SHËNIM: Me kë është Fatmir Hoxha në këtë Botëror?
Që është me PD-në, kjo nuk do shumë mend, por në rrethanat e reja sociale ku çdo gjë është zhvendosur në Brazil, i vetmi kuriozitet gazetaresk për çfarë ndodh në çadrën ende në këmbë të grevistëve të urisë të udhëhequr nga super i përndjekuri Fatmir Hoxha, është se vetë ai me kë është tifoz? Për të tjerat, duhet pranuar me dhimbje, edhe sikur vërtet kauza e tyre të ishte e kulluar në moral, nuk ka nge kush të interesohet. Nuk janë vetëm ata. I njëjti fat “kërcënonte” dhe grevën e PS-së katër vite më parë, ku, duke u afruar Botërori, rrezikonte të mbetej nëj ishull i vetmuar urie dhe shpërfillejeje. Ndaj, nëse vërtet kryegrevistit Hoxha mund t`i ketë mbetur ende ndonjë fill i pakëputur arsyetimi, qoftë nga ethet politike e qoftë nga demostrata e zorrëve, duhet të ulë çadrën e të kthehet në familje e shoqëri për të ndjekur Botërorin, që dhe ndonjë qoftë e shishe birre, të mos e shijojë fshehurazi, por faqe botës për qejf të vet. Sa për grevën, PD-ja dhe PS-ja aty janë e do jenë, njëra në opozitë e tjetra në qeveri; nuk ikin. Edhe Berisha, si kryemotiv i padeklaruar grevash, aty është; është e sigurt që nuk ikën./E.H
Bill me me greva.nuk zgjidhet asgje.
Pse nuk krijoi skuadrën “grevisti” ky fatmiri dhe të shkonte te luante në botëror?
Kërkoi por nuk e pranuam se vuri kushtin që si i perndjekur i paperpjekur te merrte 1 milion dollarë nga skuadrat fituese? Ishte me pretendime leshi siç i thoni ju shqiptarët?
Me Hundurasin….
ME TE SEMES KUJT IPLASI PER KETE LEC CIMENTOJE SE ME KE ESHT
Rastesisht po benim baste me nga nje raki duke pare fillesat e boterorit, dhe dikush pyeti vertet per kete Hoxhen qe e sheh televizorin shtrire,paksa i derrmuar, njecike i pagjume,…me telekomande duke zapinguar…dhe te gjitha kanalet japin futboll…boteror…dhe me votime mes nesh…doli se Hoxha eshte tifoz me ate qe eshte Berisha, pra me …Berishen !!!
Me Sali Berishen or tij osht Fatmiri,or tij.