SHËNIM: Merkel, “nëna” jonë!

August 30, 2014 14:51

SHËNIM: Merkel, “nëna” jonë!

Figura e ‘nënës’ është mjaft e pranishme në etnosin tonë, folklorik e poetik. Vetë Shqipëria është parë si një nënë, më së shumti fatkeqe, e rrudhur dhe rrobëshqyer, e lodhur dhe e rraskapitur, por heroike gjithsesi.

Për këtë, mjafton të hidhet vështrimi mbi monumentin ‘Nënë Shqipëri’ tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit, e skalitur e tillë me daltën e ideologjisë komuniste, për të dhënë mesazhin se dinjitetin e munguar ndër shekuj, janë dhanë bijtë e saj të dalë prej ‘Nëntorit `41’. Nga ana tjetër, po me një ‘nënë’, të fortë, të dhembshur e bujare, u barazvlerësua poetikisht në ligjërimin komunist edhe partia; derisa erdhën vitet `90, ku ajo vdiq, për t`u zvëndësuar nga parti-njerka, që prej 23 vjetësh zihen e rrihen me njëra-tjetrën, duke u gricur me thonj e kapur për flokësh, se kush e meriton t`i japë sisë popullit e të përkujdeset për të, ndonëse çdo herë qumështi rezulton i prishur.

Dhe pas gati 2 dekadash, po rishfaqet një ‘nënë’ me trajta reale femërore, aspak poetike e me pamje si të gjithë nënat e kësaj bote, që po mendon seriozisht për ne. Angela Merkel quhet, që gjykuar nga emri, vërtet po shfaqet si një ëngjëll shpëtimtar në qiellin e zymtë të realitetin shqiptar, ku çdo mbrapshti ka prekur fundin. Sikur asnjë kacidhe mos hidhet për ne, – siç kemi shumë dëshirë t`i shohim aleancat e marrëdhëniet me të mëdhenjtë, nën fokusin e një “çeku të bardhë” që na jepet në dorë për t`i zgjidhur hallet – , mjaft këmbëngulja e saj për ta luftuar kancerin e korrupsionit, sidomos në drejtësi, dhe do mjaftonte për t`i thirrur nënë.

“Dhe nga ky çast populli s`është më jetim; dhe ju nuk jeni më jetimë! Për ju si për të gjithë popullin vuan dhe punon një nënë që e keni gjithmonë pranë. Ta dini: kur ju lehtësohet një dhembje, kur ju thonë një fjalë të mirë, është ajo aty. Dëgjojeni fjalën e saj në mos daçi t`u shtyjnë, t`u poshtërojnë, t`u vrasin dhe t`u marrin nderin!”

Frazat e mësipërme, janë shkëputur nga një monolog me nuanca dialoguese i Timo Fllokos, në rolin e mësuesit tek ‘Lulëkuqe mbi mure’. Jetimëve të drobitur nga vuajtjet, ai u drejtohet me këto fjalë ngushëlluese, që nënkuptojnë partinë komuniste. Futja e Merkelit në vuajtjen tonë të tranzicionit, na bën ta shohim pikërisht atë si “nënë” në ato fraza: Mama!/E.H

August 30, 2014 14:51
Komento

8 Komente

  1. E VERTETA August 30, 15:00

    “Nena” jone eshte Shqiperia !
    Nuk eshte as Merkel “nena” jone, as Obama “babai” yne. Ata jane kusherinj te sterlarget tanet, njerezimi thone antropologet se ka filluar nga Afrika. Ata jane partnere te rendesishem, miq deri diku dhe vetem kaq!

    Reply to this comment
  2. beni August 30, 16:53

    Kur qytetaret humbin shpresat nuk ka se si mos bejne nene edhe nje nene qe kerkon te filloj te kujdeset, vertet per dike qe vertet kerkon ndihmen e nenes, por qe anxhela akoma nuk e ka perjetuar dhimbjen e femijes, por vetem e ka enderuar ate, ,, l, le te shohim se sa dashuri do te kete, per keta jetime qe kerkojn nje nene qe te mendoj per ta,, ?koha ka treguar se nenat qe kerkojn te behen nene me femijet e len ne rruge te ppa kujdesur nga prinderit e tyre, kan treguar me shum kujdes se sa ata biologjike! Kur nje nen e korruptuar deri ne kulm, ben rolin e kurves me femijen atehere nuk mundet te quhet me nene por perfituese nga ky batak i gatuar,!

