SHËNIM: Merkel të bën esëll

Alqi Koçiko July 9, 2015 15:28

SHËNIM: Merkel të bën esëll

Ndërsa kryeministrit grek Aleksis Cipras po i bëhej njëfarë gjyqi publik në parlamentin evropian në Strasburg, homologu i tij shqiptar po priste në Tiranë vizitën e njeriut më të fuqishëm të Europës, kancelaren gjermane Angela Merkel. Nga ana tjetër, kuazi-fqinjët e xhelozuar serbë, të merakosur pse ajo zgjodhi Tiranën si destinacion të parë të turit të saj ballkanik, e pranuan buzërrudhur (gazeta Blic) se trekëndëshi më i fuqishëm demokratik i botës, SHBA-Britani-Gjermani paskësh zgjedhur shqiptarët si beniaminët e vet në Ballkanin perëndimor. Dikush mund të priste që në momentet e jashtëzakonshme që po kalon Greqia, zonja Merkel të një jepte një sinjal, dy fjalë, një gjest për këtë çështje që nga Tirana, por jo: Ajo kishte ardhur për shqiptarët, Greqia ka kohën e vet…

A nuk do mjaftonte kaq për të na përkëdhelur sedrën dhe për t’u ndjerë për pak orë qendra e botës? Le pastaj që po ta zbërthejmë momentin në nivelin “micro” dhe të fusim në ekuacion qëndrimin e deputetit Berisha teksa shikonte nga televizori vizitën e kancelares së “paarritshme” për të, apo “dështimin” e kreut të opozitës Basha për t’i shtrënguar dorën dhe dalë një foto me Merkelin, ndokush mund të thotë se “populli i majtë” e ka kollaj t’ja mbushë mendjen vetes se tani e tutje, dy luanë do ketë Evropi, një nga të cilët padyshim është Shqipëria.

Në fakt, sedra mund të na përkëdhelet dhe me të drejtë, por jo për arsyet e mësipërme. Vizita qoftë dhe disaorëshe e kancelares që po bën historinë e vendit të saj dhe të Europës së sotme, është padyshim një gjest i rëndësishëm për të treguar vëmendjen dhe “patronazhin” që Gjermania ka vendosur të ushtrojë ndaj Ballkanit Perëndimor, pse jo me Shqipërinë e qeverisur nga Rama në “qoshe të vendit”. Por nuk ma do mendja se ajo është impresionuar kushedi as nga perdet e reja në kryeministri, as nga kuadrot e “disa artistëve tuaj të zotë” dhe as nga batutat me doza kripe të ndryshueshme. Po, ajo u kujdes të përshëndeste atë grup shqiptarësh (dhe ndonjë i huaj) që u ndodhën përballë kryeministrisë kur kancelaria mbërriti, që e pritën daç nga kurioziteti, daç nga respekti, dhe që e duartrokitën në mes të vapës. Dhe në kuadrin e kuriozitetit të parë që të gjithë prisnim të shuanim me vizitën Merkel, ajo e dha mesazhin e parë me ndalimin tejet “gjerman” të eskortës së saj para këmbëve të kryeministri Rama, dy sekonda para orës zyrtare të fiksuar në axhendë, 2.15 e pasdrekës.

Por përtej korrektësisë gjermane, mesazhet e shprehura të kancelares Merkel janë ato që duhen marrë seriozisht në konsideratë. Thënë thjesht, nuk ka shi eurosh gjermane për Shqipërinë, në variacionin klasik që ne mund të ushqejmë fshehtaz për veten kur shohim në ëndërr gjellë pasanikësh. Nuk do jemi Greqia e re e Europës, ku paratë vetëm hidhen, por nuk dihet nga venë. Dhe kjo ishte e pritshme. Nuk mund të fliste ndryshe delegacioni i lartë gjerman, nga deklaratat e ambasadorit Hoffman pak ditë më parë, kur tha se pa fiksuar rregulla të qarta e transparente loje, biznesi gjerman është gati të mbledhë plaçkat. Gjermania ka padyshim një shembull ende të freskët me investimin e Kfw për linjën e interkonjeksionit me Kosovën dhe bllokimin e pafytyrë që qeveria Berisha i bëri kësaj ndihme të vyer, për të përfituar klientët e tij energjetikë. Por në këtë vend çështjet pronësore mbeten gangrenë. Korrupsioni është rregull dhe jo përjashtim. Dhe sistemi i drejtësisë është në urgjencë akute për reforma rrënjësore.

Është e vërtetë se ka një dorë të shtuar ndihme nga motori ekonomik (e tashmë dhe violinë e parë politike) i Europës. Mund të luajë rolin e vet kriza ukrainase dhe frika se vakuumi në Ballkan ja sjell BE-së flakën e radikalizmave turlilloj tek dera e shtëpisë. Ka gjithë të drejtën edhe kryeministri ynë që këtë shqetësim t’ja përcjellë me zë të lartë Brukselit. Por kryesorja e mesazheve të Merkelit është paralajmërimi se pa bërë ne punët e shtëpisë, ajo nuk ka ndërmend ta marrë Shqipërinë për dore dhe t’i thotë Brukselit: Këtë lëreni të kalojë se është me mua.

