Më rëndë të të quajnë ‘gomar’ apo ‘gomar i atdheut’?!

Ermir Hoxha June 29, 2014 12:37

Më rëndë të të quajnë ‘gomar’ apo ‘gomar i atdheut’?!

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka prezantuar së fundi tre spote ndërgjegjësuese mbi ca sjellje të rëndomta të individëve të ndryshëm, në situata të ndryshme, të cilat efektojnë një imazh të keq për vendin, për Shqipërinë. Kjo, në kuadër të sezonit veror, ku imazhi i një vendi është përcaktues në vizitueshmërinë turistike. Pa u futur në sitën kritike, spotet ngjajnë të qëlluara: tek njëri fshikullohet ai që pështyn përtokë, duke e paraqitur në finale si të mbytur e të gëlltitur nga pështyma e vet; tek tjetri, ai që hedh plehrat në rrugë, duke i vendosur një masë plehrash në krah si mik të afërt; dhe i treti, një person që sillet në mënyrë të paedukuar me dikë, pra si gomar, për të cilën sjellje ndëshkohet duke përfunduar vetë si i tillë, gomar. Deri këtu ok.

Por pse ky lloj apelimi, kjo lloj cimbizje e ndërgjegjes, duhet bërë patjetër në emër të atdheut, imazhit të tij. Referuar tezave të përbotshme psikologjike, jo gjithnjë atdheu, është një kredo e fuqishme për të ndryshuar; më së shumti është ajo kredoja e njeriut mbi vlerën e vetvetes që ka një forcë të jashtëzakonshme shtytëse për të ndryshuar. Kur një europian nuk pështyn përtokë, nga kjo vërtet përfiton atdheu i tij, por gjesti i tij jo patjetër buron nga ndonjë ndërgjegje e lartë atdhetare; më shumë është ndërgjegje individuale për të mos u identifikuar me një pis. Kësaj duhet t`i mëshonte fort dhe mesazhi i spoteve.

Më thjeshtë e qartë, është e mundur që tek shqiptari të ketë më shumë efekt xanxa ‘tradhëtar’, se ‘tradhëtar i atdheut’, më tepër ‘pis’ sesa ‘pis i atdheut’, më tepër ‘gomar’ sesa ‘gomar i atdheut’!

 

Ermir Hoxha June 29, 2014 12:37
Komento

7 Komente

  1. Naci June 29, 12:58

    Oj Mrik thirri ushtaret e te pastrojne plehrat e popullit pleher.

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri June 29, 13:35

    Po ndergjegja individuale si stimulohet?Fatkeqsisht edhe ate elite,ate fare te rraces shqiptare qe i mbijetoi periudhes osmane,e zhduku Enver Hoxha.Shqiperia nuk ka elite.Elita e sotme esht e edukuar ne shkollen e komunizmit,esht hipokrite.Populli i thjeshte eshte me i virtutshem se elita,qe ne fak duhet te jete pararoja morale e nje populli.Pa ligje te rrepta,pa zbatimin e ligjeve,nuk mund te fajsosh moralin e “ndyre” te popullit siç esht bere rendom zakon te ofendohet “turma”.Por,nese zbatohen ligjet,”elita” shqiptare e ka vendin ne burg.
    Pa pasur kosha nuk mund te flitet per pasterti.Nje vend,nje popull,e perfaqeson elita politike dhe intelektuale,por elita politike intelektuale ka degjeneruar totalish,prandaj ajo kredo e fuqishme qe te nxit per te ndryshuar,konvertohet ne luften e fuqishme per te mbijetuar tek individi shqiptar,qe shikon me syte e tij se si Ilir Meta nuk denohet edhe pse i filmuar,ku nje hajdut pulash e han 6 muaj.Dit te mira pasketaj vijn…

    Reply to this comment
  3. E VERTETA June 29, 14:17

    Gomari ka sinonimin hajvan. Po te perdorej ne kete rast do ishte me keq.
    Po pse e krahasojne me gomarin valle?! Gomari eshte nje kafshe e mrekullueshme ! Ai vetem pellitjen e ka si sirene alarmi, asnjehere nuk sillet ne menyre te pahijshme me shoket e vet sic bejne njerezit.
    Nuk edukohen shqiptaret me spote, por me gjoba !

