryshe problemi do te percillet.

        Reply to this comment
        • Dakord January 30, 02:50

          Në rregull, po ne pasaportat franceze pse nuk është bër gërma ‘é’ – ‘e’

          Reply to this comment
        • Shahisti January 30, 22:21

          O dru ty nuk te hapet faqja kur e shkruan me drejtshkrim, sepse origjinali i saj eshte pergatitur pa drejtshkrim. Problemi nuk eshte informatik, germat ç dhe ë njifen nga kodi ASCII edhe pse ne tastiere nuk jane. Po te ishte pergatitur faqja me drejtshkrim ne dore te pare, sigurisht qe do te hapej me drejtshkrim.

          Reply to this comment
  5. MH January 30, 14:17

    Z.Abdurahim Ashiku !

    Me falni ngaqe une jam keqkuptuar me mendimin se hallegjiu do kerkonte te bante pasport te re me emrin origjinal siç e kishte çertifikata,Shpëtim.Po jo ai kerkonte çertifikat te re po me emrin Shpetim pa “ë”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*