SHËNIM: Më mirë i…madh se sa i vogël!

December 20, 2014 09:00

SHËNIM: Më mirë i…madh se sa i vogël!

Ndër refrenet më të zakonshme të “këngëve” të politikës shqiptare, është ajo e ankesës së partive të vogla kundrejt dy partive të mëdha, se me anë të kodit zgjedhor, tentojnë anashkalimin e tyre; një lloj diskriminimi politik pra. Këtë gjë e tha së fundi dhe kreu i FRD-së, Bamir Topi, gjatë një takimi në Fier. Por partitë e vogla, janë vetëm të vogla, e jo parti me fat të keq, fjala vjen paraplegjike, si kategori invalide, që dikush po i nëpërkëmb. Derisa nuk rriten dot për t`u bërë të mëdha, mjaft vogëlsia e tyre për t`u vetëpërfshirë në kategorinë e të paaftëve, një fat që nuk ka pse ua ndryshon kodi zgjedhor, por që duhet ta zgjidhin vetë, duke u rritur. Të jesh parti e vogël, do të thotë që vetë përmasën ta konsiderosh dënim; dënim që vjen nga paaftësia për t`u bërë e madhe tek njerëzit dhe me njerëzit, pa kërkuar ndihmë tek Kodi Zgjedhor, si të ishte ai koshi me rrota kur qëndrojnë bebet, ende të paafta për të ecur me këmbët e tyre. E ka gjetur populli kur ka thënë që, “më mirë… i madh, se sa i vogël!”/E.H

December 20, 2014 09:00
Komento

1 Koment

  1. DRENICA E KUQE December 20, 09:12

    Po se te ne shqiptaret t’medhenjte i hane mollet e t’vegjelve u mpihen dhembe e dhemballe! merrni vesh ju partite politike se lopa eshte lope, po qysdh t’i qitsh n’grazhd t’qet edhe qumesht!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*