    Reply to this comment
  4. ergeniku June 29, 15:35

    Qe t’i behet thirrje etedijes atdhetare nuk ka asgje te keqe dhe te siguroj se te atdhetaret shqiptare kjo thirrje ka efekt te fuqishem, ndonese edhe vetedijes qe permend shkruesi mund po ashtu t’i behet thirrje.
    Por me duket qesharake te lidhet mosmbajtja paster e qytetit me konsiderata politike ose me sundime e huaja (romane, bizantine, bullgare, turke e komuniste). Shqiperia ka qene e gjitha nen ato sundime por dihet mire se ne Shqiperi ka pasur qytete ose krahina qe kane qene shume te pastra. Kam takuar nje here nje gjermanolindor qe kishte vizituar Shqiperine ne vitet 50-te dhe ne Gjirokaster dhe kishte vizituar pa planifikuar familjen e nje kepucari gjirokastrit me mbiemrin Bakiri. Ai me tha se ate pasterti vetem ne Berlin mund ta gjeje.

    Reply to this comment
  5. saimiri June 30, 00:09

    Keshtu ndodh kur ke ne mendje,ne zeer e ne veprim nje shpellarak si Saliu o z.Hogja!

    Reply to this comment
  6. Sal Kapone June 30, 07:09

    Peshku eshte qelbur nga koka,mbas komunizmit edhe 25 vjet te humbura , qe nga Sal Ram Brisha ose shkurt SRB i edhe deri tek ky i sotmi mos kujtoni se punojne per popullin ,pushteti merret vetem se si te grabisesh pasurine e popullit me “ligj” , shihni pasurite e ish dhe pusht etareve shihni dhe skamjen dhe mjerimin e shumices qe perfundojne varur me litar dhe diagnoza dihet “vuante nga depresioni” pse u be me depresion ky fukara !?

    Reply to this comment
  7. lejleku July 1, 08:51

    Pse duet t’i bejme gjerat kaq tragjike ,nese paguhen taksa per rruget e pastra ai qe e ka per detyre te vendose kosha plerash dhe ti ruaje e mirembaje ,po keshtu anes detit liqenit ,lumit perroit ,gardhit ,gropave pyjeve e kodrave .Dhe kush shikon (populli) te njoftoje 129 nese vidhen ,ndoten ,prishen (ose te ngrihet nje strukture e vecante per te mos ja lene gjithcka policise ,me nje numur fiks pa pagese ,duke i gjobitur ,ndalur dhe kur numuri te shkoje psh dhjete te lirohet i pari pasi te kete pastruar teritore te mbjelle peme ,lule te mbushe gropa ne rruge etj.
    Shqiperine e kemi ne dhe ne do e ruajme, zbukurojme,.Ne nuk po bejme asgje por po etiketojme dhe ofendojme njeritjetrin me llafe te kota ….duhet mendim dhe veprim jo pallavra.
    Edhe derigjuesit e emisioneve te Fevzoos me shoke (si zogj inkubatori qe nuk i zhdrypin kurre makinave eperrallisin enderra ne ava apo merren me te vdekurit e njeqind vjete te shkuara qe me kuran eshte gjynah te pergojojen naten me kete te merren)
    Une leviz kudo me biciklete dhe kur hip ne audobus ndonjehere e ruaj ate cope bilete ne xhep per ta hedhur ne koshin me te afert dhe …kur shoh edhe femije 5 vjecare qe mema ju zgjat doren nga xhami i makines per te hedhur mbetje babanesh …me dhemb ne shpirt e ne ndergjegje PSE!!!!????
    SEPSE nuk ka GJOBE……eee !!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*