    Reply to this comment
  3. Meteh August 30, 19:47

    Dhe komentet:NENE-BABA filluan.Artikullshkruesi komenton shume dret kur MERKEL e konsideron si Nenen tone,per kaq sa u be,per doren e shtrire per Ballkanin,por ca me mire per ne kur hodhi ne QOSHE-K/Ministrin tone RAMEN.Komentuesit se e keme-se kemi nene me duken te teperta.Zaten ne shqipetaret e mbajme hunden perpjet,prandaj jemi ketu ku jemi.Sikur Merkel te lexoi keto 2 persona,do te thot:”Keta shqipetaret qenkan mosmirnjohes..”Po pse te tepert e kishte kohen ajo? A e ka te leht ajo zonje te merret me ballkanasit kokekrisur?Me politikanet Shqiptar,Kosovar,Maqedonas,M.Zi qe perfyten me njeritjetrin ne kuvend se kush e kush te shai me shume?Ne shqiperi vetem nje person duhet te jet i paknaqur.Ai eshte S.Berisha qe beri çmos per ta takuar Merkelin & ajo nuk ja vari.Dhe dihet pse!Ai eshte diktatori Nr.2 pas E.Hoxhes.Kete Merkeli e di mire me shume se ne…!

    Reply to this comment
  4. Lleshi August 31, 00:59

    Du cice me pi nga Merkeli ………. !

    Reply to this comment
  5. dino August 31, 05:16

    Ata qe revoltohen per nje metafore qe perdoret per te perkedhelur nje grua te mire nuk e kane provuuar te jene ne krye te nje shteti te zgerlaqur dhe te shkaterruar perfundimisht…Te iken tepeleku i kokes kur ke disa fatura per te paguar per shtepine tende dhe ske nje kacidhe ne xhep,dhe jo te kesh nje shtet mbi kurriz pa asnje kacidhe..Ne kete moment ai qe e kupton drejt mund ta quaj kancelaren e Gjermanise nje engjell mbrojtese per vendin tone te drobitur!

    Reply to this comment
  6. Vladimir August 31, 10:22

    Kultura gjermane e administrimit, e punes, e ndertimit, e infrastruktures- eshte nje model i sukseshem ne Europe. Shpresoj t’ju jepen ne administrim sa me shume sektore te ekonomise dhe te administrates me koncensione. Jane me te pranueshmit per mentalitetin tone. Aeroporti i Rinasit eshte nje realitet i padiskutueshem. Le te vazhdohet ne kete rruge.
    Kualifikimi i administratoreve te ardheshem te behet nga specialiste gjermane.
    Ligjet te kopjohen ato gjermane fjale per fjale e te mos humbim kohe me kot me diskutime pa nivel ne kuvend.
    Njerzit e mire te PD te rreshtohen, ndryshe nga deri tane, ne krah te qeverrise ne kete rruge te vetme shpetimi per Shqiperine- pa lene menjane qortimin e perditshem te gabimeve te qeverisjes qe e kane detyre.

    Reply to this comment
  7. arber August 31, 10:53

    z, Merkel e meriton te quhet Nene apo moter per ne Shqiptaret..Ajo ka mare rolin e nje nene ne drejtimin e shqiptareve pertej kufinjeve. ,dhe po lehteson vuajtjet tona te shkaktuara nder shekuj me par, e gjeri me sot .Konsiderata e Shqiptareve per z Merkel hidheron pa mase individ me pikpamje shovinistet sllave greke.

    Reply to this comment
  8. Kris August 31, 11:59

    Merkel eshte nje grua e mire dhe nje politikane me tru qe ka bere shume dhe eshte e ndjeshme per cdo problem te popullit gjerman.Eshte per tu falenderuar per qendrimet ndaj shqiperise dhe kosoves.Por besoj se Merkel duhet te ofendohet nga keto vleresime pa filluar asnje project ekonomik ne shqiperi.Samiti I Berlinit ishte per gjithe ballkanin dhe sipas vleresimit Merkel eshte bere nje nene heroine,nje nene e shume jetimeve te braktisur nga klasat e vet politike e te lene ne mizerje.
    Po Bushi qe njohu pavaresine e Kosoves dhe I hapi shqiperise dyert e Natos eshte babai yne? A do pranonte Merkel te kishte nje femije Zullumesh si shqiperia me Bushin.
    Lus Zotin qe merkel te adoptoje Ramen,Meten dhe ne I paste mundesite financiare dhe bebi Saliun dhe shqiperia ka shpetuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*