Kësisoj, le ta duam dhe ta respektojmë kancelaren “tonë të shtrenjtë”, por pa avuj deliresh, dhe pa ëndërruar me sy hapur se vitin që vjen do jemi të dytët në Europë pas Gjermanisë. Ajo vetë u kujdes të na bënte hidhte një kovë ujë të ftohtë në këtë pikë vape, për të na bërë sjellë në vete. Duke mos ua vënë shumë veshin elozheve, njësoj si Mato Grudës nuk i bënin përshtypje eksklamacionet e italianit “Agush”, të cilit ja preu shkurt: “Ha gjizë Agush, ha. Gjiza të bën esëll”.

 

Alqi Koçiko July 9, 2015 15:28
Komento

6 Komente

  1. Elpiniqi July 9, 15:50

    Ha gjize,Edi Rama,por jepu edhe ish ushtarakeve qe te hane,se deri tani “NUK E KUJTON ……….BAR-DERRI te……… PANGOPURIN”!!!

    Reply to this comment
  2. Shahin Bej Kolonja July 9, 16:08

    BISMA(E)RKEL dhe INFORMACIONI I BATHORES! (Merkel nga e Djela tek e Djela)
    Nje ‘piktor’ sa do medioker nga pikpamja intelektuale jashte kufijve te Bathores per aqe sa ka ndodhur ne harkun e nje jave ,sa ka degjuar e sa ka lexuar ne gjuhen ‘shqipe’ do bente nje pikture ‘SATIRIKE’ ne dy pamje:
    -Para referendumit grek:Merkel si gjel ne maje te plehut ku 18 pula te lagura nga shiu kakarisnin per rreth sikur donin te benin veze(me pula nenkupto 18 vendet anetare te pularise BE)
    -Mbas referendumit:Merkel nje pule e lagur (klloçke)qe nje gjel i rraces Tsipras i ngre bishtin dhe per çudi poshte dalin zogj lakuriq e pa pende nga Junker tek Shulc e tere kallam kusuri i burrokrateve qe 20 vjet parazite vjedhin popujt si puna e Kukaneve Fuleve e me radhe PERFSHI edhe veze QYQESH te prishura qe qelbin dynjane te ‘markes’:madein dhenderr serboviç-biberoviç-fazlliç (anhidriti sulfhidrik) e tere vezet e prishura ne pritje te ‘integrimit’ qe nuk ka per te ardhur kurreeeee si vezet ‘meksi’,’bregu’ ‘shqina’,’qina’,’kaQi’ ,’gjosha e me radhe.!

    Redaksija eshte e lutur qe kete koment edhe pse ‘humor’ te mos e vere ne dispozicion te femijeve nen moshen 7 vjeç,te politikaneve tashme manjake me alzajmer dhe te gazetareve gaztore ipotente.Per fatin e keq tek ne nuk ka ‘piktore ‘te benin kete lloj karikature sepse nuk arrije te bejne dallimin tek nje pule nga e ka sqepin e nga e ka b… e aqe me teper nga e ben shurren….Respekt per Thanon e per A.Duken….

    Reply to this comment
  3. Pellumb Zaimi July 9, 23:25

    Artikull i goditur dhe me brume e keshilla te dobishme per keta fare burrash shteti qe kemi ne!

    Reply to this comment
  4. aqo July 10, 04:38

    O Shine beu nga Kolonja…………….kesaj tendes I thone : Ku ishe asgjekundi,cfare pe hic asgje.Komenti yt ka nevoje per pershtatje ne gjuhen shqipe.

    Reply to this comment
  5. [email protected] July 10, 06:40

    Shahin bej kolonja……………..
    ti mire i thua gjerat per europianet,,,por neve si shqiptare ,pak rendesi i japim,sepse ne kemi qene,jemi dhe do te jemi….padrone ,vetem te shpatullave tona,dhe na intereson vetem puna,e cila eshte e shoqeruar nga pagesa e mjaftueshme ,per te bere nji jete te mire,te qete dhe familjare.

    kurse per vezet e pulave dhe gjelave te fushes apo te detit…….nuk na intereson.

    pra,Edi Rama ,tregoj edhe nji here se eshte lideri me i besueshem dhe me i mire ne Bote,per shqiptaret ne vecanti,por dhe me i miri si politikan dhe si njeri,per Merkelin ,dhe cdo super lider europian.

    nuk keni pare asgje akoma…..

    Reply to this comment
  6. udheheqesi i Babruse July 10, 08:39

    [email protected]–Nga cila Bote flet!?Ne kemi nje ÇEREK shekulli qe po perjetojme mjerimin migjenian e shperberjen e vazhdojme te drejtohemi akoma nga Sali Neroni zoterija jote na flet per BOJAXHINJ qe ka 2 vjet e nuk eshte bere asnje reforme,per ke ‘burra shteti’ e ke fjalen apo flet per integrimin ne shishtufine……
    Jeni ne terezi kur komentoni kur komentoni apo e masni vehten me ‘hijen e Bashes’?
    O MILET ELEKTORATI I MAJTE NUK ESHTE BAGETI TI SJELLE RAMA VERDALLE SI ÇOBANI SALI.Ne zgjedhjet e fundit PS u votua vetem 12 perqind e kete nuk e thone ‘çunat e tirones?!!!!Me 12 perqind nuk mund te drejtohet nje vend 25 vjet pa shtet!
    Shahin AGA Kolonja ,qe nuk i heq komentit asnje presje flet per ata qe kane veshe ,jo per ata qe kerkojne :’kush eshte udheheqesi i Ballkanit’ kur ne kemi 25 vjet qe nuk dime kush eshte udheheqesi i BATHORES se vime verrdalle pas koqeve te KALIT TE XENIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*